-
VIDEO
Pushime me fëmijë: më shumë djersë se diell? Sfida, aventura e panik… prindërit tregojnë të vërtetën
Pushimet verore janë një nga periudhat më të pritura të vitit, një mundësi për t’u shkëputur nga rutina, për të ndërruar ambient dhe për të krijuar kujtime të reja. Por kur je prind i një fëmije të vogël, koncepti i pushimit merr një kuptim krejt tjetër. Çanta plot me lodra, ushqim, krem dielli dhe lodhje pa orar, janë vetëm disa prej "shoqëruesve" të rinj të udhëtimeve me fëmijë të vegjël. Si mund të balancohet dëshira për qetësi me nevojat e fëmijëve që janë gjithmonë në lëvizje? Dhe mbi të gjitha: si mund ta kthejmë verën në një kujtim të paharrueshëm për ta, por edhe në një periudhë forcimi të lidhjes sonë me ta? Të ftuar në studion e “Rreze Dielli psikologia Aljona Jonuzi, Rezart Cenaj ekspert i komunikimit dhe fotografja Orsola Mema, ndajnë eksperiencat e tyre reale me të qeshura, sfida, dhe ndonjëherë edhe ndonjë moment paniku në plazh, për të kuptuar më mirë se si pushimet me fëmijë të vegjël mund të jenë ndryshe, por jo më pak të vlefshme. Sepse ndoshta, nuk ka pushim më të bukur sesa ai që shndërrohet në kujtim për gjithë jetën!
-
VIDEO
Lazanja pa petë me kungull, gjizë dhe djathë nga zonja Albana
Lazanja pa petë me kungull, gjizë dhe djathë
Përbërësit:
- 2-3 kunguj të njomë
- 150 gr djathë kaçkavall i grirë
- 100-150 gr fileto pule
- 2 kokrra vezë
- 200 gr gjizë e butë
- Pak vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë mirë kungujt dhe i presim në feta të holla gjatësore. Hedhim pak vaj ulliri në fund të tavës dhe vendosim shtresën e parë me feta kungulli. Hedhim djathin e grirë sipër, vendosim një shtresë me fileto pule, të cilën e kemi zier më parë dhe copëtuar në fije. Përsëritim shtresat: kungull, djathë, mish pule, derisa të mbushet tava. Në një tas përziejmë vezët dhe gjizën, pak kripë e piper. I rrahim mirë me pirun dhe hedhim masën sipër shtresave në tavë. E vendosim tavën të piqet në furrë të parangrohur në 220°C për rreth 30-35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër dhe të mpikset kremi.
-
VIDEO
Turshi me kastraveca dhe spec djegës nga zonja Albana
Turshi me kastraveca dhe spec djegës
Përbërësit:
- 1 kg kastraveca
- 6-7 speca djegës
- 1 litër ujë
- 500 ml uthull rrushi e bardhë
- 2 lugë gjelle kripë e trashë
- 2 lugë gjelle sheqer
- 5-6 thelpinj hudhër (sipas dëshirës)
- 2-3 gjethe dafine
- Fara majdanozi ose kopër
- Pak vaj ulliri sipër çdo kavanozi
Përgatitja:
Shpëlajmë mirë kastravecat dhe specat. Mund t’i lëmë të plotë ose t’i shpojmë me thikë në një vend për të mos plasur gjatë zierjes. Në një tenxhere shtojmë ujin, uthullën, kripën, sheqerin dhe gjethet e dafinës. I lëmë të ziejnë për rreth 5 minuta, derisa përbërësit të treten mirë. Shtojmë kastravecat dhe specat në lëng dhe i ziejmë për 2-3 minuta, sa të zbuten pak. Vendosim kastravecat dhe specat e ngrohtë në kavanoza të sterilizuara. Ndërmjet shtresave, shtojmë hudhra dhe fara kopre ose majdanozi. Mbushim kavanozët me lëngun e zier të mbetur, derisa të mbulohen plotësisht trushitë. Shtojmë një lugë vaj ulliri sipër për të mbyllur kontaktin me ajrin. Mbyllim mirë kavanozët sa janë ende të ngrohtë dhe i kthejmë përmbys për 5-10 minuta që të vakumohen. I lëmë të ftohen dhe më pas i vendosim në një vend të freskët dhe të errët. Mund të konsumohen pas 1-2 javësh, kur të kenë marrë shijen e duhur.
-
VIDEO
Bishtaja të skuqura në krem kosi nga zonja Albana
Bishtaja të skuqura në krem kosi
Përbërësit:
- 500 gr bishtaja të freskëta
- 4-5 lugë gjelle miell misri
- Kripë sipas shijes
- Vaj për skuqje
- Për salcën me kos:
- 1 lugë gjelle kos i trashë
- 1 lugë gjelle kos i hollë
- 1 lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji fara speci djegës
- 1 thelpi hudhër e grirë
- 1 majë luge kripë
Përgatitja:
Fillimisht lajmë mirë bishtajat, pastrojmë pjesën fundore dhe i vendosim të ziejnë në 2 litra ujë me kripë për rreth 12-15 minuta. Më pas i vendosim në një kullesë për rreth 30 minuta që të largojnë lagështinë. Shtojmë miell misri sipër bishtajave të kulluara dhe i përziejmë butësisht pa i shtypur. Në një tigan të gjerë, ngrohim vajin dhe skuqim bishtajat nga të gjitha anët. Pasi të jenë skuqur, i vendosim mbi letër kuzhine për të përthithur vajin. Ndërkohë përgatitim salcën me kos, përziejmë të gjithë përbërësit e salcës në një tas dhe e vendosim si bazë në fund të pjatës ku do shërbehet. Bishtajat mund t’i vendosim me forma rulo dyshe-dyshe ose në forma sipas dëshirës. Në fund bëjmë një spërkatje të lehtë me salcë kosi mbi bishtaja.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 15 korrik 2025
Titujt e gazetave për sot ,nga kartela false e Salianjit dhe shteti fals i së drejtës te Rama paralajmëron reformat e reja me "shtetin si protagonist" e deri tek plas skandali i ilaçeve.
-
VIDEO
Emisioni i plotë/ Kush janë ‘armiqtë’ e turizmit në Shqipëri, zbulohen në studio! Prapaskenat me plazhet
Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, teksa ka folur për turizmin për këtë vit në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv tha se ka një rritje të numrit të turistëve.Qosja tha se problematik mbeten ujërat e zeza, për të cilat sipas tij është duke u bërë një projekt.
-
VIDEO
‘Ujërat e zeza problem në mes të sezonit në Golem e Qerret’, kryebashkiaku i Kavajës: Ja kam thënë edhe Ramës, është duke u bërë një projekt
Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, teksa ka folur për turizmin për këtë vit në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv tha se ka një rritje të numrit të turistëve.
Qosja tha se problematik mbeten ujërat e zeza, për të cilat sipas tij është duke u bërë një projekt.
‘Akoma s’kemi statistika për turizmin, por ka një rritje të kapaciteteve të hotelerive dhe operatorët turistikë kanë bërë investime të mira. Bashkia me sa mundet është afër pushuesve me pastrimin dhe me sigurinë. Ujërat e zeza është një problem i madh, ne po e mirëmbajmë me ujësjellësin, por nuk mbahet me arnime.
Unë mendoj se është më e rëndësishëm problemi i ujërave të zeza sesa uji i pijshëm, sepse ka të bëjë me higjienën. Unë ja kam thënë edhe kryeministrit Rama dhe ministres Mirela Kumbaro se ujërat e zeza janë një emergjencë, në plazhin e Golemit dhe Qerret. Po merren me një projekt dhe të shohim se sa do t’ja arrijë vitin që vjen’, tha ai.
-
VIDEO
Spahiu: Projekti i qeverisë për rritjen e taksave për shtëpitë e dyta, do shtrenjtojë qiratë për qytetarët
Juristi Kreshnik Spahiu teksa u ndal tek rritja e taksave për shtëpitë e dyta, ai tha se kjo do të rrisë qirat e banesave.
‘Kroacia që është një nga perlat e Europës janë gjysmë milioni qe janë larguar sepse e gjithë vija bregdetare është bërë e pajetueshme sepse është për turizëm elitar edhe Shqipëria do të bëhet për një pjesë të shqiptarëve si është bërë jugu. Por edhe çmimi i banesave do të rrihet. Në Spanjë edhe disa vende të tjera kanë ndaluar blerjen e shtetasve të huaj të pasurive të paluajtshme dhe nëse kjo s’do të frenohet do të vijë një moment që shqiptarët nuk do të blejnë dot më një banesë.
Rritja e taksës për shtëpitë e dyta dhe thonë se do ti detyrojë pronarët që ti shesin ato, por kjo do të rris qiranë. Ata që kanë mundësi që ta paguajnë 500 mijë, paguajnë edhe 1 mln, por do ja vendosin në faturë atyre që do ja japin me qira. Do të vij një moment që bukuritë që na ka fal zoti po i shkatërrojmë me politikën e gabuar. Dhe po ta vësh re pa kaluar tek evazioni fiskal, kush të jep faturë tatimore në bregdet, asnjëri. Këta jo territorin e kanë jashtë kontrollit por edhe biznesin e kanë jashtë kontrollit', tha ai.
-
VIDEO
Prishja e ndërtimeve në THETH, zbulohen detaje të PANJOHURA! Ja përgjegjësit e 'batërdisë
Deputetja demokrate e Dukagjinit Gerta Bardeli tha se shteti duhet që të kishte ndërhyrë që kur nisi ndërtimi i atyre ndërtesave pa leje. Ajo tha se duhet që të ketë edhe një dialog me banorët. Për arkitektin Zef Çuni, bashkia duhet që të kishte ndërhyrë kur u bënë ndërtimet.
-
VIDEO
Prishja e ndërtimeve në Theth, Bardeli: Duhet dialog me banorët, janë pronar legjitim!
Deputetja demokrate e Dukagjinit Gerta Bardeli tha se shteti duhet që të kishte ndërhyrë që kur nisi ndërtimi i atyre ndërtesave pa leje. Ajo tha se duhet që të ketë edhe një dialog me banorët. Për arkitektin Zef Çuni, bashkia duhet që të kishte ndërhyrë kur u bënë ndërtimet.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: Ndërtuan në Theth mbi premtimin e Ramës! Po sikur të kishte fituar Berisha?
Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar duke thënë se banorët ndërtuan në Theth me premtimin e Ramës se do ti legalizonte, ndërsa ngriti pyetjen se çfarë do të kishin bërë nëse do të fitonte zgjedhjet Berisha.
-
VIDEO
Dorëheqjet e drejtorëve në disa bashki, Ergys Mërtiri: Ndryshime të tilla mund të bëhen edhe në qeveri! Xhani: Ndërhyrja e Ramës anti-ligjore, nuk i takon
Urdhërin e kryeministrit se drejtuesit në bashkitë e vendit duhet të japin dorëheqjen nga posti, analisti Ergys Mërtiri, e ka cilësuar si ndërhyrje e kryeministrit Edi Rama në pushtetin lokal.