-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË- Çfarë rrezikojnë të sëmurët nga zemra në stinën e nxehtë? Këshillat e mjekut kardiolog Edjon Hajro
Çfarë rrezikojnë të sëmurët nga zemra në stinën e nxehtë, ndiqni këshillat e mjekut kardiolog Edjon Hajro nga Spitali Amerikan 3 në emisionin Klinika 24
-
VIDEO
Emisioni i plotë- 'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 12 korrik 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Rama trondit administratën dhe kërkon shkarkimin e administratorëve dhe nënkryetarëve te sherri që çoi në burg Noizy-n e deri tek Berisha, fati ynë apo zgjedhja jonë?
-
VIDEO
Kinemaja me filma erotikë në Myslym Shyr dhe Electric Blue! Esence Report Tv
Seksi dhe shqiptarët, si shiheshin në Shqipërinë e para viteve 90 filmat e ndaluar erotikë? Si u krijua në Tiranë kinemaja e parë me filma erotikë dhe cili ishte roli i Electric Blue? Për këto dhe të tjera sonte në Esencë, ora 21:00, i ftuar në studio Adi Pojana.
-
VIDEO
Xhaferraj për Report Tv: Fshehja ndaj Salianjit, ditë turpi, e kanë frikë! PD kasolle dhe çetë e kryetarit, duhen zgjedhje! Berisha si ‘Windows 95’, me viruse të Gërdecit e 21 janarit
Ish-deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj komenton braktisjen e Ervin Salianjit nga drejtuesit e PD-së ditën e lirimit nga burgu. Thotë se Berisha është kthyer si kapiteni që po fundos anijen dhe po drejton një çetë që njëherë shkon poshtë ballkonit dhe njëherë te SPAK, për interesat e tij personale. kërkon të bëhen zgjedhje të reja në PD në vjeshtë dhe Berisha të largohet për të mirën e opozitës
-
VIDEO
Trafiku/ Ekspert i Çështjeve Rrugore për Report Tv: Zënia e rrugës për çdo arsye është shkelje, parkimet e gabuara problem në Tiranë
Zënia e rrugës për çdo lloj arsye është vepër penale për ekspertin e Çështjeve Rrugore Arben Luzi. Teksa foli për problemet e trafikut në Tiranë, ai tha problem janë parkimet e gabuara.
-
VIDEO
Ndërtimet pa leje në Theth, Spartak Ngjela për Report Tv: S’duhet të lejoheshin, kanë shkelur ligjin! Berisha ka hall se Salianji do t'i marrë drejtimin e PD
Avokati Spartak Ngjela, tha se ndërtimet që janë pa leje në Theth dhe në shkelje të ligjit duhet që të shemben. Sipas tij, këto ndërtime pa leje nuk duhet që të lejoheshin që të ndërtoheshin.
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Nusja gjeti burrë tjetër, tim bir se di ku e kam’/Lotët e një nënë:Pse nuk më tregojnë?
Sokol Tufa, 45-vjeccari nga Nikla rezulton i humbur për familjarët që prej nëntorit të vitit 2004.45-vjeccari nga Nikla ishte babai i një vajze 18 muajshe, kur u zhduk në drejtim të paditur pasi doli nga një biznesi privat mobilerie ku punonte prej kohësh. Nënës së tij Kimete i komunikoi se po shkonte për në punë, por që prej 29 nëntorit të vitit 2004, nuk është bërë më i gjallë. Të shqetësuar familjarët iu drejtuan pronarit të biznesit, ku Sokoli punonte duke pyetur mbi atë se çfarë mund të kishte ndodhur ditën që ai u zhduk. Familjarët asokohe mësuan se Sokoli se datën e 29 Nëntorit kishte dalë për të pirë një kafe, i vetëm, por nuk ishte kthyer më në vendin e punës. Shqetësimet dhe problemet e vazhdueshme në jetën e 45-vjecarit kishin nisur që në vogëli, kur pati pësuar një aksident në këmbë e më pas kishte humbur njërën dorë në një tjetër aksident në punë. Më herët kishte emigruar drejt Greqisë, por pasi ishte kthyer kishte vendosur të krijonte familje në Nikël, aty ku dhe banojnë sot nëna, vëllai, motra dhe vajzën që e la foshnjë. Pas Sokoli humbi gjurmët, bashkëshortja e tij u martua me një shtetas serb, aty ku jeton ende dhe sot. Vajza qëndroi me nënën në Serbi deri në moshën 13-vjecare dhe sot jeton në Nikel me gjyshen nga babai. Ishte shumë e vogël në kohën kur i ati u zhduk, ndërsa e ka mundur ta njohë imazhin e tij vetëm në foto edhe përmes kujtimeve të familjarëve. Ende pas 20 vitesh familjarët nuk kanë një informacion se çfarë ka ndodhur me fatin e 45-vjeçarit, Sokol Tufa.
-
VIDEO
Gjellë me bishtaja, speca e domate nga zonja Albana
Gatim me fasule të njoma, speca dhe domate
Përbërësit:
- 500 gr fasule të njoma (jeshile)
- 150 gr sallam ose proshutë
- 2 qepë mesatare
- 3-4 speca jeshilë dhe të kuq
- 3-4 domate
- 1 lugë çaji sheqer
- 1 filxhan çaji oriz (opsional)
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Qepët i grijmë hollë dhe i skuqim në vaj ulliri. Shtojmë specin jeshil dhe të kuq të prerë në shirita të hollë. Shtojmë domatet e prera në kubikë, pak sheqer, dhe i lëmë të zbuten pak. Hedhim fasulet e njoma të pastruara dhe të prera në copa 3-4 cm, sikurse dhe copat e prera të sallamit apo të proshutës. Shtojmë kripë e piper sipas shijes. Hedhim orizin nëse dëshirojmë dhe e përziejmë lehtë. Shtojmë ujë sa për të mbuluar masën dhe e lëmë gatimin të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të ziejnë fasulet e njoma dhe orizi.
-
VIDEO
Domatopita, receta greke e kekut të kripur me domate nga zonja Albana
Domatopita, kek i kripur
Përbërësit:
- 1 domate e grirë imët
- 1 spec i kuq
- 150 gr djathë i bardhë
- 250 gr kos i trashë
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 vezë
- 150 gr miell
- 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
- 1/2 lugë çaji rigon
- Kripë, piper
- Vaj ulliri dhe susam për sipër
- Përgatitja:
Rrahim mirë kosin me vezët. Shtojmë vajin e ullirit, rigonin, kripën, piperin, domaten e grirë dhe specin e kuq. E përziejmë mirë dhe shtojmë djathin feta, miellin dhe pluhurin për pjekje. Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri. Hedhim brumin në tavë dhe e rrafshojmë. Sipër shtojmë pak vaj ulliri dhe susam. E pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 20–25 minuta, derisa të marrë ngjyrë të bukur.
-
VIDEO
Ëmbëlsirë e shpejtë me kajsi nga zonja Albana
Ëmbëlsirë me kajsi
Përbërësit:
- 4-5 kajsi
- 2 lugë sheqer
- Arra sipas dëshirës
- Për kremin:
- 600 ml qumësht
- 100 gr sheqer
- 3 lugë niseshte
- Biskota të thërrmuara
Përgatitja:
Në një tenxhere, përziejmë qumështin me sheqerin dhe niseshtenë. E vendosim në zjarr të mesëm duke e përzier vazhdimisht derisa të trashet në formën e një kremi të butë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak. Ndërkohë presim kajsitë në feta dhe i vendosim në një tigan me 2 lugë sheqer. I lëmë të zbuten dhe të karamelizohen lehtë. Montojmë ëmbëlsirën duke vendosur në fund të kupave ose tasave një shtresë të hollë biskotash të thërrmuara. Shtojmë kremin e ngrohtë sipër dhe e dekorojmë me kajsitë e karamelizuara dhe pak arra sipër.
-
VIDEO
Emisioni i plotë- 'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 11 korrik 2025
Titujt e gazetave për sot, nga a u shantazhua Medi Bici te "guximi" i tepruar i Vangjel Dules për të "shqetësuar" Berishën e deri tek punëtori i ndërtimit mund të lërë jashtë Kuvendit Adriatik Lapajn!
-
VIDEO
Emisioni i plotë- Skenari BOMBË! ‘Erion Veliaj në shënjeshtër’, si do shkojë Tirana në zgjedhje të reja
Ish- drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit, Mithat Havari tha se ky aksion duhet që të bëhej para 11 majit. Sipas tij, ndërtimet pa leje tregojnë se nuk ka pasur funksionim të pushtetit lokal. Halit Valteri tha se ndërtimet pa leje duhet që të ndalen dhe njerëzit të ndërgjegjësohen që të mos zaptojnë hapësirat publike.