-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 29 shtator 2025
Titujt e gazetave për sot, nga ankandi për Bashkinë Tiranë te kur injorantët pushtojnë administratën e deri tek DASH kritika të forta për Shqipërinë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë- 'Vjeshta në Fushë-Studën’! Patatja e famshme dhe bukuritë që mbrohen nga UNESCO - Veri Jug
Veri Jug ju propozon të udhëtojmë drejt Fushë-Studënit, miq, 106 kilometra në juglindje të Tiranës. Atje ku bujqit dhe fermerët janë në kulmin e punëve për shkuljen e patates së famshme të Steblevës, si pjesë e Parkut Kombëtar të Shebenikut, i mbrojtur nga UNESCO. Jeta në Fushë-Studën, turistët e huaj në muzeun ekomjedisor të fshatit, bujtinat elitare me synim zhvillimin e turizmit dhe ekoturizmit në zonë, si dhe trofta e Borovës. Ndiqni reportazhin “Vjeshta në Fushë-Studën”, premierë të dielën në orën 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.
-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' Rama e kishte halë në sy Veliajn! Telefonuesi: Berisha ka bërë vrasje dhe sërish nuk është në burg
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË, Dosja K- Xhavit Lohja: Arratisja që më kushtoi mbi 18 vite burg
Xhavit Lohja nuk kishte lindur ende kur i ati, me mish e me shpirt, duke sakrifikuar pasurinë e familjes, ndihmonte Luftën, me idene e qartë se po bënte një vepër të pastër idealiste kundër pushtuesve të vendit. Do ti dukej e çuditshme madje, kur edhe hyzmeqari i tij i thoshte: Sabrush moj u jep bukë komunistëve se do tua shohësh sherrin. Më mirë jepua qenve se atyre...” Por Sabri Lohja vonë do ta kuptonte sa të vërteta e të menduara kishin qenë ato fjalë. Xhaviti djali i tij i vogël, i lindur në ato rrethana lufte, në vitin 1943, do ta kalonte fëmijërinë e hershme përgjatë viteve të para të regjimit komunist. Në vitin 1958, kur në familjen e tyre ndodh përmbysja e madhe, Xhaviti ishte 13 vjeç. Ai e mban mend mirë zhgënjimin e të atit prej komunistëve. Edhe pse i kishte ndihmur gjatë luftës me gjithçfarë kishte, komunistët nuk do të nguronin ta shpallnin kulak e t’ja përmbysnin jetën atij dhe gjithë familjes. Sabriu nuk kishte pranuar të futej në kooperativë e ky ishte një sakrilegj i madh, që sipas komunistëve meritonte një ndëshkim, po të madh. Prej atij viti, jeta e familjes Lohja në fshatin Kuç të Shkodrës do të merrte tjetër rrjedhë. Sabriu ishte shpallur armik i regjimit e pak vite më vonë këtë kahje do ta përforconte edhe djali i tij Xhaviti, që nga ushtria do të përfundonte pas hekurave të burgut!
-
VIDEO
'The Best Of', momentet më të spikatura të javës në Report Tv
Sjellim për ju momentet më të spikatura të javës, një rikthim në bisedat që shënjuan axhendën politike, sociale dhe ekonomike të vendit.
-
VIDEO
Dhimbje qafe? Ja ushtrimet që sjellin lehtësim të menjëhershëm l Klodian Murati, instruktor yoge
Klodian Murati – Instruktor yoge demonstron 4 ushtrime praktike.Personat që punojnë gjatë në zyrë dhe kanë probleme me qafën duhet të bëjnë ushtrime të lehta për të shmangur dhimbjet dhe tensionin muskulor. Kujdes: ushtrime si “rrethi i qafës” nuk rekomandohen për ata që vuajnë nga veshi i mesëm apo probleme serioze me vertebrat
-
VIDEO
Çfarë të HAMË për të forcuar imunitetin në stinën e virozave? Sugjerimet e Hyrida Bashës
Dietologia klinike, Hyrida Basha, shpjegon se vjeshta sjell luhatje temperaturash dhe ndryshime metabolike që shoqërohen shpesh me stres. Për të ruajtur imunitetin, rolin kryesor e ka ushqimi: Karbohidratet – të zgjidhen ato të shëndetshme. Drithërat integrale dhe bishtajoret – të domosdoshme për mikrobiomën. Frutat – një “kute kozmetike natyrale”: rrushi me resveratrol, shega me antioksidantë, mollët e dardhat me kanellë, më mirë të konsumuara të pjekura. Kombinime të zgjuara – një arrë me një frut për të balancuar sheqerin në gjak. Basha thekson se nuk ka orar të ndaluar për të ngrënë fruta, mjafton të konsumohen 4–5 racione fruta–perime në ditë. Edhe erëzat kanë rol të rëndësishëm, p.sh. piperi me shafranin e Indisë. Kujdes duhet treguar me xhinxherin, sidomos gjatë shtatzënisë
-
VIDEO
OCD: Çfarë do të thotë të 'kesh fiksime'? Këshillat e psikoterapistes për shëndetin mendor
Psikoterapistja Graciela Mana shpjegon se OCD karakterizohet nga mendime të padëshiruara, të përsëritura, që shkaktojnë ankth dhe e mbajnë individin të bllokuar në një qerthull. Ky çrregullim ka bazë gjenetike, lidhet me personalitetin perfeksionist, trauma gjatë jetës apo disbalanca të dopaminës dhe serotoninës. Manifestohet shpesh me fiksime për pastërtinë, por edhe me mendime të frikshme, p.sh. prindi që ka frikë se mund të dëmtojë fëmijën me thikë. Kur këto mendime zënë mbi një orë në ditë dhe prishin funksionimin normal, kërkimi i ndihmës profesionale është i domosdoshëm. Terapia dhe mbështetja e familjes janë thelbësore.
-
VIDEO
8 gota ujë në ditë: Mit apo fakt? Mjeku zbulon gjithçka për urinimin dhe hidratimin
Prof. Dr. Alket Koroshi, nefrolog, sqaron: “Trupi ynë përbëhet rreth 60% nga uji, ndaj ai është jetik për të gjitha proceset.” Veshkat rregullojnë sasinë e ujit, duke eliminuar tepricat. Një i rritur ka nevojë për rreth 1.5 litra ujë në ditë, por kjo ndryshon sipas kushteve mjedisore. A duhet të pimë ujë edhe kur nuk kemi etje? Sipas doktorit, jo, trupi e rregullon këtë vetë. Studimet tregojnë se pirja e ujit nuk të dobëson, por ndihmon në funksionimin më të mirë të organizmit. Një tjetër fakt i rëndësishëm: urinimi duhet të ndodhë 6–9 herë në ditë dhe sasia të jetë rreth 1.5 litra. Ndërkohë, mbajtja e shishes së ujit me vete është e këshillueshme, ndërsa lëngjet me sheqer duhen shmangur. Koroshi paralajmëron se edhe teprica e ujit lodh veshkat dhe është e dëmshme.
-
VIDEO
Problemet shëndetësore të verës dhe sfidat e sezonit vjeshtë-dimër l Analiza Dr. Leidon Shapo
Sipas Dr. Shapos, stina e nxehtë që lamë pas nuk solli ndryshime të mëdha krahasuar me vitin e kaluar. U evidentuan sërish problemet e zakonshme shëndetësore: sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru, alergjitë, sëmundjet respiratore dhe astma bronkiale. Megjithatë, një paradoks i vërejtur është mungesa e vitaminës D, edhe pse dielli ka qenë më i fortë. Sipas Shapos, kjo lidhet me çrregullime të metabolizmit. Përsa i përket vjeshtës dhe dimrit, ai thekson rëndësinë e vaksinimit te grupet më të rrezikuara, pasi dy nënvariantet e reja të COVID-19, Nimbus dhe Stratus, janë tashmë të pranishme. Personat që nuk janë vaksinuar prej kohësh ose nuk kanë rënë në kontakt me këto variante, nuk kanë më kujtesë mbrojtëse.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË/ S’do ta besoni çfarë ndodh kur pi 8 gota ujë në ditë! Mjeku zbulon të fshehtat
A e ke menduar ndonjëherë se çfarë ndodh vërtet në trupin tënd kur pi 8 gota ujë në ditë? “Klinika 24” sjell përgjigjet që ke kërkuar gjithmonë! Mjeku nefrolog zbulon se si uji ndikon në humbjen e peshës, energjinë dhe funksionimin e organeve, ndërsa psikologia shpjegon lidhjen mes hidratimit dhe mendimeve fikse (OCD). Nutricionistja ndan ushqimet më të mira për të forcuar imunitetin, dhe instruktori i yogës tregon ushtrime të thjeshta që largojnë dhimbjet e qafës në shtëpi. Një episod i plotë me këshilla praktike që mund të ndryshojnë trupin, shëndetin dhe mendjen tënde që sot!
-
VIDEO
Dibrani mbetet gojëhapur: 28 kultura nga e gjithë bota bëhen në vendin tonë l NJË NGA NE
Të gjitha kursimet e emigrimit, i investoi në bujqësi. Zija Keshi, fermeri nga fshati Majtarë i Dibrës ka sjellë 28 kultura të reja nga e gjithë bota në tokën e tij, të cilat janë përshtatur mjaft mirë me klimën. Kjo e shtyn që të eksperimentojë çdo vit me varietete të reja.