• VIDEO

    Pse fëmija im nuk po flet? Specialisti jep ALARMIN: Prindër vëmendje ndaj këtyre shenjave

    Pse fëmijët sot nuk flasin si më parë? Pse ka ndryshuar periudha kur një fëmijë duhet të thotë fjalën e parë? Por, ka dhe fëmijë që flasin pa u ndalur në shtëpi, por sapo dalin jashtë, i zë heshtja. Nuk artikulojnë asnjë fjalë, nuk komunikojnë me askënd dhe krijojnë barriera që nuk i kupton dot lehtë. A është kjo një fazë kalimtare, apo një sinjal që duhet marrë seriozisht? Mutizmi selektiv, çrregullimet në të folur dhe vonesat në komunikim po bëhen gjithnjë e më të shpeshta te fëmijët e moshave të vogla. Por shpesh, prindërit i justifikojnë këto vonesa me fraza si ‘edhe hallës i ka ardhur goja vonë’... A jemi duke rrezikuar zhvillimin e fëmijëve tanë duke i krahasuar me të tjerët dhe duke pritur që gjithçka të rregullohet vetë? Çfarë duhet të dimë, dhe si duhet të veprojmë? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me logopedin e njohur Spiro Saqellari.

  • VIDEO

    American British STEM Academy, shkolla që i duhet fëmijës tuaj! Ja pse duhet t’a zgjidhni

    Në një botë që po ndryshon me ritme të shpejta, një shkollë ka vendosur të sfidojë sistemin tradicional dhe të sjellë një qasje tërësisht të re në Shqipëri: një edukim që i përgatit fëmijët për teknologjinë, shkencën, mendimin kritik dhe botën globale.  American British STEM Academy, shkolla e parë dhe e vetme në Tiranë që ofron një model edukimi të bazuar në parimet e STEM - Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë! Kjo akademi unike nuk është thjesht një shkollë, por një laborator idesh, ku fëmijët mësojnë përmes praktikës, eksperimentimit dhe bashkëpunimit. Me laboratorë modernë, metodologji mësimore ndërkombëtare dhe fokus të qartë në zhvillimin e aftësive që kërkohen në botën reale, STEM Academy përgatit nxënësit për të qenë krijues të së ardhmes dhe zgjidhës të problemeve të nesërme. E ftuar në "Rreze Dielli" Marsela Salavaçi, Drejtoreshë e American British STEM Academy, tha se ky institucion ka një vizion të qartë dhe standarde ndërkombëtare, që ka sjellë edhe rezultate konkrete. Në studio ajo zbuloi më shumë për këtë model frymëzues të edukimit.

  • VIDEO

    Ndotja në lumin Fan, ekspertët: E akumuluar prej vitesh! Vlera e hekurit 7 herë më e lartë se niveli i lejuar nga BE! Rrezik për mjedisin e gjallesat

    Situata nga ndotjet e fabrikës së pasurimit të bakrit është kthyer në një shqetësim për banorët e Fushë-Arrëzit, një rast i denoncuar nga Report Tv. Ndotja nga mbetjet e fabrikës së bakrit "BerAlb", është rast i përsëritur.

  • VIDEO

    Gjellë tigani me qepë të njoma dhe vezë nga zonja Albana

    Gjellë tigani me qepë të njoma dhe vezë

    Përbërësit:

    • 1 kg qepë të njoma
    • 2 thelpinj hudhër
    • 3 vezë
    • 1½ tufë majdanoz
    • 1 lgj nsieshte
    • 200 ml qumësht
    • Miks erëzash
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Grijmë imët qepët e njoma dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri duke i hedhur gradualisht. Pasi të bie volumi i qepëve shtojmë hudhrat të grira imët, kripë dhe erëza miks sipas dëshirës. Tek qumështi shtojmë pak niseshte dhe 3 kokrra vezë, I rrahim mirë dhe masën e hedhim në tigan mbi qepët e kaurdisura. Vendosim kapakun dhe e lemë në temperaturë të ulët derisa të mpikset kremi.

  • VIDEO

    Byrek me oriz, shumë shije nga zonja Albana

    Byrek me oriz

    Përbërësit:

    • 400 gr miell
    • 1 kokërr vezë
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • 200-250 ml ujë të vakët
    • Pak kripë
    • Niseshte për hollimin e petëve

    Për mbushjen:

    • 500 gr oriz
    • 300 gr djathë të bardhë
    • 4-5 vezë
    • 3 lugë gjalpë të tretur
    • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
    • 1 tufë kopër
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë e piper

    Përgatitja:

    Ziejmë orizin derisa të dalë gjysmë i zier dhe e kullojmë. E lëmë mënjanë derisa të ftohet. Shtojmë vezët e rrahura lehtë, djathin e grirë, gjalpin e tretur si dhe koprën e majdanozin të grirë hollë, kripë e piper sipas dëshirës. I përziejmë mirë. Fillojmë të përgatisim brumin duke hedhur miellin në një tepsi. Hapim një gropë në mes të miellit ku hedhim vezën, vajin e ullirit dhe ujin e vakët (ku kemi tretur pak kripë). I punojmë bashkë për disa minuta derisa të përftojmë një masë të plotë brumi. Brumin e mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë 10-15 minuta. Ndërkohë marrim brumin dhe e ndajmë në kuleçë të vegjël aq sa petë do të tërhollim. I hapim kuleçët e vegjël me niseshte. Petët i hapim më të mëdha se tepsia. Në një tepsi të lyer me vaj shtrojmë 2 petë, duke i spërkatur e lyer një nga një me vaj ulliri. Pasi shtrojmë petën e tretë, fillojmë e hedhim mbushjen e përgatitur në tërë petën. Më pas shtrojmë edhe dy petë të tjera, pastaj hedhim mbushjen. Pra, shtrojmë mbushje në çdo dy petë. E pjekim byrekun në furrë të ngrohur më parë, derisa të marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Kompekaj nga zonja Albana / Ja sa thjesht e përgatisni ëmbëlsirën tradicionale

    Kompekaj

    Përbërësit:

    • 12 vezë
    • 6 petë
    • 12 ls sheqer
    • 12 ls miell
    • 1 lç sodë
    • 3 ls kakao
    • 300 gr arra të shtypura
    • 150 gr gjalpë i shkrirë

    Për shurupin:

    • 700 gr sheqer
    • 600 ml ujë
    • 1 paketë vanilje
    • Cipa limoni

    Përgatitja:

    Rrahim vezët me sheqerin derisa të krijojmë një shkumë të qëndrueshme. Që të mos dështojë ky proces, vezët duhet të jenë në temperaturë dhome. Shtojmë gjalpin e shkrirë, por të ftohur, miellin, kakaon, sodën dhe arrat e shtypura. Në tavë shtrojmë 3 petë, duke i spërkatur me pak gjalpë. Hedhim masën e përgatitur dhe përsipër shtrojmë edhe 3 petët e tjera, duke i spërkatur me gjalpë. E vendosim për të pjekur në sobë të ngrohur në temperaturë 180 gradë, për 40 minuta. Ndërkohë përgatisim shurupin me sheqer, ujë, cipë limoni dhe vanilje. I lëmë të vaken të dyja dhe më pas në kompekain e prerë në forma katrore hedhim shurupin.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 24 korrik 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha mbron Veliajn e Metën për kushtet në qeli te Lapaj i "merr" mandatin Shabanit e deri tek Erion Braçe thotë se Arben Ahmetaj shkatërroi bujqësinë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë-Zyrtarisht i pandehur, cili do jetë fati i VELIAJ? Skenarët e fortë ZBULOHEN në studio

    Avokati Rezart Kthupi, tha se akuza për futjen e sendeve të paligjshme, duhet që të ishte shmangur. Avokati Edmond Petraj tha se për sendet e paligjshme në burg nuk mund të hetohet i burgosuri.

  • VIDEO

    LIVE/ Situata me ZJARRET, flet ministri i MBROJTJES Pirro Vengu, zbulon situatën

    Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu, u shpreh se pasditen e sotme, është shuar një vatër zjarri brenda parkut të Llogarasë e cila sipas tij ishte ndezur qëllimisht. Në një lidhje skype për Report Tv, ministri theksoi se na vatrat e zjarrit që kanë aktive nuk ka pasur rrezik për banesat. 

  • VIDEO

    Shkodrani korr sukses me rukolën: 20 vite që merrem. Dikur e hidhja, sot kam super treg- NJË NGA NE

     

    Rreth 20 vite më parë zgjodhi të kultivonte rukolën në Shkodër, duke u bërë prodhuesi i parë i saj. Hilmi Zeneli tregoi këmbëngulje në iniciativën e tij dhe sot ka treg të sigurt.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë/Pa Gjurmë-‘Iku natën me një të panjohur, kamerat e zbuluan’/Familja:Shoku ka gisht në largimin e tij

     

    Personi që shikoni në foto rezulton I humbur që prej datës 24 Maj të vitit 2024. 41-vjecari nga Skrapari, Erion Bregu, emigroi drejt Greqisë për të punuar por fatkeqësisht humbi cdo kontakt me familjen e tij. Nuk ishte hera e parë që Erioni shkonte në shtetin Grek për të punuar, për shkak se e kishte shkelur afatin tre mujor e kaloi kufirin me këmb dhe kishte vetëm 2 javë që kishte shkuar në fshatin Kallamaki, nje fasht shume afer qytetit te Larisës, ku filloi dhe punë në bujqësi. Gruaja e moshuar që e kishte punësuar 41-vjecarin i kishte siguruar dhe vendin e fjetjes. Reth datës 20 po të muajit maj, në një nga telefonatat e fundit me vëllain e tij, Erioni i tregoi se kishte pasur konflikt me një shqiptar nga Përmeti, madje ky i fundit dhe e kishte dhunuar. Pas kësaj ngjarje të treguar nga vete 41-vjecari, telefoni i tij u fik. Përpjekjet e vellezerve për tu rilidhur ishin të kota, kane kaluar 6 muaj dhe ende nuk dihet cfare ka ndodhur me fatin e Erion Bregut. Familja ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij në shtetin grek dhe kanë denoncuar dhe prane interpolit. Ata janë në merak për 41-vjecarin dhe cdo ditë që kalon janë më sytë nga telefoni në pritje të një lajmi….

  • VIDEO

    Gazetari Artur Nura për Report Tv: Demokratët e kanë kuptuar, me Berishën nuk fitojnë kurrë, Lapaj-Shabani kanë humbur besueshmërinë tek votuesit

    Pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit, për gazetarin Artur Nura, edhe demokratët tashmë e kanë të qartë se me Sali Berishën nuk vijnë kurrë në pushtet. Teksa u ndal tek përplasjet që pati Adratik Lapaj dhe Endrit Shabani për mandatin, ai tha se pas kësaj tashmë ata kanë humbur besueshmërinë në popull.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv