Humbi nënën 1 vit më parë, Albana Mançja rrëqeth ‘A e ka pa kush nanën teme?’

14 Tetor, 12:43 | Përditesimi: 14 Tetor, 12:43

“E ka pa kush nanën teme tue ecë ndër mendime t’mija? Se unë s’e shoh…por ndiej frymën e saj, si toka qi mban farën nën shi”… Këtu në këto vargje zemre e malli, vjen Albana Mançja me botimin më të ri titulluar “Asht”, një buqetë poezish në gegënisht që të rrëmben shpirtin. Dashuria një teh që përshkon vargjet e çdo poezie, aty ndihet dhimbja, zoti, ringjallja, përjetësia, shpresa, vetë jeta, nëna, babai e familja. Aty është toka, malli dhe loti, janë engjëjt me krahë letre ashtu siç autoria i referohet në poezinë e saj qiellit të zhveshur. Një dhimbje e bukur e një shpirti të pasur që të rrok vëmendjen e të zhyt në mendime. “Asht - A e ka pa kush nanën teme?”, mbi të gjitha një dedikim kushtuar nënës.

Albana Mançja nuk na zgjon vetëm në mëngjes me aromën e kuzhinës, por na emocionon edhe në mbrëmje, aty ku një libër në dorë të jep emocione e të largon nga ritmi i çmendur i botës, e në fakt të dyja janë forma krijimtarie që kërkojnë imagjinatë, shije estetike dhe emocion. Albanën jemi mësuar ta shohim edhe në ditët ku batuta dhe humori tregojnë një tjetër dimension të saj, një Albanë mes poezisë dhe kuzhinës, por gjithmonë me dashuri dhe energji. “Asht” libri i saj i shtatë, padiskutim sjell një Albanë emocionale, për të cilën këtë herë rrëfen jo nga këndi i saj i preferuar i kuzhinës, por nga hapësira e zemrës.

MC/Shqiptarja.com