• VIDEO

    ‘Vajza më dërgoi adresën dhe e rrëmbeva’/Nëna: Policia më gjeti,më dhunuan dhe më burgosën

     

    Arta Stenaj, një nënë 42-vjeçare shqiptare, po përballet me një dhimbje që nuk ka emër… ndarjen nga të dyja vajzat e saj të mitura. Historia e saj është ajo e një gruaje që ka kaluar nëpër humbje, emigrim, dhunë dhe padrejtësi, duke mbetur sot e vetmuar dhe në kërkim të së drejtës për të qenë nënë.Jeta e Artës ndryshoi përgjithmonë kur bashkëshorti i saj i parë, me të cilin kishte një vajzë, humbi jetën në mënyrë tragjike. Ai vuante nga depresioni dhe kreu vetëvrasje ndërsa Arta ndodhej tek prindërit e saj me vajzën. E goditur nga humbja dhe mungesa e një mbështetjeje të qëndrueshme në vendlindje, ajo vendos të emigrojë në Francë. Gjatë procesit të kërkimit të azilit ekonomik, Arta nis një bashkëjetesë me një shtetas serb. Nga kjo marrëdhënie vjen në jetë vajza e saj e dytë. Por në vend të mbështetjes, ajo përballet me dhunë, presion për abort dhe tradhti. Burri kishte një familje tjetër dhe ishte përdorues i alkoolit. Megjithatë, pas një kontrolli mjekësor të shoqëruar nga vajza e madhe, e reja vendos të mos e ndërpresë shtatzënin. Pas lindjes së vajzës së dytë, shërbimet sociale franceze vendosin t’i marrin të dyja vajzat, duke përdorur si arsye mungesën e dokumentacionit të rregullt të qëndrimit. 42 vjecarja përjeton arrestimin për disa ditë dhe më pas i komunikohet se vajza e madhe është dërguar në një familje për birësim. Në përpjekje për ta takuar, ajo arrestohet sërish dhe mbahet në burg për plot 14 muaj. Për vajzën e vogël, nuk merr asnjë informacion… Që prej vitit 2023, kjo nënë nuk ka më asnjë kontakt me vajzat. E privuar nga cdo mundësi për të ushtruar rolin e saj si nënë, ajo endet sot nëpër dyert e institucioneve me shpresën për të rimarr vajzat...

  • VIDEO

    Rinumërimi i votave/ Mentor Kikia për Report Tv: Asnjë ndryshim në rezultatin e përgjitshëm! Kuvendi i ri do jetë si ai i vjetri, i zhurmshëm

    Analisti Mentor Kikia tha se rinumërimi i votave nuk do të sjell asnjë ndryshim në rezulatain e përgjithshëm të zgjedhjve të 11 majit. Ai tha se edhe nëse do të ketë ndonjë lëvizje mandatesh, sipas tij ato do të mbeten brenda të njëjtit subjekt politik. 

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Qershor 2025 – Receta/ Vapa, ushqimi dhe hidratimi / ChatGPT & Inteligjenca artificiale

    Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca të mbushur me oriz dhe perime / Pite role të mbushura / Qofte me oriz dhe bimë aromatike / Sallatë verore me shalqi dhe djathë të bardhë.

    A e ke ndjerë ndonjëherë veten më të lodhur, të acaruar apo të hutuar gjatë ditëve të nxehta të verës? Nxehtësia e tepërt nuk ndikon vetëm në humorin tonë, por edhe në funksionimin e trurit dhe të gjithë trupit! Në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, flasim sesi ndikon temperatura e lartë në sistemin nervor dhe trupin tonë. Pse ndjejmë nervozizëm, lodhje mendore dhe konfuzion gjatë vapës? Çfarë është destabilizimi i kripërave minerale dhe pse është i rrezikshëm? Si të ruajmë ekuilibrin elektrolitik gjatë djersitjes së fortë? Cilat janë ushqimet dhe pijet më të mira për hidratim dhe freski gjatë verës. Japim disa këshilla të thjeshta, por efektive, për të kaluar verën me energji dhe qetësi mendore.

    Sot, inteligjenca artificiale është pjesë e jetës sonë të përditshme. Na ndihmon të shkruajmë email-e, është tashmë pjesë e shërbimeve publike dhe po, edhe marrim ide për të gatuar. Por çfarë është në të vërtetë inteligjenca artificiale? A duhet të jemi entuziastë apo të shqetësuar? Dhe çfarë kuptimi ka kjo për punët tona, për familjet tona... madje edhe për identitetin tonë? Sa të sigurta janë të dhënat tona në ChatGPT? Bisedojmë në “Rreze Dielli” me Josh Miekley, një ekspert që trajnon kompani dhe drejtues për të përdorur AI-n në mënyrë të mençur.

  • VIDEO

    Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, avokati Lumaj për Report TV: ‘Preken’ edhe shqiptarë, ka të arrestuar me shkelje ligjore

    Duke folur për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm në SHBA, avokati theksoi se preken edhe shqiptarë. Sipas tij, ka edhe të arrestuar, por të cilët kanë rekorde kriminale.

  • VIDEO

    Gani rrëfen nga Izraeli për Report Tv: Kam dhomë sigurie në banesë, na njoftojnë në celular për raketat! Vetëm markete e spitale hapur! Irani s’duhet neglizhuar

    Jeta Gani rrëfen për “Sot, Live në Shqipëri”, situatën e luftës që po hyn në javën e parë. Si vepron kur bien sirenat e alarmit, sa qëndron me familjen në strehimoren e ndërtuar në banesë dhe frika e përhershme. Punohet vetëm online, asnjë lëvizje në rrugë apo lokal i hapur dhe shëtitje. Bie intensiteti i sulmeve nga Teherani, Gani: Ata e nisën luftën, godasin Izraelin prej shumë vitesh, koha t’i jepet fund

  • VIDEO

    ‘Nxënësi më i zellshëm’, Ja si përgjigjet ChatGPT live për inteligjencën artificiale

    Sot, inteligjenca artificiale është pjesë e jetës sonë të përditshme. Na ndihmon të shkruajmë email-e, është tashmë pjesë e shërbimeve publike dhe po, edhe marrim ide për të gatuar. Por çfarë është në të vërtetë inteligjenca artificiale? A duhet të jemi entuziastë apo të shqetësuar? Dhe çfarë kuptimi ka kjo për punët tona, për familjet tona... madje edhe për identitetin tonë? Sa të sigurta janë të dhënat tona në ChatGPT? Bisedojmë në “Rreze Dielli” me Josh Miekley, një ekspert që trajnon kompani dhe drejtues për të përdorur AI-n në mënyrë të mençur.

  • VIDEO

    Alarmante: Vapa sjell dëmtim të trurit dhe trupit / Ja çfarë ndodh dhe si ta luftojmë

    A e ke ndjerë ndonjëherë veten më të lodhur, të acaruar apo të hutuar gjatë ditëve të nxehta të verës? Nxehtësia e tepërt nuk ndikon vetëm në humorin tonë, por edhe në funksionimin e trurit dhe të gjithë trupit! Në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, flasim sesi ndikon temperatura e lartë në sistemin nervor dhe trupin tonë. Pse ndjejmë nervozizëm, lodhje mendore dhe konfuzion gjatë vapës? Çfarë është destabilizimi i kripërave minerale dhe pse është i rrezikshëm? Si të ruajmë ekuilibrin elektrolitik gjatë djersitjes së fortë? Cilat janë ushqimet dhe pijet më të mira për hidratim dhe freski gjatë verës. Japim disa këshilla të thjeshta, por efektive, për të kaluar verën me energji dhe qetësi mendore.

  • VIDEO

    Qofte me oriz dhe bimë aromatike nga zonja Albana

    Qofte me oriz dhe bimë aromatike

    Përbërësit:

    • 100 gr oriz
    • 1 domate
    • 1 qepë
    • 1 vezë
    • 2 lgj miell
    • Kripë, erëza
    • Bimë aromatike

    Përgatitja:

    Ziejmë orizin në ujë të ftohtë. Shtojmë qepën e grirë imët, domaten në rende, pak miell, vezë, kripë, erëza sipas dëshirës dhe bimë aromatike. Marrim lugë-lugë nga masa dhe skuqim qoftet e orizit në një tigan me pak vaj ulliri.

  • VIDEO

    Sallatë verore me shalqi dhe djathë të bardhë nga zonja Albana

    Sallatë verore me shalqi dhe djathë të bardhë

    Përbërësit:

    • 2 feta të trasha shalqiri
    • 150 gr djathë i bardhë
    • 1 grusht gjethe nenexhiku / borzilok
    • 1 lugë vaj ulliri
    • Lëngu i gjysmë limoni / 1 lgj uthull e bardhë
    • Pak kripë, piper i zi i bluar freskët
    • (Opsionale) Pak rukola ose sallatë jeshile

    Përgatitja:

    Presim shalqirin në kube të vogla ose toptha me lugë akulloreje. I vendosim mbi një bazë sallate jeshile ose direkt në pjatë të bardhë për kontrast ngjyrash. Shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar sipër. Shtojmë gjethet e nenexhikut të freskët dhe i përziejmë lehtë. E spërkatim me vaj ulliri, lëng limoni ose uthull balsamike, pak piper dhe shumë pak kripë nëse djathi është i butë. E shërbejmë menjëherë që të ruajë freskinë dhe shijen.

    Këshilla nga Albana: Përdor djathë dhie të freskët në vend të atij klasik për një shije më të butë dhe elegante. Mund të shtosh edhe fara kungulli të pjekura për krokantësi!

  • VIDEO

    Pite role të mbushura nga zonja Albana

    Pite role të mbushura

    Përbërësit:

    • 6-8 petë
    • 300 gr mish i grirë ose proshutë
    • 1 qepë e vogël
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec­ jeshil
    • 2 thelpinj hudhër
    • Gjethe majdanozi të grira imët
    • Kripë, piper, erëza sipas dëshirës
    • Pak vaj për pjekje
    • (Opsionale) 1/2 gotë kos ose gjizë

    Përgatitja:

    Në një tas të madh, përziejmë mishin e grirë (ose proshutën) me qepën, specat, hudhrën, majdanozin dhe erëzat. Shtojmë kripë dhe piper sipas shijes. Nëse dëshirojmë një rezultat më të butë, mund të shtojmë rreth gjysmë gote kos ose gjizë në masë. Spërkatim secilën petë me pak vaj, vendosim një shtresë të hollë të mbushjes dhe e rrotullojmë sa më të hollë. Me kujdes presim roletë në feta me trashësi rreth 2–3 cm. I vendosim roletë e prera në një tavë të lyer me yndyrë, duke i vendosur vertikalisht pranë njëra–tjetrës. Në fund i spërkatim me pak vaj ulliri ose vezë të rrahur, për të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. I vendosim në pjekje në furrë të parangrohur në 180 °C për 20–25 minuta.

    Këshilla nga Albana: Mund të shtoni djathë të butë (si feta ose mozzarella) në mbushje për opsion kremoz. Për një variant më pikant, shtoni pak spec djegës të copëtuar në masë. Nëse preferoni petë të parapjekura, piqini lehtë para vendosjes së mbushjes.

  • VIDEO

    Speca të mbushur me oriz dhe perime nga zonja Albana

    Speca të mbushur me oriz dhe perime

    Përbërësit:

    • 6-7 speca jeshilë ose me ngjyra
    • 1 filxhan oriz (rreth 200 gr)
    • 1 qepë e madhe
    • 1 karrotë
    • 1 domate ose 1 lugë salcë domateje
    • 2 lugë vaj ulliri
    • 1 tufë majdanoz ose kopër
    • 1 lugë koncentrat perimesh
    • 1 domate prere në rrathë
    •  Kripë, piper i zi, pak rigon

    Përgatitja:

    Grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim në vaj ulliri derisa të zbutet. Shtojmë karrotën e grirë dhe më pas domaten e shtypur. Shtojmë orizin, e përziejmë mirë për 2–3 minuta. Hedhim 1 gotë ujë, kripë, piper dhe e lëmë për 7-8 minuta derisa masa të lidhet pak. Më pas e heqim nga zjarri dhe shtojmë majdanozin/koprën dhe erëzat. E lëmë të ftohet pak dhe ndërkohë presim pjesën fundore të specave dhe pastrojmë farat. Mbushim specat me masën e orizit, pa e mbushur deri sipër, pasi orizi do fryhet. Vendosim një rreth domateje sipër çdo speci si “kapak”, i rradhitim në tavë, shtojmë pak ujë në fund dhe e mbulojmë tavën me letër alumini. E vendosim në furrë në 180°C për rreth 45 minuta. Largojmë aluminin dhe e lëmë dhe 10 minuta të tjerë në furrë për ngjyrë të artë.

    Këshilla nga Albana: Për shije më verore, shto pak limon në përgatitjen e orizit ose thelpinj hudhre në lëngun e pjekjes. Mund t’i shoqërosh me kos të ftohtë ose sallatë me kastravec.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 18 qershor 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga humbja e pronësisë së makinës kur nuk paguan taksat vjetore te Gazment Bardhi, SPAK dhe "Vila e mallkuar" në Lalz e deri tek Lali, Fate shëtitësi dhe drejtësia.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv