• VIDEO

    Magnez me vitaminë… apo antibiotikë / Kujdes këto suplemente bashkë janë TOKSIKE

    Në ditët e sotme vihet re gjithnjë e më shumë përdorimi i suplementeve të ndryshme farmaceutike dhe ushqimore. Por çfarë duhet të kemi parasysh në përdorimin e suplementeve, si ndikojnë ato në kombinim me disa barna apo vitamina të caktuara? E ftuar në studion e Rreze Dielli farmacistja Elda Tomçini shprehet se shpesh kombinimi i gabuar mund të jetë toksik për organizmin, madje mund të sjellë dhe pasoja fatale, ajo na tregon dhe këshillon se ku duhet të kemi më tepër kujdes.

  • VIDEO

    Kujdes po gaboni rëndë me ruajtjen e ilaçeve në verë / Elda Tomçini: Ja vendi i duhur në shtëpi

    Në shtëpitë tona, sirtaret janë plot me tableta, shurupe, ilaçe, kremra e suplemente që i përdorim sipas nevojës. Por sa dimë vërtet për mënyrën e ruajtjes së tyre? A është frigoriferi vendi i duhur për çdo ilaç? A rrezikojmë shëndetin duke përdorur barna jashtë paketimit ose të mbetura nga një kurë e mëparshme? Në këto ditë të nxehta vere, ruajtja e gabuar e ilaçeve mund të sjellë më shumë dëm se dobi. Prandaj është e nevojshme të ndajmë këshilla të qarta, të thjeshta dhe të domosdoshme: si të ruajmë ilaçet në verë, cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë në shtëpi, apo kur marrim ilaçe në udhëtime e pushime, si dhe çfarë duhet të dimë për suplementet që po përdorim gjithnjë e më shumë. Për këtë flasim në studion e Rreze Dielli me farmacisten Elda Tomçini.

  • VIDEO

    Kungulleshka të pjekura në erëza me kos nga zonja Albana

    Kungulleshka të pjekura në erëza me kos

    Përbërësit: 

    • 2 kungulleshka mesatare
    • 2 lugë vaj ulliri
    • 1/2 lugë çaji kripë
    • 1/2 lugë çaji piper i zi
    • 1/2 lugë çaji spec i kuq pluhur
    • 1/2 lugë çaji rigon ose trumzë
    • 1 thelpi hudhër e grirë hollë

    Për salcën me kos:

    • 200 ml kos i trashë
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lugë çaji limon ose uthull molle
    • Kripë, hudhër e shtypur
    • Kopër e grirë ose majdanoz

    Përgatitja:

    Presim kungulleshkat në feta të holla, i vendosim në tavë me letër furre dhe i spërkatim me pak vaj ulliri, kripë dhe erëza. I pjekim për pak minuta derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të jenë krokante anash. Ndërkohë, përziejmë përbërësit e salcës me kos. Shërbejmë kungulleshkat të ngrohta me salcën anash ose sipër, si meze apo pjatë kryesore të lehtë.

  • VIDEO

    Patëllxhanë me salcë dhe djathë në furrë nga zonja Albana

    Patëllxhanë me salcë dhe djathë në furrë

    Përbërësit: 

    • 1 kg patëllxhanë të gjatë
    • 500 ml salcë domatesh
    • 300 gr djathë mozzarella
    • 100 gr djathë parmixhano
    • 1/2 qepë
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 tufë borzilok
    • Vaj ulliri
    • Vaj për skuqje
    • Kripë, piper
    • Pak miell
    • Vezë sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Presim patëllxhanët në feta të gjata dhe të holla (rreth 0.5 – 1 cm). I kriposim dhe i lëmë për 30 minuta që të lëshojnë ujin. I shpëlajmë dhe i thajmë me letër kuzhine. Më pas i skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë (ose i pjekim në furrë për një version më të lehtë). Në një tigan, skuqim qepën dhe hudhrën me pak vaj ulliri. Shtojmë salcën e domates dhe e lëmë të ziejë për 15-20 minuta me pak kripë, piper dhe gjethe borziloku. Në fund të tavës vendosim një shtresë salce, një shtresë patëllxhanësh, mozzarella dhe pak parmixhano. Përsërisim 2-3 herë shtresat, duke përfunduar me salcë dhe parmixhano sipër. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 30-35 minuta. E lëmë të ftohet pak përpara se ta shërbejmë.

  • VIDEO

    Akullore shtëpie me qumësht dhe shije pjeshke nga zonja Albana

    Akullore me qumësht dhe shije pjeshke

    Përbërësit: 

    • 400 ml pana për ëmbëlsira
    • 1 gotë e vogël qumësht i kondensuar
    • 2 pjeshkë të pjekura
    • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
    • 1 lgj mjaltë ose sheqer pluhur (opsionale)

    Përgatitja:

    Rrahim panën me mikser derisa të formohet një krem i butë. Shtojmë qumështin e kondensuar dhe vaniljen. E përziejmë butësisht me spatul. Pjeshkët i blenderojmë lehtë (pak të grimcuara, jo lëng) dhe i bashkojmë me panën duke i përzier me kujdes. E hedhim masën në një formë (kutie akulli ose tavë metalike), e mbulojmë me letër kuzhine ose kapak dhe e vendosim në ngrirje për 4-6 orë, ose gjithë natën.

    Këshilla nga Albana: Nxirre 5 minuta para se ta shërbesh. Mund ta zbukurosh me feta pjeshke ose fletë mente.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 18 korrik 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga skandal në spital me Erion Veliajn te Adriana Kalaja thirrje demokratëve të rrëmbejnë armët kundër Ramës e deri tek bravo Vllaznia, bie Partizani!

  • VIDEO

    Shokuese/ Avokat Beqiri: Ervis Martinaj është gjallë! Jeton në një hotel mes …

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË | Sa kushtojnë eskortat në burg? Zbulohet e vërteta e daljes nga burgu të Veliajt

    Gazetarja Aida Topalli, deklaroi se janë paguar shumë të mëdha për të futur telefona në burgje. Sipas saj, shuma ka shkuar deri në 5 mijë euro.Për avokatin Idajet Beqiri, çdo gjë që hyn në burg kalon me dijeninë e punonjësve

  • VIDEO

    Në ‘Matrix’ janë zbuluar transferta me KRIPTOMONEDHA, Spahiu zbulon detaje në studio

  • VIDEO

    Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve: 100 telefona të sekuestruar gjatë një viti, s'kemi mungesë stafi! Shoqërimi i Veliajt, jo me 30 por me 5 policë

    Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Femi Sufaj tha se gjatë 1 viti janë sekuestruar 100 telefona, të cilët më pas ekzaminohen dhe i dërgohen prokurorisë. I pyetur nëse ka mungesë stafit në burgje, ai e mohoi këtë.

    • VIDEO

      Spahiu: Në disa shtete të BE kosto e mbajtjes një të burgosuri shkon nga 200-300 euro në ditë

      Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se në disa shtete të BE kosto e mbajtjes një të burgosuri shkon nga 200-300 euro në ditë.

      Ai tha se disa vende janë duke hapur burgje të reja në vende të tjera, si në rastin e Danimarkës në Kosovë pasi kostoja e mirëmbajtjes është më e vogël.

      Në disa shtete të BE kosto e mbajtjes një të burgosuri shkon nga 200-300 euro në ditë. Shumë shtet kanë filluar që të mendojnë fasonerinë e burgjeve. Danimarka po hap një burg në Kosovë që të ul koston e mirëmbajtjes së burgjeve, më mirë të shpenzojnë për të hapur burgje të reja në vende të tjera sesa të mirmbajnë. Edhe në vende të ballkanit kemi që futen armë dhedrogë dhe duhet që të kemi një buxhet më të madh për mirëmbajtjen e burgjeve.

      S.B/Shqiptarja.com

       

       

       

    • VIDEO

      Kontrollet blitz në burgje, Topalli: 5 mijë euro për të futur një telefon!

      Gazetarja Aida Topalli, deklaroi se janë paguar shumë të mëdha për të futur telefona në burgje. Sipas saj, shuma ka shkuar deri në 5 mijë euro.Për avokatin Idajet Beqiri, çdo gjë që hyn në burg kalon me dijeninë e punonjësve

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv