• VIDEO

    Kosovë/ Moskonstituimi i Kuvendit, analisti Visar Didi: Nesër mund të ‘certfikohet’! Kurti do t’i japë Limajt 2 ministri! Vetëvendosjes i nevojitet dhe mbështetja e Duda Baljas

    Analisti Visar Didi, në një intervistë me Nertil Agalliun në Report Tv, u shpreh optimist se Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet ditën e nesërme, nëse takimi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojë sonte në darkë me Fatmir Limajn, kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, do të jetë i suksesshëm.

    • VIDEO

      Vrasja e babait nga e bija në Fier/ Sociologu Tushi: Ka humbur autoriteti i prindërve dhe institucioneve! Pjesa më e madhe e krimeve po ndodhin në familje

      Duke komentuar vrasjen e 56-vjeçarit nga e bija në Fier, sociologu Tushi thotë së janë alarmante shifrat e krimit brenda familjes në shoqërinë shqiptare. Si shkak përmendi dobësimin e autoritetit të familjes dhe institucioneve të edukimit.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 25 korrik 2025

       

      Titujt e gazetave për sot, nga sigurimi i banesës do jetë i detyrueshëm ndryshe ka penalitete te vajza mbyt babanë me tel e deri tek sa kushtojnë burrat?

    • VIDEO

      Emisioni i plotë- Kontrata e LaCivita-s/ Sa pagoi Berisha për konsultimin amerikan?

       

      Besart Logu, zv.drejtues i Departamentit të Drejtësisë në PD, deklaroi se u kalua nga farsë zgjedhore në atë institucionale. Për avokaten Alesia Balliu, PD nuk fiton kurrë nëse në krye të kësaj partie është Sali Berishën. Balliu tha se Berisha duhet që të largohet nga drejtimi i partisë dhe duhet që të hapet gara brenda partisë.

    • VIDEO

      Përplasjet Lapaj-Shabani, Redi Muçi: Ishin pa një program, futën në lista të mbyllura familjarë! S'mu kërkua asnjëherë të heq dorë nga mandati

      Deputeti i zgjedhur nga 11 maji i ‘Lëvizjes Bashkë’ përplasjet Lapaj-Shabani, i cilësoi si sherr për një mandat. I pyetur nëse atij i'u kërkua në ndonjë moment që të heq dorë nga marrja e mandatit të deputetit, ai u shpreh jo.

    • VIDEO

      Namir Lapardhaja për Report Tv: Berisha me statut s’duhet të jetë më kryetar, kërkon alibi për të mos dhënë dorëheqjen! Grupi i PD është rrudhur

      Me humbjen në zgjedhjet e 11 majit, për publicistin Namir Lapardhaja, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk duhet që të jetë më në krye të PD, sipas statusit të kësaj partie. Ai tha se Berisha vijon që të kërkojë albi për humbjen në zgjedhje për të mos dhënë dorëheqjen.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë|Pa Gjurme-‘Bir më fal, kthehu në shtëpi’/Pendesa e një nënë: Ndoqa burrin dhe lashë fëmijët në rrugë

      Një nënë që nuk ka reshtur kurrë së kërkuari të birin e humbur, ndërsa lotët nuk i janë tharë, pas humbjes nga kjo jetë të djalit tjetër. 'Pa Gjurmë' rikthen në vëmendje historinë e Renato Qerimit, nga Skrapari që doli nga shtëpia për të gjetur punë dhe nuk u kthye më kurrë. Një nga informacionet më të rëndësishme që ka mbërritur në program duke ndezur një dritë jeshile për fatin e Renato Qerimit është një telefonatë e papritur nga Greqia nga një emigrant shqiptar. Sipas kësaj dëshmie dyshohet për një vendndodhje të mundshme të Renatos në një ishull grek. Fotoja ekskluzive iu tregua në studio nënës së Renatos, zonjës Zengjine, ajo e cila e njeh më mirë se kushdo tjetër fizionominë e të birit. E përvëluar nga dhembja, me peshën e të gjitha vështirësive të kaluara në jetën familjare, sot e mbetur vetëm lutet për gjetjen e Renatos, djalit nga Policani i cili kishte emigruar që herët drejt në Greqi, ku kishte punuar në disa vende të ndryshme. Të riut që ëndrra për t'u bërë ushtarak iu ndërpre në mes. Ai fitoi të drejtën e studimit, por për shkak të një aksidenti në këmbë nuk arriti dot të ndjekë studimet. Renato vijonte të ishte në kërkim të një pune të cilën nuk e gjeti kurrë. Ai doli nga banesa e tij në Tiranë, por nuk u kthye më. Pas zhdukjes së djalit prindërit u ndanë, ndërsa fatkeqësitë në familje ndoqën njëra tjetrën. Disa vite më pas ndërron jetë edhe djali tjetër i familjes për shkak të Covid-19.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Korrik 2025 – Receta/ American British STEM Academy/ Pse fëmijët flasin me vonesë

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me oriz / Gjellë tigani me qepë të njoma dhe vezë / Kompekaj, ëmbëlsirë tradicionale.

      Në një botë që po ndryshon me ritme të shpejta, një shkollë ka vendosur të sfidojë sistemin tradicional dhe të sjellë një qasje tërësisht të re në Shqipëri: një edukim që i përgatit fëmijët për teknologjinë, shkencën, mendimin kritik dhe botën globale. American British STEM Academy, shkolla e parë dhe e vetme në Tiranë që ofron një model edukimi të bazuar në parimet e STEM - Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë! Kjo akademi unike nuk është thjesht një shkollë, por një laborator idesh, ku fëmijët mësojnë përmes praktikës, eksperimentimit dhe bashkëpunimit. Me laboratorë modernë, metodologji mësimore ndërkombëtare dhe fokus të qartë në zhvillimin e aftësive që kërkohen në botën reale, STEM Academy përgatit nxënësit për të qenë krijues të së ardhmes dhe zgjidhës të problemeve të nesërme. E ftuar në "Rreze Dielli" Marsela Salavaçi, Drejtoreshë e American British STEM Academy, tha se ky institucion ka një vizion të qartë dhe standarde ndërkombëtare, që ka sjellë edhe rezultate konkrete. Në studio ajo zbuloi më shumë për këtë model frymëzues të edukimit.

      Pse fëmijët sot nuk flasin si më parë? Pse ka ndryshuar periudha kur një fëmijë duhet të thotë fjalën e parë? Por, ka dhe fëmijë që flasin pa u ndalur në shtëpi, por sapo dalin jashtë, i zë heshtja. Nuk artikulojnë asnjë fjalë, nuk komunikojnë me askënd dhe krijojnë barriera që nuk i kupton dot lehtë. A është kjo një fazë kalimtare, apo një sinjal që duhet marrë seriozisht? Mutizmi selektiv, çrregullimet në të folur dhe vonesat në komunikim po bëhen gjithnjë e më të shpeshta te fëmijët e moshave të vogla. Por shpesh, prindërit i justifikojnë këto vonesa me fraza si ‘edhe hallës i ka ardhur goja vonë’... A jemi duke rrezikuar zhvillimin e fëmijëve tanë duke i krahasuar me të tjerët dhe duke pritur që gjithçka të rregullohet vetë? Çfarë duhet të dimë, dhe si duhet të veprojmë? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me logopedin e njohur Spiro Saqellari.

    • VIDEO

      U largua nga Nisma Thurje, Loku kritika Shabanit: Mandati të shkonte në listën e hapur! Do shihnim nëse Lapaj do mbante zotimin për ta djegur

      Rigerta Loku Tushaj thotë se vendimi për t’u larguar nga Nisma Thurje ishte një qëndrim kundër asaj që ndodhi për mandatin. Për Report TV, ajo thotë se mandati duhet t’i shkonte një personi në listën e hapur. E pyetur nëse duhej ta merrte Lapaj, Loku shtoi se ishte dakord dhe më pas do të shihej nëse ai do ta mbante fjalën e dhënë para zgjedhjeve, se nëse do të merrnin një mandat, do ta digjte.

      • VIDEO

        Rritja e çmimeve të referencës/ Eksperti Sefa: Shtëpinë në plazh ta shikoni në ëndërr, ata që do blejnë pronë e kanë të vështirë

        Ergis Sefa parashikon edhe rënie të lehtë të çmimeve të banesave, por deri në 10%.

        • VIDEO

          Fundjavë përvëluese, Gjoni për Report TV: E premtja pritet të shënojë 42 gradë, temperatura më e lartë deri më tani! E diela sjell reshje në disa zona

          E premtja pritet të shënojë temperatura deri në 42 gradë. Meteorologia Gjoni theksoi se pritet të shënohet dita më e nxehtë deri më tani e kësaj vere. Të dielën temperaturat ulen pasi do të ketë reshje shiu.

        • VIDEO

          Aksidente dhe trafik, Selimaj: 35 shoferë të proceduar deri tani për parkimet dysh, tre faktorët që rrisin rrezikun në rrugë! Kemi shtuar masat

          Artur Selimaj, shef i Sektorit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, tregon për emisionin “Sot, Live në Shqipëri’, në Report Tv, problematikat rrugore, shkaqet e numrit të madh të aksidenteve dhe trafikut në Tiranë e zonën bregdetare

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv