• VIDEO

    Rrëzimi i avionit në Indi, eksperti i Aviacionit Civil për Report Tv tregon shkaqet: Mund të ketë dalë nga kontrolli

    Për ekspertin e Aviacionit Civil Feliks Baçi, shkaku i rënies së avionit me 242 pasagjerë në bord në Indi, mund të jetë pasi avioni nuk arriti që të marr fuqi për tu ngritur në fluturim.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Qershor 2025 – Receta/ Manual për adoleshentët/ Fëmijët dhe natyra/ Bëje vetë

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte suxhuk /Byrekë të butë me djathë dhe kos / Krem me hudhër dhe arra.

    Në një kohë kur të rinjtë po përballen me sfida të reja, kriza identiteti, mungesë dëgjimi dhe presione të mëdha shoqërore, vjen si një reflektim i ndjeshëm libri “Labirint në tru” nga Xhoi Jakaj, Evans Drishti dhe Endri Beqo. Të ftuar në studion e Rreze Dielli tre autorët diskutojnë mbi botën e ndërlikuar të adoleshentëve shqiptarë. Përmes tregimeve reale, analizave të sinqerta dhe ilustrimeve të veçanta, ky libër është një thirrje për më shumë dëgjim, mirëkuptim dhe afrim ndaj brezit që po rritet mes rrëmujës së brendshme dhe sfidave të jashtme. Një bisedë e nevojshme për prindërit, mësuesit dhe vetë të rinjtë.

    Në një kohë kur fëmijët kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve dhe më pak në natyrë, kopshtaria po shfaqet si një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për t’i afruar ata me mjedisin. Marcela Tringaj juriste në profesion dhe e apasionuar pas tokës dhe natyrës, për "Rreze Dielli" thekson rëndësinë e rikthimit të fëmijëve te natyra, përmes projekteve të vogla të kopshtarisë që zhvillojnë durimin, ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë. Përmes mbjelljes së farave, kujdesit për bimët dhe vëzhgimit të ciklit të jetës në tokë, fëmijët mësojnë vlera jetësore dhe ndërtojnë lidhje të qëndrueshme me ambientin. Kopshtaria nuk është vetëm një aktivitet, por një formë edukimi që ndihmon në zhvillimin emocional, social dhe mendor të fëmijëve!

    Dëshiron qerpikë më të gjatë, më të dendur dhe më të bukur – pa kimikate, pa serume të shtrenjtë dhe pa ekstensione? Në rubrikën "Bëje vetë" në Rreze Dielli, Niki me Stelën tregojnë një recetë të thjeshtë dhe 100% natyrale që mund ta bësh vetë në shtëpi. Si të përgatisësh një serum natyral në vetëm 5 minuta dhe si ta aplikosh në mënyrën e duhur për rezultate të dukshme! Pas një dite në plazh apo një ekspozimi të gjatë në diell, lëkura ka nevojë për kujdes të menjëhershëm dhe natyral, ndaj tregojmë si të përgatisin një vaj qetësues dhe rigjenerues që ndihmon në qetësimin e skuqjes, djegieve pas plazhit dhe hidratimin e thellë të lëkurës së irrituar.

  • VIDEO

    Lapardhaja për Report Tv: Hapja e kutive rrëzoi kauzën e Berishës për zgjedhjet, zbuloi se demokratët vodhën njëri-tjetrin! PD pa busull, amorale dhe e pashpresë! Ai duhet të ikë

    Politologu Namir Lapardhaja analizon në "Sot, Live në Shqipëri”, në Report Tv, situatën politike të opozitës pas 11 majit: Një parti që ka vjedhur vetëveten, nuk mund të ketë kauzë vjedhjen e zgjedhjeve! Për çfarë e duan demokratët Berishën, Vokshin e Nokën nëse s’i sjellin dot në pushtet? Nëse ata s’ikin, humbje më e thellë më 2029! PD, si i sëmuri që s’do të shërohet

  • VIDEO

    Vaji natyral që shpëton lëkurën pas diellit / Bëje vetë në shtëpi!

    Pas një dite në plazh apo një ekspozimi të gjatë në diell, lëkura ka nevojë për kujdes të menjëhershëm dhe natyral. Në "Bëje vetë" Niki dhe Stela përgatisin së bashku një vaj qetësues dhe rigjenerues që ndihmon në qetësimin e skuqjes dhe djegieve të lehta, hidratimin e thellë të lëkurës së irrituar dhe rigjenerimin natyral të qelizave të dëmtuara.

  • VIDEO

    Pritet hapja e grupkapitullit të Agjendës së Gjelbër, Deliu për Report TV: Puna për këto kapituj do të jetë e madhe! Pozitive, fakti që nuk janë bërë hapa pas

    Për Report TV, ekspertja për çështjet e integrimit theksoi se puna për kapitujt e Agjendës së Gjelbër do të jetë e madhe. Sipas saj, pozitiv është edhe fakti që nuk janë bërë hapa pas në kërkesat për anëtarësim në BE.

  • VIDEO

    Tomini: Mbi 10 mijë raste në javë me viroza dhe infeksione respiratore, shmangni daljet në orët e pikut

    Me rritjen e temperaturave, janë shtuar edhe infeksionet respiratore. Drejtoresha e ISHP theksoj se ndikim kanë edhe alergjitë. Tomini këshillon qytetarët që të bëjnë kujdes lëvizjet gjatë orëve të pikut.

  • VIDEO

    Qerpikë më të gjatë natyralisht, ja sekreti / Trajtimi natyral për qerpikët që po çmend rrjetin

    Dëshiron qerpikë më të gjatë, më të dendur dhe më të bukur – pa kimikate, pa serume të shtrenjtë dhe pa ekstensione? Në rubrikën "Bëje vetë" në Rreze Dielli, Niki me Stelën na tregojnë një recetë të thjeshtë dhe 100% natyrale që mund ta bësh vetë në shtëpi. Si të përgatisësh një serum natyral në vetëm 5 minuta dhe si ta aplikosh në mënyrën e duhur për rezultate të dukshme!

  • VIDEO

    Lija e majmunit ‘prek’ Shqipërinë, Tomini për Report TV: Rasti, i importuar nga Italia! I riu ka shfaqur simptoma të lehta, s’ka vend për panik

    Drejtoresha e ISHP, duke folur për rastin e parë të lisë së majmunit në Shqipëri, thotë se nuk ka vend për panik. Sipas saj, rasti është i importuar nga Italia, dhe se i riu i prekur ka shfaqur simptoma të lehta. Nuk ka pasur nevojë për hospitalizim. Tomini shpjegoi gjithashtu edhe shenjat që shfaq sëmundja infektive.

  • VIDEO

    'FSHF është zaptuar nga amatorët, cikli i Dukës ka mbaruar', Rudi Vata analizon Kombëtaren për Report Tv: Sylvinho s'është më i njëjti, 'u thith' nga gropa

    Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata analizoi për Report Tv dy barazimet e fundit të kuqezinjve në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

  • VIDEO

    Thirrja e juristes: Afrojini fëmijët me natyrën, i ndryshon sjelljen

    Në një kohë kur fëmijët kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve dhe më pak në natyrë, kopshtaria po shfaqet si një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për t’i afruar ata me mjedisin. Marcela Tringaj juriste në profesion dhe e apasionuar pas tokës dhe natyrës, për "Rreze Dielli" thekson rëndësinë e rikthimit të fëmijëve te natyra, përmes projekteve të vogla të kopshtarisë që zhvillojnë durimin, ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë. Përmes mbjelljes së farave, kujdesit për bimët dhe vëzhgimit të ciklit të jetës në tokë, fëmijët mësojnë vlera jetësore dhe ndërtojnë lidhje të qëndrueshme me ambientin. Kopshtaria nuk është vetëm një aktivitet, por një formë edukimi që ndihmon në zhvillimin emocional, social dhe mendor të fëmijëve!

  • VIDEO

    ‘Labirint në tru’, Pse po e humbim betejën me adoleshentët?/ Nëse je prind, duhet ta dëgjosh patjetër

    Në një kohë kur të rinjtë po përballen me sfida të reja, kriza identiteti, mungesë dëgjimi dhe presione të mëdha shoqërore, vjen si një reflektim i ndjeshëm libri “Labirint në tru” nga Xhoi Jakaj, Evans Drishti dhe Endri Beqo. Të ftuar në studion e Rreze Dielli tre autorët diskutojnë mbi botën e ndërlikuar të adoleshentëve shqiptarë. Përmes tregimeve reale, analizave të sinqerta dhe ilustrimeve të veçanta, ky libër është një thirrje për më shumë dëgjim, mirëkuptim dhe afrim ndaj brezit që po rritet mes rrëmujës së brendshme dhe sfidave të jashtme. Një bisedë e nevojshme për prindërit, mësuesit dhe vetë të rinjtë.

  • VIDEO

    Kërkuan rinumërimin e votave të tyre, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e Ilir Alimehmetit dhe Aulon Kalasë, shtyhet seanca për Shehun! Shkak mungesa e tij

    Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e Alimehmetit në Tiranë dhe Aulon Kalasë në Durrës për votat preferenciale. Seanca për Shehun në Kukës u shty për shkak të mungesës së tij. Kandidatët e PD iu drejtuan Kolegjit pasi KAS iu rrëzoi ankimimet për rinumërim me argumentin se kërkesa duhet të bëhet në emër të subjektit politik.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv