• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Korrik 2025 – Receta/ Adoleshenca tek vajzat / Histori suksesi, mjeku shqiptar çmim prestigjioz

    Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me dy peta me qepë dhe domate / Patëllxhanë turshi / Pelte me niseshte.

    Një studim i fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë zbulon se vajzat adoleshente janë sot grupi më i vetmuar në botë. Në një botë të mbushur me komunikim dixhital, ky është një paradoks i frikshëm. Në një kohë kur duhej të ishin të mbushura me energji, ëndrra dhe ndjenja përkatësie, shumë vajza të reja ndihen të padukshme, të papranuara, të humbura mes një zhurme që nuk i dëgjon. Në studion e “Rreze Dielli” me psikologen e njohur Arjana Muçaj dhe mësuesen Akila Omeri Dosti, njëkohësisht prind adoleshenteje, diskutuam se pse ndihen kaq vetëm sot vajzat adoleshente, si ndikon kjo tek shëndeti mendor i tyre dhe çfarë roli luajnë prindërit, shkolla dhe rrjetet sociale?

    Rasti i Erind Kalemajt është një shembull frymëzues i një shqiptari që ka ndërtuar hap pas hapi një karrierë ndërkombëtare të jashtëzakonshme në fushën e stomatologjisë dhe kirurgjisë orale, duke e nisur nga klinikat në Shqipëri e deri tek tapeti i kuq i botës mjekësore. Nga Vlora e Tirana, në auditorët e Cambridge dhe sallat kirurgjikale të Italisë, deri në skenën e madhe të mjekësisë estetike në New York. Dr. Erind Kalemaj është një histori suksesi që nuk ndalet: një stomatolog shqiptar i vlerësuar ndërkombëtarisht, i renditur mes 100 më të mirëve në botë për vitin 2025, nën flamurin kuqezi.

  • VIDEO

    Shqiptari mes 24 personave të sanksionuar nga Britania, avokati Hasani për Report TV: Pritet të ketë edhe të tjerë për trafik emigrantësh me gomone

    Avokati Hasani foli për listën e individëve të sanksionuar nga Britania e Madhe për trafik emigrantësh të paligjshëm, mes të cilëve është edhe një shqiptar. Avokati thotë se shqiptari drejtonte një grup trafiku emigrantësh nga Belgjika drejt Britanisë, ndërsa shtoi se pritet të ketë edhe emra të tjerë shqiptarë në listën e ‘non gratës’.

    • VIDEO

      Protesta për Gazën ku merr pjesë dhe Greta Thunberg, aktivistja Duma për Report TV: Të ndalet përdorimi i urisë si mjet lufte

      Greta Thunberg ndodhet në Tiranë ku do të marrë pjesë në një protestë në mbështetje të popullit palestinez. Ajo do të protestojë për të ndërgjegjësuar mbi krizën humanitare në Gaza. Aktivistja Fjoralba Duma nga “Palestina e Lirë” theksoi se popullsia palestineze po përballet me një luftë urie dhe me pasoja të rënda nga kequshqyerja. 

    • VIDEO

      ‘Mes 100 mjekëve më të mirë në botë’, historia e suksesit e kirurgut dentar Erind Kalemaj

      Rasti i Erind Kalemajt është një shembull frymëzues i një shqiptari që ka ndërtuar hap pas hapi një karrierë ndërkombëtare të jashtëzakonshme në fushën e stomatologjisë dhe kirurgjisë orale, duke e nisur nga klinikat në Shqipëri e deri tek tapeti i kuq i botës mjekësore. Nga Vlora e Tirana, në auditorët e Cambridge dhe sallat kirurgjikale të Italisë, deri në skenën e madhe të mjekësisë estetike në New York. Dr. Erind Kalemaj është një histori suksesi që nuk ndalet: një stomatolog shqiptar i vlerësuar ndërkombëtarisht, i renditur mes 100 më të mirëve në botë për vitin 2025, nën flamurin kuqezi.

    • VIDEO

      Tronditëse: Vajzat adoleshente grupi më i vetmuar / Alarmi psikologes: Ja ku po gabojnë prindërit

      Një studim i fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë zbulon se vajzat adoleshente janë sot grupi më i vetmuar në botë. Në një botë të mbushur me komunikim dixhital, ky është një paradoks i frikshëm. Në një kohë kur duhej të ishin të mbushura me energji, ëndrra dhe ndjenja përkatësie, shumë vajza të reja ndihen të padukshme, të papranuara, të humbura mes një zhurme që nuk i dëgjon. Në studion e “Rreze Dielli” me psikologen e njohur Arjana Muçaj dhe mësuesen Akila Omeri Dosti, njëkohësisht prind adoleshenteje, diskutuam se pse ndihen kaq vetëm sot vajzat adoleshente, si ndikon kjo tek shëndeti mendor i tyre dhe çfarë roli luajnë prindërit, shkolla dhe rrjetet sociale?

    • VIDEO

      Tiranë/ Zhvatën 409 mijë euro nga kompania e metrazheve ku punonin, arrestohet shpërndarësi i porosive, në kërkim financierja!

      Hetimet zgjatën 6 muaj në bashkëpunim edhe me Prokurorinë dhe me metoda proaktive, teksa u finalizuan sot (23 korrik), gjatë operacionit të koduar “Doublefront”. I arrestuari është një 37-vjeçar, ndaj të cilit Gjykata ka miratuar edhe masën e arrestit me burg. Aktiviteti i paligjshëm është kryer në hapësirën kohore 2023-2024. Vodhën nëpërmjet mashtrimit me faturat

    • VIDEO

      Byrek me dy peta me qepë dhe domate nga zonja Albana

      Byrek me dy peta me qepë dhe domate

      Përbërësit:

      • 300 gr miell
      • 150-180 ml ujë i ngrohtë
      • 2 lgj vaj ulliri ose luledielli
      • 1/2 lugë çaji kripë
      • Niseshte ose miell për hapjen e petëve

      Për mbushjen:

      • 3 qepë të mëdha
      • 300 gr domate të grira
      • 1 filxhan çaji lëng mishi ose lëng perimesh
      • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
      • Kripë dhe piper
      • Pak majdanoz ose rigon për aromë

      Përgatitja:

      Në një tas të madh, përziejmë miellin dhe kripën. Shtojmë vajin dhe ujin gradualisht, duke i përzier derisa të formohet një brumë i butë. E punojmë për 5-7 minuta derisa të bëhet elastik dhe i lëmuar. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 15-20 minuta. E ndajmë në 2 pjesë të barabarta dhe hapim petë të holla me okllai. Përgatisim mbushjen, në një tigan skuqim qepët në vaj ulliri derisa të zbuten mirë. Shtojmë domatet e grira dhe i përziejmë derisa të avullojë uji i tepërt (rreth 7-8 min). Më pas shtojmë lëngun e mishit, e lëmë edhe 2 minuta dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E lëmë mbushjen të ftohet pak përpara mbushjes së byrekut. Lyejmë një tavë të rrumbullakët me pak vaj. Shtrijmë petën e parë në tavë (duhet të dalë pak jashtë buzëve), shtrojmë gjithë mbushjen në mes dhe e mbulojmë me  petën e dytë. Palosim buzët anash dhe lyejmë sipërfaqen e byrekut me pak vaj. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 200°C për 20-25 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

       

    • VIDEO

      Pelte me niseshte, një ëmbëlsirë e shpejtë dhe plot shije nga zonja Albana

      Pelte me niseshte

      Përbërësit:

      • 1 litër ujë
      • 4 lugë gjelle niseshte (misri ose gruri)
      • 1 filxhan sheqer
      • Feta bajamesh të pjekura ose arra

      Përgatitja:

      Shkrijmë niseshtenë në pak ujë të ftohtë (rreth 1 gotë) derisa të tretet mirë, pa kokrriza. Ziejmë ujin dhe sheqerin në një tenxhere. Sapo të fillojë të vlojë, shtojmë niseshtenë e tretur ngadalë duke e përzier vazhdimisht. E lëmë të ziejë për 5–6 minuta, derisa të trashet masa dhe të bëhet si pelte e hollë. Mund t'i shtojmë pak ujë trëndafili në fund për aromë. E hedhim në gota ose tasa, i lëmë të ftohen në temperaturë ambienti, më pas i vendosim në frigorifer për 2-3 orë. I servirim të ftohta spërkatur me arra ose bajame të pjekura apo me arrë kokosi.

    • VIDEO

      Patëllxhanë turshi nga zonja Albana

      Patëllxhanë turshi

      Përbërësit:

      • 2 kg patëllxhanë të vegjël
      • 6-7 thelpinj hudhër
      • 3-4 speca të kuq të thatë ose të pjekur
      • 500 ml vaj ulliri
      • 250 ml uthull rrushi ose molle
      • 2 lugë gjelle kripë
      • Gjethe dafine
      • Piper kokërr, trumzë ose rigon

      Përgatitja:

      Pastrojmë patëllxhanët, i presim në copa (ose i lëmë të vegjël të plotë) dhe i kriposim me bollëk. I lëmë në një kullesë për 2-3 orë që të lëshojnë lëngun e hidhur. Më pas i shpëlajmë dhe i shtrydhim mirë. Në një tenxhere hedhim uthullën dhe pak ujë (raporti 1:1), kur të vlojë shtojmë patëllxhanët dhe i ziejmë për 4-5 minuta. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen. I shtypim pak me duar ose peshë që të nxjerrin lëngun. Mbushim kavanozët, në çdo shtresë patëllxhanësh, vendosim feta hudhre dhe copa speci të kuq. Shtojmë erëza sipas dëshirës (dafinë, piper kokërr, rigon). Bëjmë një shtypje të lehtë që të mos mbeten boshllëqe. Në fund mbushim kavanozin me vaj ulliri derisa të mbulojë plotësisht përmbajtjen. Sigurohemi që nuk ka flluska ajri (mund të përdorim një thikë të hollë për t’i nxjerrë). Mbyllim fort kavanozët dhe i ruajmë në një vend të freskët dhe të errët për të paktën 10-15 ditë para konsumit. Pas hapjes i ruajmë në frigorifer.

      Këshilla nga Albana: Mund t’i pjekësh pak patëllxhanët në furrë për një shije më të thellë. Përdor speca të kuq të thatë për një nuancë të lehtë djegëse

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 23 korrik 2025

       

      Titujt e gazetave për sot, nga kush do ta gjykojë Saliun te SPAK-u i komunikon sot akuzat Veliajt e deri tek Ervin Salianji me parti të re?

    • VIDEO

      Emisioni i plotë- Detaje të FORTA/ Aksioni i Ramës, ja plani deri në shtator. Zbulohet pse HESHT Berisha

      Për analistin Eduard Zaloshnja, spastrimi nga ndërtimet pa leje nisi pa bërë një paketë territori. Ai tha se ky aksion nisi edhe në para disa vitesh dhe më pas u ndërpre. Avokati Indrit Sefa, tha se ky aksion nuk duhet që të bëhej në këtë periudhë pasi është sezon veror dhe dëmtohet turizmi

      • VIDEO

        Spahiu: Sikur tironcit autokton të mbronin tokat si çunat e Thethit, Shqipëria do ishte ndryshe

        Juristi Kreshnik Spahiu, u shpreh se tironcit autokton duhet që t'i mbronin tokat ashtu si i mbrojtën banorët në Thethit.

         

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv