-
VIDEO
Aksioni për sigurinë ushqimore, Panariti: 90% e prodhuesve të vegjël do të dalin jashtë loje
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një intervistë në Report Tv, tha se kjo nismë vjen për shkak të presionit që ka qeveria përballë Bashkimit Europian për hapjen e kapitullit për sigurinë ushqimore.
-
VIDEO
‘American British STEM Academy’, shkolla unike në Tiranë që ndryshon të ardhmen e fëmijëve
"American British STEM Academy", shkolla unike në Tiranë që ushqen mendjen dhe guximin për të krijuar! Në një kohë kur bota ndryshon me ritme marramendëse dhe e ardhmja kërkon mendje të hapura, zgjidhje inovative dhe guxim për të ndërmarrë hapa të rinj, arsimi duhet të ecë përpara me po të njëjtin vizion. Kjo është filozofia që qëndron në zemër të American British STEM Academy, shkollës së parë dhe të vetme në Tiranë që ofron një model edukimi të bazuar në parimet e STEM - Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë. Kjo akademi unike nuk është thjesht një shkollë, por një laborator idesh, ku fëmijët mësojnë përmes praktikës, eksperimentimit dhe bashkëpunimit. Me laboratorë modernë, metodologji mësimore ndërkombëtare dhe fokus të qartë në zhvillimin e aftësive që kërkohen në botën reale, STEM Academy përgatit nxënësit për të qenë krijues të së ardhmes dhe zgjidhës të problemeve të nesërme.
-
VIDEO
Ngërçi politik në Kosovë/ Shkodra për Report Tv: LVV ka vendosur ta trajtojë vendin si leckë
Gjykata Supreme e Kosovës një ditë më parë shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar.
-
VIDEO
Po MASHTROHEMI! Mitet më të mëdha për shëndetin / Altin Joka zbulon të VËRTETAT
Në një botë të mbushur me informacione, këshilla të shpejta në rrjet, trende ushqimore dhe “sekrete” shëndeti që përhapen me shpejtësinë e dritës, është gjithnjë e më e vështirë të dallosh faktin nga miti. A është e vërtetë që uji me limon djeg dhjamin? A na ndihmon çokollata e zezë gjithmonë të jemi më të shëndetshëm? A duhet të shqetësohemi për kafenë apo për kosin e paketuar? Shumë nga ato që dëgjojmë çdo ditë rreth ushqimit, stilit të jetesës apo suplementeve nuk janë gjithmonë të bazuara në shkencë, disa janë keqkuptime të përhapura, ndërsa të tjera janë mite të thella që vazhdojnë të qëndrojnë, edhe pse faktet i hedhin poshtë. Me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, do të zbërthejmë në “Rreze Dielli” disa nga besimet më të zakonshme për shëndetin e përgjithshëm dhe do të kuptojmë se cilat prej tyre qëndrojnë vërtet dhe cilat është koha t’i lëmë pas.
-
VIDEO
Përshesh me gjizë nga zonja Albana
Përshesh me gjizë
Përbërësit:
- 250 gr gjizë
- 1 ls gjalpë
- 3-4 ls vaj ulliri
- 600 ml ujë
- 1 ls salcë domate ose 1 lk piper i kuq
- Kripë, piper i zi, arrë moskat
- Bukë kore ose e thatë
Përgatitja:
Në tenxhere hedhim gjalpin. Shtojmë piperin ose salcën e domates, e kaurdisim pak dhe pastaj hedhim gjizën. E përziejmë mirë, shtojmë piperin e zi, arrën moskat dhe pastaj shtojmë ujin e ngrohtë. Kur lëngu ka marrë valë e heqim nga zjarri. Nëse dëshirojmë, mund t'i hedhim pak piper djegës. Ndërkohë, përgatisim përsheshin nëpër pjata. Ia hedhim lëngun përsipër me garuzhde dhe e lëmë pak sa të zbutet buka. Buka duhet të jetë kore, e ftohtë ose e thatë. Sipër mund t'i hedhim pak vaj ulliri.
-
VIDEO
Feta buke të pjekura me vezë dhe djathë nga zonja Albana
Feta buke të pjekura me vezë dhe djathë
Përbërësit:
- 1 bukë e bardhë (e prerë në feta)
- 3 vezë
- 50 ml krem qumështi
- 200 gr djathë pice
- Kripë, erëza të freskëta sipas dëshirës
Përgatitja:
Rrahim vezët me pirun me pak kripë. Shtojmë krem qumështi dhe erëza të freskëta sipas dëshirës të grira hollë. Grijmë djathin në rende të trashë. Zhytim fetat e bukës në përzierjen me vezë dhe i vendosim në një tavë të shtruar me letër pjekjeje. Sipër çdo fetë buke shtojmë djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C, derisa bukët të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante.
Këshilla nga Albana: Shërbehen të nxehta për më shumë shije! Janë të përsosura për mëngjes, darkë të lehtë ose me supë.
-
VIDEO
Petulla të ëmbla nga zonja Albana
Petulla të ëmbla
Përbërësit:
- 1 vezë
- 1 kupë miell
- 2 lugë gjelle sheqer
- 1 majë kripë
- 1 lugë gjelle vaj
- 1/2 kupë qumësht
- 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
- 2 lugë çaji pluhur fryrës
Përgatitja:
Në një tas të madh, thyejmë vezën dhe e rrahim pak. Shtojmë sheqerin, kripën dhe vajin, i përziejmë mirë. Hedhim miellin dhe pluhurin për fryrje. Shtojmë qumështin dhe ekstraktin e vaniljes. I përziejmë të gjitha derisa të kemi një masë homogjene, pa kokrriza. Ngrohim një tigan me pak vaj ose gjalpë. Hedhim me lugë nga brumi petullat në tigan dhe i pjekim në zjarr mesatar derisa të dalin flluska sipër, më pas i kthejmë nga ana tjetër.
Këshilla nga Albana: Mund të shtosh copa çokollate, boronica apo banane në brumë për më shumë shije. Shërbeji me mjaltë, reçel, çokokrem apo fruta të freskëta sipas dëshirës.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË- Gati të PLASTE me Rusinë, ja kush e frenoi TRUMP për raketat. Detajet e FORTA
Ish- deputeti Ralf Gjoni tha se afatin prej 50 ditësh të Trump ndaj Rusisë për luftën me Ukrainën e sheh si një lloj marrëveshje në heshtje mes Trump dhe Putinit që Rusia të avancojë në territore edhe për pak kohë dhe më pas të mbyllet lufta. Për analistin Endri Tafani, Trump dëshiron që të arrihet një marrëveshje paqe, por nuk ka një strategji
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 16 korrik 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Bamir Topi rrëfen "luftën" me Sali Berishën te ja si do të bëhet regjistrimi i adresave të banimit e deri tek Egnatia katastrofë në Champions.
-
VIDEO
Eksperti Marlind Laçi në ‘Repolitix’: Rusia po merr kohë, do të 'gllabërojë' më shumë territore në Ukrainë! SHBA ta frenojë
Eksperti për Çështjet Ndërkombëtare, Marlind Laçi tha se Rusia po merr kohë që të 'gllabërojë' më shumë territore në Ukrainë. Ai deklaroi se SHBA duhet që ta ndalojë.
‘Trump shprehet qartë se nuk është çështja jonë që të merreni me në konflikt që është në dyert e Europës. Por është edhe e paqartë se si do ti jap zgjidhje këtij konflikti Trump. Sepse Rusia sa vjen edhe do më shumë që të marr territore. Putini krahasohet nga Stalini, por është më keq se Stalini sepse do të gllabërojë sa më shumë territore për të pasur një Rusi të madhe. Do jetë problem nëse Rusisë nuk i vendohet një frenim dhe të vetmit janë SHBA-të që mund ta bëjnë dhe nuk janë duke e bërë këtë gjë’, tha ai.
-
VIDEO
50 ditë kohë nga SHBA për marrëveshje, Gjoni: Mund të ketë negociata Rusi-Ukrainë!
Ish- deputeti Ralf Gjoni tha se afatin prej 50 ditësh të Trump ndaj Rusisë për luftën me Ukrainën e sheh si një lloj marrëveshje në heshtje mes Trump dhe Putinit që Rusia të avancojë në territore edhe për pak kohë dhe më pas të mbyllet lufta. Për analistin Endri Tafani, Trump dëshiron që të arrihet një marrëveshje paqe, por nuk ka një strategji
-
VIDEO
'Flluska' në tregun e apartamenteve gati të shpërthejë? Eksperti zbulon kur vjen ulja e madhe
Eksperti imobiliar Armand Shkëmbi, tha se do të ketë një dyfishim të taksës së pronës së dytë. Sipas ekspertit, kjo do të prek ata pronarë që i kanë aktualisht pronat e dyta dhe për ata që do ti blejnë pas 1 janarit 2026 kur ligji të hyjë në fuqi.