• VIDEO

    Avokati ZBULON shkeljet në hetimin e Veliaj: U përgjua në BURG duke...

  • VIDEO

    Sa do rriten PENSIONET në tetor? Ekspertja e ZBULON në studio

  • VIDEO

    Zbulohet qeveria Rama 4, analisti e PLAS në studio: Ja emrat që do sjellin SURPRIZA

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Shtator 2025 – Receta /Ansambli Popullor / ‘Bëje vetë’ Maskë fytyrë & flokë

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pispili me patëllxhanë dhe djathë / Pure me patëllxhanë të pjekur / Supë me trahana dhe domate.

    Në "Rreze Dielli" flasim për artin, kulturën dhe trashëgiminë tonë shpirtërore, që na lidh me rrënjët dhe na mbush me krenari! Të ftuar në studio janë Sokol Marsi, drejtues i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, dhe Genci Kastrati, mjeshtër i valleve shqiptare. Ndalemi te ajo që na bën të ndihemi më shumë vetvetja - arti, kultura dhe energjia pozitive që na jep tradita jonë kombëtare. Flasim për emocionet e këtij sezoni, për aktivitetet që janë zhvilluar brenda dhe jashtë vendit, si dhe për reagimin gjithnjë e më entuziast të publikut shqiptar dhe atij të huaj ndaj artit tonë tradicional. Sot, kur Shqipëria po kthehet në një destinacion turistik gjithnjë e më të preferuar, tradita, krahas natyrës dhe mikpritjes, po zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në prezantimin e identitetit tonë kombëtar. Po ashtu, do të ndalemi edhe te interesi i të rinjve për t’u bërë pjesë e këtij profesioni fisnik, si dhe do të zbulojmë çfarë pritet në vjeshtë dhe dimër, kur Ansambli Kombëtar rikthehet fuqishëm në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një kalendar të pasur artistik.

    Lëkura është pasqyra e kujdesit tonë të përditshëm dhe shpesh herë ndikohet nga faktorë të jashtëm si dielli, ndotja dhe mungesa e hidratimit të duhur. Një nga shqetësimet më të zakonshme, sidomos pas ekspozimit të zgjatur në diell, janë njollat kafe që shfaqen në fytyrë apo trup. Për të parandaluar dhe trajtuar këto shenja kujdesi natyral dhe i qëndrueshëm është zgjidhja ideale. Kjo është arsyeja pse maskat bio, të përgatitura me përbërës të pastër natyralë, po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet. Në rubrikën "Bëje vetë" në "Rreze Dielli" Niki dhe Stela përgatisin një maskë, e cila ndihmon në hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës, duke ndihmuar gjithashtu në zbehjen e njollave kafe të shkaktuara nga dielli.

    Flokët e shëndetshëm dhe me shkëlqim janë një nga simbolet më të dukshme të bukurisë dhe kujdesit personal. Megjithatë, faktorë si përdorimi i produkteve kimike, nxehtësia nga pajisjet e stilimit, rrezet e diellit, por dhe stresi i përditshëm mund t'i bëjnë flokët të duken të thatë, të dëmtuar dhe pa jetë. Për fat të mirë, natyra na ofron zgjidhje të fuqishme për rigjenerimin e flokëve, pa kimikate, pa kosto të larta dhe me përbërës që mund t'i gjejmë lehtësisht në shtëpi. Në "Bëje vetë" Niki me Stelën përgatisin një maskë bio me vajra natyralë dhe vezë, e cila ushqen thellësisht flokët, rikthen shkëlqimin dhe forcon fijet nga rrënja deri te majat. Ideal për çdo lloj floku që ka nevojë për jetë të re!

  • VIDEO

    Të këndosh vallen/ Emocionon Sokol Marsi: Shpirti i kombit tek të rinjtë

    Pispili me patëllxhanë dhe djathë nga zonja Albana

    Pispili me patëllxhanë dhe djathë

    Përbërësit:

    • 3 patëllxhanë
    • 1 qepë e madhe
    • 300 gr djathë i bardhë
    • 100 gr djathë kaçkavall
    • 1 tufë majdanoz
    • Hudhër (opsionale)
    • Kripë, piper

    Për brumin:

    • 500 gr miell
    • 1 filxhan kos
    • 1 lugë çaji vaj ulliri
    • 2 vezë

    Për sipërfaqen:

    • 1 vezë e rrahur

    Përgatitja:

    Qërojmë patëllxhanët, i presim në kubikë të vegjël dhe i vendosim në ujë me kripë për rreth 30 minuta, që t’u hiqet hidhësia. I kullojmë mirë dhe i shtypim që të dalë lëngu. Në një tigan me pak vaj ulliri, hedhim patëllxhanët, qepën e grirë dhe (nëse dëshirojmë) hudhrën. Shtojmë majdanozin e grirë, rregullojmë shijen me piper dhe i lëmë pak të marinohen. E heqim nga zjarri dhe e lëmë pak të ftohet. Shtojmë djathrat e thërrmuar dhe i përziejmë mirë. Ndërkohë përgatisim brumin: në një tas të madh rrahim kosin me vajin e ullirit dhe vezët. Hedhim miellin dhe e përziejmë derisa të kemi një brumë të butë. Shtojmë masën me patëllxhanë te brumi dhe e përziejmë derisa të bashkohen mirë. Masën e hedhim në një tavë të mbuluar me letër pjekjeje, e rrafshojmë me spatul dhe e lyejmë sipër me vezën e rrahur. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për rreth 1 orë, derisa të marrë ngjyrë kafe të artë. E lëmë pak të ftohet dhe më pas e presim dhe e shërbejmë.

  • VIDEO

    Maska e flokëve që po bën NAMIN / Receta sekrete për flokë si mëndafsh

    Flokët e shëndetshëm dhe me shkëlqim janë një nga simbolet më të dukshme të bukurisë dhe kujdesit personal. Megjithatë, faktorë si përdorimi i produkteve kimike, nxehtësia nga pajisjet e stilimit, rrezet e diellit, por dhe stresi i përditshëm mund t'i bëjnë flokët të duken të thatë, të dëmtuar dhe pa jetë. Për fat të mirë, natyra na ofron zgjidhje të fuqishme për rigjenerimin e flokëve, pa kimikate, pa kosto të larta dhe me përbërës që mund t'i gjejmë lehtësisht në shtëpi. Në "Bëje vetë" Niki me Stelën përgatisin një maskë bio me vajra natyralë dhe vezë, e cila ushqen thellësisht flokët, rikthen shkëlqimin dhe forcon fijet nga rrënja deri te majat. Ideal për çdo lloj floku që ka nevojë për jetë të re!

  • VIDEO

    Rezultat që do ju habisë | Ke njolla kafe nga dielli? Provo këtë maskë bio me zero lekë që bën mrekulli

    Lëkura është pasqyra e kujdesit tonë të përditshëm dhe shpesh herë ndikohet nga faktorë të jashtëm si dielli, ndotja dhe mungesa e hidratimit të duhur. Një nga shqetësimet më të zakonshme, sidomos pas ekspozimit të zgjatur në diell, janë njollat kafe që shfaqen në fytyrë apo trup. Për të parandaluar dhe trajtuar këto shenja kujdesi natyral dhe i qëndrueshëm është zgjidhja ideale. Kjo është arsyeja pse maskat bio, të përgatitura me përbërës të pastër natyralë, po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet. Në rubrikën "Bëje vetë" në "Rreze Dielli" Niki dhe Stela përgatisin një maskë, e cila ndihmon në hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës, duke ndihmuar gjithashtu në zbehjen e njollave kafe të shkaktuara nga dielli.

  • VIDEO

    Pure me patëllxhan të pjekur, ja sekreti për super shije nga zonja Albana

    Pure me patëllxhanë të pjekur

    Përbërësit:

    • 4–5 patëllxhanë të mëdhenj
    • 1 qepë e vogël
    • 2–3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lugë gjelle uthull
    • Kripë sipas shijes

    Përgatitja:

    Shpojmë patëllxhanët me një pirun dhe i vendosim në furrë në temperaturë 200°C për rreth 40 minuta. Pas 20 minutash i kthejmë nga ana tjetër që të piqen njëtrajtësisht. Sapo të jenë pjekur, i vendosim në një qese najloni, e mbyllim dhe i lëmë 5 minuta. Më pas qërojmë patëllxhanët nga lëkura, i presim në copa dhe i vendosim në kullesë. I shtypim lehtë sipër që të nxjerrin lëngun e tepërt. Vendosim patëllxhanët në blender, shtojmë qepën e prerë në copa, uthullën, vajin e ullirit dhe kripën. I bluajmë derisa të bëhet një masë homogjene. Pureja e patëllxhanit është ideale për të shoqëruar mish të kuq të gatuar në salcë, fileto pule apo çdo gatim tjetër që dëshironi.

  • VIDEO

    Supë me trahana dhe domate nga zonja Albana

    Supë me trahana dhe domate

    Përbërësit:

    • 100 gr trahana
    • 2-3 lugë gjalpë ose vaj ulliri
    • 1 lugë gjelle salcë domateje
    • 1 thelpi hudhër (opsionale për shije më të fortë)
    • 1 litër ujë ose lëng mishi
    • Kripë, piper
    • Djatë i bardhë i thërrmuar / kos për servirje

    Përgatitja:

    Në një tenxhere, shkrijmë gjalpin dhe skuqim lehtë hudhrën e grirë. Shtojmë salcën e domates dhe e përziejmë pak. Hedhim trahananë dhe e skuqim për 2 minuta që të marrë shije. Më pas shtojmë ujin ose lëngun e mishit, duke e trazuar vazhdimisht që të mos bëhen kokrriza. E lëmë supën të ziejë në zjarr të ngadaltë për 15–20 minuta, derisa trahanaja të zbutet dhe supa të bëhet kremoze. Në fund hedhim sipër djathë të bardhë të thërrmuar ose një lugë kos. Mund ta shoqërojmë dhe me pak bukë të thekur. Sipas dëshirës mund të shtojmë edhe vezë të rrahur në fund ose e aromatizojnë me pak nenexhik të thatë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 11 shtator 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga SHBA-të i presin shpresat Dumanit për një mandat të dytë te Rama prezanton sot qeverinë e re e deri tek të moshuarit tanë.

  • VIDEO

    Çfarë FSHIHET, ja pse Rusia SULMOI në Poloni. Eksperti ZBULON skenari e FRIKSHËM

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv