• VIDEO

    Biskota me limon të buta si re nga zonja Albana

    Biskota me limon

    Përbërësit:

    • 2 vezë
    • 1/2 filxhan (100 g) sheqer
    • 1/3 filxhan (80 ml) vaj luledielli
    • 2 lugë lëng limoni i freskët
    • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
    • 1 vanilje (opsionale)
    • 1 e 1/2 filxhan miell (180-200 gr)
    • Lëkura e 1 limoni
    • Sheqer pluhur për pudrosje

    Përgatitja:

    Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen. Shtojmë vajin, lëngun dhe lëkurën e limonit. I përziejmë mirë. Shtojmë miellin, pluhurin për pjekje dhe vaniljen gradualisht derisa të formohet një brumë i butë, por jo ngjitës. E vendosim brumin në frigorifer për 30 minuta. Më pas formojmë toptha të vegjël dhe.i rrotullojmë në sheqer pluhur. I vendosim në tepsi me letër pjekjeje dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 170°C për 10–12 minuta.

    Këshilla nga Albana: Mos i pjek më gjatë – çarjet formohen vetë kur piqen shkurt! Mund të shtosh pak niseshte në miell për më shumë butësi. Ruaji në kavanoz hermetik, qëndrojnë të freskëta disa ditë.

  • VIDEO

    Musaka me dromsa dhe spinaq nga zonja Albana

    Musaka me dromsa dhe spinaq

    Përbërësit:

    • 500 gr spinaq
    • 1 gotë me dromsa
    • 1 kokërr qepë të thatë
    • 1 tufë hudhra të njoma
    • 1 filxhan kafeje qumësht
    • 4 vezë të freskëta
    • 2 lugë gjalpë të tretur
    • 1 lugë miell
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Lajmë mirë spinaqin, heqim bishtat dhe e lëmë të kullojë. Më pas grijmë gjethet me thikë. Ndërkohë, në një tigan të thellë kaurdisim me pak vaj ulliri një qepë të grirë hollë. Shtojmë më pas hudhrat e njoma të prera hollë si dhe në fund spinaqin. Sipas dëshirës shtojmë kopër, piper, kripë dhe e lëmë gatimin të ziejë derisa të shterojë uji që ka nxjerrë vetë spinaqi. Në fund hedhim dromsat e skuqura në gjalpë. I lëmë të marrin 2-3 valë dhe të gjithë masën e përgatitur e shtrojmë në një tepsi të vogël të lyer me vaj ulliri. Më pas skuqim me pak gjalpë miellin duke e përzier me lugë druri. E lëmë në zjarr të ngadaltë derisa të marrë një ngjyrë të artë. Pasi të jetë ftohur pak e tretim me qumësht të ftohtë. Ndërkohë në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin me miellin e skuqur dhe i përziejmë duke i rrahur. Kremin e përgatitur e hedhim mbi dromsat me spinaq duke patur kujdes që të përhapet në të gjithë tepsinë. E vendosim musakanë në furrë dhe e pjekim në temperaturën 180 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur.

  • VIDEO

    Tabaku e Bardhi njohin zgjedhjet nga Strasburgu, me apo pa leje nga Berisha? DEBATE në emision

     

    Për Rezart Kthupin nga partia ‘Djathtas 1912’, gabimet e identifikuara deri më tani në procesin e numërimit nuk do të ndryshojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Faik Basha, tha se rinumërimi u kërkua nga PD që të mbajë në postin e kryetarit të PD Sali Berishën. Besart Logu, ka hedhur akuza të forta ndaj PS, për manipulim të procesit

  • VIDEO

    ‘Berisha e mbajti në flakë dhe tym 6 muaj Parlamentin, Kthupi: I thonë regjim PS-së dhe pastaj bëjnë marrëveshje

    Rezart Kthupi nga partia 'Djathtas 1912' ka kritikuar sjelljen e Partisë Demokratike në Kuvend, ku sipas tij nga një anë PD ka krijuar kaos dhe nga ana tjetër ka bashkuar votat me PS për të miratuar ligje. 

    'Në një vend normal opozita nuk djeg kuvendin për 6 muaj dhe më pas i fut një marrëveshje dhe më pas e djeg prap dhe këtu nuk shkon logjika. E mbajti 6 muaj në flakë PD Kuvendin për të arritur marrëveshjen për amnistinë penale. Ti i bashkon votat pasi ke bërë 6 muaj luftë dhe përballë ke atë që e quan regjimi, me të cilin bënë marrëveshje. Ti ose bënë marrëveshje ose bënë luftë, regjimi nuk mposhtet me marrëveshje, por me luftë. E ka thënë Berisha gjatë gjithë kohës, regjimi i Ramës. Berisha e ka mbajtur Kuvendin në flakë nga tetori deri në prill, 6 muaj dhe pastaj u ulë dhe bëri amnistinë penale’, tha ai.

  • VIDEO

    Gazetari: Tabaku dhe Bardhi po flasin me zërin e Berishës, po shkojnë drejt njohjes së zgjedhjeve

    Gazetari Flogert Muça, teksa u ndal tek reforma zgjedhore tha se nuk priten që të bëhen ndryshime të mëdha.

    Ai deklaroi se Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi se po flasin me zërin e Sali Berishës, dhe se janë në rrugën drejt njohjes së zgjedhjeve të 11 majit.

    'Këta kanë rënë dakord vetëm për një gjë, doktori dhe Rama do të ndryshojnë ndonjë nen të vogël tek reforma zgjedhore që në të merremi dy muaj, a u ndryshua apo nuk u ndryshua reforma, se tani vota e shqiptarëve nuk preket më edhe në fund do vijmë prap këtu dhe do flasim. Unë nuk jam nga ata që deri dje thosha që një non grata në krye të PD është shkatërrues për PD dhe sot të them që non grata e tij ishte plan për të shkatërruar PD. Tabaku ka folur me gojën e Berishën dhe duke qenë se Berisha se ul dot vetë kokën në këtë fazë dhe të thotë u bë çfarë u bë le të ecim para dhe kemi nevojë për reformë. Kutitë tregojnë se farsë nuk ka pasur, dhe tani Jorida dhe Gazi po flasin me zërin e Berishës dhe po shkojnë drejt njohjes së zgjedhjeve’, tha ai.

  • VIDEO

    Rinumërimi i votave/ Kthupi: S’do ketë ndryshim në rezultat! Faik Basha: Lojë për të mbajtur në karrige Berishën! Besart Logu: Numëruesit e PS, kryehajdutët e manipulimit

    Për Rezart Kthupin nga partia ‘Djathtas 1912’, nëse gabimet e identifikuara deri më tani në procesin e numërimit nuk do të ndryshojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Sipas tij, manipulimi mund të ketë ndodhur brenda grupeve të numërimit, jo me orientim partie.

  • VIDEO

    Deliu për Report Tv: Mbledhja e stabilizim-asociimit tregoi se Shqipëria ka ecur! Reforma në Drejtësi u bë nga BE dhe SHBA

    Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Komitetit të Stabilizim Asociimit në PE. Mazhoranca dhe opozita i zhvendosën debatet paralamentare dhe në tryezën e bisedave për integrimin. Nga ana tjetër diplomatët e huaj vlerësuan progresin e Shqipërisë. Ekspertja Deliu komenton se palët nuk duhet të sjellin në tryeza të tilla sulme politike por argumenta konstruktiv. 

  • VIDEO

    Rinumërohen 80 kutitë e para në Tiranë/ PS 33 vota që s'i takonin, PD 18 vota! 'Mundësia' përfiton 3 vota më shumë

    Në pallatin e Sportit “Farie Hoti” u rinumëruan 80 kutitë e para të votimit për Tiranën. “Mundësia” humbet mandatin nëse ka 177 vota më pak. PD e fiton nëse ka 1234 vota më shumë. Nga 62 kutitë e numëruara deri tani, shifrat tregojnë parregullsi të vogla. Diferencat për momentin janë të papërfillshme dhe nuk ndryshojnë mandatet.

    • VIDEO

      Xha Thanasi, agronomi nga Vlora që nuk i ndahet luleve as në pleqëri: Më shtojnë jetën - Në nga ne

       

      Të gjithë e njohin në Vlorë si njeriu i luleve. Me një përvojë 62 vjeçare si agronom, xha Thanasi vijon të kujdeset për kopshtin e tij në një vilë të vjetër të viteve ’30.

    • VIDEO

      Nesër nis 'shkolla verore' në PS, Romina Kuko në Report Tv: I pari do japë leksion Rama! Do presim certifikimin e KQZ për rinumërimin e votave

      Deputetja e zgjedhur e PS në Korçë, Romina Kuko tha se i pari që do të japë leksion në 'shkollën verore' në PS do të jetë kryeministri Edi Rama. Një koment e pati edhe për rinumërimin e votave, ku tha se do të pritet certifikimi i KQZ.

    • VIDEO

      Koncerti i Bujar Qamilit spostohet në sheshin para bashkisë, stadiumi në dispozicion të Vllaznisë

      Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci theksoi se artisti i njohur shkodran meriton krijimin e një mundësie për të bërë një koncert të veçantë, por duke mos penguar as ndeshjet e ekipit të Vllazënisë, koncerti i Bujar Qamilit spostohet në sheshin para bashkisë.

    • VIDEO

      Stabilizim-Asociimi/ Opozita ankohet për 11 majin e SPAK: Duhet reformë e re zgjedhore! Balla: Zgjedhjet konkurruese, të vendosur për të hyrë në BE

      Në Strasburg po mbahet takimi i 19-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE. “Jeni është pararojë në procesin e integrimit", thanë përfaqësuesit e BE. Kërkojnë konsensus e dialog për reformat. Opozita ankohet për zgjedhjet e SPAK-un.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv