• VIDEO

    Veri-Jug/ Kanioni i Holtës, i gjatë mbi 3 kilometra dhe me një pasuri të rrallë shpellash karstike

    Kanioni I Holtës, një prej perlave të natyrës shqiptare, vjen në emisionin "Veri-Jug", përmes reportazhit të realizuar në zemër të këtij monumenti natyror.

    • VIDEO

      Leximi si terapi! Bibliografja: Ja si ndikon libri në shëndetin fizik dhe mendor – Klinika 24

       

      Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë/ Mes sfidave të jetës dhe profesionit! Rrëfimi i një kirurgu - Klinika 24

       

      Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

    • VIDEO

      Dorëheqje pas kritikave të Ramës? Dredha: Duhej të kishim bërë më shumë për Vlorën, koha për reflektim! Zero tolerim për zaptuesit e hapësirave publike

      Pas kritikave të ashpra të kryeministrit Edi Rama, hapësirat publike në Lungomare të Vlorës kanë nisur të lirohen. I pari i qytetit bregdetar, Ermal Dredha në një intervistë për Report Tv tregon se në fillim të aksionit janë hasur me rezistencë, por më pas janë arritur kompromise dhe puna po vijon normalisht.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 19 korrik 2025

    • VIDEO

      Vajzat ‘VIP’ takime speciale në burgje, avokatja Velo: Favoret që u bëhen bosëve të krimit, korrupsion! Petraj: Marrin ndihmë nga brenda për futjen e telefonave

      Avokatja Sonila Velo i ka cilësuar takimet e vajzave VIP në burgje me bosët e krimeve si korrupsion i pastër. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ajo tha se ligji lejon vetëm takim me bashkëshortët.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë- Ledi Shamku: “Kur ruan fjalën, mbron shpirtin e vendit tënd”! Esence Report Tv

      Në një kohë kur gjuha ndryshon me ritme të shpejta dhe qytetet transformohen çdo ditë, Ledi Shamku na fton të ndalemi, të dëgjojmë dhe të kujtojmë. Ajo është zëri i një Tirane dhe Shqipërie që nuk duhet harruar kurrë! “Kur ruan fjalën, ruan shpirtin e vendit tënd”, sonte, ora 21:00 me Esencë në Report Tv, e ftuar në studio gjuhëtarja dhe sociolinguistia Ledi Shamku Shkreli.

    • VIDEO

      E FUNDIT/ SHERRI për mandatin! 'Shqipëria Bëhet’: Distancohemi nga çdo formë gjuhe fyese, kërcënuese

       Lapaj kërkon pajtimin me Shabanin, të cilit i thotë se duhet të zbatojnë me ndershmëri ujdinë politike në të cilën u themelua koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, edhe si një detyrim i lindur nga besimi që i 64 mijë votuesve, që shpresuan për një kulturë të re politike.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë- ‘Nusja i vdiq, vajza iu bë grua’/Vëllai:Shfrytëzoi luftën e Kosovës dhe harroi familjen...

      La një vajzë një vjeçe dhe u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Muajin që u zhduk dërgoi fjalë përmes një shoku të tij se do të kthehej në Shqipëri bashkë me pronarin maqedonas, por Rexhepi nuk u bë më i gjallë për vite me rradhë. 24-vjecar në atë kohë kuksiani Rexhep Kaloshi u nis drejt Maqedonisë bashkë me dy shokët e tij Murat Llukovi dhe Lebib Llukovi. Ishte viti 1998, kur vendosën të largoheshin nga kufiri ilegalisht, sikundër kishin bërë edhe herë të tjera. Deri në pikën kufitare shkuan me makinë. Rexhepi punonte në Maqedoninç e Veriut si marangoz, kur një nga shokët e tij u kthye në fund të vitit 1998 dhe me porosi të vetë Rexhepit solli në familjen e këtij të fundit një pako llokume dhe një stekë cigare për babain. Madje ai i kishte komunikuar se në janar do të vinte në Shqipëri së bashku me pronarin maqedonas, pikërisht në janar të vitit 1999 në muajin kur ai u zhduk. Dy shokët me të cilët ai u largua Murat Llukovi dhe Lebib Llukovi u kthyen ndërsa Rexhepi jo. Pasi janë pyetur nga familjarët dy bashkëudhëtarët, shokë të tij mësohet të kenë thënë se kanë mbërritur bashkë deri në Tetovë dhe më pas janë ndarë nga njëri tjetri. Sipas të njëjtave dëshmi në janar të vitit 1999 Rexhepi është parë në vëndin ku punonte si marangoz. Kunati, babai dhe një kushëri i Rexhepit u nisën drejt Maqedonisë për të komunikuar me vetë pronarin maqedonas por ai ju tha se po në janar të vitit 1999 Rexhepi kishte marrë paratë, dhe cdo gjë tjetër dukë u larguar. Djali i dytë nga 7 fëmijët e familjes Kaloshi, rezulton I humbur që prej 26 vitesh. Vite gjatë të cilave me humbjen e tij, ai ka humbur edhe babain dy vite më parë. Vajza që Rexhepi në moshën 1 vjeçare, sot 26 vite pas është martuar. Bashkë me nënën jetuan në familjen e të atit për pak vite e më pas u larguan. 6 vite më parë edhe bashkëshortja e tij u nda nga jeta pas një aksidenti të rëndë që i mori jetënDjali i hedhur i familjes Kaloshi u mungon ende sot, me një shenjë dalluese, një të carë në anën e djathtë të fytyrës, ai ka një ngjashmëri të madhe me një nga vëllezërit. Shabani i cili e kërkon në studion e ’’Pa gjurmë’’ ngjan me të vëllanë si dy pika uji. Nëna vuan mungesën e djalit, me një brengë në shpirt, nga e cila nuk ngriti më kokë.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Korrik 2025 – Receta/ Ruajtja e ilaçeve në verë & Suplementet, këshilla

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kungulleshka të pjekura në erëza me kos / Patëllxhanë me salcë dhe djathë në furrë / Akullore me qumësht dhe shije pjeshke.

      Në shtëpitë tona, sirtaret janë plot me tableta, shurupe, ilaçe, kremra e suplemente që i përdorim sipas nevojës. Por sa dimë vërtet për mënyrën e ruajtjes së tyre? A është frigoriferi vendi i duhur për çdo ilaç? A rrezikojmë shëndetin duke përdorur barna jashtë paketimit ose të mbetura nga një kurë e mëparshme? Në këto ditë të nxehta vere, ruajtja e gabuar e ilaçeve mund të sjellë më shumë dëm se dobi. Prandaj është e nevojshme të ndajmë këshilla të qarta, të thjeshta dhe të domosdoshme: si të ruajmë ilaçet në verë, cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë në shtëpi, apo kur marrim ilaçe në udhëtime e pushim. Për këtë flasim në studion e Rreze Dielli me farmacisten Elda Tomçini, e cila ndalet dhe në përdorimin e suplementeve të ndryshme. Çfarë duhet të kemi parasysh në përdorimin e tyre, si ndikojnë ato në kombinim me disa barna apo vitamina të caktuara? Tomçini shprehet se shpesh kombinimi i gabuar mund të jetë toksik për organizmin, madje mund të sjellë dhe pasoja fatale, ajo na tregon dhe këshillon se ku duhet të kemi më tepër kujdes.

    • VIDEO

      Sezoni turistik/ Eksperti për Report Tv: Zona e Adriatikut 90% e mbushur me pushues, jugu ka luhatje! Shkak çmimet

      Shqipëria është listuar një nga 7 vendet më të përballueshme në Europë për udhëtarët. Në lidhje me këtë renditje të Shqipërisë në ‘Sot Live në Shqipëri’ ishte i ftuar ekspert i turizmit Ferjolt Ozuni.

    • VIDEO

      Paralajmërimi i fortë i Zusit: Pa fatura në zinxhirin ushqimor, biznesi i madh në rrezik total!

      Komentoi edhe rastin viral në Sarandë, ku një tregtare përplaset me një inspektor pasi i kërkon që të shënojë tek pakoja e rigonit se cili është prodhuesi i produktit.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv