-
VIDEO
Super byreçka /Petë sfoljatë të mbushura me djathë dhe proshutë nga zonja Albana
Petë sfoljatë të mbushura me djathë dhe proshutë
Përbërësit:
- 1 petë sfoljatë
- 100 gr djathë kaçkavall
- 100 gr proshutë
- 1 vezë (për lyerje)
- Pak piper ose spec djegës
- Susam sipas dëshirës
Përgatitja:
Hapim petën sfoljatë mbi tavolinë. Në njërën anë të petës shtrojmë një vijë me djathin e grirë, mbi djathë vendosim proshutën (bacon). Rrotullojmë petën ngadalë nga ajo anë ku është mbushja, duke formuar një role. E presim në pjesë të vogla rrethore ose e lëmë të gjatë dhe e vendosim në tavë. E lyejmë sipër me vezë të rrahur dhe nëse dëshirojmë hedhim susam ose pak piper. E vendosim në pjekje në furrë të parangrohur në 180°C për 20–25 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të jetë krokante.
Këshilla nga Albana: Mund ta shoqërosh me një salcë kosi ose domatesh për një antipastë perfekte. Në vend të baconit mund të përdorësh kërpudha ose spinaq për version vegjetarian.
-
VIDEO
Ëmbëlsirë me tërshërë nga zonja Albana
Ëmbëlsirë me tërshërë
Përbërësit:
- 1 filxhan të vogël tërshërë
- 1 mollë e vogël
- 2 vezë
- 1/3 filxhan bajame ose arra të copëtuara
- 1 lugë gjelle mjaltë ose sheqer kaf
- 1/2 lugë çaji kanellë
- 1/2 lugë çaji sodë buke
- 1/3 filxhan qumësht ose kos
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në 180°C. Në një tas shtojmë tërshërën, mollën, bajamet ose arrat, kanellën dhe sodën e bukës. Rrahim vezët lehtë dhe shtojmë përzierjen bashkë me mjaltin dhe qumështin. E përziejmë mirë derisa të formohet një masë homogjene. E hedhim në një tavë të vogël (mundësisht me letër furre ose të lyer me pak vaj). E vendosim në furrë për 25-30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të jetë gatuar në brendësi.
Këshilla nga Albana: Mund të shtosh disa rrush të thatë, banane të shtypur ose pak vanilje. Për një shije më të freskët verore, shto lëkurë limoni ose portokalli.
-
VIDEO
Supë verore me perime të freskëta dhe erëza nga zonja Albana
Supë verore me perime të freskëta dhe erëza
Përbërësit:
- 1 qepë e njomë
- 2 karrota
- 1 kungull i njomë
- 1 patate e vogël
- 100 gr bizele të freskëta
- 1 domate
- 2 lugë vaj ulliri
- 700 ml ujë ose lëng perimesh
- Kripë, piper i zi, rigon
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Grijmë të gjitha perimet në kubikë të vegjël. Në një tenxhere, kaurdisim qepën me vaj ulliri për 2 minuta. Shtojmë karrotat dhe patatet dhe i përziejmë për disa minuta. Shtojmë domaten, kungullin, bizelet dhe buljonin e ngrohtë. I lëmë perimet të ziejnë për 20–25 minuta në zjarr të ngadaltë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza të freskëta sipas dëshirës.
Këshilla nga Albana: Shërbeje me pak kos ose limon sipër për një shije më freskuese. Mund të shtosh edhe pak oriz ose quinoa për një supë më të plotë. Ideale për darkë të lehtë ose pas një dite plazhi!
-
VIDEO
Uzina më e famshme në Shqipëri që jeton ende dhe nuk u shkatërrua dot! Eksluzive, Amarcord Report Tv
Historia e Uzinës më të famshme në Shqipëri, ajo e Kuçovës e krijuar prej italianëve që vazhdon të jetojë ende
-
VIDEO
Veri-Jug/ Një udhëtim mbreslënës në Malësinë e Lezhës! Preng Gjoka, modeli i një fermeri të vogël kapitalist
Një udhëtim mbreslënës në Malësinë e Lëzhës, saktësisht në fshatin Kaluer, një fshat me mbi 30 tuma ilire që flasin për jetën në atë zonë 3500 vjet para lindjes së krishtit. Personazh I reportazhit është fermeri Preng Gjoka, modeli i një fermeri të vogël kapitalist. Suksesi I Prengës, puna, puna dhe vetëm puna. Shumë shpejt kullën e vjetër të familjes ai do ta shndërrojë në një bujtinë për zhvillimin e agroturizmit në fshat. Ndiqni reportazhin “Kalueri, fshati i lashtë 3500 vjeçar” të djelën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
-
VIDEO
Vijon rinumërimi për Tiranën, hapen 28% e kutive! PD i zbriten 186 votat që s’i takonin, PS 170! Edhe Mundësia 3 vota më pak
Numërohen 28% e kutive të votimit për qarkun e Tiranës. Sot vijohet me ditën e katërt të rinumërimit. Rezultatet e reja nuk sjellin asnjë ndryshim. Deri më tani vetëm gabime të vogla.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 21 qershor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga qeveria vendim për rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës te socialistët dhe rinumërimi e deri tek djemtë e Kombëtares pushime luksize në jaht.
-
VIDEO
Spiunazhi i kinezëve dhe Uzina 12 e Metalurgjikut të Elbasanit! Eksklusive në Esence Report Tv
E vërteta e krijimit të Uzinës 12 në Metalurgjik të Elbasanit. Ardhja, ikja e kinezëve dhe qëllimet për ndërkombëtarizimin e e Çelikut të Partisë! Specialistët shqiptarë në Shangai, si kopjonin kinezët me sy në uzinat dhe fabrikat e huaja dhe si e ndërtonin ata më pas kopjen në vendin e tyre? Historia exlusive e Inxhinierit Kimist Bashkim Isai, inxhinierin që e donte Kina dhe që e shihte çuditshëm Shqipëria!
-
VIDEO
Fondet e IPARD/ Gjokutaj për Report Tv: Të korrigjohen gabimet e të kaluarës, qeveria më afër fermerëve! Të ketë plan për çmimet, problem informaliteti
'Studio Live' me ekspertin e ekonomisë Eduart Gjokutaj. A do ndikojë për mirë kthimi i IPARD në Shqipëri dhe çfarë duhet të kishte bërë apo të bëjë Qeveria? Ku u gabua me fermerët dhe masat që duhet të merren për të përfituar fondet e BE-së. Pse mungesa esubvencioneve ndikon edhe te tregu i çmimeve. Eksperti sugjeron që çmimet të vendosen nën një pakt të ri, problem informaliteti
-
VIDEO
Fondet e IPARD/ Gjokutaj për Report Tv: Të korrigjohen gabimet e të kaluarës, qeveria më afër fermerëve! Të ketë plan për çmimet, problem informaliteti
'Studio Live' me ekspertin e ekonomisë Eduart Gjokutaj. A do ndikojë për mirë kthimi i IPARD në Shqipëri dhe çfarë duhet të kishte bërë apo të bëjë Qeveria? Ku u gabua me fermerët dhe masat që duhet të merren për të përfituar fondet e BE-së. Pse mungesa esubvencioneve ndikon edhe te tregu i çmimeve. Eksperti sugjeron që çmimet të vendosen nën një pakt të ri, problem informaliteti
-
VIDEO
‘Dhëndri më ndau nga vajza, e mbuloi me shami’/Përplasja e krushkave:Mos e kërko, iku vetë
Një tjetër histori humbjeje vjen në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë”, ku Daniela Alija kërkon motrën e saj, Arjana Alija, e cila ka humbur çdo kontakt me familjen prej më shumë se një viti. Humbja e gjurmëve të saj ka tronditur të afërmit, të cilët nuk kanë mundur të marrin asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen e saj. Historia e Arjanës ka nisur pak vite më parë, kur ajo u dashurua me Ervin Marën, një lidhje që solli edhe lindjen e një djali, sot 2 vjeç, i cili rritet në mungesë të nënës. Dashuria mes tyre kaloi përmes shumë sfidave, përfshirë ndryshimin e fesë nga ana e Ervinit, i cili I perkiste fese katolike, kaloi në fenë myslimane për të qenë pranë Arjanës. Por ky vendim nuk u mirëprit nga familjet e Ervinit dhe solli përplasje të forta mes tyre. Si pasojë e këtyre konflikteve, Ervini u shkëput nga familja e tij. Kjo heshtje ka bërë që familjarët e saj të ndihen të braktisur dhe në ankth për vajzën. Pavarësisht denoncimeve të bëra në polici, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për vendndodhjen e Arjanës. Rrjetet e saj sociale janë të mbyllura, ndërsa sistemi i gjurmimit të identitetit nuk jep asnjë rezultat për shkak të mungesës së dokumentacionit të saj.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Qershor 2025 – Receta/ Ankthi, metabolizmi dhe organet/ Magji akrobacie
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate furre me krem dhe djathë / Meze me patëllxhanë të pjekur me djathë dhe bimë aromatike / Kabuni, receta autoktone shqiptare.
Në studion e “Rreze Dielli” ndajmë një bisedë interesante me psikologen e njohur Ema Bruci, e cila na ndihmon të kuptojmë lidhjen e ndërlikuar mes ankthit, metabolizmit dhe peshës trupore. A ndikon stresi dhe ankthi në mënyrën se si trupi jonë tret, ruan ose djeg kaloritë? Pse disa njerëz humbin oreksin dhe dobësohen, ndërsa të tjerë hanë më shumë dhe shëndoshen? Tregojmë sesi ankthi ndikon në metabolizëm dhe hormonin e kortizolit; arsyet psikologjike pas ndryshimeve të papritura në peshë; roli i terapisë psikologjike në rregullimin emocional dhe fizik, dhe si të gjejmë balancën mes mendjes, trupit dhe ushqimit. Psikologia Ema Bruci ndan këshilla praktike dhe qasje terapeutike për të kuptuar më mirë trupin në kohë ankthi dhe për të arritur një mirëqenie të qëndrueshme – brenda dhe jashtë.
Pak ditë më parë një video bëri xhiron e rrjetit, një moment spektakolar i akrobates Fiona Rushiti, e cila "habiti" udhëtarët në autobuzin e unazës, me një performancë të papritur: Akrobaci mahnitëse varur prej flokëve! E ftuar në studion e “Rreze Dielli” akrobatja që sfidon gravitetin, tregon për sfidat, emocionet dhe vështirësitë që ajo përballet çdo ditë në këtë art ekstrem. Ajo na ndihmon të kuptojmë më mirë se si një akrobate mund të ketë sukses, ndërsa përballohet me rrezikun dhe adrenalinën e jashtëzakonshme pa të cilën duket se nuk jeton dot, teksa tregon se ka performuar dhe në 15 metra lartësi pa rrip sigurie. Në fund një surprizë e këndshme nga ‘Yjet e vegjël të akrobacisë’ - një performancë fantastike në studio.