• VIDEO

    ‘Shoferi e zbriti,vëllai preu tjetër biletë’/Motra:Ndryshoi destinacion e humbi, dyshojmë…

  • VIDEO

    Ish-kreu i PD Vlorës merr post drejtues, Genc Deromemaj emërohet në krye të Kadastrës në këtë qytet

    Genc Deromemaj, është emëruar në krye të Kadastrës së qytetit të Vlorës. Ai ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Qershor 2025 – Receta/ Rreziku nga gjarpërinjtë/ Grimi në verë/ ‘Bëje vetë’ Këshilla pastrimi

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Oriz i pjekur në furrë me perime dhe djathë / Këmbëkuqi i Qeparoit / Kunguj të mbushur me mish në tenxhere me salcë.

    Gjarpërinjtë në disa zona të Shqipërisë kanë filluar të shfaqen më shpesh, dhe kjo ka ngritur shqetësime te shumë qytetarë. Po, a duhet të kemi panik? Cilat janë masat e sigurisë që duhet të marrim? I ftuar në studion e “Rreze Dielli” inxhinieri i mjedisit, biologu Mirjan Topi, ndan njohuritë e tij mbi gjarpërinjtë dhe shpjegon se pse shfaqja e tyre është një fenomen natyror dhe si mund të mbrohemi pa rrezikuar veten dhe ekosistemin. Diskutojmë mbi shkaqet e shfaqjes së gjarpërinjve në zona të caktuara; informacione të rëndësishme mbi llojet e gjarpërinjve që jetojnë në Shqipëri; si të dallojmë gjarpërinjtë e rrezikshëm dhe ata jo të rrezikshëm si dhe masat e sigurisë dhe këshilla për të shmangur aksidentet. Për të kuptuar më mirë se si të reagoni në raste të takimit me gjarpërinj, është shumë e rëndësishme të jeni të informuar dhe të veproni me qetësi!

    Sekretet e një make up-i që mbijeton gjithë ditën! Si të bëjmë grim të përditshëm natyral për në punë, sidomos tani në ditët e nxehta të verës? Së bashku me Lorela Kuka zbulojmë gjithçka që duhet të dimë për një grim të lehtë dhe të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës, duke i përshtatur edhe kushteve të ngrohta të verës. Japim këshilla të vlefshme për të gjitha moshat: Si të krijojmë një look natyral dhe të freskët dhe gabimet më të shpeshta që duhet të shmangim gjatë grimit.

    Pastrimi i furçave dhe sfungjerëve të grimit: Pse është kaq i rëndësishëm dhe si ta bëjmë si profesionistë? Në rubrikën “Bëje vetë” Niki dhe Stela do të na tregojnë se përse pastrimi i furçave dhe sfungjerëve është esencial për lëkurën tonë dhe për arritjen e një grimi perfekt çdo herë! Si të pastrojmë në mënyrë natyrale furçat dhe sfungjerët e grimit pa i dëmtuar ato si dhe gabimet që duhet të shmangen gjatë pastrimit.

  • VIDEO

    Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën, hapen 647 kuti! PD ka humbur 334 vota, PS 246

    Sot dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Deri më tani janë hapur 628 kuti nga 1282 në total. Ende të dhënat nuk tregojnë ndryshime në rezultat.

    • VIDEO

      Si të pastroni Furçat dhe Sfungjerët e grimit si një profesionist! Të reja ‘dritë’ si me magji

      Pastrimi i furçave dhe sfungjerëve të grimit: Pse është kaq i rëndësishëm dhe si ta bëjmë si profesionistë? Në rubrikën “Bëje vetë” Niki dhe Stela do të na tregojnë se përse pastrimi i furçave dhe sfungjerëve është esencial për lëkurën tonë dhe për arritjen e një grimi perfekt çdo herë! Si të pastrojmë në mënyrë natyrale furçat dhe sfungjerët e grimit pa i dëmtuar ato si dhe gabimet që duhet të shmangen gjatë pastrimit.

    • VIDEO

      Make Up që reziston GJITHË ditën! Sekretet për grim natyral në verë / Shmangni këto gabime

      Sekretet e një make up-i që mbijeton gjithë ditën! Si të bëjmë grim të përditshëm natyral për në punë, sidomos tani në ditët e nxehta të verës? Së bashku me Lorela Kuka zbulojmë gjithçka që duhet të dimë për një grim të lehtë dhe të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës, duke i përshtatur edhe kushteve të ngrohta të verës. Japim këshilla të vlefshme për të gjitha moshat: Si të krijojmë një look natyral dhe të freskët dhe gabimet më të shpeshta që duhet të shmangim gjatë grimit.

    • VIDEO

      Nga nesër rriten temperaturat, Anira Gjoni për Report Tv: Të shtunën deri 39 gradë

      Qershori do të mbyllet me temperatura deri në 39 gradë, paralajmëron Instituti i Gjeoshkencave. Në ‘Sot Live në Shqipëri’ Anira Gjoni tha se qytetet më të nxehta do të jenë Berati, Fieri dhe Gjirokastra

    • VIDEO

      Panik nga Gjarpërinjtë? Ja çfarë duhet të DINI dhe si të mbroheni! | Biologu tregon ‘sekretet’

      Gjarpërinjtë në disa zona të Shqipërisë kanë filluar të shfaqen më shpesh, dhe kjo ka ngritur shqetësime te shumë qytetarë. Po, a duhet të kemi panik? Cilat janë masat e sigurisë që duhet të marrim? I ftuar në studion e “Rreze Dielli” inxhinieri i mjedisit, biologu Mirjan Topi, ndan njohuritë e tij mbi gjarpërinjtë dhe shpjegon se pse shfaqja e tyre është një fenomen natyror dhe si mund të mbrohemi pa rrezikuar veten dhe ekosistemin. Diskutojmë mbi shkaqet e shfaqjes së gjarpërinjve në zona të caktuara; informacione të rëndësishme mbi llojet e gjarpërinjve që jetojnë në Shqipëri; si të dallojmë gjarpërinjtë e rrezikshëm dhe ata jo të rrezikshëm si dhe masat e sigurisë dhe këshilla për të shmangur aksidentet. Për të kuptuar më mirë se si të reagoni në raste të takimit me gjarpërinj, është shumë e rëndësishme të jeni të informuar dhe të veproni me qetësi!

    • VIDEO

      Këmbëkuqi i Qeparoit nga zonja Albana / Receta plot shije e traditës

      Këmbëkuqi i Qeparoit

      Përbërësit:   

      • 3 vezë
      • 1 gotë kos
      • 1 gotë vaj
      • 1 e 1/2 gota miell
      • 1 lç sodë buke
      • 200 - 250 gr djathë i bardhë i thërrmuar
      • Pak kripë (opsionale)

      Përgatitja:

      Rrahim vezët me pak kripë derisa të bëhen homogjene. Shtojmë kosin dhe gjysmën e sasisë së vajit dhe i përziejmë mirë. Më pas shtojmë miellin gradualisht dhe sodën e bukës. E trazojmë derisa të formohet një masë homogjene, pak e trashë por e butë. Shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar duke e përzier që të përhapet njëtrajtësisht. Lyejmë një tavë me gjalpë, hedhim masën e përgatitur, e rrafshojmë mirë me lugë ose me dorë të lagur. Sipër hedhim vajin e mbetur dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 35-40 minuta.

    • VIDEO

      Oriz i pjekur në furrë me perime dhe djathë nga zonja Albana

      Oriz i pjekur në furrë

      Përbërësit:   

      • 250 gr oriz
      • 100 gr bizele
      • 1 karrotë
      • 150 gr proshutë ose sallam
      • 150 gr djathë i fortë
      • 2 vezë
      • 2 lgj djathë parmixhano
      • Kripë dhe piper
      • Pak majdanoz
      • Vaj ulliri ose gjalpë për tepsinë

      Përgatitja:

      Ziejmë orizin paraprakisht, e kullojmë dhe e lëmë mënjanë të ftohet pak. Në një tas të madh, shtojmë të gjithë përbërësit: orizin, karrotën e grirë, proshutën, djathin, bizelet vezët, djathin, kripën, piperin dhe majdanozin. I përziejmë mirë që masa të bëhet homogjene. Lyejmë një tavë me pak vaj ose gjalpë dhe shtrojmë masën e përgatitur. Sipas dëshirës, mund të shtojmë pak djathë të grirë sipër për një kore të artë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 25–30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.

      Këshilla nga Albana: Mund të shtosh edhe pak speca të kuq ose misër për ngjyra dhe shije. Shërbehet e ngrohtë shoqëruar me një sallatë të freskët.

    • VIDEO

      Tërmeti 4.4 ballë ‘shkundi’ vendin, sizmiologu për Report Tv: Nuk ka asnjë lloj rreziku, pasgoditjet po vijnë duke u shuar

      Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, 24 qershor. Rrapo Ormëni përmes një lidhje të drejtpërdrejtë tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se ky lloj tërmeti nuk ka asnjë lidhje me atë që ra në 26 nëntor të 2019-ës, ndaj nuk ka nevojë për panik.

      • VIDEO

        Kunguj të mbushur me mish në salcë të bardhë nga zonja Albana

        Kunguj të mbushur me mish në salcë të bardhë

        Përbërësit:   

        • 6-8 kunguj mesatarë
        • 500 gr mish i grirë
        • 2 domate të vogla
        • 1 qepë mesatare
        • 1 tufë majdanoz
        • 2 lugë niseshte
        • 800 ml lëng mishi ose perimesh
        • 2 të verdha veze
        • Lëngu i 2 limonëve
        • Vaj ulliri
        • Kripë, piper

        Përgatitja:

        Në një blender grijmë qepën, domatet dhe majdanozin. Masën e përziejmë me mishin e grirë, kripë, piper dhe e punojmë mirë. Pastrojmë kungujt dhe i ndajmë përgjysmë ose i lëmë të gjatë sipas dëshirës. Me ndihmën e një luge i zbrazim nga brenda. Mbushim kungujt me masën e mishit dhe i vendosim në një tenxhere. Hedhim mbi ta pak kripë, ujë derisa të mbulohen deri në gjysmë, pak vaj ulliri dhe tulin e kungullit të grirë. E mbulojmë tenxheren dhe e lëmë gatimin të ziejë në zjarr të mesëm për rreth 50 minuta. Në një enë tjetër, përziejmë të verdhat e vezëve, lëngun e limonit dhe niseshtenë e tretur në pak ujë të ftohtë. Marrim lëng nga tenxherja dhe e shtojmë ngadalë te salca duke e përzier vazhdimisht. E shtojmë salcën mbi kungujt në tenxhere dhe e trazojmë lehtë. I lemë të pushojnë disa minuta para servirjes.

        Këshilla nga Albana: Për më shumë shije, shto pak kopër ose nenexhik të freskët në mbushje

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv