-
VIDEO
Si të ruhemi nga gjarpërinjtë? Ekspertët në Report TV: Spërkatja me element kimikë, jo efektive! Dëmtohet fauna! Ja çfarë duhet të bëni në rast kafshimi
Ekspertët, duke folur për rrezikun e gjarpërinjve, thanë në Report TV se metoda e spërkatjes për t’i mbajtur larg nuk është efektive por dëmtohet edhe fauna. Ata ndanë edhe disa këshilla në rast kafshimi.
-
VIDEO
‘Jetova me ankthin pa e ditur çfarë kisha’, rrëfimi tronditës i Liri Kurpali
Një rrëfim personal dhe prekës, Liri Kurpali nëpërmjet një lidhje për studion e Rreze Dielli, ndan me sinqeritet historinë e saj me ankthin, një gjendje që i ndryshoi jetën. Nga momentet e para kur nuk kuptonte çfarë po i ndodhte, te lufta e përditshme me mendimet, panikun dhe frikën, kjo është një dëshmi e vërtetë për atë që shumë njerëz përjetojnë në heshtje. Liri tregon si u përball për herë të parë me simptomat e ankthit, vështirësitë në përditshmëri, si dhe momentin kur vendosi të kërkonte ndihmë: një rrugëtim drejt pranimit, kuptimit dhe shërimit. Një histori që frymëzon, fuqizon dhe i jep zë një përvoje që shpesh mbetet e padukshme!
-
VIDEO
Lapardhaja për Report Tv: Berisha nuk bind më, s’e ndjek askush në betejat e tij imagjinare dhe donkishoteske! Ai gjithmonë i ‘lan duart’
Politologu analizon situatën më të fundit në kampin opozitar dhe paralajmërimet e kreut të PD-së me protesta dhe betejë për votën e lirë të diasporës apo farsën elektorale të pretenduar. Analisti sugjeroi që PD të shfaqë një lidership, sepse edhe kauza e fundit e Berishës i çoi në dështim historik të 11 majit
-
VIDEO
‘Vret organet, godet metabolizmin’ / Psikologia zbulon gjithçka: Pse ANKTHI ndryshon peshën
Në studion e “Rreze Dielli” ndajmë një bisedë interesante me psikologen e njohur Ema Bruci, e cila na ndihmon të kuptojmë lidhjen e ndërlikuar mes ankthit, metabolizmit dhe peshës trupore. A ndikon stresi dhe ankthi në mënyrën se si trupi jonë tret, ruan ose djeg kaloritë? Pse disa njerëz humbin oreksin dhe dobësohen, ndërsa të tjerë hanë më shumë dhe shëndoshen? Tregojmë sesi ankthi ndikon në metabolizëm dhe hormonin e kortizolit; arsyet psikologjike pas ndryshimeve të papritura në peshë; roli i terapisë psikologjike në rregullimin emocional dhe fizik, dhe si të gjejmë balancën mes mendjes, trupit dhe ushqimit. Psikologia Ema Bruci ndan këshilla praktike dhe qasje terapeutike për të kuptuar më mirë trupin në kohë ankthi dhe për të arritur një mirëqenie të qëndrueshme – brenda dhe jashtë.
-
VIDEO
‘Shokon’ udhëtarët në autobus | Historia e Fiona Rushitit: akrobaci 15 metra lartësi pa rrip sigurie
Pak ditë më parë një video bëri xhiron e rrjetit, një moment spektakolar i akrobates Fiona Rushiti, e cila "habiti" udhëtarët në autobuzin e unazës, me një performancë të papritur: Akrobaci mahnitëse varur prej flokëve! E ftuar në studion e “Rreze Dielli” akrobatja që sfidon gravitetin, tregon për sfidat, emocionet dhe vështirësitë që ajo përballet çdo ditë në këtë art ekstrem. Ajo na ndihmon të kuptojmë më mirë se si një akrobate mund të ketë sukses, ndërsa përballohet me rrezikun dhe adrenalinën e jashtëzakonshme pa të cilën duket se nuk jeton dot, teksa tregon se ka performuar dhe në 15 metra lartësi pa rrip sigurie. Në fund një surprizë e këndshme nga ‘Yjet e vegjël të akrobacisë’ - një performancë fantastike në studio.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 20 qershor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga PD thërret në ndihmë Fredi Belerin te si po u kthehemi bunkerëve e deri tek BE bllokon fondet për bujqësinë edhe për 2026-tën.
-
VIDEO
Meze me patëllxhanë të pjekur me djathë dhe bimë aromatike nga zonja Albana
Meze me patëllxhanë të pjekur me djathë dhe bimë aromatike
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë mesatarë
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- 1 thelpi hudhër
- Djathë i bardhë i thërrmuar
- Kripë, bimë aromatike sipas dëshirës
Përgatitja:
Presim patëllxhanët në feta të holla rrethore. I vendosim në një tepsi me letër pjekjeje, i kriposim dhe i lyejmë lehtë me vaj ulliri. I vendosim të piqen në furrë në 200°C për rreth 20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. I lëmë të ftohen pak dhe më pas vendosim në mes të çdo fete pak majdanoz të freskët, pak hudhër nëse dëshirojmë dhe djathë të bardhë. I palosim si mini-taco ose i mbështjellim role. I rradhitim bukur në pjatë dhe i shërbejmë si meze të ftohtë.
Këshilla nga Albana: Mund t’i shtroni edhe me salcë kosi me hudhër për më shumë freski. Shkojnë shumë mirë me një gotë verë të bardhë të ftohtë.
-
VIDEO
Patate furre me krem dhe djathë nga zonja Albana
Patate furre me krem dhe djathë
Përbërësit:
- 5-6 patate të mëdha
- 300 ml pana
- 1 gotë qumësht
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 150 gr djathë i fortë i grirë
- Kripë, piper, arrë moskat
Përgatitja:
Qërojmë dhe presim patatet shumë hollë. Fërkojmë fundin dhe anët e tavës me hudhër të shtypur dhe e lyejmë me gjalpë. Vendosim patatet në shtresa në tavë, çdo shtresë e spërkasim me pak kripë dhe piper. Në një tenxhere ngrohim qumështin me panën, hudhrën dhe pak arrë moskat. Më pas e hedhim qumështin sipër patateve që të mbulohen mirë. Në fund e mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 45–55 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.
Këshilla nga Albana: Për shije më intensive, mund të përdorësh përzierje djathrash: parmigiano, mozzarella ose emmental. Shërbehet si garniturë për mish, por është perfekte edhe si pjatë më vete me sallatë të freskët.
-
VIDEO
Kabuni, ëmbëlsira autoktone shqiptare / Ja receta origjinale nga zonja Albana
Kabuni
Përbërësit:
- 300 gr oriz
- 400-500 gr mish qafe dashi (ose mish me pak dhjamë)
- 100 gr rrush të thatë pa fara
- 120 gr sheqer kaf
- 1 lugë gjelle kanellë pluhur
- 100-120 gr gjalpë
- Pak kripë
Përgatitja:
Ziejmë mishin në tenxhere me pak kripë për rreth 1 orë e 30 minuta. E kullojmë më pas dhe mishin e presim në copa të vogla. Shpëlajmë orizin disa herë derisa uji të jetë i kthjellët. Më pas e skuqim lehtë në pak gjalpë. Shtojmë lëngun e mishit (raporti 2:1 me orizin) dhe e ziejmë njësoj si për pilaf, por jo shumë i butë. Kur të jetë pothuaj gati e largojmë nga zjarri dhe fillojmë bëjmë shtresimin në tavë. Vendosim një shtresë oriz, hedhim sipër pak rrush të thatë, pak sheqer kaf, copa mishi dhe pak gjalpë. Vendosim sërish një shtresë oriz dhe të gjithë përbërësit e tjerë. Shtresa e fundit duhet të jetë me rrush, sheqer, kanellë dhe copa gjalpi sipër. E vendosim në furrë të parangrohur në 180°C dhe e lëmë të piqet për 40-50 minuta, derisa të formohet një kore e karamelizuar dhe gjalpi të depërtojë në gjithë shtresat.
-
VIDEO
‘Bomba bërthamore, SHBA gati për luftë!’ A e prekin raketat Shqipërinë? | Frontline
Ish zv/shefi i shtabit të Përgjithshëm, Ded Prenga tha se sulmi i Izraelit ndaj Iranit ishte një sulm që pritej. Ai tha se SHBA do të ndërhyjë shumë shpejt. Ekspert i Çështjeve të Sigurisë, Shemsi Prençi tha se ekziston një rrezik që sulmet Izrael- Iran të përshkallëzohen më tej
-
VIDEO
Spahiu: Nëse lufta do vazhdojë, Europa do përballet me miliona emigrantë iranian
Juristi Kreshnik Spahiu tha se nëse sulmet Izrael-Iran do të vijojnë Europa do përballet me miliona emigrantë iranian që do të largohen nga vendi i tyre.
-
VIDEO
Spahiu: Nëse SHBA futet në Iran, plas anarkia nga 30 milionë banorë kundër Ajatollahve
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se Izraeli nuk është i vetëm në këtë luftë, pasi edhe liderë botërorë që më parë e kanë kritikuar për veprimet në Gaza, tashmë janë rreshtuar pro tij. Ai theksoi se nëse SHBA futet në Iran mund të plas anarkia nga 30 milion grupe etnike kundër Ajatollahve.