• VIDEO

    Scrubi ideal për TRUPIN tuaj! Zbulo 3 produkte fantastike që ke në shtëpi për lëkurë super të hidratuar

    Pastrimi në thellësi i lëkurës do të thotë rini e saj. Pa shpenzime të tepërta e në kushte optimale, në shtëpi, mund t’ia dilni mbanë duke ndjekur disa hapa të thjeshtë. Mjafton të bëni bashkë pak përbërës natyrale dhe rigjenerimi i lëkurës suaj do të jetë i përkryer për çdo zonë të trupit. Në "Bëje vetë" Niki dhe Stela do të na tregojnë si të përgatisim fare thjesht një scrub për trupin me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi. Ja zgjidhja e duhur për ushqyerje, butësi dhe shkëlqim të lëkurës suaj!

  • VIDEO

    Trajtimi i prostatës përmes suplementit bimor PROSTATOL

    Të shqetësuar nga urinimet e shpeshta gjatë natës, apo ndoshta ju mungon qetësia për të fjetur të qetë sepse ndjeni nevojën për të urinuar, nuk urinoni lirshëm apo keni një rrjedhje jo të plotë?  Këto janë ndër shenjat më të zakonshme të një prostate të irrituar, veçanërisht tek meshkujt mbi moshën 40 vjeç. Për këtë arsye është krijuar Prostatol Complex, një suplement natyral që ndihmon në uljen e inflamacionit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës! PROSTATOL COMPLEX është i destinuar për të gjithë meshkujt e rritur që kanë probleme me zmadhimin / plakjen e prostatës, inflamacionin kronik ose akut të prostatës, fshikëzës. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” Brunilda Shperdhea, Përfaqësuese e kompanisë "Natura Therapy", tregon se  Prostatol Complex është një kombinim bimor i përzgjedhur me kujdes, që përfshin ekstrakte si palma saw palmetto, shega, hithra dhe vaji i farave të kungullit. Ai ndihmon në lehtësimin e urinimit, ul dhimbjet dhe ndjesinë e presionit, dhe mbi të gjitha – rikthen natën e qetë pa ndërprerje. Nuk ka efekte anësore dhe është i përshtatshëm për përdorim afatgjatë.

  • VIDEO

    Pite me qepë të njoma dhe kopër në tavë nga zonja Albana

    Pite me qepë të njoma dhe kopër në tavë

    Përbërësit:

    • 6 qepë të njoma
    • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
    • 1 filxhan kafeje miell
    • 1 bustinë pluhur pjekës
    • 2 filxhanë kafeje qumësht
    • 1 majë lugë piper i zi
    • 4 vezë
    • 300 gr djathë i bardhë
    • 2-3 degë kopër, majdanoz dhe nenexhik
    • 6 qepë të njoma
    • ½ lugë çaji kripë

    Përgatitja:

    Presim qepët e njoma dhe i kaurdisim në vaj ulliri për 10 minuta. Në një enë tjetër përziejmë miellin me pluhurin pjekës. Shtojmë qumështin, piperin e zi, vezët e rrahura mirë dhe djathin e thërrmuar. Përziejmë masën, shtojmë barishtet (kopër, nenexhik, majdanoz) dhe qepët e njoma. Provojmë shijen për kripë dhe përziejmë gjithçka mirë. Hedhim përzierjen në tavë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 160°C për 1 orë.

  • VIDEO

    Patëllxhanë me speca, domate dhe erëza nga zonja Albana

    Patëllxhanë me speca, domate dhe erëza

    Përbërësit:

    • 4 patëllxhanë të gjatë
    • 2 lugë vaj luledielli
    • 2 speca të hollë
    • 1 qepë mesatare
    • 3-4 lugë vaj ulliri
    • 1 karotë
    • 6 thelpinj hudhër
    • 4 gjethe dafine
    • 3 degë borzilok
    • 3 degë kopër
    • 2 domate të qëruara
    • 1 lugë e vogël kripë
    • 1 majë lugë sheqer
    • ½ filxhan verë e kuqe
    • 12 kokrra piper i zi
    • 2 lugë gjelle stika pishe

    Përgatitja:

    Qërojmë lehtë patëllxhanët në shirita, i ndajmë në rriska dhe i lëmë pak në ujë me kripë. I shtrydhim dhe i skuqim lehtë. I vendosim në letër kuzhine që të thithin vajin. Në një tigan tjetër, kaurdisim qepën në vaj ulliri. Shtojmë karotën në kubikë, hudhrën, dafinën, borzilokun dhe koprën. Shtojmë domatet e prera, kripën, sheqerin dhe verën. Hedhim patëllxhanët, kokrrat e piperit dhe stikat e pishës. I lëmë të ziejnë për 7–8 minuta.

  • VIDEO

    Reçel kajsie me fara chia nga zonja Albana

    Reçel kajsie me fara chia

    Përbërësit:

    • 500 gr kajsi të pjekura
    • 2-3 lugë gjelle mjaltë ose 80 gr sheqer
    • 1 lugë çaji lëng limoni
    • 2 lugë gjelle fara chia
    • Pak vanilje ose kanellë për aromë

    Përgatitja:

    Kajsitë i lajmë, i qërojmë nëse duam (ose i lemë me lëkurë për më shumë fibër), i presim në copa të vogla. Vendosim kajsitë në një tenxhere të vogël me sheqerin ose mjaltin, lëngun e limonit dhe pak ujë (rreth 2 lugë). I ziejmë në zjarr të ulët për 10-15 minuta, duke i shtypur me lugë druri derisa të bëhen si pure. I heqim nga zjarri dhe shtojmë farat chia. I përziejmë mirë dhe i lëmë të pushojnë për 20 minuta që reçeli të trashet.

  • VIDEO

    Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, SPAK mbyll hetimet dhe merr të pandehur Metën dhe Kryemadhin! Sot u komunikohen akuzat

    SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. 

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 27 maj 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama paralajmëron lëvizje në PS e qeveri te pasardhësi i Berishës në PD duhet të jetë Ilir Vrenozi e deri tek një lajm i keq për doktorin.

  • VIDEO

    Shpartallimi i PD, ja fati i Berishës! ‘Atë që nuk e bëri Moska e Beogradi e bëri Saliu’ | 5 Pyetjet

     

    Kandidati i PD në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit Aulon Kalaja, ka deklaruar se ka kundërshtuar rezultatin zgjedhor dhe se ka marr pamjet filmike të qendrave të votimit, ku janë vënë re parregullësi. Gazetari Ermal Peçi ka theksuar mungesën e rotacionit politik si një nga problemet kryesore.

  • VIDEO

    Akuzat e Berishës për kartel droge, Poli Hoxha: Pjesë e propagandës së tij, do i vij përgjigja për non gratën, shpenzoi 6 milionë dollarë për lobim

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se farsa elektorale e 11 majit është e koordinuar nga një kartel droge.

  • VIDEO

    Spahiu: As Rusia dhe as Serbia s’e akuzojnë Shqipërinë për grupe terroriste, siç bën Berisha

    Deklarata e kreut të PD Sali Berisha se në Shqipëri ka kartele droge, për juristin Kreshnik Spahiu janë deklarata që si kanë bërë as vende si Serbia dhe Rusia.

  • VIDEO

    Pse ankohet vetëm PD? Spahiu: Votat s’ju vodhën as partive të reja që s’kishin numërues

    Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv akuzat e PD për manipulim të zgjedhjeve. Sipas juristit, fakti që 4 parti të reja u futën në Kuvend tregon se nuk ka pasur manipulim votash.

  • VIDEO

    Zgjedhjet e 11 majit/ Aulon Kalaja: Kemi marr pamjet filmike të numërimit, ka parregullësi! Peçi: Duhet rotacion politik! Sefa: Berisha nuk largohet nga PD edhe pas humbjes

    Kandidati i PD në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit Aulon Kalaja, ka deklaruar se ka kundërshtuar rezultatin zgjedhor dhe se ka marr pamjet filmike të qendrave të votimit, ku janë vënë re parregullësi. Gazetari Ermal Peçi ka theksuar mungesën e rotacionit politik si një nga problemet kryesore.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv