-
VIDEO
SKEMA, Arlind Qori do bëhet DEPUTET? Redi Muçi 'zbulon' kandidatin për Tiranën
Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi, tha se Lëvizja Bashkë ende nuk ka një emër kandidati, pasi ende nuk është përcaktuar nëse do të zhvillohen ose jo zgjedhjet e pjesshme për Tiranën. Muçi tha se kjo lëvizje nuk do të ketë bashkëpunim me asnjë parti.
-
VIDEO
Ankimi në Kushtetuese i Veliajt për shkarkimin, Redi Muçi për Report Tv: Nuk e prisnin! Lëvizja Bashkë me kandidat të vetin për Tiranën
Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi, tha se Lëvizja Bashkë ende nuk ka një emër kandidati, pasi ende nuk është përcaktuar nëse do të zhvillohen ose jo zgjedhjet e pjesshme për Tiranën. Muçi tha se kjo lëvizje nuk do të ketë bashkëpunim me asnjë parti.
-
VIDEO
Emisioni i plotë|Pa Gjurme – ‘La djalin te ish-vjehrra dhe iku në Greqi’/ Nëna: Më denoncoi, u dënova me burg
Një histori e dhimbshme që vjen nga një nënë 28-vjeçare e cila tregon jetën pas divorcit dhe luftën për mbijetesë. Ajo rrëfen se pas ndarjes nga bashkëshorti, u detyrua të linte njërin djalë tek ish-vjehrra dhe tjetrin ta dorëzonte në jetimore, për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Më pas, ajo u denoncua për braktisje fëmijësh dhe u dënua me burg. Ndërkohë, nga Gjermania reagon ish-bashkëshorti, duke hedhur poshtë akuzat dhe duke sjellë versionin e tij të ngjarjes. Një përplasje e fortë mes ish-bashkëshortëve vjen në “Pa Gjurmë”. Ajo kërkon ribashkim me fëmijët, ndërsa ai e akuzon për mashtrime dhe braktisje.
-
VIDEO
Emisioni i plotë/ Bota Report -Skenarët e së ardhmes në Gaza! Ish-ambasadori zbulon detaje dhe prapaskenat e planit të Trump
Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Roland Bimo, tha se takimi i Trump dhe Netanyahut sot në Shtëpinë e Bardhë është një takim që pritet më shumë interes për të parë se çfarë do të diskutohet mes tyre për vijimësinë e luftës në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Shtator 2025 – Receta/ Bima që shëron, vlerat shëndetësore të hibiskusit
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me kunguj të njomë pa petë / Gjellë me kunguj dhe mish pule / Petulla me gjizë dhe kos.
Në botën e bimëve medicinale, natyra na ka dhuruar një pasuri të paçmuar për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit tonë. Ndër këto bimë, lulja e hibiskusit e njohur për ngjyrën e saj të veçantë dhe shijen e freskët mbetet ende e nënvlerësuar nga shumë njerëz, pavarësisht vlerave të saj të shumta shëndetësore. Në mjekësinë popullore dhe atë bimore moderne, hibiskusi ka filluar të zërë vend gjithnjë e më të rëndësishëm, falë vetive të tij pastruese, qetësuese dhe rregulluese për një sërë problemesh që prekin organizmin. Specialisti i njohur i bimëve mjekësore Ylli Merja, thekson në "Rreze Dielli" rëndësinë e përdorimit të hibiskusit në trajtimin e disa problematikave shëndetësore si hipertensioni, kolesteroli i lartë, problemet me tretjen dhe ato hormonale. Ai sugjeron që për rezultate më të mira, hibiskusi të kombinohet me bimë të tjera mjekësore duke krijuar një sinergji natyrale që përforcon efektin kurativ.
-
VIDEO
'Veliaj i dëshpëruar, SFIDON Ramën', Ben Andoni: Pa mbështetje në betejën ligjore në GJK
Ben Andoni, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, komentoi ankimimin e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, marrëdhëniet e tensionuara me PS-në dhe sfidën ligjore që e pret kryebashkiakun një betejë e drejtë, por pa mbështetje politike.
-
VIDEO
E PLOTË/ 'Shtypi i Ditës' 29 shtator! SEANCA paraprake e Veliajt dhe konfliktet mbi pronat
-
VIDEO
Ylli Merja ZBULON bimën shëruese / Pastron trupin e mëlçinë, rregullon hormonet dhe tensionin
Në botën e bimëve medicinale, natyra na ka dhuruar një pasuri të paçmuar për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit tonë. Ndër këto bimë, lulja e hibiskusit e njohur për ngjyrën e saj të veçantë dhe shijen e freskët mbetet ende e nënvlerësuar nga shumë njerëz, pavarësisht vlerave të saj të shumta shëndetësore. Në mjekësinë popullore dhe atë bimore moderne, hibiskusi ka filluar të zërë vend gjithnjë e më të rëndësishëm, falë vetive të tij pastruese, qetësuese dhe rregulluese për një sërë problemesh që prekin organizmin. Specialisti i njohur i bimëve mjekësore Ylli Merja, thekson në "Rreze Dielli" rëndësinë e përdorimit të hibiskusit në trajtimin e disa problematikave shëndetësore si hipertensioni, kolesteroli i lartë, problemet me tretjen dhe ato hormonale. Ai sugjeron që për rezultate më të mira, hibiskusi të kombinohet me bimë të tjera mjekësore duke krijuar një sinergji natyrale që përforcon efektin kurativ.
-
VIDEO
Byrek me kunguj të njomë pa petë nga zonja Albana
Byrek me kunguj të njomë pa petë
Përbërësit:
- 4 kunguj të njomë
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 qepë
- 3-4 vezë
- 100 ml qumësht
- ½ tufë nenexhik
- 120 gr miell
- 1 lugë kafeje pluhur pjekës
- 200 gr djathë kaçkavall
- 2 lgj miell misri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë kungujt, i grijmë në rende, shtojmë pak kripë dhe i vendosim në një kullesë që të lëshohen lëngjet. Ndërkohë kaurdisim qepët e grira imët me vaj ulliri në zjarr mesatar. Rrahim vezët me qumështin, më pas shtojmë kungujt e grirë, qepët, bimët aromatike, miellin, pluhurin pjekës, pak kripë dhe djathin e grirë kaçkavall. E shtrojmë masën në një tavë, e spërkasim sipërfaqen me pak miell misri dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200°C për 40 minuta.
-
VIDEO
Petulla me gjizë dhe kos, të buta me super shije nga zonja Albana
Petulla me gjizë dhe kos
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 12 gr pluhur pjekës
- 1 vezë
- 1 lgj gjizë ose djathë
- 5 lgj kos
- 1 lk kripë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Bashkojmë të gjithë përbërësit e petullave në një tas dhe e punojmë mirë brumin. Hapim një petë rrumbullake dhe e ndajmë në 8 pjesë. I japim petullave formë trekëndore dhe i skuqim me vaj bimor.
-
VIDEO
Gjellë me kunguj dhe mish pule nga zonja Albana
Gjellë me kunguj dhe mish pule
Përbërësit:
- 1 kg kungull
- 400 gr mish pule
- 2 qepë
- 1 lgj salcë domate
- 1 lgj vaj per person
- Miell gruri (për lidhje)
- Kripë
- Piper i zi
- Kopër
Përgatitja:
Presim mishin e pulës në copa të vogla dhe e kaurdisim në tigan me vaj luledielli derisa të marrë ngjyrë të artë. Në një tenxhere tjetër kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zbutet. Shtojmë kungullin në copa dhe e lëmë të zbutet. Përziejmë një lugë miell në pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë në tenxhere që të trashet salca. Shtojmë mishin e pulës, piperin e zi dhe pak ujë ose lëng pule. E lëmë të gatuhet në temperaturë të ulët derisa gjella të lidhet. Në fund shtojmë koprën e grirë për aromë.
-
VIDEO
Prekëse/ Motra i dhuron vëllait veshkën. Ja çfarë shkrujnë gazetat e 30 viteve më parë