• VIDEO

    15 vite nga zhdukja e Bleona Matës/Flet nënë Bukuria: Unë e di kush ma rrëmbeu vajzën…

    25 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, një ditë reflektimi dhe ndërgjegjësimi për një plagë që mbetet ende e hapur në shumë familje anembanë botës – humbjen e një fëmije. Një dhimbje që nuk njeh kohë, që nuk zbehet me kalimin e viteve dhe që endet në heshtje, në pritje të një përgjigjeje, të një shenje, të një gjurme. Në këtë ditë, emisioni “Pa Gjurmë” u bën jehonë zërave të atyre që nuk janë harruar, por që mungojnë. I kushton këtë hapsirë të vecantë fëmijëve të humbur , përmes rrëfimeve , dëshmive dhe kërkimeve… Janë me qindra rastet e denoncuara në redaksinë tonë – fëmijë që janë larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë, që janë ndarë nga familjet e tyre në rrethana të dyshimta… Sot, ne ndalemi për të mos harruar , ndaj rikthevemi vrullshëm si kurdoherë për të kërkuar të gjithë ata të rinjë e të reja të cilës i mundojnë famijes së tyre , madje i mundojnë edhe cdo familjeje shqiptare që dashur pa dashur është bere pjesë e jona duke na ndihmuar me informacionet të cilat kan mbëritur ne redaksi. Misioni ynë, nuk mbaron kurrë, derisa cdo përqafim i munguar të marrë fund … Por rruga është ende e gjatë. Në këtë 25 maj, ne nderojmë kujtimin e atyre që mungojnë dhe që presin të gjenden.

  • VIDEO

    DOSJA/ Bashkëpunim dhe rivalitet, 3 grupe kriminale në trafik droge! Adi Çoba dhe ‘Visi i Pojës’ bashkë, Erigels Presi: S’ke ç’u thua, kanë kapital të fuqishëm

    Grupe kriminal në bashkëpunim dhe rivalitet për të zotëruar tregjet evropiane të trafikut të drogës, një aleancë bosash në Durrës, efektive policie pjesë e krimit dhe një tjetër në shërbim. Të gjitha në dosjen shqiptare të megaoperacionit “Ura”, që Report Tv e ka siguruar. SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane ka zbardhur rolin e bosëve Çoba, Presi dhe ‘Visi i Pojës’ por jo vetëm.

    • VIDEO

      Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 3, Gledis Gjipali në Report Tv: Ka çështje të rëndësishme, afat përmbushja e standardeve, kërkohet angazhim

      Gledis Gjipali, eksperti i çështjeve të integrimit tha se grupkapitulli 3 për Shqipërinë i hapur dje në Bruksel ka çështje të rëndësishme. Sipas tij, hapja e grupkapitujve, nuk ka afat kohor. Ai tha se afat është përmbushja e standardeve.

    • VIDEO

      Zgjedhjet e 11 majit, Aldor Nini në Report Tv: Videot e shkurtra dhe incidentet më të klikuarat! PS e para për shpenzimet në Facebook, PD e dyta

      Sipas drejtorit të 'Acromax Media' Aldor Nini, videot e shkurtra dhe që kishin incidente lidhur me zgjedhjet e 11 majit ishin më të klikuarat.  Lidhur me shpenizmet që kanë bërë partitë në Facebook, por edhe individët për fushatën elektorale, Nini bëri një renditje ku në vend të parë është PS.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Maj 2025 – Receta/ Sofra e Tiranës / Naser Berisha sjell hitin e ri/ Me këngëtaren Elizabeta Janaqi

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Burani me gjethe rrushi / Petulla me kos dhe hudhra në petë / Akullore me biskota.

      Fondacioni "Arben Tafaj" organizon me shumë pasion dhe përkushtim edicionin e radhës të "Sofra Tironse" – një festë e vërtetë e kulturës, trashëgimisë dhe shpirtit tironas. I ftuar në studion e Rreze Dielli, Ilir Tafaj, një figurë e njohur në fushën e arsimit dhe kulturës në Tiranë. Emri i tij është i lidhur me Fondacionin "Arben Tafaj", i cili është krijuar për të vazhduar misionin e vëllait të tij, Arben Tafaj, një figurë e njohur për kontributin e tij në jetën publike dhe kulturore të Tiranës. Edicioni i 31-të i “Sofra e Tiranës” mbahet më 14 qershor 2025 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ky event është një festë kulturore që përfshin muzikë, këngë, valle dhe elementë të tjerë të trashëgimisë tiranase, duke e kthyer traditën e pasur të muzikës, këngës dhe folklorit tiranas për publikun e gjerë. Një udhëtim emocional dhe kulturor që ka vazhduar për më shumë se një çerek shekulli, ky edicion i vitit 2025 pritet të sjellë në skenë artistë të njohur dhe performanca që nderojnë trashëgiminë kulturore të Tiranës.

      Këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Naser Berisha, këngëtari i Hiteve të '90, rikthehet me një projekt të ri muzikor plot emocion dhe frymëzim: "Jeta është sot". Me një mesazh të fortë për të jetuar momentin dhe për të vlerësuar jetën, kjo këngë vjen si një thirrje për shpresë, dashuri dhe reflektim. Klipi i realizuar me shumë kujdes sjell një atmosferë të ngrohtë dhe prekëse që do t’ju bëjë të ndaloni për një çast... dhe të mendoni për vlerat e vërteta të jetës.

      E ftuar në studion e "Rreze Dielli" këngëtarja e njohur Elizabeta Janaqi në një rrëfim të sinqertë, plot ndjeshmëri dhe pasion për artin. Elizabeta ndan me ne historinë e saj të veçantë: nga fillimet në muzikë, te eksperienca në Gjermani dhe vendimi për t'u rikthyer në Shqipëri. Mësojmë më shumë për këngëtaren me zërin brilant, si grua dhe si nënë e dy vajzave të vogla. Gjithashtu ajo flet me sinqeritet për sfidat, ëndrrat dhe emocionet që lidhen me projektin e saj më të ri muzikor, "Gjysmës Time" një bashkëpunim me Big Basta, një këngë pop-rrep e ripërpunuar nga folku shqiptar, që prek zemrat dhe mbart një mesazh të fuqishëm personal.

    • VIDEO

      ‘Gjysmës Time’, historia që fshihet pas klipit të ri të Elisabeta Janaqit me Big Basta

      E ftuar në studion e "Rreze Dielli" këngëtarja e njohur Elisabeta Janaqi në një rrëfim të sinqertë, plot ndjeshmëri dhe pasion për artin. Elisabeta ndan me ne historinë e saj të veçantë: nga fillimet në muzikë, te eksperienca në Gjermani dhe vendimi për t'u rikthyer në Shqipëri. Mësojmë më shumë për këngëtaren me zërin brilant, si grua dhe si nënë e dy vajzave të vogla. Gjithashtu ajo flet me sinqeritet për sfidat, ëndrrat dhe emocionet që lidhen me projektin e saj më të ri muzikor, "Gjysmës Time" një bashkëpunim me Big Basta, një këngë pop-rrep e ripërpunuar nga folku shqiptar, që prek zemrat dhe mbart një mesazh të fuqishëm personal.

    • VIDEO

      'Jeta është sot’, kënga e re nga Naser Berisha që prek shpirtin

      Këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Naser Berisha, këngëtari i Hiteve të '90, rikthehet me një projekt të ri muzikor plot emocion dhe frymëzim: "Jeta është sot". Me një mesazh të fortë për të jetuar momentin dhe për të vlerësuar jetën, kjo këngë vjen si një thirrje për shpresë, dashuri dhe reflektim. Klipi i realizuar me shumë kujdes sjell një atmosferë të ngrohtë dhe prekëse që do t’ju bëjë të ndaloni për një çast... dhe të mendoni për vlerat e vërteta të jetës.

    • VIDEO

      ‘Sofra e Tiranës 2025’ sjell magjinë e Tiranës së vjetër / Prek vëllai i Arben Tafaj

      Fondacioni "Arben Tafaj" organizon me shumë pasion dhe përkushtim edicionin e radhës të "Sofra Tironse" – një festë e vërtetë e kulturës, trashëgimisë dhe shpirtit tironas. I ftuar në studion e Rreze Dielli, Ilir Tafaj, një figurë e njohur në fushën e arsimit dhe kulturës në Tiranë. Emri i tij është i lidhur me Fondacionin "Arben Tafaj", i cili është krijuar për të vazhduar misionin e vëllait të tij, Arben Tafaj, një figurë e njohur për kontributin e tij në jetën publike dhe kulturore të Tiranës. Edicioni i 31-të i “Sofra e Tiranës” mbahet më 14 qershor 2025 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ky event është një festë kulturore që përfshin muzikë, këngë, valle dhe elementë të tjerë të trashëgimisë tiranase, duke e kthyer traditën e pasur të muzikës, këngës dhe folklorit tiranas për publikun e gjerë. Një udhëtim emocional dhe kulturor që ka vazhduar për më shumë se një çerek shekulli, ky edicion i vitit 2025 pritet të sjellë në skenë artistë të njohur dhe performanca që nderojnë trashëgiminë kulturore të Tiranës.

    • VIDEO

      Petulla speciale me kos dhe hudhra që realizohen në çast nga zonja Albana

      Petulla me kos dhe hudhra në petë

      Përbërësit:

      • 300 gr miell
      • 150 ml kos
      • 100 ml qumësht
      • 5 thelpinj hudhër
      • 1 vezë
      • 1 tufë majdanoz
      • 1 lç kripë
      • 1 lk sheqer
      • 1 lç sodë
      • Vaj për skuqje

      Përgatitja:

      Bashkojmë në një enë të gjithë përbërësit dhe zëmë brumin. E lëmë të pushojë pak dhe më pas hapim një petë të madhe dhe e presim në trekëndësha të gjatë. I skuqim petullat në vaj bimor dhe i shërbejmë të ngrohta.

    • VIDEO

      Burani me gjethe rrushi, një japrak i hapur plot shije nga zonja Albana

      Burani me gjethe rrushi

      Përbërësit:

      • 200 gr oriz
      • 20 gjethe rrushi
      • 1 qepë e thatë
      • 3 qepë të njoma
      • 1 tufë nenexhik
      • 1 limon (lëngu)
      • 10 kumbulla jeshile
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Kaurdisim qepën në vaj ulliri, shtojmë orizin e shpëlarë mirë dhe pak ujë nga bimët aromatike dhe erëzat. Kur orizi fillon të ziejë, pas rreth 5 minuta shtojmë gjethet e rrushit të prera imët, bishtat e qepëve të njoma të prera imët dhe nenexhikun. E spërkasim me lëng limoni, shtojmë kumbullat jeshile dhe e lëmë buraninë të gatuhet pak minuta në zjarr të ngadaltë.

    • VIDEO

      Akullore me biskota në 2 minuta/ Shije speciale si në pastiçeri nga zonja Albana

      Akullore me biskota

      Përbërësit:

      • 300 ml pana
      • 1 vezë
      • 1 lgj sheqer
      • 2 lgj kafe
      • Pak kakao
      • Biskota sipas dëshirës

      Përgatitja:

      Lagim biskotat me kafe dhe i shtrojmë në tavë. Krijojmë kremin me panën e rrahur me vezën dhe sheqerin, sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak kakao. E hedhim kremin mbi bazën me biskota dhe vendosim përsëri një shtresë biskote. E vendosim ëmbësirën në frigorifer në ngrirje për 2 orë dhe më pas e kemi gati për t'a servirur.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 23 maj 2025

      Titujt e gazetave për sot, nga Sali Berisha në duart e drejtësisë te SPAK sekuestron dy prona të Veliajt te "Kodra e Diellit" e deri tek letër një kameleoni.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv