• VIDEO

    Emisioni i plotë- E PAZBULUAR / Kreu i Bashkisë Lezhë: Lokali që u shemb ishte i vëllait tim, ja çfarë i thashë...

    Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku dha këndvështrimin e tij për valën e shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, sezonin turistik në qytetin që ai qeveris, "shkundjen" e pushtetit vendor na kryeministri Edi Rama, si dhe rezultatin historik që Partia Socialiste mori në zgjedhjet e 11 majit.

    • VIDEO

      Fitorja e PS më 11 maj, Ndreu për 'zakonin' e PD: Para numërimit të votave festojnë se kanë fituar, sapo fillon numërimi thonë na i vodhët

      Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i ftuar në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, foli edhe për fitoren historike të Partisë Socialiste më 11 maj, ku nuk kurseu as ironitë për Sali Berishën.

       
    • VIDEO

      Taksa e re për shtëpitë e dyta/ Eksperti Imobiliar: Në fuqi nga 1 janari 2026, kush i mban banesat bosh do detyrohet t’i shesë, mund të sjell rënie çmimesh

      Eksperti imobiliar Armand Shkëmbi, tha se do të ketë një dyfishim të taksës së pronës së dytë. Sipas ekspertit, kjo do të prek ata pronarë që i kanë aktualisht pronat e dyta dhe për ata që do ti blejnë pas 1 janarit 2026 kur ligji të hyjë në fuqi.

    • VIDEO

      'Bën si engjëll i këtyre historive', Ndreu për deklaratat e Berishës lidhur me shembjet në Theth: Është shkaktari i kaosit urbanistik në vendin tonë

      I ftuar në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se deklaratat e Sali Berishës kundër aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth janë fallco. Për më tepër, Ndreu e quajti kreun e Partisë Demokratike si shkaktarin kryesor të kaosit urbanistik në vendin tonë.

      “Berisha nuk di ku i bie Thethi. Nuk ka qenë asnjëherë. Nuk merrem me Berishën fare. Është një njeri që do kështu rastesh për të dalë si engjëll i këtyre historive. Është shkak i shkatërrimit të këtij vendi, i këtij kaosi urbanistik. Ky s’ka të drejtë me fol fare. Kur flet ky për urbanizim, këtu nuk kam më argument”,- tha Ndreu.

    • VIDEO

      Hyrja në BE/ Eksperti i Integrimit për Report Tv: Gjasat janë të mëdha të ndodh në vitin 2030, do ecim me ritme të shpejta në zbatim e reformave

      Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. Ai tha se Shqipëria dhe Mali i Zi janë duke ecur me ritme të shpejta në rrugën drejt integrimit.

    • VIDEO

      Romeo Kara për Report Tv: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

      'PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga Sali Berisha', sipas juristit Romeo Kara. Ai tha se demokratët duhet që të distancohen prej tij.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë- Xherardo Nikjari, 26 burgjet e terrorit në Shkodër

      Shkodër, dhjetor 1944. Në këtë qytet të sapodalë nga lufta, ishin konfiskuar brenda pak ditëve mbi 26 shtëpi dhe po brenda pak ditëve ato ishin shndërruar të gjitha në burgje. Në dy tre vitet në vijim në këto burgje të improvizuara do të izoloheshin e torturoheshin mbi 1 134 banorë të këtij qyteti dhe zonave përreth tij. Ky fenomen i burgjeve të improvizuar ishte shtrirë pothuajse në të gjithë Shqipërinë në muajt e para të instalimit të regjimit komunist në Shqipëri, por në Shkodër po ndodhte një fenomen, që nuk ngjante me asnjë qytet tjetër. Klima e terrorit në këtë qytet ishte shumëfish më e lartë se kudo tjetër në Shqipëri. Burimet arkivore dëshmojnë se në vitin 1945 në gjithë Shqipërinë ishin burgosur 4500 vetë të konsideruar si kundërshtarë të komunizmit. Nga kjo shifër, 1134 të burgosur ishin vetëm në Shkodër. Kjo e shpjegonte edhe numrin kaq të lartë të burgjeve të hapura në këtë qytet dhe shkallën aq të lartë të terrorin aty. Por si ishte së brendshmi kjo atmosferë terrori në qyteitn e Shkodrës në fund të vitit 1944 dhe gjatë vitit 1945? Si vijoi ajo më tej? Si ishin përshtatur në burgje këto shtëpi, që dikur i përkisnin tregtarëve dhe aristokracisë së qytetit? Si përshkruhen këto burgje nga ish- të burgosurit e atyre viteve dhe si jetonin të burgosurit aty?

    • VIDEO

      Kush është shqiptari që u arratisë nga dritarja e burgut?/Babai: S’besoj se e kam gjallë

       

      Lavdosh Sinanaj është një tjetër shqiptar, i cili rezulton i humbur që në vitet e ndryshimeve të mëdha për shqiptarët. Një i ri me prespektiva për të ardhmen në atë kohë sapo kishte mbaruar shkollën e mesme i erdhi letra për të kryer ushtrinë në Himarë. Me të mbaruar ushtrinë në vitin 1991 Lavdoshi thuri planet me një mikun e tij dhe bisedoi me të vëllanë Nikon. Të tre vendosën që të iknin nga mali drejt Greqisë. Vëllai i Lavdoshit, Niko duke e njohur mirë rrugën pasi më herët kishte shkuar në tokën helene, do të bënte udhërrëfyesin në drejtim të Patrës. Ata u nisën më 14 gusht të vitit 1992 ndërsa kaluan pikën kufitare të Kapshticës dhe mbërritën në port ku duhej të merrnin tragetin. Me t’u ngjitur në traget u ndaluan nga policia, por dy vëllezërit mundën të iknin, ndërsa shoku i tyre bie në prangat e policisë. Niko iku në Patra në fshatin Manalat, ndërsa Lavdoshi edhe pse e dinte adresën kishte ikur në drejtim të pa ditur. Dy muaj pas kësaj ndodhie, në tetor të vitit 1992 Lavdoshi telefoi hallën e tij së cilës i pohon se ishte në Greqi, duke i treguar dhe vendodhjen e tij dhe se vetë ishte mirë por ishte në merak për të vëllanë Nikon. Pas kësaj telefonate hallë Gëzimja nga Tirana i coi telegram të atit të Lavdoshit Hamdiut, të cilit i tregoi bisedën e bërë më nipin e saj. Ky ishte kontakti i fundit që Lavdoshi mundi të bëjë më familjarët dhe asgjë nuk u mor vesh më pas.

    • VIDEO

      “Furtunë” dorëheqjesh edhe në qarkun e Dibrës, largohen 35 drejtues të Njësive Administrative

      35 drejtues të njësive administrative të katër bashkive të Qarkut Dibër kanë paraqitur dorëheqjen këtë të martë.

      Korrenspondenti i Report Tv në Dibër, Mahir Jangulli, mëson se një ditë më parë, kryetarët e Bashkive Dibër, Bulqizë, Mat e Klos kanë zhvilluar mbledhje me të gjithë adminstratorët ku u kanë komunikuar atyre urdhërin e Kryeministrit Rama për shkarkimin e të gjithë administratorëve që kanë mbi 3 vite në këtë detyrë.

      Në Bashkinë Dibër janë 15 administratorë që kanë dhënë dorëheqjen, në Bulqizë 8 administratorë, në Mat 8 administrator dhe në Klos 4 administratorë.

      Po ashtu, këtë të martë kanë paraqitur dorëheqjen edhe zv/kryetarët e bashkive.

      Në Bashkinë Mat është paraqitur dorëheqja e një zv/kryetari, po aq edhe në Klos.

      Ndërsa në Bulqizë e Dibër janë dorëhequr 4 zv/kryetarë, respektivisht nga dy për secilën bashki.

      Largimi nga detyra nëpërmjet detyrimit të dhënies së dorëheqjes bëhet për të shmangur pasojat ekonomike që mund të vijnë nëse administratorët padisin në gjykatë pushtetin vendor. Sakaq, dorëheqje ju është kërkuar edhe drejtorëve të drejtorive të cilët pritet t’i paraqesin në një moment të dytë.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Korrik 2025 – Receta/ Pushimet me fëmijë/ Kujdesi për flokët në verë

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lazanja pa petë me kungull, gjizë dhe djathë / Bishtaja të skuqura në krem kosi / Turshi me kastraveca dhe spec djegës.

      Pushimet verore janë një nga periudhat më të pritura të vitit, një mundësi për t’u shkëputur nga rutina, për të ndërruar ambient dhe për të krijuar kujtime të reja. Por kur je prind i një fëmije të vogël, koncepti i pushimit merr një kuptim krejt tjetër. Çanta plot me lodra, ushqim, krem dielli dhe lodhje pa orar, janë vetëm disa prej "shoqëruesve" të rinj të udhëtimeve me fëmijë të vegjël. Si mund të balancohet dëshira për qetësi me nevojat e fëmijëve që janë gjithmonë në lëvizje? Dhe mbi të gjitha: si mund ta kthejmë verën në një kujtim të paharrueshëm për ta, por edhe në një periudhë forcimi të lidhjes sonë me ta? Të ftuar në studion e “Rreze Dielli psikologia Aljona Jonuzi, Rezart Cenaj ekspert i komunikimit dhe fotografja Orsola Mema, ndajnë eksperiencat e tyre reale me të qeshura, sfida, dhe ndonjëherë edhe ndonjë moment paniku në plazh, për të kuptuar më mirë se si pushimet me fëmijë të vegjël mund të jenë ndryshe, por jo më pak të vlefshme. Sepse ndoshta, nuk ka pushim më të bukur sesa ai që shndërrohet në kujtim për gjithë jetën!

      Vera është stina e dritës, pushimeve dhe relaksit, por për flokët, veçanërisht ato të lyera, ajo shpesh shndërrohet në një sfidë të vërtetë. Rrezet e forta të diellit, uji i detit dhe klori në pishina mund të dëmtojnë strukturën e flokut, të zbehin ngjyrën dhe t’i lënë flokët të thatë, pa jetë dhe të brishtë. Shumë herë, pa e kuptuar, ne vetë i përkeqësojmë këto dëmtime përmes disa zakoneve të përditshme të gabuara gjatë pushimeve. Cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë me flokët gjatë verës? Si mund të ruajmë ngjyrën dhe shëndetin e flokëve të lyera ndërkohë që shijojmë diellin dhe detin? Për të na ndihmuar me këshilla profesionale, diskutojmë në “Rreze Dielli” me Olti Shullën, i cili na tregon si të kujdesemi për flokët me dashuri edhe në ditët më të nxehta të vitit.

    • VIDEO

      Tarifat doganore/ Diplomati Kote: BE po tregohet e mençur, përgjigjja ‘majë më majë’ me gjuhën e Trump do të sillte rreziqe të tjera

      Diplomati thotë se Trump po i përdor tarifat doganore si një mënyrë presioni për të arritur atë që do edhe pse në shumicën e rasteve është tërhequr. Sipas tij, BE është treguar e mençur me reagimin e saj deri më tani. Komentoi gjithashtu edhe afatin kohor ndaj Rusisë për të arritur një marrëveshje brenda 50 ditëve.

    • VIDEO

      Mos i shkatërro FLOKËT në verë! Gabimet që bëjmë të gjithë / Olti Shulla: Ja sekreti për superflokë

      Vera është stina e dritës, pushimeve dhe relaksit, por për flokët, veçanërisht ato të lyera, ajo shpesh shndërrohet në një sfidë të vërtetë. Rrezet e forta të diellit, uji i detit dhe klori në pishina mund të dëmtojnë strukturën e flokut, të zbehin ngjyrën dhe t’i lënë flokët të thatë, pa jetë dhe të brishtë. Shumë herë, pa e kuptuar, ne vetë i përkeqësojmë këto dëmtime përmes disa zakoneve të përditshme të gabuara gjatë pushimeve. Cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë me flokët gjatë verës? Si mund të ruajmë ngjyrën dhe shëndetin e flokëve të lyera ndërkohë që shijojmë diellin dhe detin? Për të na ndihmuar me këshilla profesionale, diskutojmë në “Rreze Dielli” me Olti Shullën, i cili na tregon si të kujdesemi për flokët me dashuri edhe në ditët më të nxehta të vitit.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv