-
VIDEO
Melaim Zeka: Kurti ka ndërtuar një piramidë urrejtje me Tiranën, ka të njëjtën retorikë me presidentin Vuçiç
Gazetari dhe analisti Melaim Zeka, ka deklaruar se presidenti i Kosovës Albin Kurti ka prodhuar krizë me BE dhe SHBA dhe e ka futur Kosovën nën sanksione.
-
VIDEO
Shkarkimet në Bashki pa Veliajn/ Shokon Kocaqi, zbulon planin Rama-Berisha l Frontline
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00
-
VIDEO
Kanioni i Holtës l Veri Jug
Kanioni i Holtës, një prej perlave të natyrës shqiptare, vjen në emisionin Veri Jug, përmes reportazhit të realizuar në zemër të këtij monumenti natyror. I gjatë mbi tre kilometra dhe me një pasuri të rrallë shpellash karstike, kanioni është atje, në afërsi të qytetit të Gramshit dhe në zemër të fshatit Tërvol, edhe si një mundësi për zhvillimin e agroturizmit për banorët vendas. Ndiqni reportazhin “Kanioni i Holtës”, të djelën, premierë ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.
-
VIDEO
'Për hir të dashurisë', 4 fate tragjike të ruseve të dashuruara me djem shqiptarë l DOSJA K
Katër histori dashurie, mes të cilave diktatura gdhendi shenjën e saj të ndarjes. Ato ishin vajza të bukura ruse, të dashuruara me djem shqiptarë në fund të viteve ’50, dhe secila përjetoi tre epoka: dashurinë, ndarjen dhe sfidën e ribashkimit pas shumë dekadash. Nina dhe Muntaz Pumo, Valentina dhe Pandi Buci, Elena dhe Minella Cami, Livia dhe Lutfi Shehu… histori pasioni, dhimbjeje dhe shprese në dokumentarin “Për hir të dashurisë”. Pjesa e parë.
-
VIDEO
Përplasjet Lapaj-Shabani, Arlind Qori në Report Tv: Po ‘hanë’ njëri-tjetrin për një mandat, nuk kanë ideal! Redi Muçi do jetë deputet i Lëvizjes
Kreu i ‘Lëvizjes Bashkë' Arlind Qori, përplasjet Lapaj-Shabani, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesëve të partive politike, të cilët sipas tij po zihen për një mandat deputeti. I ftuar ditën e sotme në emisionin 'Studio Live' në Report Tv, Qori tha se ata nuk kanë asnjë ideal.
-
VIDEO
Emisioni i plotë/ Pa Gjurmë-‘Kam humbur rrugën, ndodhem në një stan’/Babai: Im bir u zhduk, bariu na tha se atë natë…
Një humbje e mistershme e një 18-vjeçari nga Belshi i Elbasanit na kthen 15 vite pas në kohë. Ishte viti 2010 kur Erjon Gjolena u nis drejt Greqisë, sëbashku me mikun e tij Pëllumb Muca, më datë 2 Mars. Ndërsa kaluan në tokën Helene, ilegalisht dhe duke bërë 4 ditë rrugë në këmbë, Pëllumbi sëmuret dhe Erjoni u detyrua ta nxirrte në rrugën kryesore për t’ja dorëzuar policisë. Pas ketij moment 18 vjeëari i asaj kohe u shkëput gjatë udhëtimit duke humbur kontaktet me mikun e tij. Me destinacion një zonë që ndodhet dy orë larg nga Katerini, Erjoni mbërriti shëndoshë e mirë. Në këtë moment ai mori në telefon Arditin vëllain e tij, ndërsa i tha se gjithcka ishte mirë dhe se po mundohej të gjente një punë. Kontaktet i kishin të rregullta deri më datë 8 mars, datë e cila shënon telefonatën e fundit që Erjoni realizoi me të vëllanë, të cilit i pohoi se kishte dalë për kafe, por më pas shkëputën cdo kontakt. Nga kërkimet e familjarëve mësohet se atë ditë që i riu ndodhej në Greqi, kishte komunikuar me një bari grek, ndërsa ky i ishte lutur të qëndronte, pasi kishte rënë nata. Të nesërmen, para se të largohej Erjoni mësohet se kishte thënë që do të shkonte në drejtim të Katerinit, atje ku ndodhej edhe një tjetër mik i të riut. Familjarët kanë ndjekur të njëjtin itinerar sipas këtyre fjalëve duke kërkuar në Katerini, por atje nuk mundën të gjenin asnjë gjurmë të Erjon Gjolenës. Këtu lindën dyshimet e para se Erjoni kishte gënjyer në lëvizjet që po bënte, arsye të cilën familjarët nuk e dinë ende.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Korrik 2025 – Receta/ Këshilla për lëkurën në verë / ‘Bëje vetë’, maska në kushte shtëpie
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë verore me perime dhe kos / Krelanë me djathë / Sallatë verore me perime të freskëta dhe djathë të bardhë.
Me ardhjen e stinës së nxehtë, lëkura dhe organizmi ynë përballen me sfida të reja: lagështia, djersitja e tepërt, ekspozimi ndaj diellit dhe frekuentimi i vendeve si pishinat dhe plazhet, krijojnë kushte ideale për zhvillimin e infeksioneve fungale, irritimeve të lëkurës dhe reaksioneve alergjike. Infeksionet mykotike në këmbë, trup apo thonj shtohen ndjeshëm, po ashtu edhe rastet me dermatite nga dielli apo aktivizimi i herpesit. Në studion e “Rreze Dielli” me dermatologen Brunilda Bardhi ndajmë disa këshilla të dobishme për shqetësimet më të zakonshme gjatë stinës së verës. Dr. Bruna u ndal dhe në aktivitetin e organizuar pak kohë më parë në Tiranë, ku ASCAD mblodhi 14 dermatologë, trajnerë dhe akademikë nga e gjithë bota me fokus zhvillimet e reja në dermatologji dhe estetikë.
Gjatë muajve të nxehtë të verës, flokët tanë përballen me shumë sfida: rrezet e forta të diellit, uji i kripur i detit dhe klori nga pishinat mund t’i thajnë dhe t’i dëmtojnë thellësisht. Si rezultat, flokët humbasin shkëlqimin, bëhen të brishtë dhe më të prirë ndaj dëmtimit. Për të ruajtur shëndetin dhe bukurinë e flokëve, kujdesi natyral është një zgjidhje e thjeshtë dhe efektive. Një maskë me pak përbërës natyralë mund të bëjë mrekulli: jo vetëm që u jep flokëve shkëlqim dhe butësi, por edhe i mbron nga ndikimet e dëmshme të rrezeve UV. Në "Bëje vetë" në Rreze Dielli, Niki dhe Stela tregojnë si të përgatisni një maskë të thjeshtë, por shumë efikase, që mund ta bëni lehtësisht në shtëpi.
Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë alternativa natyrale për kujdesin personal, përdorimi i një deodoranti pa kimikate është bërë një zgjedhje e ndërgjegjshme për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Shumë deodorantë të zakonshëm përmbajnë përbërës të dëmshëm, të cilët mund të irritojnë lëkurën dhe të ndikojnë negativisht në organizëm. Fatmirësisht, mund të përgatisni lehtësisht në shtëpi një deodorant natyral, pa kimikate, me vetëm dy përbërës të thjeshtë, që lufton djersën dhe aromat e pakëndshme në mënyrë të sigurt dhe efektive. Niki dhe Stela në "Bëje vetë" na tregojnë hap pas hapi si të përgatisni vetë një anti-djersë natyrale me 100% efikasitet.
-
VIDEO
Flokë të gjatë me super shkëlqim? Kjo maskë bën mrekulli, ushqen flokët dhe s’lejon djegie
Gjatë muajve të nxehtë të verës, flokët tanë përballen me shumë sfida: rrezet e forta të diellit, uji i kripur i detit dhe klori nga pishinat mund t’i thajnë dhe t’i dëmtojnë thellësisht. Si rezultat, flokët humbasin shkëlqimin, bëhen të brishtë dhe më të prirë ndaj dëmtimit. Për të ruajtur shëndetin dhe bukurinë e flokëve, kujdesi natyral është një zgjidhje e thjeshtë dhe efektive. Një maskë me pak përbërës natyralë mund të bëjë mrekulli: jo vetëm që u jep flokëve shkëlqim dhe butësi, por edhe i mbron nga ndikimet e dëmshme të rrezeve UV. Në "Bëje vetë" në Rreze Dielli, Niki dhe Stela tregojnë si të përgatisni një maskë të thjeshtë, por shumë efikase, që mund ta bëni lehtësisht në shtëpi.
-
VIDEO
Ministri Mazniku: Akademia e Pushtetit Vendor me bord të përbashkët, do të financohet 50 % nga qeveria dhe 50% nga bashkitë
Sa i përket aksionit për lirimin e hapësirave publike që janë zaptuar, Mazniku evidentoi se është e nevojshme që të ketë një ekuilibër në komunitet mes pronës private dhe asaj të përbashkët.
-
VIDEO
Paketa e Maleve/ Mazniku: Deri tani janë mbi 1800 aplikantë, ja si do të jepet statusi për të investuar
Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, Mazniku tregoi se faza e parë e këtij programi do të jetë e hapur deri në mesin e muajit Shtator.
-
VIDEO
Pamjet ekskluzive/ Report Tv në Dukat, flakët drejt një stani, banori: Na rrezikohen bagëtitë e shtëpitë
Prej disa ditësh vijon zjarri në malin e Dukatit. Report Tv me gazetarin Armand Xhelili po ndjekin nga afër situatën, ndërsa situata është përkeqësuar dhe flakët kanë avancuar në drejtim të një stani, fare pranë shtëpive. Bashkë me forcat zjarrfikëse, janë bashkuar në ndihmë të zjarrfikësve edhe banorë të zonës për të shuar flakët.
Ndërkohë po punohet edhe nga ajroi për të shuar flakët, me helikopter dhe dy avionë të ardhur në ndihmë nga Greqia. Flakët rrezikojnë edhe Parkun e Llogarasë, ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit. Një banor i zonë si tha Report Tv se flakët vijojnë prej 15 ditësh, ndërsa i rrezikohen bagëtitë e shtëpitë.
“Ka që më datë 15, ka pushuar 2-3 ditë, është aktivizuar prapë. Ne rrezikojmë bagëti. Rrezikohet shtëpitë e të gjitha.
-
VIDEO
Mos blini më deodorant! Ja sa thjesht e realizoni vetë, 100 % siguri/ Stela: Kam 10 vite që e përdor
Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë alternativa natyrale për kujdesin personal, përdorimi i një deodoranti pa kimikate është bërë një zgjedhje e ndërgjegjshme për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Shumë deodorantë të zakonshëm përmbajnë përbërës të dëmshëm, të cilët mund të irritojnë lëkurën dhe të ndikojnë negativisht në organizëm. Fatmirësisht, mund të përgatisni lehtësisht në shtëpi një deodorant natyral, pa kimikate, me vetëm dy përbërës të thjeshtë, që lufton djersën dhe aromat e pakëndshme në mënyrë të sigurt dhe efektive. Niki dhe Stela në "Bëje vetë" në Rreze Dielli, na tregojnë hap pas hapi si të përgatisni vetë një anti-djersë natyrale me 100% efikasitet.