-
VIDEO
Galatopita, super ëmbëlsirë e shpejtë nga zonja Albana
Galatopita
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 150 gr miell
- 150 gr sheqer
- 3 vezë
- 1 lgj gjalpë
- 1 bustinë vanilje
- Pak lëkurë limoni e grirë
- Sheqer pluhur ose kanellë për spërkatje
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim qumështin me sheqerin në zjarr mesatar. Kur të fillojë të ngrohet, shtojmë gradualisht miellin duke e përzier vazhdimisht që të mos formohen kokrriza. Vazhdojmë përzierjen derisa masa të trashet si krem. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë gjalpin, vaniljen dhe lëkurën e limonit. Rrahim vezët veçmas dhe i shtojmë gradualisht në masën e ngrohtë, duke e përzier shpejt që vezët të mos mpiksen. Hedhim masën në një tavë të lyer me pak gjalpë ose të shtruar me letër pjekjeje. E vendosim ëmbëlsirën në pjekje në furrë të parangrohur në 180°C për 40–45 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë sipër. Më pas e lëmë të ftohet dhe e spërkatim me sheqer pluhur ose me kanellë sipas dëshirës.
-
VIDEO
Gjyveç me sallam dhe speca nga zonja Albana
Gjyveç me sallam dhe speca
Përbërësit:
- 450 gr sallam / salçiçe
- ¼ filxhan vaj ulliri
- 2 qepë të kuqe
- 3 speca (të kuq dhe jeshil)
- 3 thelpinj hudhër
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 4 domate mesatare
- 2 lugë çaji rigon i thatë
- ½ filxhan ujë (120 ml)
- ¼ filxhan uzo
- 2 lugë gjelle majdanoz i freskët
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Nxehim vajin e ullirit në një tigan të madh në temperaturë mesatarisht të lartë. Shtojmë sallamin (ose salçiçet) dhe i skuqim për rreth 15 minuta, duke i kthyer nga të gjitha anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I heqim më pas dhe i vendosim në një pjatë. Në yndyrën që ka mbetur në tigan kaurdisim qepën për 5 minuta. Më pas shtojmë specat dhe hudhrën dhe vazhdojmë me skuqjen për 5 minuta të tjera. Shtojmë salcën dhe domatet e freskëta, i trazojmë dhe i lëmë të gatuhen për pak minuta. Hedhim rigonin, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq (të ëmbël dhe djegës sipas dëshirës). E përziejmë mirë, shtojmë ujin, vendosim sallamin në tigan, e mbulojmë me kapak dhe e lëmë për rreth 5 minuta. Më pas heqim kapakun dhe vazhdojmë gatimin derisa salca të trashet dhe të lidhet. Në fund shtojmë pak uzo për një aromë më ndjellëse.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 26 maj 2025
Titujt e gazetave për sot, nga si e pastroi Berisha grupin parlamentar të PD-së te pensionistë që punojnë e deri tek ushqimet nga jashtë dhe prodhimet e vendit që po helmojnë shqiptarët.
-
VIDEO
Mat, Kullat Legjendare! Si u ndërtuan shtëpitë më të forta në Shqipëri? Amarcord Report Tv
Shtëpitë kështjellë më legjendare në Shqipëri! Si e prisnin mikun dhe armikun në kullë matjanët, si jetonin dhe cili ishte stili i jetës së shqiptarëve në kullat e Matit?
-
VIDEO
Në Tërbuf - Çermë Sektor l Veri Jug
Ju ftojmë të bëhemi pjesë e një udhëtimi në Myzeqe, saktësisht në njësinë administrative të Tërbufit, në fshatin Çermë Sektor. Ndalesa e parë në ofiçinën e mjeshtrit mekanik Bajram Xhepa, njeriut që ndihmon bujqit dhe fermerët në riparimin e traktorëve, kombajnave, makinave shirëse dhe mbledhëse e tjerë. Më pas, në arat e fermerit të vogël Albert Guga që punon tokën gati ta mbjellë me misër dhe në stallën e lopëve, si pjesë e ekonomisë së familjes. Ndiqni reportazhin “Në Tërbuf, Çermë - Sektor” Të dielën premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
-
VIDEO
Kujtimet e Regjisorit Piro Milkani për Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur! Intervista e dhënë për 'Esencë' në Report Tv
Në fillim, një grup skenaristësh të lidhur me shtëpinë botuese Albin Michel në Ambasadën shqiptare në Paris paraqitën ofertën e tyre, por peripecitë mes tyre vazhduan për vite me akuza e kundërakuza, derisa në skenë u shfaq regjisori dhe drejtori i fotografisë italian Luciano Tovoli
-
VIDEO
Magnezi në trupin e njeriut - Zbuloni vlerat magjike/ Shëron këto sëmundje ... l Klinika 24
Gjithashtu në 'Klinika 24' do të diskutojmë për magnezin si nje mineral i domosdoshëm për njeriun, dhe mënyrat e përdorimit të tij.
-
VIDEO
Çfarë i shkakton tumoret e kokës dhe qafës? Prof.Dr. Harsha KN: Ja si ti parandaloni l Klinika 24
Çfarë përfshijnë tumoret e kokës dhe të qafës, cilët janë faktorët e rriskut të tyre, ndiqni këtë të shtunë në studion e emisionit Klinika 24, dr Harsha nga Spitali Amerikan 3 në Tiranë…
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 24 maj 2025
Titujt e gazetave për sot, nga suksesi i vetëm i Sali Berishës më 11 maj te dija hallin vetes e deri tek oferta "e majme" që kthen në ekran Arbana Osmanin.
-
VIDEO
Selman Stermasit, si ia vranë futbollin që kishte dhënë çdo gjë për të! Esence Report Tv
Selman Stermasi, jeta e një personaliteti që dha çdo gjë për shpirtin e Tironës dhe për futbollin bardh’ e blu! Flet në Esencë nipi i Selman Stermasit, fotoreporteri i njohur Armando Babani. Esencë, sonte, ora 21:00 në Report Tv.
-
VIDEO
Sefa për ‘Studio Live’: PD s’ka prova për vjedhje të zgjedhjeve, po mbron Berishën që të mos ikë! ‘Lotë krokodili’ për Alimehmetin, nëse u vjen keq Noka e Këlliçi t’i lënë vendin e tyre
Indrit Sefa, juristi pranë PD-së, analizon shkaqet e humbjes së PD-së dhe situatën politike në selinë blu pas zgjedhjeve të 11 majit. pse po kontestohet rezultati dhe humbja e thellë ndaj PS. Ai ndau edhe mendimin se ka nevojë për ndryshim të Kodit që është i padrejtë, ashtu sikurse për reformë të re territoriale. Shprehet se "PS është makineri elektorale, ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja s'duhet të jetë deputet, kurse Berisha e kërkoi vetë këtë Kod Elektoral"
-
VIDEO
Lapardhaja për Report Tv: Berisha me mendësi staliniste, doli më keq se Basha më 2021! Ai nuk ikën nga PD! Partitë e reja gabuan, SPAK shpresa e qytetarëve
Analiza e situatës paszgjedhore dhe politike nga Namir Lapardhaja në ‘Studio Live’. Pse mendon se berisha nuk do e respektojë statutin, pse kanë frikë nga presioni grupimet brenda PD-së dhe shkaqet e humbjes së opozitës më 11 maj. Pse nuk u bashkuan dot partitë e reja dhe çfarë pritet të ndodhë në politikën shqiptare