-
VIDEO
‘Repolitix’ rikthehet në sezonin e ri çdo të martë dhe mërkurë, ora 21:00, me gazetarin Denis Minga
Në një shoqëri ku politika është pjesë e çdo bisede, emisioni Repolitix synon të jetë hapësira për të kuptuar çfarë fshihet pas lajmit të ditës, çfarë nënkupton heshtja e një politikani, çfarë do të thotë në të vërtetë një vendim.
-
VIDEO
Ilir Alimehmeti: Përse Rama nuk e shkarkon ende Veliajn? Këshilli Bashkiak vetëm propozon, vendimin e merr Kryeministri
I pyetur nëse është i gatshëm të garojë përballë socialistes Ogerta Manastirliu për kryetar të Bashkisë Tiranë, ai theksoi se kjo çështje do të diskutohet fillimisht brenda Partisë Demokratike e pastaj do të merret vendim.
-
VIDEO
Dekreti i Begajt për emërimin e 'Diellës', juristi Dervishaj: Shkon në kufijtë e antikushtetueshmërisë
Dervishaj ka deklaruar se Begaj ka ndihmuar Ramën për të tërhequr vëmendjen publike dhe nuk mund të emërohet një ministër virtual, pasi duhet të jetë human dhe duhet t'i përgjigjet ligjeve dhe Kushtetutës.
-
VIDEO
“Qeveria e Kosovës po punon për mbrapsht”/ Gjyqi ndaj ish drejtuesve të UÇK-së, Haradinaj: Gjykata Speciale është kthyer në politike! Po korrupton dëshmitarët
Ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj akuzoi Gjykatën Speciale se është kthyer në politike dhe po funksion si grup kriminal dhe se po korrupton dëshmitarët.
-
VIDEO
Gjellë me thjerrëza jeshile, super shije nga zonja Albana
Gjellë me thjerrëza jeshile
Përbërësit:
- 300 gr thjerrëza jeshile
- 1 qepë mesatare
- 2-3 thelpinj hudhër
- 1-2 karota
- 3 lgj salcë domate
- 2 gjethe dafine
- 4-5 lgj vaj ulliri
- 1 lgj uthull
- Kripë, piper i zi
- Ujë ose lëng perimesh (rreth 1 l)
- Pak majdanoz ose kopër
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit. Shtojmë qepën e grirë dhe e kaurdisim derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Hedhim hudhrën dhe karotat, i trazojmë për 1-2 minuta, më pas shtojmë salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe gjethet e dafinës. Hedhim thjerrëzat të cilat i kemi lënë në ujë për disa orë. Shtojmë ujë të ngrohtë ose lëng perimesh sa të mbulohen mirë përbërësit (rreth 1 litër). E lëmë gatimin në zierje me kapak të pjesshëm për 35-40 minuta, derisa thjerrëzat të zbuten, duke i përzier herë pas here. Në fund shtojmë uthullën dhe vajin e ullirit, si dhe bimë aromatike sipas dëshirës.
-
VIDEO
Pulë me petë në tavë - Super byrek pule nga zonja Albana
Pulë me petë në tavë
Përbërësit:
- 1 pulë mesatare
- 600 gr miell
- 400 ml ujë
- (ose petë të pjekura të gatshme)
- 2 kokrra qepë
- 100 gr gjalpë /margarinë
- Pak niseshte
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Këtë gatim mund ta bëjmë me petë të gatshme të pjekura ose me petë të përgatitura vetë. Në fillim përgatisim brumin për petët. Në një enë hedhim miellin, e hapim në mes, hedhim një lugë vaj ulliri, pak kripë dhe ujin e vakët. E përziejmë mirë për 5-6 minuta dhe e mbulojmë me një qese kuzhine. E lëmë të pushojë për 30 minuta. Në një enë kaurdisim qepët e grira hollë derisa të skuqen pak. Më pas hedhim mishin duke e kaurdisur për 5-6 minuta të tjera së bashku me qepën. I hedhim pak piper dhe spec sipas dëshirës. Shtojmë ujë dhe e lëmë për disa minuta të tjera. Ndërkohë ndajmë brumin në 10 -12 toptha të vegjël. Petët i hapim me okllai duke i spërkatur sipër me niseshte. I pjekim një e nga një në furrë sa të zverdhen pak në temperaturë maksimale. Marrim një tavë, e lyejmë me gjalpë dhe i hedhim pak lëng mishi. Vendosim petën e parë dhe e spërkatim me lëngun e mishit. Kështu vazhdojmë derisa të vendosim 5-6 petë. Petët e sipërme i copëtojmë dhe i vendosim sipër petëve të tjera duke vazhduar spërkatjen me gjalpë dhe lëng mishi. Në fund mbi petët vendosim thelat e pulës dhe e vendosim në pjekje në furrë të nxehur në 200 gradë për 15-20 minuta.
-
VIDEO
Qumështor pa petë nga zonja Albana
Qumështor pa petë
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 1 gotë sheqer
- 1/2 gotë miell
- 2 lugë gjalpë
- 1 e verdhë veze
- 1 lugë çaji vanilje
- Pak kripë
Përgatitja:
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin në zjarr mesatar. Shtojmë miellin dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë ari të lehtë (rreth 5 minuta), duke e përzier vazhdimisht që të mos ngjitet. Ngadalë shtojmë qumështin e ngrohtë, duke e përzier pa ndërprerje që të mos krijohen kokrriza. Pastaj shtojmë sheqerin, pak kripë dhe vaniljen. Vazhdojmë zierjen derisa masa të trashet si krem. E heqim nga zjarri, e lëmë të ftohet pak dhe shtojmë të verdhën e vezës duke e përzier shpejt. Shpërndajmë masën në tava të vogla qelqi ose në një tepsi të madhe. Vendosim tavën në një tepsi tjetër më të madhe me ujë të nxehtë (banjë-marie) dhe e pjekim në 200 °C derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë kafe të artë (rreth 15-20 minuta).
-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 15 Shtator! Nga Berisha përballet sot në gjyq te spiunët po marrin rrogë ...
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
15 shtator 1993, koha kur Sali Berisha ishte president! Ja çfarë thonte shtypi para 32 vitesh
-
VIDEO
Nga gjyqi Berishes e Malltezit tek gjyqi i Hagës, ja çfarë pritet të ndodhë sot
Çfarë pritet të ndodhë sot? Ngjarjet kryesore të ditës në rajon dhe nëpër botë, një përmbledhje e informacionit të nevojshëm për ngjarjet e ditës
-
VIDEO
Dita e duhur për të planifikuar objektivat tuaja të ardhshme..., parashikimi i yjeve për sot
Mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 15 shtator 2025.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 15 shtator 2025
Titujt e gazetave për sot, nga ja skema e re për sigurimin e detyrueshëm të pronave te si do paguhen "spiunët" e administratës e deri tek letër studentit që më pandehu enverist.