• VIDEO

    Akullore me luleshtrydhe dhe kos nga zonja Albana

    Akullore me luleshtrydhe dhe kos

    Përbërësit:

    • 300 gr luleshtrydhe
    • 2-3 lugë mjaltë ose shurup panje
    • 250 gr kos grek ose kos i trashë natyral
    • 1 lugë vanilje (opsionale)

    Përgatitja:

    Pastrojmë luleshtrydhet dhe i presim në copa. I vendosim në blender bashkë me mjaltin dhe vaniljen, derisa të bëhet një pure homogjene. Në formën e akullores, shtojmë një shtresë kos, më pas një shtresë nga pureja e luleshtrydheve. Vazhdojmë alternimin derisa forma të mbushet. Vendosim akulloren në ngrirje për të paktën 4–6 orë ose gjithë natën.

  • VIDEO

    KAS nis rinumërimin e votave për kandidatët e PD në 42 kutitë e Dibrës, Xhemal Gjunkshi pretendoi vjedhje votash

    Katër grupe në KAS kanë nisur rinumërimin e votave për kandidatët e PD në 42 kutitë e Dibrës.  Të hënën e ardhme pritet që të nisë rinumërimi i votave për subjektet dhe ato preferenciale për Tiranën, Fierin dhe 257 kuti të Durrësit. 

    • VIDEO

      Gjellë me bizele dhe qepë të njoma, receta më e mirë e verës nga zonja Albana

      Gjellë me bizele dhe qepë të njoma

      Përbërësit:

      • 500 gr bizele të freskëta
      • 5-6 qepë të njoma
      • 2-3 domate ose 2 lgj salcë domateje
      • 1 karotë (opsionale)
      • 3-4 lgj vaj ulliri
      • Kripë, piper i zi
      • Pak majdanoz i grirë

      Përgatitja:

      Lajmë mirë qepët e njoma dhe i presim hollë bashkë me bishtat e gjelbër. Qërojmë dhe grijmë domatet në rende, ose nëse përdorim salcë e hollojmë me pak ujë. Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit, shtojmë qepët e njoma dhe karotën dhe i kavërdisim për 3–4 minuta derisa të zbuten pak dhe të lëshojnë aromën. Shtojmë domatet e grira (ose salcën) dhe i lëmë të ziejnë për 2–3 minuta të tjera. Më pas shtojmë bizelet duke i përzier mirë me qepët e zbutura. Rregullojmë shijen me kripë dhe pak piper të zi. Shtojmë ujë të ngrohtë derisa të mbulojë bizelet dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr mesatar për pak minuta. Në fund, kur gjella ka marrë formë të trashë dhe shije të harmonizuar, fikim zjarrin dhe shtojmë majdanozin e grirë.

    • VIDEO

      Pite pa petë me kungull të njomë, vezë dhe qumësht nga zonja Albana

      Pite pa petë me kungull të njomë, vezë dhe qumësht

      Përbërësit:

      • 2 kunguj të njomë
      • 3 vezë
      • 1 gotë qumësht
      • 1 gotë miell
      • 100 gr djathë i bardhë i thërrmuar
      • 1 lugë çaji pluhur pjekës
      • Kripë, piper i zi
      • Pak vaj ulliri ose gjalpë

      Përgatitja:

      Qërojmë dhe grijmë kungullin në rende të trashë. Shtojmë pak kripë dhe e lëmë të kullojë për 10–15 minuta. Më pas e shtrydhim mirë për të hequr ujin e tepërt. Në një enë rrahim vezët me qumështin. Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës, i përziejmë mirë derisa të formohet një masë homogjene. Shtojmë kungullin e shtrydhur, djathin, pak piper të zi dhe i përziejmë të gjitha së bashku. Lyejmë një tavë mesatare me pak vaj ose gjalpë, hedhim masën në tavë dhe e përhapim në mënyrë të njëtrajtshme. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 35–45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër dhe të jetë e pjekur brenda.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 11 qershor 2025

      Titujt e gazetave për sot, nga kanë vjedhur njëri-tjetrin te 1100 familje përfitojnë kredi të buta për shtëpi e deri tek pse demokratët nuk votuan kopjet e Berishës?

    • VIDEO

      Berisha po fut në BURG komisionerët e PD, plas në studio! Demokratët u VODHËN mes tyre | Repolitix

      Avokati Idajet Beqiri tha se kallëzimi i gjyqtares Irena Gjokës ndaj Berishës është bërë pasi çështja e Berishës ka kaluar nga Gjoka te gjyqtari i çështjes paraprake. Për gazetarin Anri Bala Berisha do dënohet me gjobë për këtë shpifje dhe do shpëtojë nga dosja Partizani.

      • VIDEO

        DOSJA K- Profesori 80-vjeçar që u internua për një fjalor

         

        Thënia profetike për Kosovën, në vitet ’70, që u gjend në përgjimet e Sigurimit të Shtetit. “Kosova asht Shqipni e nuk mund të mbetet në Jugosllavi. Autonomia nuk është zgjidhje asaj i duhet pavarësia. Me hir a me pahir, ka me u çlirue”. Si u hakmor regjimit pas kësaj shprehje, ndaj profesorit 80-vjeçar i cili vdiq në internim….

      • VIDEO

        Erion Braçe në Report Tv: Rinumërimi i votave pa asnjë provë! A do ketë më fytyrë PD nëse konfirmohen të njëjtat mandate?

        Deputeti i PS, Erion Braçe i ftuar në Report Tv ‘analizon’ rezultatin e 11 majit dhe fitoren e thellë të PS me 83 mandate. Për Braçen, procesi i rinumërimit po bëhet pa asnjë lloj prove.

        • VIDEO

          Spahiu: Nëse komisionerët e PD kanë vjedhur vota brenda partisë, të njoftohet Brukseli dhe të përjashtohen nga PPE

          Juristi Kreshnik Spahiu, tha se nëse komisionerët e PD kanë vjedhur vota brenda partisë të njoftohet Brukseli dhe të përjashtohen nga PPE. Ai tha se Berisha e ka marr peng PD dhe themeluesit e saj i ka lënë rrugve.

          • VIDEO

            Qori për Report Tv: Kush ka devijuar votën, të vihet para përgjegjësisë penale! Rezultati ynë pozitiv! Kulluri: Berisha punoi për fitoren e Ramës

            Analiza e zgjedhjeve të 11 majit dhe situatës paszgjedhore në “Studio Live”. Çfarë mendojnë kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe një nga themeluesit e ‘Djathtas 1912’, Edvin Kulluri. Pse mendojnë se pati orientim vote brenda partive të mëdha dhe a duhet ndryshuar sistemi i votimit dhe numërimit. A ndikoi mosbashkimi i partive t ëreja dhe faktorit opozitar në fitoren e thellë të PS-së?

          • VIDEO

            Pa Gjurme- ‘Je psikopat, shkatërrova jetën me ty’/ Përplasja: Djali ka baba, s’ka pse të rritet nga…

             

            Lulëzim Xhixha eshte 36-vjeçari nga Fushë-Kruja, i cili prej disa kohësh po i mohote djali i vogël nga ish-bashkëshortja.Historia e këtij babai e ka zanafillen kohe me pare , pikerisht kur u martua me Elvirën, martesë nga e cila kanë një djalë. Por kjo lidhje mori fund pas pretendimeve të Elvirës për tradhti bashkëshortore. Sipas saj, Lulëzimi e kishte tradhtuar me gruan me të cilën ai jeton sot dhe ka një djalë te moshes 2-vjeçare . Pas ndarjes së tyre, çështja shkoi në gjykatë dhe u vendos që kujdestaria për djalin t’i kalonte nënës, ndërsa babai te drejtat e takimit dhe detyrimin ushqimor.Lulëzimi ka ardhur në "Pa Gjurmë" me një shqetësim të madh: ai nuk ka më asnjë kontakt me djalin. Sipas tij, ish-bashkëshortja është larguar drejt shtetit grek bashkë me djalin 8-vjecar , pa patur një prokurë nga ana e tij, gjë që e bën largimin të dyshimtë për të. Më shumë se gjithçka tjetër, ai kërkon një gjë të thjeshtë, por thelbësore për një prind: të takojë djalin e tij. Kanë kaluar muaj që nuk e ka parë dhe kjo mungesë po i rëndon çdo ditë e më shumë.

          • VIDEO

            'Qershori një muaj i nxehtë', Anira Gjoni për Report Tv: Zjarret rrezikojnë 7 qarqe

            Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Skype, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha se qershori do të jetë një muaj i thatë. E hëna shënoi 37 gradë, por në ditë në vijim temperaturat nuk do të kalojnë 34 gradë.

          Për lajme të tjera kërkoni në arkiv