Pa Gjurme- ‘Je psikopat, shkatërrova jetën me ty’/ Përplasja: Djali ka baba, s’ka pse të rritet nga…

10 Qershor, 18:22 | Përditesimi: 10 Qershor, 18:22

 

Lulëzim Xhixha eshte 36-vjeçari nga Fushë-Kruja, i cili prej disa kohësh po i mohote djali i vogël nga ish-bashkëshortja.Historia e këtij babai e ka zanafillen kohe me pare , pikerisht kur u martua me Elvirën, martesë nga e cila kanë një djalë. Por kjo lidhje mori fund pas pretendimeve të Elvirës për tradhti bashkëshortore. Sipas saj, Lulëzimi e kishte tradhtuar me gruan me të cilën ai jeton sot dhe ka një djalë te moshes 2-vjeçare . Pas ndarjes së tyre, çështja shkoi në gjykatë dhe u vendos që kujdestaria për djalin t’i kalonte nënës, ndërsa babai te drejtat e takimit dhe detyrimin ushqimor.Lulëzimi ka ardhur në "Pa Gjurmë" me një shqetësim të madh: ai nuk ka më asnjë kontakt me djalin. Sipas tij, ish-bashkëshortja është larguar drejt shtetit grek bashkë me djalin 8-vjecar , pa patur një prokurë nga ana e tij, gjë që e bën largimin të dyshimtë për të. Më shumë se gjithçka tjetër, ai kërkon një gjë të thjeshtë, por thelbësore për një prind: të takojë djalin e tij. Kanë kaluar muaj që nuk e ka parë dhe kjo mungesë po i rëndon çdo ditë e më shumë.

I.M/Shqiptarja.com