Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me mish të grirë dhe Revani me kos e arra. E ftuar në këndin e gatimit amvisa Valbona Lavdari, përgatiti Tavën e kosit tradicionale.
Vera është këtu dhe bashkë me të, rrezet e diellit që aq shumë i duam, por që mund të jenë edhe armiku i padukshëm i lëkurës sonë. Të gjithë nxitojmë të blejmë kremra kundër diellit me SPF, por sa të sigurt jemi se po zgjedhim produktin e duhur? A kemi lexuar ndonjëherë me kujdes etiketën? Fatkeqësisht, shumë nga ne bëjmë gabime të zakonshme që mund të kenë pasoja afatgjata për shëndetin. Cilat janë gabimet më të shpeshta që njerëzit bëjnë kur përdorin krem kundër diellit? Cilët janë përbërësit që duhet të na bëjnë të themi “jo” menjëherë? Si të zgjidhim një krem vërtet të sigurt dhe efektiv, dhe pse disa produkte që premtojnë mbrojtje, në të vërtetë mund të dëmtojnë lëkurën? Diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me mjeken dermatologe Brunilda Bardhi. Mos lejoni që një gabim i vogël të kthehet në një problem të madh për lëkurën tuaj!
Kur ndodh një urgjencë, çdo sekondë ka rëndësi, dhe ajo që dimë ose nuk dimë mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes. Shumë prej nesh mendojnë se ndihma e parë është diçka që do ta mësojmë “kur të na duhet”. Por kur të ndodhë vërtet, paniku, pasiguria dhe gabimet e zakonshme mund të përkeqësojnë situatën. Në studion e "Rreze Dielli" me Oltion Biba nga Kryqi i Kuq Shqiptar, tregojmë gabimet më të shpeshta që bëjmë në shtëpi gjatë një emergjence, udhëzimet bazë për të dhënë ndihmë të parë edhe kur nuk jeni profesionist shëndetësor. Si të veprojmë menjëherë në rast frakture, djegie, humbjeje ndjenje apo një arresti kardiak… Ndihma e parë shpëton jetë!