-
VIDEO
9 vite reformë në drejtësi/ Spahiu për Report Tv: Gjyqtarë dhe prokurorë ende e kanë frikë Ramën dhe Berishën!
Juristi Kreshnik Spahiu analizon në 'Sot, Live në Shqipëri', 9 vitet e reformës në drejtësi. Thotë se Reforma në Drejtësi ka qenë e suksesshme për SPAK, por gjyqtarë dhe prokurorë ende kanë frikë që të prekë Sali Berishën dhe Edi Ramën. A janë realizuar pritshmëritë? Çfarë mendon për aksionin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike, shembjen e ndërtimeve pa leje, si dhe për pretendimet e Berishës për farsën elektorale
-
VIDEO
Shabani i heq mundësinë Lapajt për t’u bërë deputet: S’ka më bisedime, në Kuvend të shkojë kushërira e tij!
Kryetari i Partisë Nisma Thurje, Endri Shabani i mbyll çdo derë Adriatik Lapajt, i cili në shtator duket se do të ngelë jashtë Kuvendit. I ftuar në Report Tv, Shabani thotë se pas kërcënimeve që janë bërë në drejtim të tij, nuk ka më asnjë arsye për t’u ulur në bisedime me Lapajn.
-
VIDEO
Lapaj nuk heq dorë nga mandati, shkresa KQZ-së: Dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur konsiderohen të miratuara në heshtje
Adriatik Lapaj i Nismës “Shqipëria bëhet” insiston për të marrë mandatin e deputetit. Për herë të dytë, ai iu drejtua sot me një letër KQZ-së, ku kërkon që të konfirmohet dorëheqja e të gjithë kandidatëve të listës së mbyllur.
-
VIDEO
‘Trupi vetshërohet’, Ylli Merja flet hapur: Shëndeti është shkruar në natyrë, e lexoj çdo ditë tek njerëzit
Stina e verës, me gjithë ngrohtësinë dhe energjinë e saj, sjell jo vetëm pushime dhe relaks, por edhe sfida për shëndetin tonë: nga lodhja për shkak të vapës, deri te problemet me tretjen, dehidratimi apo rënia e imunitetit. Në një kohë kur shumë njerëz kërkojnë zgjidhje të natyrshme për mirëqenien e tyre, Ylli Merja, njohës i thellë i botës së bimëve mjekësore, na kujton se natyra është farmacia më e pasur dhe më e besueshme që kemi. Sipas tij, "shëndeti është shkruar në natyrë" dhe mjafton të dimë si ta lexojmë. Në këtë rrëfim në studion e "Rreze Dielli", Merja ndan disa momente nga puna e tij e përditshme, si dhe jep disa këshilla tepër të vlefshme gjatë kësaj periudhe të nxehtë të verës për ruajtjen e shëndetit në mënyrë natyrale.
-
VIDEO
Gushti muaji i dashurisë e ndryshimeve, por… Ja ç’ndodh në 11 gusht / Horoskopi mujor nga Jorgo Pulla
Në Rreze Dielli astrologu i njohur Jorgo Pulla solli parashikimin mujor për gushtin 2025, një muaj i zjarrtë e me surpriza të mëdha. Sipas astrologut Pulla, ky muaj do të ketë ndikime të forta planetare “Dielli mbetet në Luan për tre javët e para të muajit duke sjellë energji, gëzim dhe dëshirë për të shijuar jetën. Merkuri, planeti i komunikimit dhe udhëtimeve, gjithashtu qëndron në Luan gjatë gjithë muajit duke favorizuar bisedat e hapura, romancat dhe mendimet pozitive. Hëna e plotë në Ujor më 9 gusht ndikon fuqishëm në miqësitë, jetën shoqërore dhe mënyrën se si e shohim botën. Venusi qëndron në Gaforre gjatë pjesës së parë të muajit dhe takohet me Jupiterin më 11 gusht, një moment i rrallë që sjell fat, dashuri dhe mundësi të veçanta. Në fund të muajit, Venusi hyn në Luan më 26 gusht, duke sjellë një shpërthim pasioni dhe romance përpara ardhjes së vjeshtës”.
-
VIDEO
Djegia e fushës së mbetjeve të Inceneratorit të Elbasanit në 2024, kontrolle në 14 zyra dhe banesa! Sekuestrohen disa celularë
Në kuadër të hetimeve për zjarrin e rënë një vit më parë në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit. Prokuroria ka ‘zbarkuar’ në 14 zyra dhe banesa. Sekuestrohen disa celularë.
-
VIDEO
Perime verore të mbushura me oriz nga zonja Albana
Perime verore të mbushura me oriz
Përbërësit:
- 2 speca për mbushje
- 2 domate të mëdha
- 2 patëllxhanë
- 1 qepë e grirë
- 3 qepë të njoma
- 1 domate në kubikë
- 1 thelpi hudhër
- 1 patate
- 1 dorë nene
- 200 gr oriz
- 200 ml ujë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, nenexhik
- Majdanoz, kopër, rozmarinë
Për salcën:
- 1 lgj salcë koncentrat
- 200 ml ujë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë perimet për t’i bërë gati për mbushjen. Pjesën e brendshme të domateve e grijmë në rende dhe së bashku me tulin e patëllxhanëve e kalojmë në një blender duke e kthyer në salcë. Kaurdisim qepët e grira imët, shtojmë salcën me domate dhe patëllxhanë, hudhrën dhe orizin. I kaurdisim për pak minuta dhe më pas shtojmë pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike. Me masën e përgatitur mbushim specat, domatet, patëllxhanin dhe i vendosim në një tavë. Hollojmë një lugë salcë të koncentruar me një gotë ujë, shtojmë kripë dhe piper të zi dhe e hedhim në tavën me perime të mbushura. Në qendër vendosim dhe një patate të prerë. E vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
Sallatë me patate dhe vezë të ziera / Shumë shije nga zonja Albana
Sallatë me patate dhe vezë të ziera
Përbërësit:
- 4-5 patate mesatare
- 1 qepë e kuqe ose qepë të njoma
- 2 vezë të ziera (opsionale)
- 2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
- 2 lugë gjelle uthull molle ose limon
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë mustardë
- Kripë dhe piper i zi sipas shijes
Përgatitja:
Ziejmë patatet (me gjithë lëkurë) në ujë me kripë për rreth 25-30 minuta derisa të zbuten. Pastaj i ftohim pak dhe i qërojmë. I presim në feta ose kubikë të mëdhenj. Ndërkohë ziejmë vezët për 8-10 minuta, i ftohim dhe i presim në copa. Në një tas.hedhim patatet, qepën e prerë hollë, vezët, majdanozin. I spërkasim me vaj ulliri, uthull ose limon, mustardë, kripë dhe piper. I përziejmë butësisht që të mos shtypen patatet.
Këshilla nga Albana: Mund të shtoni edhe kastravec turshi, speca, ose kopër për më shumë shije.
-
VIDEO
Kulaç rëre nga zonja Albana / Ja receta tradicionale e kulaçit të ëmbël
Kulaç rëre i ëmbël
Përbërësit:
- 1 kg miell
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 1 gotë sheqer
- 4 kokrra vezë
- 4 lugë gjelle arra të shtypura
- Pak sodë
- Pak ujë
Përgatitja:
Në një enë të madhe, hapim miellin në formë rrethore, duke krijuar një gropë në mes ku shtojmë vajin, sheqerin, vezët, arrat e shtypura dhe pak sodë. Fillojmë përzierjen me dorë ose me lugë druri, duke shtuar pak ujë sa të lidhet masa. E punojmë mirë derisa të formohet një brumë i butë dhe me strukturë që përngjan me rërën, pra që nuk është elastik si buka, por më i thërrmueshëm. Brumin e ndajmë në forma të vogla (kulaçë individualë) ose mund të shtrihet në një tepsi si një tavë e vetme. E vendosim kulaçin të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 20–25 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë
Këshilla nga Albana: Mund të shtoni pak vanilje ose lëkurë limoni për aromë më të freskët. Arrat mund të zëvendësohen ose përzihen me bajame ose lajthi.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 21 korrik 2025
Titujt e gazetave për sot, nga pas dorëheqjes së munguar Berishës i mbaron mandati si kryetar i PD te përgjaket bregdeti dhe turizmi malor e deri tek shenjat e brishta të një revolucioni në PD?
-
VIDEO
Veri-Jug/ Një urë e vjetër në hyrje të Kanionit të Holtës
Endri Mema, specialist në Bashkinë Gramsh, risjell në kujtesë një urë të vjetër lavjerëse mes shkëmbenjve që lidhte dy fshatra, por që tashmë nuk ekziston më. Ai thotë se sëshpejti, me një projekt të ri, ura do të rivitalizohet.
-
VIDEO
Veri-Jug/ Pikat turistike në Gramsh
Blerina Sinani dhe Sajmir Xharo, specialistë në Bashkinë Gramsh, shpjegojnë disa nga pikat turistike të rrethit.