-
VIDEO
Spahiu: Nëse Berisha do keqpërdorë mesazhin e Ambasadës së SHBA, do ketë deklaratë të ashpër nga DASH
Urimin e Ambasadës së SHBA ndaj popullit shqiptar për zgjedhjet e 11 majit, juristi Kreshnik Spahiu, e cilësoi si një mesazh të qartë, se SHBA njeh zgjedhjet. Ai tha se nëse Berisha do ta keqpërdori mesazhin, atëherë sipas tij mund të ketë edhe një deklaratë të ashpër nga DASH.
-
VIDEO
Pa Gjurmë- La tre gra njëra pas tjetrës, burri nga Gjirokastra: I ndava se unë isha më i bukur
62-vjeçari Ylber Muhameti nga Gjirokastra është sot një prej qindra zërave të harruar që endet i pa strehë, pa të ardhura. Historia e tij është ajo e një njeriu që nisi nga e para për të krijuar një jetë të re, por përfundoi në një makth që nuk ka fund. Për më shumë ndiqni videon e plotë!
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Maj 2025 – Receta/ Altin Joka, Fryrja e barkut/ Poezi që prekin shpirtin
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona ‘fole’ me mish të grirë / Patate të vogla në tigan me gjalpë / Pancake, petull në furrë e mbushur.
Flasim për atë ndjesinë e bezdisshme, shpesh e nënvlerësuar, por që prek shumë njerëz çdo ditë – fryrja e barkut apo e zorrëve. Është më shumë sesa një shqetësim estetik apo një parehati kalimtare. Në shumë raste, fryrja flet për çrregullime në sistemin tretës, intoleranca ushqimore, stres, apo stil jetese të papërshtatshëm. Me Altin Jokën, specialist i mjekësisë holistike dhe naturopatike, do të kuptojmë më mirë shkaqet kryesore të fryrjes së zorrëve, si ta dallojmë një problem të zakonshëm nga një sinjal alarmi, dhe si mund ta trajtojmë këtë gjendje me metoda natyrale, ushqime të zgjedhura dhe mënyra të thjeshta jetese.
Kur heshtja flet më shumë se fjalët… Në "Rreze Dielli" poetesha Aviola Bani ndan me ne poezinë "Gëzuar i them heshtjes", një rrëfim i brendshëm, i ndjerë dhe frymëzues. Poezi që flasin për paqen me veten, për gëzimin e heshtur dhe për bukurinë e jetës përtej zhurmës së përditshme. Bashkohuni në këtë udhëtim poetik dhe ndjeni emocionin që sjellin fjalët e thjeshta, por të thella!
-
VIDEO
Euroatlantikët pa mandat, Neli Demi për Report TV: Kishim pritshmëri, opozita s'vjen dot në pushtet me Berishën! Sillet si pronar
Në një intervistë për Report TV, ai foli për rezultatin e dobët që pati Koalicioni Euroatlantik me të cilin kandidoi në zgjedhjet e 11 majit, gjendjen e opozitës, si dhe Berishën, për të cilin tha se sillet si ‘pronar’.
-
VIDEO
Fjalët që prekin shpirtin: ‘Gëzuar i them Heshtjes’ nga Aviola Bani
Kur heshtja flet më shumë se fjalët… Në "Rreze Dielli" poetesha Aviola Bani ndan me ne poezinë "Gëzuar i them heshtjes", një rrëfim i brendshëm, i ndjerë dhe frymëzues. Poezi që flasin për paqen me veten, për gëzimin e heshtur dhe për bukurinë e jetës përtej zhurmës së përditshme. Bashkohuni në këtë udhëtim poetik dhe ndjeni emocionin që sjellin fjalët e thjeshta, por të thella!
-
VIDEO
Arsyet pse na fryhet BARKU dhe si të shpëtojmë nga ky siklet
Flasim për atë ndjesinë e bezdisshme, shpesh e nënvlerësuar, por që prek shumë njerëz çdo ditë – fryrja e barkut apo e zorrëve. Është më shumë sesa një shqetësim estetik apo një parehati kalimtare. Në shumë raste, fryrja flet për çrregullime në sistemin tretës, intoleranca ushqimore, stres, apo stil jetese të papërshtatshëm. Me Altin Jokën, specialist i mjekësisë holistike dhe naturopatike, do të kuptojmë më mirë shkaqet kryesore të fryrjes së zorrëve, si ta dallojmë një problem të zakonshëm nga një sinjal alarmi, dhe si mund ta trajtojmë këtë gjendje me metoda natyrale, ushqime të zgjedhura dhe mënyra të thjeshta jetese.
-
VIDEO
‘Ura’/ Arrestohet në Begjikë Gertin Aliu, ndërmjetësi për trafikun e drogës! Përgjimet zbuluan bisedat me vëllanë e truprojës së Berishës
Gertin Aliu, i akuzuar nga Prokuroria e Barit për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Belgjikë. Në dosje, përmendet edhe një episod teksa Aliu komunikon me Redi Tushën, vëllain e truprojës të Sali Berishës.
-
VIDEO
Makarona ‘fole’ me mish të grirë nga zonja Albana
Makarona ‘fole’ me mish të grirë
Përbërësit:
- 8-10 makarona në formë rrethore (tagliatelle /fettuccine)
- 300-400 gr mish i grirë
- 1 domate e madhe ose 4 lgj salcë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 gotë ujë ose lëng mishi
- Kripë dhe piper i zi
- Djathë i grirë, majdanoz ose kopër për servirje
Përgatitja:
Në një tigan të gjerë vendosim makaronat në formën e tyre rrethore, pa i zier më parë. Përziejmë mishin e grirë me kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Mbushim folenë e makaronave me nga një lugë të plotë mish, duke i shtypur lehtë në mes që të qëndrojnë. Sipër çdo foleje vendosim nga një fetë domate ose një lugë salcë domate. Shtojmë në tigan vajin dhe më pas ujë ose lëng mishi, derisa të mbulojë 1/3 e foleve. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ulët për 20 minuta, derisa makaronat të zbuten dhe mishi të gatuhet mirë. Në fund, mund të shtojmë pak djathë të grirë sipër dhe bimë aromatike sipas dëshirës.
-
VIDEO
Patate të vogla në tigan me gjalpë nga zonja Albana
Patate të vogla në tigan me gjalpë
Përbërësit:
- 500 gr patate të vogla
- 2-3 lugë gjelle vaj
- Hudhër e grirë ose pluhur hudhre
- Kripë, piper i zi
- Pak gjalpë
Përgatitja:
Ziejmë patatet për 10-12 minuta derisa të zbuten pak, por jo plotësisht. I kullojmë dhe i thajmë lehtë. Në një tigan të madh, nxehim vajin dhe shtojmë patatet. I skuqim në zjarr mesatar duke i rrotulluar vazhdimisht derisa të marrin një ngjyrë të artë kafe. Shtojmë kripën, piperin, hudhrën dhe në fund pak gjalpë për një aromë më të thellë.
-
VIDEO
Pancake, petull në furrë e mbushur nga zonja Albana
Pancake, petull në furrë e mbushur
Përbërësit:
- 2 vezë
- 1 gotë qumësht
- 2 lugë gjelle vaj ose gjalpë i shkrirë
- 1 lugë çaji vanilje
- 2 lugë gjelle sheqer ose mjaltë
- 1 ½ gotë miell
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 majë kripë
- Reçel sipas dëshirës
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në 180°C. Lyejmë një tavë me pak vaj ose vendosim letër pjekjeje. Përziejmë përbërësit e lagësht: vezët, qumështin, vajin, vaniljen dhe sheqerin. Shtojmë miellin, pluhurin pjekës dhe kripën. I përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Sipas dëshirës mund të shtojmë disa copëza frutash apo çokollate. E vendosim në pjekje në furrë për 20–25 minuta, derisa të fryhet dhe të marrë ngjyrë të artë. E shërbejmë me mjaltë ose me reçel siaps dëshirës.
-
VIDEO
Deputetët i kthehen ‘jetës’ parlamentare, nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve! Të rinjtë marrin detyrën në shtator
Në orën 10:00 është parashikuar Konferenca e Kryetarëve, e thirrur nga Spiropali, ndërsa në orën 12:00 pritet të nisë seanca plenare.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 28 maj 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Amerika foli te BE kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor e deri tek Ilir Meta gati të nxjerrë shokët?!