• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 13 shtator 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama rimandatohet si kryeministër te tensione në seancën e parë në Kuvend e deri tek Berisha paralajmëron bojkotimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës?

  • VIDEO

    SHBA ndërpreu dialogun strategjik me Kosovën, analisti: Goditja më e fortë nga viti 2008

    Analisti Melazim Koci e konsideron si goditjen më të fortë që prej shpalljes së pavarësisë pezullimin e dialogut strategjik që SHBA bëri me Kosovën, për të shprehur qëndrimin kundër veprimeve të qeverisë Kurti.

  • VIDEO

    Midhja shqiptare në LISTË E ZEZË, e zbulon eksperti. Ja ç'po ndodh me produktet shqiptare

  • VIDEO

    Arlind Qori kandidat për kryetar bashkie në Tiranë? Kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’: Jam gati të marrë çdo detyrë! Rama synon të shfajësojë korrupsionin e ministrave të tij me IA

    Arlind Qori i 'Lëvizjes Bashkë', ishte i ftuar sot në Studio Live. Ndër të tjera ai foli për vendimin e Ramës për një ministër ‘robot’, ku u shpreh se IA është një mënyrë për të manipuluar publikun, për të thënë se e zgjodhi inteligjenca.

  • VIDEO

    E FORTË/ U zbuluan sekretet e agjensisë... Malaj: Te e-Government s'kishte siguri kibernetike

    Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ishte i ftuar këtë të premte në Report Tv, ku një intervistë me Nertil Agalliun foli për emrat e qeverisë së re të shpallur nga kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme, për mandatin e katërt.

    Ndër të tjera, Malaj analizoi edhe risinë e parë në botë te një qeveri, anëtarësimin e Inteligjencës Artificiale në rolin e ministrit, konkretisht “Diellën”.

  • VIDEO

    “Shumë pak ndryshime”/ Gazetari komenton qeverinë ‘Rama 4’: Vetëm dy emra janë risi

    Ditën e djeshme, nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama bëri me dije emrat e qeverisë, e cila për katër vitet e ardhshme do të drejtojë vendin tonë, ku spikatën disa emra të rinj dhe konfirmimet në kabinetin qeveritar të disa prej ministrave aktualë.

  • VIDEO

    43-vjeçarin e zuri korrenti te shtylla e ndriçimit, eksperti Duleviç: Nuk është zbatuar rregullorja, mungoi sigurimi teknik

    Eksperti Azmer Duleviç thotë se vdekja e 43-vjeçarit në Durrës që e zuri korrenti në shtyllën e ndriçimit në rrugë një ditë më parë, fajëson autoritetet që nuk kanë zbatuar rregulloren e sigurimit teknik.

    Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Duleviç tha se qytetari nuk do të kishte pësuar asnjë gjë nëse shtylla do të ishte e pajisur me automat dhe linjë tokëzimi, pasi energjia do të stakohej automatikisht.

    Por për shkak se mungonin këto kushte teknike të sigurisë, e ndikuar edhe uji që kishte përmbytur rrugët e Durrësit një ditë më parë, ndodhi ngjarja tragjike.

    Report Tv publikoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku duket qytetari që sapo prek shtyllën e ndriçimit në rrugë, e zë korrenti dhe humb jetën.

    “Ka ndodhur për mungesën e zbatimit të rregullores dhe sigurimit teknik. Në rastin e lagështirës duhet të kishte funksionuar sistemi i mbrojtjes, do stakohej linja në mënyrë automatike. Por pjesa më e madhe e ndriçimit rrugor është në gjendjen alarmante, nuk është vendosur asnjë element mbrojtës, asnjë tokëzim. Në momentin që dikush e prek atë pjesën metalike, uji ka ndikuar. Nëse do kalonin edhe persona të tjerë ngjarja do kishte qenë edhe më e rëndë. Në 2025, në mes të ditës, të humbasësh jetën në punën tënde, është më shumë se kriminale. Shtyllat e ndriçimit rrugor, kabujt janë me izolant. Kabinat elektrike janë pa dyert. Kjo gjë duhet të marri fund, është e papranueshme në vitin 2025. Një qytetar të humbasi jetën për disa gjëra që zgjidhen me kosto minimale. Automati është i domosdoshëm. Nëse nuk ka tokëzim dhe automat diferencial, nuk jepet energji. Duhet që edhe personat që janë të punësuar të jenë të fushës. Shumica nuk kanë formimin minimal teknik, i marrin i punësojnë për arsye elektorale. Kjo duhet të marri fund. Autoritetet duhet të parandalojnë, jo të veprojnë kur ndodh fataliteti”, tha eksperti Azmir Duleviç.

  • VIDEO

    Mos e humb këtë recetë! Speca me kos dhe pana nga zonja Albana

    Speca me kos dhe pana

    Përbërësit:

    • 6-8 speca të kuq ose jeshilë
    • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
    • 250 ml pana kuzhine
    • 200 gr kos i trashë
    • 2-3 thelpinj hudhër
    • Kripë, piper i zi
    • Kopër ose majdanoz
    • Pak djathë kaçkavall /djathë të bardhë

    Përgatitja:

    Lajmë specat, i thajmë mirë dhe i vendosim në furrë në 200 °C për rreth 25 minuta derisa lëkura të nxihet pak dhe tulin ta kenë të butë. Pasi të piqen i vendosim në një qese ose i mbulojmë me një kapak për 10 minuta që të zbutet lëkura dhe pastaj e largojmë me kujdes. Në një tigan ngrohim vajin, shtojimë hudhrën dhe e kaurdisim për 1 minutë derisa të marrë aromë. Shtojmë panën dhe e lëmë të vlojë lehtë për 3-4 minuta derisa të trashet pak. E heqim nga zjarri dhe, pasi të ftohet pak e përziejmë me kosin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Vendosim specat e pjekur në një tavë të vogël. Hedhim sipër salcën me pana dhe kos, nëse dëshirojmë shtojmë dhe pak djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë në 180 °C për 10-12 minuta sa të lidhen shijet. E servirim të ngrohtë spërkatur me kopër ose majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    Super shije ! Copëza pule me erëza nga zonja Albana

    Copëza pule me erëza

    Përbërësit:

    • 500 gr mish pule
    • 3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 2 thelpinj hudhër të shtypur
    • 1 lugë çaji rigon i thatë
    • 1 lugë çaji trumzë
    • 1 lugë çaji paprika e ëmbël
    • ½ lugë çaji piper i zi i bluar
    • ½ lugë çaji shafran Indie
    • Lëngu i ½ limoni
    • Majdanoz i freskët i grirë
    • Kripë sipas shijes

    Përgatitja:

    Në një enë përziejmë copat e pulës të prera në kubikë me vajin e ullirit, hudhrën, lëngun e limonit dhe të gjitha erëzat. I lëmë të marinohen për të paktën 30 minuta në frigorifer. Më pas nxehim një tigan të thellë dhe shtojmë pulën me gjithë marinadën, i lëmë të skuqen për 8–10 minuta derisa mishi të marrë ngjyrë të artë dhe të gatuhet mirë brenda. Në fund e spërkatim me majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    Bukë misri që përgatitet në 5 minuta /Ja receta dhe sekreti i shijes nga zonja Albana

    Bukë misri

    Përbërësit:

    • 1 kg miell misri
    • Ujë të vluar
    • Kripë

    Përgatitja:

    Përziejmë miellin e misrit me kripën dhe me ujin e vluar. Zëmë brumin duke e punuar mirë, sipër e spërkasim me pak miell misri. Në një tavë shtrojmë letër pjekje, vendosim bukën e misrit duke i dhënë formën që duam dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 12 shtator 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga "Rama 4" kush janë ministrat e rinj te "Rendi" i besohet një gruaje e deri tek cila është "Diella'.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Frontline- Si e çmontoi Rama klanin e Veliajt? Prapaskenat për dorëheqjen nga burgu

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv