Në këtë episod të ‘Pa Gjurme’ ndjekim historinë prekëse të një burri që rrëfen momentet më të vështira të jetës së tij, se si ra në burg dhe si nusja i mori fëmijët, duke i ndarë përgjithmonë nga familja. Vjehrra dhe vjehrri ndajnë me ne dhimbjen dhe akuzat e tyre, duke treguar se sipas tyre nusja ishte e paaftë dhe shkaktoi përçarjen mes tyre dhe nipërve. Një histori që flet për dhimbje, padrejtësi dhe një familje të shkatërruar. Ndiqni rrëfimin e plotë nën moderimin e Odeta Dumës dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje tronditëse që prek zemrat!



















