• VIDEO

    Krem me hudhër dhe arra nga zonja Albana

    Krem me hudhër dhe arra

    Përbërësit:

    • 1 fetë bukë bajate (franxhollë pa kore)
    • 2 filxhanë çaji arra
    • 8 thelpinj hudhër
    • ½ lugë çaji kripë e imët
    • 1 filxhan kafe vaj ulliri
    • Lëngu i ½ limoni

    Përgatitja:

    Vendosim bukën në ujë të ftohtë që të zbutet. Grijmë arrat në havan ose grirëse dhe shtypim hudhrat veçmas. Bashkojmë arrat me hudhrat dhe i shtypim bashkë. Shtrydhim bukën e lagur nga uji i tepërt dhe e shtojmë në përzierje. Vazhdojmë punimin me dorë ose me pirun. Shtojmë vajin pak nga pak, duke e përzier derisa të përthithet mirë (si një majonezë). Shtojmë edhe lëngun e limonit, duke e përzier ngadalë derisa të bëhet një masë e trashë, kremoze.

  • VIDEO

    Qofte suxhuk me shije speciale nga zonja Albana

    Qofte suxhuk

    Përbërësit:

    • 500 gr mish i grirë viçi
    • 2 feta buke të thatë
    • 8 thelpinj hudhër
    • 1 lugë gjelle kumin
    • 1 lugë çaji piper i zi
    • 1 lugë çaji spec djegës i ëmbël
    • 1 lugë çaji kripë
    • 1 filxhan kafe me miell
    • 1 gotë vaj luledielli për skuqje

    Përgatitja:

    Përziejmë mishin me bukën, hudhrën, erëzat dhe e lëmë të pushojë për 1 orë në frigorifer. Formojmë toptha të vegjël, i kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë. I vendosim në letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe i kemi gati për servirje.

  • VIDEO

    Byrekë të butë si petulla me djathë dhe kos që përgatiten në çast nga zonja Albana

    Byrekë të butë me djathë dhe kos

    Përbërësit:

    Për brumin:

    • 200 gr kos
    • 150 ml vaj luledielli
    • 1 kokërr vezë
    • 550-650 gr miell
    • 9 gr maja të thatë ose pluhur pjekës
    • 1 lugë çaji kripë

    Për mbushjen:

    • 300-500 gr djathë i bardhë
    • 1 kokërr vezë
    • Pak kos
    • Fara susami

    Përgatitja:

    Në një tas përziejmë kosin, vajin dhe një vezë. Nësë përdorim majanë e shtojmë me pak sheqer, ndërsa nëse përdorim pluhur pjekës e bashkojmë direkt me miellin. Gjatë përzierjes, gradualisht shtojmë miellin dhe kripën, derisa brumi të jetë i butë, pa u ngjitur në duar. E mbulojmë me qese ose pecetë dhe e lëmë të pushojë për 30–60 minuta. Ndërkohë bashkojmë përbërësit e mbushjes: djathin, kosin dhe vezën. Pasi brumi ka ardhur e ndajmë në toptha dhe i hapim. Byreçkave mund t'i japim formën që dëshirojmë, role, trekëndësha apo katrorë. Vendosim nga një lugë me djathë në mes, i mbyllim mirë dhe i vendosim në tavë me letër pjekjeje. Lyejmë sipërfaqen me përzierje vezë me pak qumësht, i spërkatim me susam dhe i vendosim në pjekje në 180–200 °C për 20–45 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 12 qershor 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga gjyqtarët duan rritje page me 700 euro e qeveria del kundër te Ilir Meta përfundon në infermieri e deri tek qyteti i kontrabandës.

  • VIDEO

    PËRPLASJA/ Gjyqtarët, 1 herë në javë në punë e duan rritje rroge me 700 euro, akuza | Repolitix

    Gjyqtarët kanë kërkuar rritje rroge me 700 euro. Lidhur me këtë avokati Jordan Daci, në emisionin ‘Repolitix’ tha se gjyqtarët nuk mund të kërkojnë vazhdimisht rritje rrogash. Sipas tij, ata kanë paga më të larta edhe nga administrata. 

     
  • VIDEO

    E rrallë! Krijoi kopshtin e fluturave në Mjedë, flet Marko Prendi në “Një nga ne”: Jam i vetmi në Ballkan

    Është 26 vjeç, por ka ndërmarë një iniciativë të rrallë, jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Ballkanin. Kopshti i fluturave është hapur në shkurt të 2024-s në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, por ky nuk është synimi final i Marko Prendit.

  • VIDEO

    Karanxha për Report Tv: Ekstradimi i vëllait të Dumanit dhe Stafës është bërë se s’kanë qenë të përshtatshëm në Dubai

    Dashnor Dumani dhe Armis Stafa janë ekstraduar nga Dubai në Tiranë pasi u konsideruan të papërshtatshëm dhe të përfshirë në aktivitete të dyshimta. Ish-Prokurori Karanxha shpjegon se Dubai e ka marrë këtë vendim përmes rregullave të brendshme, pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje formale për ekstradim.

  • VIDEO

    Kara për Report Tv: PD është fosilizuar, ose ikën Berisha, ose ikën pjesa më e madhe e partisë! Bushati: Partinë e mban vetëm Berisha, shyqyr që iku Basha

    Analiza në ‘Studio Live’ për situatën paszgjedhore dhe në PD, ku tani është faktuar edhe vjedhja e votave brenda llojit. Juristi Romeo Kara mendon se duhet bërë transparenca dhe se me Berishën PD është e pashpresë. Kurse Endira Bushati vë në dukje se edhe brenda demokratëve ka mosbesim për votën: Berisha s'duhet të ikë, nëse ai largohet, PD-ja ndahet në 20 pjesë!

  • VIDEO

    Pa Gjurmë-‘I dashuri m’a zhduku vajzën, e punonte natën në lokal’/Shokon nëna:Ma kanë vr*rë se ajo…

     

    E zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 19 maj 2022, Konxhe Ramazani ka alarmuar familjarët e saj, pasi nuk është bërë e gjallë nga dita që doli nga banesa. Pas divorcit prej 10 vitesh, 37-vjeçarja nga Elbasani jetonte bashkë me dy fëmijët, vajzën 15 vjeçe dhe djalin 12 vjeç, në Pejë të Kosovës. E reja punonte në një lokal nate në pronësi të një shtetasi kosovar. Mbrëmjen e datës 19 maj ajo u nis për në pune dhe fëmijëve u tha se do të kthehej mëngjesin e ditës tjetër. Me vete mori dy telefonat celularë si dhe pasaportën, ndërsa la në banesë kartat e identitetit. Për dy ditë, fëmijët qëndruan vetëm në shtëpi pa njoftuar askënd, me shpresën së nëna do të kthehej. 48 orë më pas e shqetësuar vajza e Konxhes telefonon gjyshen e saj, e cila udhëtoi me urgjencë drejt qytetit të Pejës, atje ku dhe bënë denoncimin për humbjen e 36-vjeçares. Policia ka nisur kërkimet, por edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë gjurmë të Konxhes. Në pyetje nga policia kosovare është marre edhe punëdhënësi i 37-vjeçares, i cili ka dëshmuar se mbrëmjen e datës 19 maj ajo ishte paraqitur në punë atë natë dhe mëngjesin e 20 majit ishte larguar, por në shtëpi nuk u kthye më. Familjarët drejtojnë gishtin tek bashkëjetuesi i saj Shkëlqimi Peçanki, me të cilin ishte në një lidhje prej disa vitesh, ndërsa për policinë ai ka dëshmuar se nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë përfunduar bashkëjetuesja e tij, pasi vetë ai prej dy ditësh ishte larguar tek prindërit. Për nënë Hurmanë dhe dy fëmijët e mitur, zhdukja e 37-vjeçares mbetet një mister, pasi siç thonë ata, ditët e fundit ajo nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Qershor 2025 – Receta / Shefja që mahniti Italinë / Piktori i komunitetit egjiptian

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me bizele dhe qepë të njoma / Pite pa petë me kungull të njomë, vezë dhe qumësht / Akullore me luleshtrydhe dhe kos.

    Ajo ka ndërtuar një karrierë që ngjitet me aromën e pasionit dhe mjeshtërisë në majat e gastronomisë italiane. Prej 25 vitesh, Silvana Musej ka mahnitur Italinë me talentin e saj si shefe kuzhine, duke fituar suksese, medalje dhe sfida që e kanë formuar si një nga emrat më të respektuar në këtë fushë. E para shefe kuzhine italiane që përzgjidhet si imazh i përparëses së famshme franceze, pjesë e kastit televiziv të Rai 2, dhe një ambasadore e denjë e shijes shqiptare në çdo tavolinë që prek. Së fundmi, Silvana solli në Tiranë një event të paharrueshëm me moton "Bukë, kripë e zemër", duke gatuar për arkitektët më të mirë të botës – dhe duke treguar se mikpritja shqiptare është një gjuhë universale. Në studion e “Rreze Dielli”, ajo ndau historinë e saj të jashtëzakonshme, për pasionin për kuzhinën, televizionin dhe rrugëtimin që e bëri jo thjesht shefe, por një simbol të përkushtimit, elegancës dhe shpirtit krijues.

    Ngjyrat e identitetit: Bardhyl Bukri, piktori që rrëfen prejardhjen egjiptiane përmes artit! Bardhyl Bukri është një 37 vjeçar, pjesëtar i komunitetit egjiptian në Shqipëri, i cili ka pasion artin. Ai është një zë aktiv në mbrojtje të identitetit dhe kulturës së kësaj pakice. I riu ka qenë sekretar i Forumit Rinor të Shoqatës “Sfinksi” që nga viti 2006 deri në 2012, duke kontribuar me përkushtim në promovimin e të drejtave të komunitetit të tij. Përtej angazhimeve të tij profesionale dhe shoqërore, Bardhyli është edhe piktor. I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, ai tregon sesi lindi pasioni i tij për pikturën, si një punonjës pastrimi ai arriti të mblidhte bojra që hidheshin nga biznese të ndryshme dhe t’i shfrytëzonte për artin e tij, një art pamor si një mjet i fuqishëm për të shprehur identitetin dhe rrënjët kulturore të tij.

  • VIDEO

    Shefja që mahniti Italinë/ Silvana Musej: Ja si u bëra pjesë e kanalit italian Rai Due

    Ajo ka ndërtuar një karrierë që ngjitet me aromën e pasionit dhe mjeshtërisë në majat e gastronomisë italiane. Prej 25 vitesh, Silvana Musej ka mahnitur Italinë me talentin e saj si shefe kuzhine, duke fituar suksese, medalje dhe sfida që e kanë formuar si një nga emrat më të respektuar në këtë fushë. E para shefe kuzhine italiane që përzgjidhet si imazh i përparëses së famshme franceze, pjesë e kastit televiziv të Rai 2, dhe një ambasadore e denjë e shijes shqiptare në çdo tavolinë që prek. Së fundmi, Silvana solli në Tiranë një event të paharrueshëm me moton "Bukë, kripë e zemër", duke gatuar për arkitektët më të mirë të botës – dhe duke treguar se mikpritja shqiptare është një gjuhë universale. Në studion e “Rreze Dielli”, ajo ndau historinë e saj të jashtëzakonshme, për pasionin për kuzhinën, televizionin dhe rrugëtimin që e bëri jo thjesht shefe, por një simbol të përkushtimit, elegancës dhe shpirtit krijues.

  • VIDEO

    ‘Ditën pastrues, natën piktor’, mbledh bojra e bën art / Njihuni me piktorin e komunitetit egjiptian

    Ngjyrat e identitetit: Bardhyl Bukri, piktori që rrëfen prejardhjen egjiptiane përmes artit! Bardhyl Bukri është një 37 vjeçar, pjesëtar i komunitetit egjiptian në Shqipëri, i cili ka pasion artin. Ai është një zë aktiv në mbrojtje të identitetit dhe kulturës së kësaj pakice. I riu ka qenë sekretar i Forumit Rinor të Shoqatës “Sfinksi” që nga viti 2006 deri në 2012, duke kontribuar me përkushtim në promovimin e të drejtave të komunitetit të tij. Përtej angazhimeve të tij profesionale dhe shoqërore, Bardhyli është edhe piktor. I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, ai tregon sesi lindi pasioni i tij për pikturën, si një punonjës pastrimi ai arriti të mbidhte bojra që hidheshin nga biznese të ndryshme dhe t’i shfrytëzonte për artin e tij, një art pamor si një mjet i fuqishëm për të shprehur identitetin dhe rrënjët kulturore të tij.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv