• VIDEO

    Avokati Saimir Vishaj evidenton gabimet në draftin e Kodit të ri Penal: Ka terminologji jo të gjuhës shqipe! Kush e ngriti grupin që vetëquhen ekspertë?

    Avokati Vishaj ishte i ftuar në Report Tv. Kjo ishte dalja e parë e tij në një media, pas rekuperimit nga një sëmundje e rëndë, me të cilën fitoi betejën. Avokati Vishaj kishte rënë në koma dhe kurohej në SHBA. 

  • VIDEO

    Rama shpall nesër qeverinë e re, Romeo Kara për Report Tv: Duhen figura me kontribut në parti, askush nuk i di emrat e ministrave në PS

    Teksa nesër kryeministri Edi Rama do të shpallë qeverinë e re, juristi Romeo Kara tha se në krye të ministrive duhet që të jenë njerëz që kanë dhënë kontribut në parti. Për gazetarin Ardit Rada kabineti i ri qeveritar do të ketë ata të cilët janë marrë me negociatat për anëtarësimin e vendit në BE

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Shtator 2025 – Receta / Siguria ushqimore, çfarë po hamë?

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte furre me perime / Galaktoboureko - Ëmbëlsirë greke / Komposto kumbulle në furrë.

    Ushqimi, elementi thelbësor për jetën dhe shëndetin tonë është bërë gjithnjë e më shpesh objekt shqetësimi dhe diskutimi publik në vendin tonë. Ajo që dikur merrej si e mirëqenë, sot kërkon dyshim, kujdes dhe vigjilencë. Skandalet e njëpasnjëshme me produktet ushqimore shqiptare, të refuzuara apo të bllokuara në tregjet e rajonit, kanë sjellë jo vetëm frikë tek konsumatori, por edhe një pikëpyetje të madhe: A jemi realisht të sigurt për atë që konsumojmë çdo ditë? Vetëm gjatë javëve të fundit, pas Kroacisë dhe Bosnjës që bllokuan domatet dhe pjeshkët shqiptare, edhe Sllovenia ka ndërmarrë masa ndaj specave të kuq të importuar nga Shqipëria, për shkak të niveleve të larta të pesticideve të rrezikshme si acetamipridi, formetanati dhe flonikamidi. Raste të tilla nuk janë më të izoluara. Më 3 shtator, Kroacia dhe Bosnja ndaluan pjeshkët për përmbajtje të lartë të nikelit, ndërsa domatet rezultuan të mbingarkuara me pesticide pesë herë mbi normën e lejuar. Kujtojmë gjithashtu dhe rastin e mishit të pulës me salmonelë, i cili solli jo vetëm reagime të forta publike, por edhe dorëheqje brenda Autoritetit Kombëtar të Ushqimit..Në këtë situatë të përsëritur alarmi, pyetja lind natyrshëm: Kush mbron konsumatorin shqiptar? A funksionojnë mekanizmat që garantojnë sigurinë ushqimore në vend? Dhe më e rëndësishmja, a jemi ne si shoqëri mjaftueshëm të vetëdijshëm dhe të zëshëm për të kërkuar transparencë, kontroll dhe përgjegjësi? Për të diskutuar mbi këto shqetësime me rëndësi jetike, në studion e "Rreze Dielli" janë të ftuar Granit Sokolaj nga Qendra Alert dhe ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani.

  • VIDEO

    E FORTË! Ndërtimi pa leje më i lehtë se ai me leje! Arkitekti: Të përshpejtohet marrja e lejes

    Arkitekti theksoi se, si pjesë e këtyre masave, të bllokohet një përqindje e financimit për ndërtimin e objekteve për të cilat merret leje, si një “garanci” për të mos lejuar shkelje apo mospërfundimin e projektit.

  • VIDEO

    Të premten betohen deputetët dhe zgjidhet kryetari i Kuvendit, seancën e drejton Vasil Llajo! Socialistët në ‘ankth’, Rama shpall nesër qeverinë e re

    Dy deputetët më të moshuar të Kuvendit, Sali Berisha dhe Tritan Shehu i PD, refuzuan të drejtojnë seancën e parë të Kuvendit deri kur të zgjidhet kryetari i Parlamentit. Pasi parlamenti të votëbesojë kabinetin, ministrat e qeverisë Rama 4, do të shkojnë për dekretim dhe betim tek Presidenti.

  • VIDEO

    Përmbajtje shokuese në produktet shqiptare / Ja çfarë po hamë në të vërtetë, TRONDISIN ekspertët

    Ushqimi, elementi thelbësor për jetën dhe shëndetin tonë është bërë gjithnjë e më shpesh objekt shqetësimi dhe diskutimi publik në vendin tonë. Ajo që dikur merrej si e mirëqenë, sot kërkon dyshim, kujdes dhe vigjilencë. Skandalet e njëpasnjëshme me produktet ushqimore shqiptare, të refuzuara apo të bllokuara në tregjet e rajonit, kanë sjellë jo vetëm frikë tek konsumatori, por edhe një pikëpyetje të madhe: A jemi realisht të sigurt për atë që konsumojmë çdo ditë? Vetëm gjatë javëve të fundit, pas Kroacisë dhe Bosnjës që bllokuan domatet dhe pjeshkët shqiptare, edhe Sllovenia ka ndërmarrë masa ndaj specave të kuq të importuar nga Shqipëria, për shkak të niveleve të larta të pesticideve të rrezikshme si acetamipridi, formetanati dhe flonikamidi. Raste të tilla nuk janë më të izoluara. Më 3 shtator, Kroacia dhe Bosnja ndaluan pjeshkët për përmbajtje të lartë të nikelit, ndërsa domatet rezultuan të mbingarkuara me pesticide pesë herë mbi normën e lejuar. Kujtojmë gjithashtu dhe rastin e mishit të pulës me salmonelë, i cili solli jo vetëm reagime të forta publike, por edhe dorëheqje brenda Autoritetit Kombëtar të Ushqimit..Në këtë situatë të përsëritur alarmi, pyetja lind natyrshëm: Kush mbron konsumatorin shqiptar? A funksionojnë mekanizmat që garantojnë sigurinë ushqimore në vend? Dhe më e rëndësishmja, a jemi ne si shoqëri mjaftueshëm të vetëdijshëm dhe të zëshëm për të kërkuar transparencë, kontroll dhe përgjegjësi? Për të diskutuar mbi këto shqetësime me rëndësi jetike, në studion e "Rreze Dielli" janë të ftuar Granit Sokolaj nga Qendra Alert dhe ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani.

  • VIDEO

    Qofte furre me perime nga zonja Albana

    Qofte furre me perime

    Përbërësit:

    • 2 qepë të mëdha
    • ½ tufë majdanoz
    • 1 kg mish i grirë viçi
    • 3-4 feta bukë
    • 2 vezë
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq
    • Rigon, nenexhik
    • 50 ml vaj ulliri
    • 3-4 patate
    • 3 speca
    • 3 qepë
    • 3-4 domate
    • 150 ml ujë
    • 100 ml salcë domateje

    Përgatitja:

    Në një blender grijmë qepët bashkë me majdanozin. Përziejmë masën me mishin e grirë dhe e punojmë me dorë. Lagim fetat e bukës në ujë për 2–3 minuta, i shtrydhim mirë dhe i shtojmë te mishi. Shtojmë vezët, kripën, piperin, rigonin, nenexhikun dhe pak vaj ulliri. E punojmë brumin e qofteve derisa masa të bëhet homogjene dhe e lëmë të pushojë. Ndërkohë qërojmë dhe presim në feta patatet, specat, qepët dhe domatet. Në një tavë me letër kuzhine vendosim me radhë: një fetë patate, një fetë spec, një fetë qepë, një fetë domate dhe një qofte nga mishi i përgatitur. Përsërisim të njëjtën procedurë derisa të mbarojnë përbërësit. Hedhim pak ujë, hedhim sipër vaj ulliri dhe salcën e domates. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200°C, në rezistencë, derisa qoftet të piqen dhe perimet të zbuten.

  • VIDEO

    'Frontline' rikthehet në vijën e parë, nga nesër në ekranin e Report Tv! Analiza e qeverisë ‘Rama 4’

    Sezoni i gjashtë i 'Frontline' ndez dritat e arenës së debatit politik dhe aktualitetit, në prime time të enjten, më 11 shtator në orën 21:00 në Report TV.

  • VIDEO

    Horoskopi sot 10 shtator surpriza të mëdha dhe paralajmërime të forta për të gjitha shenjat

    Dashi       

    Ende pasiguri në disa histori dashurie, ndjenjat kthehen si një vorbull dhe ju ndiheni të lëkundër nga ngjarjet. Shikoni brenda vetes para se të merrni ndonjë vendim. Zemrat e vetmuara mund të jenë të zhgënjyera nga një mik/e që mendonte se ishte i/e besuar.Keni mundësi për bashkëpunime të reja.

    Demi

    Situata e favorshme në dashuri, yjet ndihmojnë për të shuar çdo polemikë apo konflikt me të dashurin/ën, vetëm në këtë mënyrë mund të kaloni një ditë të qetë. Edhe për beqarët, yjet janë në favor dhe priten shumë lajme të mira.Do të jetë e nevojshme të reflektoheni për disa investime që doni të bëni

    Binjakët

    Një ditë me telashe për shumë Binjakë. Një marrëdhënie sentimentale mund të shkatërrohet për shkak të indiferencës dhe mungesës së dialogut. Historitë që nuk kanë të ardhme duhet të ndërpriten. Edhe për beqarët yjet parashikojnë ndryshime.Keni kapërcyer pengesat që ju dukeshin të pamundura.

    Gaforrja

    Edhe pse disa dallime e kanë karakterizuar marrëdhëniet tuaj në çift, kjo është dita për të hedhur gjithçka pas krahëve. Ju vetëm duhet të falni dashuri dhe kjo do ju bëjë më të bashkuar se kurrë! Beqarët do të duhet të lënë mënjanë pasiguritë dhe dyshimet nëse duan të hyjnë në zemrën e një personi.

    Luani

    Përveç disa keqkuptimeve të vogla, dita sot do të jetë e shkëlqyer dhe do të jeni të gatshëm për të ofruar diçka më shumë për të dashurin/ën. Kohë shumë e mirë edhe për beqarët, shumë do të gjejnë shpirtin binjak.Një ditë ideale për të marrë në konsideratë atë që keni

     

    Virgjëresha

    Ditë e rëndësishme për ata që janë në pritje të lajmeve, shans i mirë për ata që kanë diçka për të zgjidhur me partnerët dhe duan qartësi. Shanse të shkëlqyera edhe për beqarët, takime të reja dhe interesante, yjet premtojnë një të hënë me surpriza të mëdha!

     

     

    Peshorja

    Hëna ju ndjek ju në dashuri dhe sot do të keni momente vërtet të paharrueshme. Yjet ende shpallin surpriza të tjera, të cilat së shpejti do të shfaqen para jush. Nëse jeni vetëm, do të keni shumë mundësi për të takuar njerëz me të cilët do të ndjeheni mirë.

    Akrepi

    Peshorja gjendet në sferën sentimentale dhe ju ndihmon për të menaxhuar ditën tuaj dhe të shihni shumë gjëra nga një pikë më optimiste. Surpriza të reja për zemrat e vetmuara, ata që do të duan të kenë një histori më parë duhet të mbyllin raportet me të shkuarën.

    Shigjetari

     

    Ditë pozitive për ju Shigjetar. Rrugë të hapura për ju që dëshironi të udhëtoni dhe të kaloni moment qetësie dhe relaksi me partnerin/en. Të entuziazmuar dhe kënaqur, beqarët po përgatiten të përjetojnë emocione të reja

    Bricjapi

    Marrëdhënia në çift paraqitet e qetë, dialogu dhe mirëkuptimi me të dashurin/ën nuk mund të shkojë më mirë, është padyshim një nga ditët tuaja më të mira. Beqarët do të jenë në gjendje të krijojnë njohje të reja dhe të mendojnë edhe për më tepër!

    Ujori

    Ujorët do të jenë pak të trishtuar dhe madje mund të fyejnë gjysmën tjetër me fjalime të përsëritura. Merrni një vendim, mos hezitoni! Sot beqarët mund të zhgënjehen nga dikush nga i cili ata prisnin shumë më tepër.

    Peshqit

    Yjet këshillojnë që të gjeni kohën për t’ja kushtuar personit tuaj të zemrës pasi kohët e fundit e keni lënë disi pas dore. Planetet ju mbështesin në zgjedhjen tuaj. Beqarët do të vazhdojnë të krijojnë njohje pa fund dhe mund të krijojnë edhe lidhje.

  • VIDEO

    Galaktoboureko, ëmbëlsira më e mirë greke nga zonja Albana

    Galaktoboureko - Ëmbëlsirë greke

    Përbërësit:

    Për shërbetin:

    • 700 gr sheqer
    • 400 ml ujë
    • 2 shkopinj kanelle
    • 4 karafila
    • 1 lëkurë limoni
    • 1 lugë gjelle lëng limoni

    Për kremin:

    • 1 filxhan miell
    • ¼ filxhan niseshte
    • 1 litër qumësht
    • 250 ml pana qumështi
    • 1 filxhan sheqer
    • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
    • Lëkura e 1 limoni në rende
    • 4 vezë (të ndara të verdhat nga të bardhat)
    • 3 lugë gjelle gjalpë të freskët

    Për petat:

    • Petë të gatshme
    • Gjalpë i shkrirë për lyerje

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim shërbetin duke zier ujin në një tenxhere me sheqerin, shkopinjtë e kanellës, karafilat, lëkurën e limonit dhe lëngun e limonit për 8–10 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë shërbetin të ftohet plotësisht. Ndërkohë përgatisim kremin. Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve. Rrahim të bardhat derisa të bëhen marengë, ndërsa të verdhat i rrahim lehtë dhe më pas i bashkojmë me marengën me kujdes. Në një tenxhere hedhim qumështin, panën, vaniljen, lëkurën e limonit, sheqerin, niseshtenë dhe miellin e misrit. E përziejmë derisa masa të nxehet dhe të trashet. Më pas shtojmë kremin e vezëve duke e përzier vazhdimisht derisa të lidhet. E largojmë nga zjarri, shtojmë gjalpin dhe e mbulojmë me qese kuzhine që të mos zërë kore. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe shtrojmë gjysmën e petave një nga një, duke i lyer me gjalpë. Hedhim kremin sipër dhe e hapim në mënyrë të njëtrajtshme. Vendosim petat e tjera të lyera me gjalpë, duke i mbyllur mirë anët. Presim sipërfaqen në katrorë ose rombe dhe e spërkatim me gjalpin e mbetur. E vendosim ëmbëlsirën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 1 orë, derisa petat të marrin ngjyrë të artë. Pasi të jetë pjekur, e nxjerrim nga furra dhe menjëherë hedhim shërbetin e ftohtë mbi ëmbëlsirën e nxehtë, ngadalë që të përthithet.

  • VIDEO

    Komposto kumbulle në furrë nga zonja Albana

    Komposto kumbulle në furrë

    Përbërësit:

    • 1 kg kumbulla
    • 200 gr sheqer
    • 1 lugë gjelle mjaltë (opsional)
    • 1 gotë ujë
    • 1 shkop kanelle ose 1 lç kanellë pluhur
    • 2-3 karafila
    • Lëkurë limoni ose portokalli për aromë

    Përgatitja:

    Lajmë mirë kumbullat, i ndajmë në dysh dhe heqim bërthamat (mund t’i lëmë edhe të plota, por do të japin më shumë lëng nëse i hapim). Përgatitim shurupin, në një tenxhere ngrohim ujin me sheqerin, mjaltin, kanellën, karafilat dhe lëkurën e limonit ose portokallit derisa të fillojë të marrë valë. E lëmë 3-4 minuta derisa sheqeri të shkrijë. Vendosim kumbullat në një tavë qelqi ose qeramike (jo metalike që oksidohet). Hedhim sipër shurupin e ngrohtë. Mbulojmë tavën me letër alumini dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-35 minuta, derisa kumbullat të zbuten, por jo të shpërbëhen. Heqim letrën e aluminit dhe e lëmë edhe 10 minuta të marrin ngjyrë dhe të karamelizohen lehtë sipër. Mund ta shërbejmë të ngrohtë ose të ftohtë. Shkon shumë mirë me kos, pana të freskët, akullore vanilje ose thjesht si komposto për t’u pirë me lëngun e vet. Ruhet në frigorifer deri në 5 ditë, në kavanoza qelqi të mbyllur.

  • VIDEO

    I mori 8 mijë euro klientit, SPAK cakton ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu! Akuzohet për 'ushtrim i ndikimit të paligjshëm'

    Operacioni i SPAK në vijim. Oficerët e BKH po ushtrojnë kontrolle në zyrën e avokatit Logu. Ai ka qenë edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv