• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 10 shtator 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga dilemat e qeverisë së 4 të Edi Ramës te pse shkolla ra bashkë me komunizmim e deri tek fati i Shqipërisë për Botëror kalon nga Serbia.

  • VIDEO

    Zjarret në Gramsh/ Nënkryetari i Bashkisë për Report Tv: 42 banesa të djegura, pas evidentimit të dëmeve do bëhet shpërblimi i banorëve

    Tajar Bici, nënkryetari i bashkisë së Gramshit tha se janë 42 shtëpi që janë djegur si pasojë e zjarreve që prekën disa fshatra në Gramsh. Bici tha se nga ana e bashkisë u krijuan grupe që bënë të mundur evidentimin e dëmeve në terren.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Debati për shqiptarët në Britani, analisti i BBC për Report Tv: Statistikat e Farage janë të pasakta, politikanët populistë shfrytëzojnë emigrantët

    Analisti i njohur i BBC për Evropën Qëndrore dhe Juglindore, Gabriel Partos, i konsideron retorikë deklaratat e Farage për emigrantët shqiptarë, për të rritur popullaritetin e tij brenda vendit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Shtator 2025 – Receta / Ushtrime përqendrimi për nxënësit / Në ‘luftë’ me ankthin

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me kunguj në furrë / Petulla me maja / Embëlsirë pa kosto me bukë dhe fruta sipas dëshirës.

    Shpesh flasim për suksesin në shkollë, për notat dhe mësimet, por ndoshta harrojmë se përqendrimi, qetësia shpirtërore dhe vetëbesimi janë çelësi i vërtetë. Sot në studion e “Rreze Dielli” kemi dy trajnerët e meditimit Amadea Stefa dhe Martin Veigl, të cilët do të na tregojnë disa ushtrime të thjeshta, por shumë efektive, që mund të bëhen në klasë apo edhe në shtëpi. Ushtrime që i ndihmojnë fëmijët të përqendrohen më mirë, të lirohen nga stresi dhe madje të luftojnë bullizmin, duke u bërë më të fortë shpirtërisht dhe emocionalisht.

    Në një kohë kur ritmi i jetës është gjithnjë e më i shpejtë dhe presioni social e profesional rritet, gjithnjë e më shumë njerëz përjetojnë ankth, pasiguri dhe shpesh herë ndihen të bllokuar në vetvete. Por asgjë nuk është e përherëshme, forca brenda nesh gjendet e madje ajo na bën të ngrihemi në këmbë, të dalim nga zona të errëta e ta shohim botën me ngjyra. Ashtu si sfidat janë të shumta ashtu edhe zgjidhjet janë të shumta, programi “Get Released”, i krijuar nga mjeshtri dhe trajneri holistik Justin Goci, ofron një qasje të re për të kaluar këto barriera, duke ndërthurur meditimin, yoga-n dhe shumë elementë të tjerë që synojnë shërimin e brendshëm dhe çlirimin e energjisë. Në studion e “Rreze Dielli” do të ndalemi tek veçantitë e programit dhe dëgjojmë gjithashtu histori personale ankthi e sulme paniku. Sot, pas betejës me ankthin, Altea Muça jeton ndryshe, më e lirë dhe më e qetë shpirtërisht.

  • VIDEO

    A do ketë Franca fatin e Greqisë? Diplomati: Krizë financiare, rrezikohen ndihmat për Ukrainën

  • VIDEO

    ‘Humba babain’, emocionon farmacistja: Pas 8 vitesh ankth, ja si i thashë lamtumirë

    Në një kohë kur ritmi i jetës është gjithnjë e më i shpejtë dhe presioni social e profesional rritet, gjithnjë e më shumë njerëz përjetojnë ankth, pasiguri dhe shpesh herë ndihen të bllokuar në vetvete. Por asgjë nuk është e përherëshme, forca brenda nesh gjendet e madje ajo na bën të ngrihemi në këmbë, të dalim nga zona të errëta e ta shohim botën me ngjyra. Ashtu si sfidat janë të shumta ashtu edhe zgjidhjet janë të shumta, programi “Get Released”, i krijuar nga mjeshtri dhe trajneri holistik Justin Goci, ofron një qasje të re për të kaluar këto barriera, duke ndërthurur meditimin, yoga-n dhe shumë elementë të tjerë që synojnë shërimin e brendshëm dhe çlirimin e energjisë. Në studion e “Rreze Dielli” do të ndalemi tek veçantitë e programit dhe dëgjojmë gjithashtu histori personale ankthi e sulme paniku. Sot, pas betejës me ankthin, Altea Muça jeton ndryshe, më e lirë dhe më e qetë shpirtërisht.

  • VIDEO

    'Sudet e kohëve moderne'! Eksperti alarmon: Qytetarë që e dinë mashtrimin fusin të tjerët në skemë

    Semanaj theksoi se paratë e humbura janë praktikisht të parekuperueshme, pasi nuk dihet në çfarë portofolësh kriptomonedhash janë transferuar. Ai bëri thirrje që institucionet shtetërore të hetojnë dhe të ndëshkojnë ndërmjetësit shqiptarë që kanë rekrutuar qytetarë të pafajshëm.

  • VIDEO

    Vëmendje prindër! Ja metoda austriake që ndihmon fëmijët në përqendrim e sukses në shkollë

    Shpesh flasim për suksesin në shkollë, për notat dhe mësimet, por ndoshta harrojmë se përqendrimi, qetësia shpirtërore dhe vetëbesimi janë çelësi i vërtetë. Sot në studion e “Rreze Dielli” kemi dy trajnerët e meditimit Amadea Stefa dhe Martin Veigl, të cilët do të na tregojnë disa ushtrime të thjeshta, por shumë efektive, që mund të bëhen në klasë apo edhe në shtëpi. Ushtrime që i ndihmojnë fëmijët të përqendrohen më mirë, të lirohen nga stresi dhe madje të luftojnë bullizmin, duke u bërë më të fortë shpirtërisht dhe emocionalisht.

  • VIDEO

    Petulla me maja nga zonja Albana

    Petulla me maja

    Përbërësit:

    • 5 gota miell
    • 1 gotë ujë i ngrohtë
    • 1 gotë qumësht i ngrohtë
    • 10 gr maja e thatë (1 paketë)
    • 1 lugë çaji kripë
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Në një enë përziejmë miellin dhe kripën. Shtojmë ujin e ngrohtë, qumështin e ngrohtë dhe majanë. E punojmë për 5-6 minuta derisa të bëhet një brumë i butë. Mbulojmë enën me letër plastike dhe e lëmë të pushojë rreth 30 minuta. Pas pushimit, e ndajmë brumin në toptha dhe i hapim në madhësinë e një pjate çaji. Ngrohim vajin në zjarr të lartë dhe i skuqim petullat një nga një, derisa të fryhen e të marrin ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Recetë në 5 minuta / Tavë me kunguj në furrë nga zonja Albana

    Tavë me kunguj në furrë

    Përbërësit:

    • 5-8 kunguj të prera hollë
    • 1 gotë qumësht
    • 3 vezë
    • 2 lugë gjelle miell misri
    • 1/4 lugë çaji arrëmoskat
    • 50 gr djathë i verdhë
    • 30-40 gr djathë i kripur i thërrmuar
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Lyejmë tavën me pak vaj. Presim kungujt në feta shumë të holla dhe i vendosim njëra pas tjetrës nga buza drejt qendrës së tavës, duke formuar një spirale të ngjeshur. I spërkatim sipër me pak kripë dhe piper. Në një enë përziejmë vezët me qumështin, miellin, pak arrë moskat dhe djathin e verdhë të grirë. Hedhim masën e përgatitur mbi spiralën e kungulleshkave që të depërtojë deri në fund. Shpërndajmë djathin e kripur të thërrmuar mbi sipërfaqe dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 45 minuta. Nëse fillon të marrë shumë ngjyrë, ulim pak temperaturën.

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë me bukë dhe fruta, super shije pa kosto fare nga zonja Albana

    Ëmbëlsirë me bukë dhe fruta

    Përbërësit:

    • Bukë e prerë në kubikë
    • 4 kokrra vezë
    • 1 kupë qumësht
    • Kanellë pluhur
    • Sheqer ose ëmbëltues sipas dëshirës
    • Fruta të freskëta ose të thata

    Përgatitja:

    Presim bukën në kubikë të vegjël dhe e vendosim në një tavë të vogël furre. Në një tas rrahim vezët me qumështin, pak kanellë dhe sheqer (nëse dëshirojmë). Hedhim masën mbi bukën në tavë dhe e përziejmë lehtë që buka të thithë qumështin. Sipas dëshirës shtojmë copa frutash brenda ose sipër. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 30-35 minuta.

  • VIDEO

    Masakra në Shkodër, në kërkim dy persona që i siguruan armët autorit, u zbulohet baza me municion luftarak!

    Report TV siguron foton e Ragip Gilës pasi vrau me armë zjarri dy persona dhe plagosi dy të tjerë në lokalin në Shkodër. Erogen Brajoviç, shënjestra e atentatit, reagon nga spitali: Jam sipërmarrës në disa biznese, s'kam lidhje me grupet kriminale. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv