-
VIDEO
Trafiku i rënduar/ Likaj: Duhet një projekt konkret mbi trafikun dhe lëvizjen e mjeteve! Mungojnë rrugët alternative
Inxhinieri dhe eksperti rrugor diskutuan në Report TV shkaqet e trafikut të rënduar në kryeqytet si edhe zgjidhjet e mundshme. Nazarko e sheh problematikën kryesore te orientimi i popullisë së vendit në kryeqytet, ndërsa Likaj thotë se duhet të bëhet një studim i mirëfilltë mbi lëvizjen e mjeteve.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Qershor 2025 – Receta / ’Tokë e thyer’, Bestseller
Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qull me pulë dhe arra / Kulaç me ullinj dhe djathë / Gaspaço, supë e ftohtë me domate / Embëlsirë me dardhë dhe bajame.
Po të ktheheshim pas në kohë, në cilin çast do të ndaleshim për të ndryshuar rrjedhën e fatit? A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurrë së kujtuari? Një verë. Një dashuri e ndaluar. Një e fshehtë që ndryshoi gjithçka. Ngjarjet zhvillohen në 1955 kur Beti Kenedi hyn në pronën madhështore të familjes Ulf dhe takohet rastësisht me Gabrielin. Ai është tetëmbëdhjetë vjeç, trashëgimtar i një familjeje të pasur dhe me rrugën të hapur drejt Oksfordit. Ajo, shtatëmbëdhjetë, nga një familje e thjeshtë dhe nxënëse në një shkollë murgeshash për vajza. Dy botë të largëta, por dy shpirtra që njohin njëri-tjetrin menjëherë: të dy vetmitarë, ëndërrimtarë, të dashuruar me letërsinë. Ajo afërsi kthehet shpejt në dashuri — një ndjenjë e zjarrtë dhe e lirë si vera që i bashkoi. Por vera përfundon, e bashkë me të edhe gjithçka mes tyre... Përkthyesi i romanit Best Seller "Tokë e Thyer", Stefan Paloka tregon në Rreze Dielli detaje të historisë së bukur të dashurisë dhe humbjes.
-
VIDEO
Murtaja e bagëtive, Kullolli: Janë asgjësuar 500 krerë! Kemi vendosur postblloqe në rrugët kryesore për kufizimin e lëvizjes së bagëtive
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë në Tiranë, Sulejman Kullolli përmes një lidhje të drejtëpërtdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, foli në lidhje me sëmundjen e murtajës të ruminanteve të vegjël në vendin tonë.
-
VIDEO
Nga Gledis Nano te Haki Çako e Joni Keta, kush janë 13 kandidatët për kreun e BKH
TIRANË- 13 kandidatë janë zyrtarisht në garë për kreun e BKH. Aplikimi u mbyll pasditen e djeshme dhe mes personave që kanë shprehur interes për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zv.drejtori aktual i BKH, Joni Keta apo edhe Kreu i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, Haki Çako.
-
VIDEO
Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi! Publikohet teza 20 minuta pas nisjes! Ministria e Arsimit: Nuk cenon procesin
Mbi 27 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të dytë, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Si çdo vit, vetëm pak nga nisja e provimit, në rrjetet sociale doli teza. Testimi i radhës, është i Matematikës më 17 qershor.
-
VIDEO
A do riktheheshit tek dashuria e parë pavarësisht çdo gjëje? Ja përgjigjia e papritur
Po të ktheheshim pas në kohë, në cilin çast do të ndaleshim për të ndryshuar rrjedhën e fatit? A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurrë së kujtuari? Një verë. Një dashuri e ndaluar. Një e fshehtë që ndryshoi gjithçka. Ngjarjet zhvillohen në 1955 kur Beti Kenedi hyn në pronën madhështore të familjes Ulf dhe takohet rastësisht me Gabrielin. Ai është tetëmbëdhjetë vjeç, trashëgimtar i një familjeje të pasur dhe me rrugën të hapur drejt Oksfordit. Ajo, shtatëmbëdhjetë, nga një familje e thjeshtë dhe nxënëse në një shkollë murgeshash për vajza. Dy botë të largëta, por dy shpirtra që njohin njëri-tjetrin menjëherë: të dy vetmitarë, ëndërrimtarë, të dashuruar me letërsinë. Ajo afërsi kthehet shpejt në dashuri — një ndjenjë e zjarrtë dhe e lirë si vera që i bashkoi. Por vera përfundon, e bashkë me të edhe gjithçka mes tyre... Përkthyesi i romanit Best Seller "Tokë e Thyer", Stefan Paloka tregon në Rreze Dielli detaje të historisë së bukur të dashurisë dhe humbjes.
-
VIDEO
Ngërçi politik në Kosovë, gazetari Hoti për Report TV: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mund të ketë pasoja në dialogun me Serbinë dhe BE
Hoti thotë se ngërçi politik në Kosovë ka mbetur në ‘duart’ e Gjykatës Kushtetuese. Ai paralajmëron se një situatë e tillë mund të ketë pasoja në dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet me BE-në.
-
VIDEO
Gaspaço, supë e ftohtë me domate nga zonja Albana / Supa më e mirë e verës
Gaspaço, supë e ftohtë me domate
Përbërësit:
- 500 gr domate të pjekura
- 1 kastravec
- 1 spec i kuq
- 1 qepë e njomë
- 1 thelpi hudhër
- 250 gr bukë e prerë në kubikë
- 75 gr bajame të pjekura
- 4 lugë vaj ulliri
- 2 lugë uthull
- Koriandër e freskët
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Grijmë imët domatet, kastravecin, specin, qepën e njomë, hudhrën, bukën dhe bajamet në një robot kuzhine, duke ruajtur mënjanë ndonjë fetë spec e kastravec e ndonjë bajame për zbukurim. Shtojmë vajin, uthullën dhe 250 ml ujë të ftohtë (nëse përzierja ështe tepër e trashë, shtojmë ende ujë). Kontrollojmë shijen për kripë, piper dhe e grijmë sërish për pak sekonda që të lidhet mirë. E shoqërojmë me nga një fetë spec, kastravec, me bajame dhe koriandër.
-
VIDEO
Embëlsirë ne 5 minuta me dardhë dhe bajame nga zonja Albana
Embëlsirë me dardhë dhe bajame
Përbërësit:
- 1 petë sfoliatë
- 80 gr çokollatë e zezë
- 2 lugë gjelle bajame të bluara
- 1 dardhë mesatare
- 1 lugë gjelle qumësht
- 1 lugë gjelle sheqer kaf
- 1 lugë gjelle bajame të bluara për sipër
Përgatitja:
Ngrohim furrën në 220°C. Lyejmë një tavë me pak vaj ose përdorim letër pjekjeje. Përziejmë çokollatën e grirë me 2 lugë bajame në një tas të vogël. Presim petën sfoliatë në 4 katrorë, e shpojmë lehtë me pirun dhe e lyejmë me qumësht. Shpërndajmë përzierjen e çokollatës mbi çdo katror, duke lënë 2 cm bosh në skaje. Qërojmë dardhën, heqim farat dhe e presim në 4 pjesë dhe më pas në feta të holla. Vendosim një çerek dardhe të prerë mbi çdo katror. I spërkatim me 1 lugë sheqer dhe 1 lugë bajame të bluara sipër. E vendosim petën sfoliatë të piqet në furrë të parangrohur për rreth 15 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të fryhet lehtë.
-
VIDEO
Qull me pulë dhe arra, sekreti i shijes perfekte nga zonja Albana
Qull me pulë dhe arra
Përbërësit:
- 1 pulë e pjekur
- 250 gr arra të qëruara
- 3 lugë miell gruri
- 5 thelpinj hudhër
- Kripë, piper i zi
- Gjalpë i freskët
- Lëngu i pulës së zier
Përgatitja:
Ziejmë fillimisht pulën dhe më pas e pjekim për një kore të artë. Grijmë arrat dhe shtypim hudhrat me pak kripë në havan. Kaurdisim miellin me gjalpë derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë arrat e grira dhe i kaurdisim së bashku. Hedhim hudhrat dhe lëngun e nxehtë të pulës, pak e nga pak. E trazojmë vazhdimisht derisa të formohet një qull i dendur. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E shërbejmë me pulën e pjekur, duke shtuar gjalpë të tretur dhe pak piper të zi sipër.
-
VIDEO
Kulaç me ullinj dhe djathë, super i butë dhe i shijshëm nga zonja Albana
Kulaç me ullinj dhe djathë
Përbërësit:
- 5 gota miell
- 4 gota ujë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë kafeje sodë
- ½ gotë vaj ulliri
- 1 lugë çaji rigon i thatë
- 100 gr djathë i bardhë
- Ullinj pa bërthamë
- Disa feta domate (opsionale)
- Fara susami
Përgatitja:
Presim ullinjtë në rrathë të vegjël. Sitim miellin, shtojmë pak sodë, bëjmë një gropë në mes dhe shtojmë gradualisht ujin, duke e përzier derisa të formohet një masë kremoze. Shtojmë kripën, vajin e ullirit, rigonin dhe e përziejmë mirë. Shtrijmë brumin në një tavë të lyer me vaj, trashësia rreth dy gishta. E lëmë në temperaturë ambienti që të vijë, më pas shtojmë sipër domatet dhe ullinjtë. E spërkatim me susam dhe e mbulojmë me letër pjekjeje. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 15 minuta. Heqim letrën dhe vazhdojmë pjekjen derisa kulaçi të marrë një ngjyrë të artë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 10 qershor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga pas Tiranës edhe votat e Fierit do rinumërohen te Veliaj mbetet në burg e deri tek Kombëtarja detyrim 3 pikët ndaj Letonisë.