-
VIDEO
Si nisi ‘përplasja’? Shabani ‘qetëson’ Lapajn: Mandati t’i shkojë listës së hapur! Gabimi që solli ‘hakmarrjen’ e kandidatit Kordhoni
A ka një krisje mes ‘Nismës Thurje’ dhe Shqipëria Bëhet pas zgjedhjet e 11 majit dhe çfarë do të ndodhë me mandatin e Adriatik Lapajt?
-
VIDEO
Emisioni i plotë-‘Zbulon familjen ku i biri ishte birësuar’/Nëna:Njerëzit e burrit se donin, më ndan që në…
Një histori e dhimbshme e një nënë, e cila prej 46 vitesh kërkon të vërtetën e djalit të saj. Historia e 66-vjecares Bukuroshe Mrtushit e ka zanafillën në 20 korrik të vitit 1979, pikerishte kur Bukuroshe Metushi solli në jetë djalin e saj të parë. Një lindje krejt normale në maternitet, por që shumë shpejt do të kthehej në makth.Që nga momenti i lindjes, foshnja u morë menjëherë nga infermieret. Për shtatë ditë me radhë, Bukurosheja nuk mundi as ta shoh, as ta prekë djalin . Çdo herë që kërkonte ta shihte, përballej me heshtjen e infermierëve dhe shpërfilljen e tyre. Ajo tregon se pengesa kryesore ishte biografia e bashkëshortit të saj, Hekuranit një realitet i dhimbshëm për shumë familje në atë kohë.Në mëngjesin e ditës së largimit nga materniteti, mjeku i komunikoi se mund të dilte nga spitali dhe djalin do ta merrte në orën 14:00.Me buzëqeshjen më të madhe që kishte njohur ndonjëherë, ajo priste atë orë, por gjithçka u shemb në një moment. Pasi mjeku i dha lajmin e trisht qe “djali ka ndërruar jetë.” Pa asnjë shpjegim, pa asnjë detaj, pa asnjë përgjigje !Bashkëshortit të saj iu dorëzua arkivoli i foshnjës, por nuk iu lejua ta hapte ate . Me zemrën e thyer dhe me një mori pikëpyetjesh, ata u detyruan të pranonin fatin e hidhur. Madje ata i vendosën djalit emrin Thanas, vetëm për ta çregjistruar pas ndarjes nga jeta sipas ligjit te kohës .Por vitet kaluan, dhe dyshimet kurrë nuk u shuan. Sot Bukuroshe Metushi ka bindjen e fortë se djali i saj nuk ka vdekur atë ditë. Ajo beson se ai është marrë nga një grua e cila jeton në Vlorë . Kjo gruaja nuk ka pasur kurrë fëmijë të tjerë, përveç një djali, mosha e të cilit përputhet ne menyre te persosur me atë që do të kishte djali i saj . Bukurosheja ka dyshime shumë të forta dhe bindje të thellë se ky person është djali i saj i humbur. Madje ajo e di edhe emrin e gruas në fjalë , ndaj sot ajo vjen në studion e “Pa Gjurmë”, për të rrëfyer këtë histori të rëndë dhe për të kërkuar të vërtetën.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Korrik 2025 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla
Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pite të mbushura me patate / Patëllxhanë role me gjizë / Qofte me patëllxhanë/ Gliko dardhe.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 14-20 korrik, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare dhe pa frikë mund të cilësohet si një javë plot mundësi, por dhe problematika. "Kjo javë do të jetë disi e ngarkuar me Mërkurin në Retrogradë, i cili sjell rishikime, por edhe shtyrje, ndërsa prania e Afërditës në Luan ka të ngjarë t'i vështirësojë marrëdhëniet, për shkak të pritjeve të larta që nuk përmbushen ashtu siç ne dëshirojmë. Motoja e kësaj jave është: Beso, kontrollo dhe më pas përfito!" shprehet Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
‘Kujdes, shtyrje e prishje planesh!’, Jorgo Pulla paralajmëron... Horoskopi javor 14-20 korrik
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 14-20 korrik, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare dhe pa frikë mund të cilësohet si një javë plot mundësi, por dhe problematika. "Kjo javë do të jetë disi e ngarkuar me Mërkurin në Retrogradë, i cili sjell rishikime, por edhe shtyrje, ndërsa prania e Afërditës në Luan ka të ngjarë t'i vështirësojë marrëdhëniet, për shkak të pritjeve të larta që nuk përmbushen ashtu siç ne dëshirojmë. Motoja e kësaj jave është: Beso, kontrollo dhe më pas përfito!" shprehet Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
‘Java nis me rritje graduale të temperaturave, por jo si ato që përjetuam’, Gjoni: Rreziku për zjarret është i lartë
Kjo javë e korrikut, do të nisë me rritje graduale të temperaturave por jo temperatura ekstreme si ato që përjetuam në fillim të muajit. Gjoni nënvizoi se me rritjen e temperaturave, rreziku për zjarret në zonat pyjore është më i lartë.
-
VIDEO
Patëllxhanë role me gjizë ne shtrat salce nga zonja Albana
Patëllxhanë role me gjizë
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë të mëdhenj
- 250 gr rikota ose gjizë e trashë
- 1 kokërr vezë
- 100 gr djathë mocarela
- 50 gr djathë parmixhano
- 1-2 lgj majdanoz ose borzilok
- 1 thelpi hudhër
- 300 ml salcë domatesh
- Pak vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim patëllxhanët në feta të holla për së gjati, i vendosim në tavë mbi letër furre, i lyejmë me pak vaj ulliri e kripë dhe i pjekim në furrë në 200°C për 10-15 minuta derisa të zbuten pak. Në një tas përziejmë rikotën, vezën, mocarelën e grirë, djathin parmixhano, majdanozin (ose borzilokun), hudhrën dhe pak kripë e piper. I përziejmë mirë derisa të bëhet një masë homogjene. Mbi fetat e patëllxhanit vendosim një lugë mbushje në njërin skaj dhe i rrotullojmë në formë roleje. Në një tavë pjekjeje vendosim një shtresë të hollë salce domate. Vendosim roletë e mbushura, hedhim pak salcë mbi to dhe në fund i spërkatim me pak mocarela. E vendosim tavën në furrë në 190°C për 20-25 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të artë.
Këshilla nga Albana: Shërbejini të ngrohta me një sallatë jeshile ose bukë të thekur me hudhër.
-
VIDEO
Qofte me patëllxhanë nga zonja Albana
Qofte me patëllxhanë
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë
- 100 gr proshutë
- 1 qepë
- 1 vezë
- 3 lgj miell
- Kripë, piper
- Majdanoz
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
I grijmë në rende të gjithë përbërësit, shtojmë vezën, miellin dhe majdanozin. E punojmë mirë brumin e qofteve, i japim formë dhe i skuqim në tigan me vaj të nxehtë.
-
VIDEO
Pite të mbushura me patate nga zonja Albana
Pite të mbushura me patate
Përbërësit:
- 400 gr miell
- 1 lugë çaji kripë
- 250 ml ujë i ngrohtë
- 1 lugë gjelle vaj për brumin
- Vaj për lyerjen e piteve
Për mbushjen:
- 4-5 patate mesatare
- 1 qepë e vogël (opsionale)
- 1 lgj vaj ose gjalpë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një enë të madhe përziejmë miellin me kripën. Shtojmë ujin ngadalë duke e përzier derisa të formohet një brumë i butë dhe jo ngjitës. E lëmë të pushojë për 30 minuta, mbuluar me një pecetë kuzhine. Qërojmë patatet dhe i presim në kubikë të vegjël. I vendosim të ziejnë në ujë me kripë derisa të zbuten (rreth 15-20 minuta). Më pas i kullojmë dhe i shtypim si për pure. Nëse dëshirojmë më shumë shije, kaurdisim një qepë të grirë imët dhe e shtojmë te pureja. Shtojmë pak vaj ose gjalpë, kripë dhe piper sipas shijes. Ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe hollojmë secilin në formë rrethore. Vendosim një lugë nga mbushja me patate në mes dhe i mbyllim si petë ose palosim në formë gjysmërreth ose katrore. I shtypim lehtë me dorë për t'i holluar, i lyejmë lehtë me vaj nga të dyja anët dhe i pjekim në tigan derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të fryhen pak.
-
VIDEO
Gliko dardhe nga zonja Albana
Gliko dardhe
Përbërësit:
- 1 kg dardha
- 900 gr sheqer
- 2 gota ujë
- 2-3 karafil
- 1 shkop kanelle
- ½ lugë çaji kripë limoni
Përgatitja:
Qërojmë dardhat, i shpojmë me pirun 4–5 herë secilën dhe i vendosim në ujë me limon që të mos nxihen. Përgatisim shurupin duke përzier sheqerin me ujin. Kur shurupi të fillojë të vlojë, shtojmë dardhat dhe i lëmë të ziejnë për 5-7 minuta. Më pas fikim zjarrin dhe i lëmë të ftohen në shurupin e tyre. Pasi dardhat të kenë përthithur shurupin, vendosim tiganin sërish në zjarr. Shtojmë karafilat dhe shkopin e kanellës. Shtojmë acidin citrik (kripën e limonit) 5 minuta përpara se glikoja të jetë gati.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 14 korrik 2025
Titujt e gazetave për sot, nga sot nis sekuestrimi i bulmetit e mishit pa faturë te Paloka kundër ikjes së Berishës nga kreu i PD e deri tek 683 mln euro mish dhe bulmet pasurojnë oligarkët dhe çobenjtë e botës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë- Dorëzi në malësinë e Librazhdit | Veri Jug
Ju ftojmë në aventurën e javës miq, thellë, mes maleve dhe pyjeve në malësine e Librazhdit. Aty ku peronazhi i reportazhit Izet Brazhda bën rolin e guidës, duke na dërguar tek njerëzit e punës: tek një bujkeshë që vadit arën me misër, tek një blegtor që bëhet gati t’i çojë bagëtitë lart në mal për kullota verore dhe tek një arë e vogël me grurë, 600 metra mbi nivelin e detit, ku bariu Flor Dosku e bën korrjen e grurit me drapër fillimisht, mandej me kombajnë]. Ndiqni reportazhin “Dorëzi në malësinë e Librazhdit”, të djelën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË- Foshnja me pushime ... Gjithçka që duhet të dini! Ndiqni këshillat e pediatres në 'Klinika 24'
A mund të shkojnë foshnjet me pushime? Pushimet e mia të para dhe rekomandimet nga pediatria