• VIDEO

    Ambasadorja Meri Kumbe nga Izraeli: Jemi në ditë të vështira, po punojmë për evakuimin e shqiptarëve që kanë mbetur këtu

    Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur për situatën në Izrael pas sulmeve nga Irani. Ajo u shpreh se po kalojnë ditë të vështira dhe netë të gjata pa gjumë për shkak të sulmeve.

  • VIDEO

    Sulmet Izrael-Iran/ Prenga në ‘Frontline’: SHBA do ndërhyjë! Prençi: Mund të ketë përshkallëzim! Poli Hoxha: Teherani financion grupe terroriste

    Ish zv/shefi i shtabit të Përgjithshëm, Ded Prenga tha se sulmi i Izraelit ndaj Iranit ishte një sulm që pritej.  Ai tha se SHBA do të ndërhyjë shumë shpejt.  Ekspert i Çështjeve të Sigurisë, Shemsi Prençi tha se ekziston një rrezik që sulmet Izrael- Iran të përshkallëzohen më tej

  • VIDEO

    Sëmundjet e zemrës, mjekja për Report Tv: Është ulur mosha, të prekur edhe 30- vjeçar, ushqimet e përpunuara dhe mungesa e aktivitetit fizik shkaktarët kryesorë

    Mjekja Aurora Dollenberg tha se mosha e pacientëve që preken nga sëmundjet kardiovaksulare ka rënë në Shqipëri, ku ka edhe 30- vjeçar që paraqiten në urgjencë. Mjekja tha se shkaktarët kryesor të rritjes së sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë janë ushqimet e përpunuara dhe mungesa e aktivitetit fizik

  • VIDEO

    Azo për Report Tv: Shqipëria me çmimet më të larta edhe se vendet e BE, u rritën ato të shportës! Duhet ndërhyrje e qeverisë, ja faktorët që ndikojnë

    Gazetarja Dorina Azo foli në "Studio Live" për të dhënat më të fundit në sektorin e çmimeve të produkteve të shportës dhe trendin rritës të tyre. Shqipëria me çmime si Portugalia dhe Italia, kurse Kosova dhe Maqedonia kanë çmimet më të ulëta. Qumështi, veza, djathi dhe pijet alkoolike pësuan rritje, vetëm duhani me ulje. Domonojnë produktet e importit, as zhvlerësimi i euros nuk ndihmoi

  • VIDEO

    'Nusja i kishte dashnor, burrin ia vranë në oborr’/Flet shërbyesi:Burgun e bëra unë,sepse…

    Në një cep të harruar të Shqipërisë, në fshatin Trash të Peqinit, jeton një burrë që ka përballuar më shumë se çdo njeri. Jeta e Gëzim Hoxhës, sot 47 vjeç, është një histori dhimbjeje dhe padrejtësie. Vite më parë, Gëzimi u përball me një akuzë të rëndë. Ai ndihmonte një të moshuar në fshat, por pas vdekjes së këtij të fundit, familjarët e viktimës e akuzuan atë për vrasje. Pa dëshmi të qarta dhe mes shumë pikëpyetjesh, Gëzim Hoxha u dënua me 14 vjet e 8 muaj burg. Ato vite nuk ishin thjesht kohë e humbur. Ishin vite torturash, vuajtjesh fizike e psikologjike. Kur doli nga burgu, shëndeti i tij ishte i rrënuar. Por më e dhimbshmja ishte se askush nuk e priti. Asnjë familjar, asnjë mik. Ishte i vetëm, i braktisur dhe i thyer. Pavarësisht gjithçkaje, ai vendosi të rindërtojë jetën dhe u martua me Ornelën. Së bashku sollën në jetë dy fëmijë, Orgenin 12 vjeç dhe Nebjon 10. Por fati nuk kurseu as fëmijët. Djali i madh, Orgeni, vuan nga probleme të shëndetit mendor, me vështirësi në të folur dhe kujtesë të vonuar një barrë tjetër mbi supet tashmë të rënduara të kësaj familjeje. Për të mbijetuar, Gëzimi punon natën si roje sigurie, me një rrogë modeste prej 200 mijë lekësh në muaj. Edhe pse në një gjendje të rënduar shëndetësore, ai nuk ndalet. Çdo ditë është një betejë. Çdo natë, një tjetër sfidë për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij…

  • VIDEO

    Vijon rinumërimi për Tiranën/ Hapen 149 qendra! PS humbet 62 vota, PD 59! 'Mundësia' fiton 1 votë më shumë

    Rinumërimi i votave për Tiranën vijon. Sipas, anëtarit të KAS Ledio Braho, i propozuar nga PD, deri tani kur janë rinumëruar 149 kuti, janë evidentuar kryesisht gabime njerëzore. Nga rinumërimi i deritanishëm del se PS kishte përfituar 62 vota tepër, ndërsa PD 59 vota, të cilat iu zbriten. 

    • VIDEO

      Rinumërimi/ Nuri për Report Tv: Po ecën me ritme të ngadalta! Kush ka shkelur ligjin të mbajë përgjegjësi, faktuam shkeljet më 11 maj

      Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Franc Nuri në një intervistë për Report Tv thotë se procesi i rinumërimit po ecën me ritme të ngadalta. Nga pallati i sportit “Fahrie Hoti” ku po rinumërohen votat e Tiranës, Nuri tha për gazetaren Esiona Konomi se duhej të ishte e udhës që procesi të ecte më shpejt.

       
    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Qershor 2025 – Receta/ Kujdesi për katërputroshët në verë/ Helmimi i fëmijëve nga kimikatet

      Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me dromsa dhe spinaq / Biskota me limon.

      Në “Rreze Dielli” flasim për një temë shumë të rëndësishme gjatë verës që prek shumë familje që kanë në shtëpinë e tyre një kafshë shtëpiake: si ndikon i nxehti tek kafshët shtëpiake dhe çfarë mund të bëjmë për t’i mbajtur të sigurta dhe të shëndetshme. Nga qethja e duhur e qimeve, te hidratimi dhe ushqimet më të përshtatshme për temperaturat e larta – gjithçka që duhet të dini për mirëqenien e katërputroshëve tuaj! Të ftuar në studio mjeku veteriner Admir Graci, i cili na shpjegon rreziqet që sjell i nxehti për qentë, macet dhe kafshët e tjera, si dhe dy personazhe të njohur të ekranit, gazetari Eljan Tanini dhe aktorja Renada Caci, dashamirës të kafshëve, të cilët ndajnë përvojat dhe këshillat e tyre nga përditshmëria me miqtë me bisht.

      Helmimi i Fëmijëve: Rreziqet e padukshme në jetën e përditshme! A e keni menduar ndonjëherë se një lodër e zakonshme, një bluzë me stampime, një mur me ngjyra të ndezura apo edhe një ushqim i përditshëm, mund të jetë burim helmimi për fëmijën tuaj? Në dukje të pafajshme, por të mbushura me kimikate të rrezikshme që ndikojnë në shëndetin e fëmijëve – shumë prej tyre pa asnjë paralajmërim. A jemi realisht të vetëdijshëm për rreziqet që fshihen në lodrat, ushqimet apo veshjet e fëmijëve tanë? Mbi këtë tematikë flasim në “Rreze Dielli” me mjeken toksikologe Suela Xhufi, e cila na shpjegon se cilët janë kimikatet më të zakonshme që gjenden në lodra apo në çdo ambient të dhomës së fëmijës; si ndodh helmimi dhe cilat janë pasojat në të ardhmen, dhe si të zgjidhni produkte të sigurta për fëmijët tuaj.

    • VIDEO

      Rinumërimi/ Kume për Report Tv: S’do ketë ndryshim rezultati, PS-PD kanë përfituar më shumë! Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për devijimin

      Eksperti i zgjedhjeve Andon Kume, flet për “Sot, Live në Shqipëri”. Ndan mendimin se nuk do ketë ndryshime mandatesh për Tiranën, por mund të ketë tek preferencialet e kandidatëve. Deri tani gabime njerëzore, sugjeron që partitë politike të mos e menaxhojnë më procesin me komisionertë e tyre. Zgjedhjet e pjesshme lokale pas muajit shtator

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 19 qershor 2025

      Titujt e gazetave për sot, nga opozita ankohet në Strasburg për 11 majin dhe Dumanin te mëkatet e Berishës e deri tek Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës.

    • VIDEO

      Mos e lër qenin apo macen të vuajë nga VAPA! Mëso si të veprosh! Shmang këto gabime…

      Në “Rreze Dielli” flasim për një temë shumë të rëndësishme gjatë verës që prek shumë familje që kanë në shtëpinë e tyre një kafshë shtëpiake: si ndikon i nxehti tek kafshët shtëpiake dhe çfarë mund të bëjmë për t’i mbajtur të sigurta dhe të shëndetshme. Nga qethja e duhur e qimeve, te hidratimi dhe ushqimet më të përshtatshme për temperaturat e larta – gjithçka që duhet të dini për mirëqenien e katërputroshëve tuaj! Të ftuar në studio mjeku veteriner Admir Graci, i cili na shpjegon rreziqet që sjell i nxehti për qentë, macet dhe kafshët e tjera, si dhe dy personazhe të njohur të ekranit, gazetari Eljan Tanini dhe aktorja Renada Caci, dashamirës të kafshëve, të cilët ndajnë përvojat dhe këshillat e tyre nga përditshmëria me miqtë me bisht.

    • VIDEO

      Flasim troç: Po helmojmë fëmijët tanë pa e kuptuar / Toksikologia alarm: Prindër kujdes me…

      Helmimi i Fëmijëve: Rreziqet e padukshme në jetën e përditshme! A e keni menduar ndonjëherë se një lodër e zakonshme, një bluzë me stampime, një mur me ngjyra të ndezura apo edhe një ushqim i përditshëm, mund të jetë burim helmimi për fëmijën tuaj? Në dukje të pafajshme, por të mbushura me kimikate të rrezikshme që ndikojnë në shëndetin e fëmijëve – shumë prej tyre pa asnjë paralajmërim. A jemi realisht të vetëdijshëm për rreziqet që fshihen në lodrat, ushqimet apo veshjet e fëmijëve tanë? Mbi këtë tematikë flasim në “Rreze Dielli” me mjeken toksikologe Suela Xhufi, e cila na shpjegon se cilët janë kimikatet më të zakonshme që gjenden në lodra apo në çdo ambient të dhomës së fëmijës; si ndodh helmimi dhe cilat janë pasojat në të ardhmen, dhe si të zgjidhni produkte të sigurta për fëmijët tuaj.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv