Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Tetor 2025 – Receta/ Mit apo fakt/ Gripi sëmundje apo…/ Hudhra, ilaç natyral

15 Tetor, 16:41 | Përditesimi: 15 Tetor, 16:41

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lazanja me petë të thata / Speca në brumë të mbushur me mish të grirë / Sallatë me panxharë.

Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka ndalemi çdo të mërkurë tek ajo që shpesh na ngatërron më shumë se vetë dieta: mitet mbi shëndetin dhe ushqimet. E vërtetë apo mit? Këtë javë kemi përzgjedhur 2 mite që dëgjojmë shpesh, por që jo gjithmonë qëndrojnë shkencërisht: Mjekësia natyrale nuk ka prova ndaj s'duhet besuar / Mishi i pulës është më i mirë sesa mishi kuq.

Gripi është një nga sëmundjet më të përhapura gjatë muajve të ftohtë, por ndërkohë ka zëra që e quajnë atë jo thjesht një infeksion, por një “pastrim biologjik” të trupit. A ka të vërtetë në këtë këndvështrim, çfarë thonë studimet dhe faktet shkencore apo është thjesht një mit i përhapur nga idetë alternative të shëndetit? Ndërkohë, gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë receta natyrale dhe antivirale për të forcuar imunitetin dhe për të shmangur barna të forta. Ndaj, në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, diskutojmë dhe analizojmë se çfarë është gripi në të vërtetë, çfarë roli luan sistemi imunitar dhe cilat janë disa mënyra të sigurta për ta mbështetur atë, duke ndarë faktet nga iluzionet.

Hudhra është prej mijëra vjetësh një nga mrekullitë natyrore më të njohura për vetitë e saj shëruese. E njohur si “antibiotik natyral”, ajo përmban substanca aktive që luftojnë infeksionet, forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat. Por çfarë e bën hudhrën kaq të veçantë dhe si mund ta përdorim në mënyrë të sigurt dhe efektive për të përmirësuar shëndetin tonë? Në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka zbulojmë fuqinë e saj shëruese, shpjegojmë pse ekspertët e quajnë antibiotik natyral dhe do të japim këshilla praktike për përdorimin e hudhrës si një mjet natyral për pastrimin dhe mbrojtjen e organizmit.

MC/Shqiptarja.com