-
VIDEO
‘Tradhëtova burrin, kunatat më zhdëpën në dru’/E reja: Djalin se kam me burrin, kërkoj…
Pas shtatë vitesh martese në një lidhje të mbushur me dhimbje, një grua 40-vjeçare nga Peqini zgjedh ta kërkojë dashurinë dhe jetën diku tjetër. Ajo që nisi si një martesë me shpresën për lumturi, përfundoi në një kalvar vuajtjesh…E re në moshë, vetëm 20 vjeçe, ajo u njoh me burrin e saj dhe vendosi të ndërtojë jetën me të. Por, sapo shkeli në shtëpinë e re, jeta nisi të marrë një tjetër rrjedhë. Vjehrra nuk e donte, kunati vuante nga probleme të rënda të shëndetit mendor dhe kunatat, të pakujdesura ndaj vuajtjes së saj, e trajtonin me dhunë dhe fyerje të përditshme. Bashkëshorti, ndonëse i paaftë për punë, kishte një problem shëndetësor që e bënte të pamundur të sillte në jetë një fëmijë – një plagë e heshtur për të renë, e cila ëndërronte të bëhej nënë. Në një moment të errët të jetës, ajo njohu dikë tjetër. Një burrë që në fillim iu duk si shpëtim. Ai kishte familjen e tij, por lidhja mes tyre u bë e fortë. Kjo lidhje zgjati derisa ajo mbeti shtatzënë. Pikërisht në atë çast, partneri i ri i kërkoi të abortonte… një kërkesë që e lëndoi për së dyti. E vendosur të mbrojë jetën që rritej brenda saj, ajo vendosi të largohej. Në muajin e dytë të shtatzënisë, u kthye te babai i saj dhe ia rrëfeu të vërtetën bashkëshortit. Por, ai nuk e besoi. I bindur se ishte akoma e tij, pretendoi se fëmija ishte i tij, ndonëse këtë gjë e nuk e mundësonte gjendja e tij shëndetësore. Një ironi fati… një baba që nuk do fëmijën që solli në jetë dhe një tjetër burrë që dëshiron një fëmijë që nuk është i tij…
-
VIDEO
Jaupllari për Report Tv: Harta e murtajës së kafshëve po zgjerohet, s’ka rrezik për njerëzit! 800 u eliminuan në 5 vatra, i kërkuam KE të ndihmojë fermerët
Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, shpjegoi për ‘Sot, Live në Shqipëri’, masat e marra përgjatë dy javëve, që nga shfaqja e vatrës së parë në Shkodër. Zyrtari shprehet se janë ngritur pika kontrolli me Polici Shteti, Bashkiake, Ushtri, Shërbimi Veterinar dhe kryepleq. Zgjidhja e vetme? Ndalimi i lëvizjes së kafshëve! S’ka mish të infektuar në treg, informimi në kohë me shumë rëndësi. Dëmi ekonomik shumë i madh. Erdhi nga rajoni, ligji aktual s’e njeh dëmshpërblimin, vijnë dhe 2 ekspertë të BE
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Qershor 2025 – Receta / Me vrap nga Anglia në Tropojë/ A do rriten pensionet?
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona me sallam dhe patëllxhanë / Patëllxhanë me speca të kuq / Gurabije me sherbet.
Kur Seb Ponari nisi të vrapojë nga Anglia drejt Tropojës, askush nuk e mendoi se ky do të ishte më shumë se një sfidë fizike - ishte një rrugëtim shpirtëror, një thirrje për ndërgjegjësim dhe një dëshmi e forcës së vullnetit njerëzor. Për shumë ditë, ai përballoi dhimbje, lodhje dhe terren të vështirë, por nuk u ndal asnjëherë. Nëpërmjet një lidhje direkte nga Kotori për studion e Rreze Dielli, Seb Ponari tregon emocionet, adrenalinën, por dhe sfidat e vështirësitë, si dhe arsyen e thellë që e shtyu të ndërmerrte këtë iniciativë të jashtëzakonshme, duke sjellë me vete një mesazh të fuqishëm për të gjithë shqiptarët.
A do të rriten realisht pensionet me 50%? A është pensioni i 13-të një premtim elektoral apo një plan konkret? Eksperti i njohur i çështjeve të pensioneve, Kujtim Hoxha, zbërthen në studion e "Rreze Dielli" planin e ri të qeverisë për mbështetjen e të moshuarve, përfshirë edhe propozimin për një pension të veçantë për të moshuarit që jetojnë vetëm. Një diskutim i qartë, me fakte dhe perspektiva, që prek mijëra qytetarë.
-
VIDEO
Lajme të mëdha për PENSIONISTËT? | Rritje me 50% dhe pension i 13-të? Eksperti Hoxha: Ja ç'do ndodhë
A do të rriten realisht pensionet me 50%? A është pensioni i 13-të një premtim elektoral apo një plan konkret? Eksperti i njohur i çështjeve të pensioneve, Kujtim Hoxha, zbërthen në studion e "Rreze Dielli" planin e ri të qeverisë për mbështetjen e të moshuarve, përfshirë edhe propozimin për një pension të veçantë për të moshuarit që jetojnë vetëm. Një diskutim i qartë, me fakte dhe perspektiva, që prek mijëra qytetarë.
-
VIDEO
Humb babain, niset nga Anglia në Tropojë me VRAP / Prek Seb Ponari: Qaj çdo ditë, pengu im…
Kur Seb Ponari nisi të vrapojë nga Anglia drejt Tropojës, askush nuk e mendoi se ky do të ishte më shumë se një sfidë fizike - ishte një rrugëtim shpirtëror, një thirrje për ndërgjegjësim dhe një dëshmi e forcës së vullnetit njerëzor. Për shumë ditë, ai përballoi dhimbje, lodhje dhe terren të vështirë, por nuk u ndal asnjëherë. Nëpërmjet një lidhje direkte nga Kotori për studion e Rreze Dielli, Seb Ponari tregon emocionet, adrenalinën, por dhe sfidat e vështirësitë, si dhe arsyen e thellë që e shtyu të ndërmerrte këtë iniciativë të jashtëzakonshme, duke sjellë me vete një mesazh të fuqishëm për të gjithë shqiptarët.
-
VIDEO
Makarona me sallam dhe patëllxhanë super recetë në pak minuta nga zonja Albana
Makarona me sallam dhe patëllxhanë
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë të vegjël
- 1 qepë e njomë
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri
- 10 speca të kuq të gjatë
- 2 domate të pjekura
- 1 gotë makarona
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1/2 tufë majdanoz
- 1 lugë çaji spec djegës i ëmbël
- Sallam sipas dëshirës
Përgatitja:
Qërojmë patëllxhanët me një thikë, duke i hequr lëkurën me shirita. I presim në kubikë dhe i lëmë për 20-25 minuta në ujë me kripë. Në një tenxhere në zjarr mesatar, kaurdisim qepën dhe patëllxhanët në vaj ulliri. Shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen edhe për 1-2 minuta. Shtojmë domatet e grira dhe ulim zjarrin, i gatuajmë derisa lëngu të përthithet. Më pas shtojmë makaronat, provojmë shijen për kripë dhe shtojmë një gotë ujë të ngrohtë. Mbulojmë gatimin me kapak dhe e lëmë të ziejë derisa të përthithet lëngu. Në një tigan tjetër, kaurdisim sallamin me gjalpë. Shtojmë majdanozin, specin e kuq pluhur dhe e përziejmë mirë duke e shtuar tek makaronat e gatuara me perime.
-
VIDEO
Patëllxhanë me speca të kuq / Vetëm shije nga zonja Albana
Patëllxhanë me speca të kuq
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë të gjatë
- 1 filxhan kafe vaj ulliri
- 1 gotë verë e kuqe
- 1 lugë çaji kripë
- 4 speca të kuq
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lugë çaji bukë e thekur e grirë
- 1 lugë gjelle lëng limoni ose uthull
- 4 lugë gjelle djathë i bardhë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qërojmë me thikë në rripa patëllxhanët duke lënë disa shirita lëkure. I ndajmë përgjysmë dhe i lëmë në ujë me kripë për rreth 20-30 minuta. Në një tigan ngrohim vajin dhe skuqim patëllxhanët, duke i mbuluar që të zbuten. Shtojmë verën e kuqe dhe i heqim nga zjarri kur të zbuten plotësisht. Ndërkohë pjekim specat në furrë në 200°C. Më pas u heqim lëkurën dhe farat, i presim në shirita. Në një enë përziejmë specat me bukë të thekur, vaj ulliri, lëng limoni (ose uthull), kripë. Hudhrat i qërojmë dhe i shtypim. I përziejmë të gjitha mirë. I vendosim patëllxhanët në pjatë, i mbulojmë me përzierjen e specave dhe sipër vendosim hudhrat. Në fund shtojmë djathë të bardhë të thërrmuar dhe pak bukë të thekur.
-
VIDEO
Gurabijet më të mira me sherbet që mund te keni provuar nga zonja Albana
Gurabije me sherbet
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji vaj ulliri
- 1/2 filxhan çaji lëng portokalli
- 1 lugë gjelle lëkurë portokalli
- 1/4 filxhan çaji sheqer
- 1/2 lugë çaji kanellë
- 1/4 lugë çaji karafil pluhur
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 lugë çaji sodë buke
- 3 filxhanë çaji miell
Sherbeti aromatik:
- 2 gota sheqer
- 1 e 1/2 gotë ujë
- 1 shkop kanelle
- 3 gozhdë karafili
- 1/2 limon, lëngu
- 100 gr mjaltë
Përgatitja:
Në një tas të madh përziejmë vajin me lëngun dhe lëkurën e portokallit si dhe sheqerin. Shtojmë erëzat: kanellën dhe karafilin. Shkrijmë në këtë masë sodën dhe pluhurin pjekës. Shtojmë gradualisht miellin dhe e përziejmë me dorë derisa të formohet një brumë i butë, jo ngjitës. Marrim copa të vogla dhe i japim formë në trekëndësha ose ovale. Sipas dëshirës bëjmë dekore me pirun ose thikë. I vendosim gurabijet në furrë në 170°C për 25–30 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. Ndërkohë përgatisim sherbetin, ziejmë sheqerin, ujin, kanellën, karafilin dhe lëngun e limonit për 5-6 minuta. E heqim nga zjarri dhe shtojmë mjaltin. E përziejmë mirë dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Pasi të jenë ftohur gurabijet, zhytim çdo copë në shurupin e ftohur për 10-15 sekonda. I vendosim në pjatancë dhe i spërkatim me arra të grira ose pak kanellë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 13 qershor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Rama kritika të forta sistemit të drejtësisë te pse kërcet versioni antimafia i Berishës e deri tek Shqipëria kthim në Beograd për historinë.
-
VIDEO
“O Sali, o hero, Edi Rama ty të do!” Godet Spahiu, PS fut në sherr studion | Frontline
12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila u themelua më 12 qershor 1991. Kjo temë ka qenë edhe në fokus të emisionit ‘Frontline’, në Report Tv, ku ish-ministri i Ekonomisë në qeverinë socialiste, Arben Malaj tha se demokracia e brendshme në parti e rënuar.
-
VIDEO
Dosja 'Partizani'/ Petraj për Report Tv: Moralisht gjyqtarja Elsa Ulliri duhet të japë dorëheqjen, për shkak se ka konflikt interesi
GJKKO ka caktuar seancën e parë më 30 qershor për çështjen 'Partizani', ku përfshihen Berisha, Malltezi dhe tre të pandehur të tjerë. Avokati Edmond Petraj ka thënë se gjyqtarja dueht të jap një dorëheqje morale të gjyqtares Elsa Ulliri për shkak të një lidhjeje familjare me një deputete të PD-së, duke e konsideruar situatën si konflikt interesi.
-
VIDEO
Baçi në Report Tv: Të gjithë të mbajnë përgjegjësi për humbjen e PD, përveç Berishës! E rëndësishme të faktohet farsa! Numëruesit jo më të partive
Deputeti demokrat Luan Baçi, i rizgjedhur nga lista e mbyllur e qarkut Fierit, flet në ‘Studio Live’ mbi rezultatin negativ të 11 majit, duke ia hedhur fajin qeverisë. Pranon se partitë politike ndërhyjnë te votat preferenciale, por sipas tij shkak ishte numërimi i votës së kandidatëve pas asaj të partive. Nuk pranon që Berisha të largohet nga PD, por shton se gjithë të tjerët duhet të mbajnë përgjegjësi