• VIDEO

    Përplasja Lapaj-Shabani për mandatin, Poli Hoxha për Report Tv: Debati deri në akuza penale, të shmangej! Gazetarja Meçani: Bashkim i forcave të reja, jo përçarje

    Gazetari Poli Hoxha ka deklaruar se përplasja Lapaj-Shabani për mandatin, është një debat që duhet të ishte shmangur. Ai tha se debati ka shkuar deri në akuza penale.  Për gazetaren Juela Meçani përplasja Lapaj-Shabani ndodhi, pasi kanë pasur pritshmëri të larta se do të merrnin vota për të marr të dy mandatin e deputetit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë- ‘Dashuronte një grua, burri i saj mund ta ketë zhdukur’/Vëllai:Bënte jetë nate, kam frikë…

    Vitet e emigrimit pas ndryshimeve të mëdha që ndodhën në Shqipëri ishin të vështira. Sikundër një pjesë e mirë e të rinjve që aspironin një jetë në perëndim edhe për 27 vjecarin asokohe Kujtim Muçodemi ishte e njëjta ëndërr. Ai mori rrugën në drejtim të malit, duke u nisur ilegalisht drejt Greqisë nga Janina në vitin 1991. Ashtu i vetëm, me ëndrrat djaloshare, pasi kreu shërbimin ushtarak emigroi drejt tokës Helene. Për një vit me radhë familja nuk dinte ende se ku strehohej i riu, pasi nuk patën asnjë kontakt me të. Një vit më pas në Greqi niset edhe një nga tre vëllezërit e Kujtimit,Njazi Muçademi së pari për të gjetur vëllanë por edhe për të punuar. Fati e deshi që të dy vëllezërit të takoheshin në Olimpia, aty ku Kujtimi i njohur me emrin grek si Lefter Papa punonte si kamarier, në një klab në pronësi të një shtetasi grek. Një javë më pas Njaziu ndalohet nga policia dhe kthehet në Shqipëri. Ky ishte momenti që do të shkeputeshin përfundimisht kontaktet edhe me Kujtimin, i cili tashmë rezulton i humbur që prej 15 qershorit të vitit 1992. Por meraku për të vëllanë e ktheu sërish në Greqi, por nuk e gjeti më në Olimpia. Pronari grek ku i riu kishte punuar, pohoi se Kujtimi i kishte marr një javë leje dhe ishte nisur drejt Athinës, por nuk ishte paraqitur më në punë. Ai ishte larguar vetëm me rrobat e trupit dhe nuk kishte marrë me vete asnjë send tjetër personal. Në gjithë këto vite shumë gjëra kanë ndryshuar në familje. Prindërit i la gjallë, por me brengë. Nuk mësuan më kurrë për fatin e të birit, ata u ndanë nga kjo jetë me dhembje në shpirt. Fotoja e tij është dërguar edhe në policinë greke, në Interpol gjithashtu familjarët kanë kërkuar, por deri më tani asnjë e dhënë konkrete nuk është zbuluar për fatin e djalit nga Tepelena, Kujtim Muçodemi, apo sikundër njihej në Greqi Lefter Papa.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Korrik 2025 – Receta/ Ushtrime për gratë në shtëpi / Sistemimi i frigoriferit, këshilla praktike

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjyveç me makarona dhe mish pule / Supë me oriz, vezë dhe limon / Gjellë vere me qepë, domate dhe speca.

    A mendoni se për të qenë në formë duhet patjetër një abonim në palestër? Linda Kalemi, vjen në studion e “Rreze Dielli” për të na treguar të kundërtën! Me një okllai, një fshesë apo një karrige, çdo grua shtëpiake mund të stërvitet në shtëpi dhe të kujdeset për trupin dhe mendjen e saj. Stërvitja nuk është luks, por nevojë. Dhe Linda është këtu për të dhënë një mesazh të fortë: mos e lër veten pas, edhe kur je duke menduar për të gjithë të tjerët! Sepse energjia, forca dhe vetëvlerësimi mund të nisin nga zemra e shtëpisë.

    Frigoriferi, mik i përditshëm apo ‘bombë’ bakteresh? Në dukje i pastër dhe i ftohtë, por nëse nuk e organizojmë siç duhet, frigoriferi mund të kthehet në burim bakteresh të rrezikshme për shëndetin tonë. Ku duhet të vendosen vezët? A duhen larë para se t’i fusim në frigorifer? A e dini se vendosja e gabuar e sallatave dhe mishit mund të përhapë bakteret në ushqime të tjera? Dhe cilat janë zonat "e ftohta" dhe "të ngrohta" brenda frigoriferit? E ftuar në “Rreze Dielli” Eva Ikonomi, eksperte e higjienës së shtëpisë, na udhëzon me rregullat themelore për sistemimin dhe pastrimin e frigoriferit, dhe na tregon “hartën e sigurt” të ushqimeve nga bulmeti e perimet, tek reçeli dhe mishi i freskët. Shmang gabimet e përditshme që mund të ndikojnë në shëndetin tënd dhe të familjes!

  • VIDEO

    Po HELMOHESH! Frigoriferi yt bombë bakteresh! Ja si ta pastrosh e sistemosh si profesionist

    Frigoriferi, mik i përditshëm apo ‘bombë’ bakteresh? Në dukje i pastër dhe i ftohtë, por nëse nuk e organizojmë siç duhet, frigoriferi mund të kthehet në burim bakteresh të rrezikshme për shëndetin tonë. Ku duhet të vendosen vezët? A duhen larë para se t’i fusim në frigorifer? A e dini se vendosja e gabuar e sallatave dhe mishit mund të përhapë bakteret në ushqime të tjera? Dhe cilat janë zonat "e ftohta" dhe "të ngrohta" brenda frigoriferit? E ftuar në “Rreze Dielli” Eva Ikonomi, eksperte e higjienës së shtëpisë, na udhëzon me rregullat themelore për sistemimin dhe pastrimin e frigoriferit, dhe na tregon “hartën e sigurt” të ushqimeve nga bulmeti e perimet, tek reçeli dhe mishi i freskët. Shmang gabimet e përditshme që mund të ndikojnë në shëndetin tënd dhe të familjes!

  • VIDEO

    Ish-sekretari i ‘Nismës Thurje’: Shabani po tenton t’i vjedhë mandatin Lapajt, i shërben Ramës

    Një prej themeluesve dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i ‘Nisma Thurje’, Napolon Laska komenton në Report Tv ‘luftën’ mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt për mandatin në Tiranë.

  • VIDEO

    Akademia e Pushtetit Vendor/ Haxhimali për Report TV: Mekanizma të tillë s’pritet të jenë eficentë, spostojnë rolin e shoqatave të tjera

    Eksperti i pushtetit vendor shprehet spektik ndaj krijimit të kësaj akademie, që sipas të cilit, nuk pritet të sjellë eficensë të madhe.

  • VIDEO

    Zjarret në vend/ Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara: Mbi 90% janë të shkaktuara nga dora e njeriut, zonat më të rrezikuara

    Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, duke folur për situatën e zjarreve në vend, tha se pjesa më e madhe janë të shkaktuara nga njerëzit. Ai tregoi edhe zonat më në rrezik për t’u prekur nga zjarret.

  • VIDEO

    Linda ‘çmend’ gratë shqiptare / Ushtrimi me fshesë që do t’ju habisë

    A mendoni se për të qenë në formë duhet patjetër një abonim në palestër? Linda Kalemi, vjen në studion e “Rreze Dielli” për të na treguar të kundërtën! Me një okllai, një fshesë apo një karrige, çdo grua shtëpiake mund të stërvitet në shtëpi dhe të kujdeset për trupin dhe mendjen e saj. Stërvitja nuk është luks, por nevojë. Dhe Linda është këtu për të dhënë një mesazh të fortë: mos e lër veten pas, edhe kur je duke menduar për të gjithë të tjerët! Sepse energjia, forca dhe vetëvlerësimi mund të nisin nga zemra e shtëpisë.

  • VIDEO

    Gjyveç me makarona dhe mish pule nga zonja Albana

    Gjyveç me makarona dhe mish pule

    Përbërësit:

    • 1 pulë mesatare
    • 2-3 lgj vaj ulliri
    • 2 qepë të thata
    • 4 lgj salcë domate
    • 2 lgj gjalpë të shkrirë
    • 500 gr makarona të vogla
    • 2 litra ujë
    • Gjethe dafine
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit. Shtojmë qepët e grira bashkë me racionet e mishit të pulës. I kaurdisim derisa qepët të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë salcën e domates, vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas hedhim ujin. Rregullojmë shijen me kripë, piper, gjethe dafine dhe e lemë mishin të zjejë mirë. Më pas shtojmë gjalpin dhe makaronat e vogla, i kaurdisim për disa minuta. E kalojmë gatimin nga tenxherja në tavë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius. E lëmë të piqet për 15-20 minuta derisa makaronat të kenë përthithur gjithë lëngun e mishit. Pasi kemi fikur furrën, tavën e lëmë në nxehtësinë e furrës edhe për 15 minuta dhe më pas e shërbejmë.

  • VIDEO

    Gjellë vere me qepë, domate dhe speca / Recetë në 5 minuta nga zonja Albana

    Gjellë vere me qepë, domate dhe speca

    Përbërësit:

    • 3 qepë
    • 500 gr domate
    • 300 gr speca
    • 3-4 thelpinj hudhër
    • 4-5 lugë supe vaj
    • Piper i zi dhe kripë
    • Pak majdanoz

    Përgatitja:

    Pastrojmë zarzavatet dhe i grijmë në kubikë jo shumë të vegjël. Në tenxhere hedhim vajin dhe qepën. E trazojmë disa herë derisa të zbutet pak qepa. Shtojmë specat dhe i skuqim pak bashkë me qepët. Hedhim domatet e grira, hudhrat, kripën e piperin, rigonin dhe i lëmë në zjarr derisa ta kenë pirë lëngun dhe të jenë përzierë mirë me qepën dhe specat. Hedhim 500 ml ujë të ngrohtë dhe i lëmë të ziejnë me kapak gjysmë të mbyllur derisa të jenë zbutur plotësisht. Provojmë shijen e kripës. Në valën e fundit hedhim pak majdanoz. Gella duhet të mbetet me pak lëng dhe e servirim të ngrohtë.

  • VIDEO

    Supë me oriz, vezë dhe limon nga zonja Albana

    Supë me oriz, vezë dhe limon

    Përbërësit:

    • 1 filxhan çaji oriz
    • 1.2 litra lëng pule
    • 2 vezë
    • 1-2 limona
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • Kripë e piper sipas shijes
    • Pak majdanoz i grirë

    Përgatitja:

    Në një tenxhere hedhim lëngun e pulës dhe e lëmë të vlojë. Shtojmë orizin, e lëmë të ziejë në zjarr mesatar derisa të zbutet (rreth 15 minuta). Shtojmë pak kripë e piper. Nderkohë përgatitim salcën me vezë dhe limon. Në një tas rrahim mirë vezët me një pirun ose rrahëse dore. Shtojmë lëngun e limonit dalëngadalë, duke e përzier vazhdimisht. Marrim pak nga lëngu i nxehtë i supës (2-3 lugë) dhe e shtojmë pak e nga pak në përzierjen me vezë e limon, duke e përzier shpejt që të mos priten vezët. Heqim supën nga zjarri dhe shtojmë përzierjen me vezë e limon, duke e trazuar me kujdes. Supën e shërbejmë të ngrohtë, me pak vaj ulliri sipër dhe majdanoz, nëse dëshirojmë mund t'a shoqërojmë me pak bukë të thekur.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 17 korrik 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha luan kartën e përçarjes fetare te plas sherri mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit e deri tek Kushtetuesja "zhvesh" deputetët nga mbrojtja politike.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv