-
VIDEO
Tirana epiqendër e zhvillimeve dermatologjike, ASCAD sjell ajkën e dermatologjisë nga e gjithë bota
Në 14-15 qershor, Tirana u bë vendi i takimit për disa nga dermatologët më të mirë të botës, duke u shndërruar kështu për dy ditë në epiqendër të zhvillimeve të fundit në këtë fushë. Eventi u organizua nga Shoqata e Dermatologjisë Kozmetike & Estetike Shqiptare, themeluar dhe drejtuar nga doktoreshë Brunilda Bardhi. 14 dermatologë, trajnerë dhe akademikë nga e gjithë bota patën mundësinë të shkëmbejnë me njëri-tjetrin përvojat profesionale, për të përditësuar teknikat e reja shkencore të dermatologjisë në nivel botëror. Mesazhi i aktivitetit ishte rëndësia që kanë bashkëpunime të tilla mes profesionistëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë, për të çuar përpara standardet e trajtimit estetik dhe dermatologjik në vendin tonë.
-
VIDEO
Dielli, njollat, ninashet, myku e infeksionet…Ja si të MBROHENI / Doktoresha tregon ‘sekretet’
Me ardhjen e stinës së nxehtë, lëkura dhe organizmi ynë përballen me sfida të reja: lagështia, djersitja e tepërt, ekspozimi ndaj diellit dhe frekuentimi i vendeve si pishinat dhe plazhet, krijojnë kushte ideale për zhvillimin e infeksioneve fungale, irritimeve të lëkurës dhe reaksioneve alergjike. Infeksionet mykotike në këmbë, trup apo thonj shtohen ndjeshëm, po ashtu edhe rastet me dermatite nga dielli apo aktivizimi i herpesit. Në studion e “Rreze Dielli” me dermatologen Brunilda Bardhi ndajmë disa këshilla të dobishme për shqetësimet më të zakonshme gjatë stinës së verës.
-
VIDEO
Krelanë me djathë, një recetë e vjetër për të mos u humbur nga zonja Albana
Krelanë me djathë
Përbërësit:
- 500 gr miell misri
- 150-200 gr djathë i bardhë
- 2-3 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë i tretur
- Ujë i ngrohtë (sa të formohet brumi)
- Pak kripë
Përgatitja:
Në një enë të madhe hedhim miellin e misrit dhe pak kripë. Shtojmë gradualisht ujë të ngrohtë, duke e përzier me dorë ose me lugë druri derisa të formohet një brumë i butë, jo shumë i lëngshëm, por që të mos jetë as i fortë. Shtojmë vajin ose gjalpin e tretur dhe e përziejmë mirë. Në fund shtojmë djathë të bardhë të thërrmuar në brumë dhe e përziejmë që të shpërndahet njëtrajtshëm. Lyejmë një tavë me pak vaj ose gjalpë, shtrojmë brumin në tavë, duke e shtypur lehtë me dorë ose me lugë që të barazohet trashësia (rreth 2 cm). E pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 35-40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë sipër dhe të forcohet nga poshtë. Krelana pritet në copa katrore ose trekëndëshe dhe shërbehet e ngrohtë me kos të freskët, dhallë ose çaj mali.
Këshilla nga Albana: Për shije më autentike, në vend të vajit mund të përdorësh gjalpë të fshatit. Në disa zona, krelanës i shtojnë edhe pak gjizë ose i përziejnë djathin me pak majdanoz të freskët për aromë.
-
VIDEO
Sallatë verore me perime të freskëta dhe djathë të bardhë nga zonja Albana
Sallatë verore me perime të freskëta dhe djathë të bardhë
Përbërësit:
- 2 domate të pjekura
- 1 kastravec i madh
- 1 qepë e kuqe ose e bardhë
- 1 spec jeshil ose i kuq
- 100 gr djathë i bardhë
- 10-15 ullinj të zinj pa bërthamë
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 lugë uthull molle ose limon
- Pak rigon i thatë
- Kripë, piper, bimë aromatike
Përgatitja:
Presim domaten, kastravecin dhe specin në feta ose kube sipas dëshirës. Qepën e presim në rrathë të hollë dhe nëse është shumë e fortë e lëmë pak në ujë me uthull për 10 minuta. Në një enë të madhe përziejmë të gjitha perimet, ullinjtë dhe djathin. Në një filxhan të vogël përziejmë vajin e ullirit, uthullën/limonin, rigonin, kripën dhe piperin. Marinojmë sallatën duke e përzier lehtë që të mos prishet djathi. Në fund mund të shtojmë bimë aromatike për më shumë freski dhe aromë.
Këshilla nga Albana: Kjo sallatë shkon mrekullisht me bukë të thekur, mish të pjekur në skarë, ose si vakt i vetëm i lehtë. Mund t’i shtosh edhe qiqra të ziera, thjerrëza ose pak quinoa për më shumë vlera.
-
VIDEO
Tavë verore me perime dhe kos nga zonja Albana
Tavë verore me perime dhe kos
Përbërësit:
- 2 kunguj mesatarë
- 1 patëllxhan i madh
- 1 spec jeshil
- 1 spec i kuq
- 2-3 domate të pjekura
- 1 qepë e madhe
- 2 thelpinj hudhër
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Rigon ose majdanoz i freskët
Për salcën me kos:
- 1 gotë kos i trashë
- 1 vezë
- 2 lugë gjelle miell
- Pak kripë
- Pak djathë i bardhë (opsionale)
Përgatitja:
Qërojmë dhe presim patëllxhanët në feta të holla. I vendosim në ujë me kripë për 15 minuta për të larguar hidhësinë. Presim kungullin, specat, domatet dhe qepën në feta ose kubikë mesatarë. Kaurdisim lehtë qepën me hudhrën në vaj ulliri derisa të zbuten, më pas shtojmë specat dhe kungujt. Pas 5-7 minutash shtojmë patëllxhanin dhe domatet. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe i lëmë të gatuhen për 10 minuta në zjarr të mesëm, duke i përzier herë pas here. Perimet e gatuara i shtrojmë në një tavë balte ose qelqi. Përgatitim salcën me kos duke rrahur në një enë kosin me vezën, miellin dhe pak kripë. Shtojmë pak nga lëngu i perimeve nëse është e nevojshme që të hollohet. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak djathë të bardhë të thërrmuar për shije më të plotë. Hedhim salcën mbi perimet në tavë, duke e përhapur njëtrajtshëm. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-40 minuta, derisa të marrë një kore të artë sipër.
Këshilla nga Albana: Mund të shtosh edhe karotë ose patate të prera hollë. Shkon shumë me bukë misri ose bukë të thekur. Shërbehet e ngrohtë ose edhe e ftohtë – shija bëhet edhe më e mirë të nesërmen!
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 22 korrik 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Rama kërkon ristrukturim të Bashkisë së Tiranës te Berisha 6 mln dollarë të harxhuara kot e deri tek çfarë do sjellë tërheqja amerikane nga punët e brendshme të Shqipërisë dhe të botës.
-
VIDEO
Aksione me PRISHJET e ndërtimeve pa leje, deri ku shkon Rama? Akuza e reagimet të FORTA| Pjesa e 2
Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi, teksa u ndal tek aksioni për lirimin e hapësirave publike, e cilësoi atë si një veprim të ngjashëm me fushatat e mëparshme kundër informalitetit, që sipas tij dhanë rezultate të përkohshme.
-
VIDEO
Muçi përballë Bardhës! DEBATE të forta për aksionin për FATURAT, përplasen ekonomistët | PJESA 1
Eksperti i Ekonomisë Eduard Gjokutaj, tha se ky aksion do të sjellë efekt të kundërt, pasi rritet informaliteti. Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi, e sheh këtë aksion si i ndërmarr nga qeveria për të favorizuar oligarkët dhe kompanitë e mëdha.
-
VIDEO
Dosja “Partizani” u shty për herë të dytë, Spartak Ngjela: Avokatët janë jo profesionistë, tregojnë që Saliu është i fajshëm
Sipas avokatit Ngjela, avokatët e ish-Kryeministrit kërkojnë të fitojnë me procedurë përmes këtyre manovrave. Por sjellja e avokatëve, sipas Ngjelës, tregon që Sali Berisha është fajtor.
-
VIDEO
Zvarritja e aferës ‘Partizani’, Poli Hoxha për Report Tv: Mosnjohja e GJKKO, strategji e re e Berishës! Shtyrja e procesit po i heq pikë drejtësisë
Për gazetarin Poli Hoxha, mosnjohja e GJJKO nga ana e Berishës për të gjykuar dosjen 'Partizani' është strategji e Berishës për të shtyrë procesin.
-
VIDEO
Pa Gjurme- ‘S’ka dhimbje më të madhe të mos dish ku ke djalin’/ Prindërit: Në telefon na premtoi se…
Albani Arifi ishte ende një adolesht me ëndrra të mëdha kur vendosi që bashkë me dy fqinjët e tij Jovan e Gerti Strasi të emigronin drejt shtetit helen. Ishte viti i largët 1993 kur ata u zhvendosën në Selanik. Menjëherë Albani nisi punë në një baxho. Me familjen mbante kontakte të rregullta. Teksa duket se gjërat po shkonin mirë në tokë të huaj, pas dy vitesh autoritet greke e rikhejnë të riun në atdhe. Asokohe janë kthyer në Shqipëri një numër i madh emigrantësh shqiptarë, të cilët kishin shkuar për të punuar. Albanit, policia greke i merr vetëm shenjat e gishtërinjëve, ndërsa dy miqtë e tij Jovanit dhe Gertit përfunduan në burg. Në vitimn 1995 mbnërriti te familja e tij në Pojan të Korccës dhe sakaq tentonte herë pas here për të shkuar në shtetin grek. Itinerari i vajtje-ardhjeve të Albanit në Greqi zhgjati disa muaj, pasi sa herë ai tenotonte të kalonte kufirin kapej nga policia. Më në fund më 2 gusht të vitit 1996 Albani mbërrin në Veria të Greqisë, atje ku fillon një punë sezonale. Nga aty i riu zhvendoset në Pire dhe fillon punë në një hotel në qendër të qytetit si pastrues. Rastësisht takohet me një kushëri të tijin, Muhametin dhe mikun e tij me profesion gazetar Ismailin,Në shtator të vitit 1996, Albani së bashku me Gertin dhe Jovanin vendosën që të shkonin në Kretë. Vetëm njëri nga shokët arriti të kalojë, Gerti, ndësa Albani dhe Jovani u kthyen sërish në Pire. Një javë më vonë Jovani telefonin Albanin dhe e lënë të takohen në port për të tentuar që të shkojnë drejt Kretës. Albani atë ditë largohet nga shtëpia e kushëririt Muhamet. Mirëpo ai nuk u takua me shokun e tij Jovanin. Familja ka bërë kërkime për të rënë në gjurmët e 47-vjeccarit sot. Ata kanë bërë një denoncim edhe në policinë Helene dhe atë shqiptare. Albani ishte djalë i shkathët dhe gjithmonë e kishte shprehur dëshirën në familje për t’u larguar jashtë Shqipërisë. Ai zotëronte në mënyrë të shkëlqyer gjuhën greke dhe atë ruse. Në shtetin helen, Albani njihej me emrin Panajot Strasi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Korrik 2025 – Receta/ Horoskopi për muajin Gusht nga Jorgo Pulla / Natyra dhe Shëndeti, Këshilla vere nga Ylli Merja
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Perime verore të mbushura me oriz / Sallatë me patate / Kulaç rëre i ëmbël.
Në Rreze Dielli astrologu i njohur Jorgo Pulla solli parashikimin mujor për gushtin 2025, një muaj i zjarrtë e me surpriza të mëdha. Sipas astrologut Pulla, ky muaj do të ketë ndikime të forta planetare “Dielli mbetet në Luan për tre javët e para të muajit duke sjellë energji, gëzim dhe dëshirë për të shijuar jetën. Merkuri, planeti i komunikimit dhe udhëtimeve, gjithashtu qëndron në Luan gjatë gjithë muajit duke favorizuar bisedat e hapura, romancat dhe mendimet pozitive. Hëna e plotë në Ujor më 9 gusht ndikon fuqishëm në miqësitë, jetën shoqërore dhe mënyrën se si e shohim botën. Venusi qëndron në Gaforre gjatë pjesës së parë të muajit dhe takohet me Jupiterin më 11 gusht, një moment i rrallë që sjell fat, dashuri dhe mundësi të veçanta. Në fund të muajit, Venusi hyn në Luan më 26 gusht, duke sjellë një shpërthim pasioni dhe romance përpara ardhjes së vjeshtës”.
Stina e verës, me gjithë ngrohtësinë dhe energjinë e saj, sjell jo vetëm pushime dhe relaks, por edhe sfida për shëndetin tonë: nga lodhja për shkak të vapës, deri te problemet me tretjen, dehidratimi apo rënia e imunitetit. Në një kohë kur shumë njerëz kërkojnë zgjidhje të natyrshme për mirëqenien e tyre, Ylli Merja, njohës i thellë i botës së bimëve mjekësore, na kujton se natyra është farmacia më e pasur dhe më e besueshme që kemi. Sipas tij, "shëndeti është shkruar në natyrë" dhe mjafton të dimë si ta lexojmë. Në këtë rrëfim në studion e "Rreze Dielli", Merja ndan disa momente nga puna e tij e përditshme, si dhe jep disa këshilla tepër të vlefshme gjatë kësaj periudhe të nxehtë të verës për ruajtjen e shëndetit në mënyrë natyrale.