• VIDEO

    Cili do jetë FATI i Metës? Nëse dënohet, ja sa VITE burg rrezikon | Repolitix

     

    Në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, avokati Perparim Çaça komentoi situatën e re të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët sot u shpallën zyrtarisht të pandehur për çështjen e lobimit të paligjshëm. Çaça tha se tani statusi i tyre ka ndryshuar.

  • VIDEO

    SHBA njeh zgjedhjet, ç’do bëj tani Berisha? Alimehmeti e Kapri ‘përballë’ për mandatin

     

    Kandidati për deputet i PD Ilir Alimehmeti edhe pse ishte një nga më të votuarit në zgjedhjet e 11 majit, nuk ia doli do të siguronte një vend në Parlament. Ai tha se ka kërkuar që të shoh videot e numërimit, të cilat ende nuk i janë dhënë nga KQZ. Për gazetarin Anri Bala urimi i SHBA për zgjedhjet tregon se SHBA certifikoi zgjedhjet.

  • VIDEO

    Dashnor Sula për Report Tv: Noka dhe Vokshi i fryjnë në vesh Berishës, ia kanë bërë kokën llall!

    Dashnor Sula deklaroi se zgjedhjet ishin tërësisht të deformuara, por jo në masë që të ndryshonin rezultatin në mënyrë rrënjësore. Ai akuzoi Flamur Nokën dhe Albana Vokshin se i kanë 'fryrë në vesh' Berishës dhe i kanë bërë "kokën llall", duke ndikuar negativisht në vendimmarrjet e tij.

  • VIDEO

    DOSJA K- Hapi 300 shkolla shqipe, por regjimi i vuri prangat

     

    Ndërsa vitet 1800 po lajmëronin fundin e tyre, në Brojë të Drenicës, do të lindte një djalosh që kishte vetëm një mission në jetë dijen dhe ndriçimin e mendjes së shqiptarëve. Ai quhej Jonuz Blakçori. I gjithë shekulli që do të pasonte do të sillte zhvillime të vrullshme në jetën shoqëror të kombit dhe ky djalosh do të luftonte me penë e pushkë për t’i ndriçuar fytyrën kombit të tij. Jeta do ti kalonte në tallaze të paimagjinueshme. Do të përjetont vitet e ndritshme të Rilidjes, përpjekejet për pavarisë dhe ruajtjen e territorëve shqiptare, do të përjetonte luftrat ballkanike, mandej luftën e parë botërore, do të luftonte për tu bërë ballë interesave shoviniste të fqinjëve, sulmeve dhe masakrave, planëve të kobshme për shpopullimin e viseve të Kosovës, do të përfshihej në valët e lëvizjeve politike të viteve 20, do të përqafonte zhvillimin shoqëror të viteve ’30, do ti përkushtohej përhapjes së shkollave shqipe në Kosovë e viset e tjera shqipra në vitet e Luftës së dytë botërore, dhe në fund do të përballej me një regjim që do ta ndrydhte, do ta përçmonte dhe dhunonte, do tia survejonte çdo minutë t ëjetës, çdo bisedë, çdo takim, çdo dëshirë e mendim, do ta arrestonte e torturonte, do t’I rrëmbente çcdo liri e të drejtë njerëzore. Por ai me kostumin e aristokratit dhe kulturën e gjerë me mençuri e durim pa e ulur kokën kurrë do të jetonte dinjitar deri në ditët e fundit të jetës në një kasolle internimi në Lushnje…..

  • VIDEO

    Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Agim Nesho: Shqetësues, Osmani figurë kyçe për çdo qeveri që do formohet! Kërcënimet ndaj saj s'duhet të neglizhohen

    Ish-ambasadori shqiptar në OKB Agim Nesho ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, ndërsa ditën e sotme ka dështuar edhe seanca e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • VIDEO

    SPAK mori të pandehur Metën për CEZ-DIA, Romeo Kara: Rrezikon deri në 15 vite burg

    Juristi Romeo Kara, tha se me akuzat që rëndojnë ndaj Metës, ai rrezikon deri në 15 vite burg. Për avokaten Alesia Balliu, nëse drejtësia provon akuzat që rëndojnë ndaj Metës atëherë ky i fundit duhet që të marr dënimin maksimal.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-‘Babai mu zhduk se shokët e lanë në rrugë’/Djali: I trembem ndonjë aksidenti dhe trupin…

    Është larguar nga banesa më 1 maj dhe prej asaj dite familja nuk ka më asnjë kontakt me të. Bëhet fjalë Arben Malokun, një 60-vjeçar nga Durrësi, babai i tre fëmijëve… dy vajzave dhe një djali, i cili ka humbur çdo gjurmë në rrethana ende të paqarta.Në orën 6 të pasdites, ai i ka thënë familjes se do të dilte për të festuar Ditën e Punëtorëve. Punonte më herët pranë komunales së qytetit, dhe kolegët e tij për të fundit e kanë parë rreth orës 2 të mëngjesit në një lokal, ku po konsumonte disa gota alkooli.Në momentin e zhdukjes, ai ishte i veshur me një bluzë të bardhë, xhinse blu dhe një palë atlete Adidas. Në krahun e djathtë mbante një tatuazh me emrin e vëllait. Prej më shumë se tre javësh, familja është në ankth. Ata kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e tij.

  • VIDEO

    BSh kufizoi kreditë, ekspertët: ‘Lë’ pa shtëpi çiftet e reja! Tavanet u caktuan për të shmangur ‘flluskën’ në ndërtim

    Vendimi i bankës së Shqipërisë për të kufizuar kreditë për blerje banese sipas ekspertëve do të dëmtojë shtresën e mesme të qytetarëve, të cilët kërkojnë të blejnë një apartament. Sipas ekspertëve vendimi i bankës u ndërmor për të shpëtuar sektorin e ndërtimit nga një flluskë e madhe, ndërsa u bën më të vështirë blerjen e banesës qytetarëve.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Maj 2025 – Receta / Prostatol / Maska në kushte shtëpie / Histori suksesi

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë me speca, domate dhe erëza / Pite me qepë të njoma dhe kopër / Reçel kajsie me fara chia.

    Të shqetësuar nga urinimet e shpeshta gjatë natës, apo ndoshta ju mungon qetësia për të fjetur të qetë sepse ndjeni nevojën për të urinuar, nuk urinoni lirshëm apo keni një rrjedhje jo të plotë?  Këto janë ndër shenjat më të zakonshme të një prostate të irrituar, veçanërisht tek meshkujt mbi moshën 40 vjeç. Për këtë arsye është krijuar Prostatol Complex, një suplement natyral që ndihmon në uljen e inflamacionit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës! E ftuar në studion e “Rreze Dielli” Brunilda Shperdhea, Përfaqësuese e kompanisë "Natura Therapy", tregon se  Prostatol Complex është një kombinim bimor i përzgjedhur me kujdes, që përfshin ekstrakte si palma saw palmetto, shega, hithra dhe vaji i farave të kungullit. Ai ndihmon në lehtësimin e urinimit, ul dhimbjet dhe ndjesinë e presionit, dhe mbi të gjitha – rikthen natën e qetë pa ndërprerje. Nuk ka efekte anësore dhe është i përshtatshëm për përdorim afatgjatë.

    Në rubrikën ‘Bëje Vetë’ me Stela Nikolla fokusohemi te maskat natyrale për fytyrën, duke sjellë receta të thjeshta dhe efektive për një lëkurë sa më të shëndetshme, elastike, të hidratuar dhe plot shkëlqim.  Cilët përbërës janë më të mirë për llojin tuaj të lëkurës dhe si mund t’i përgatisni në shtëpi? Zbulojmë bashkë sekrete të bukurisë natyrale - një maskë botoks natyral me maja, ushqyese dhe rigjeneruese e lëkurës tuaj! Gjithashtu Niki dhe Stela do të na tregojnë si të përgatisim fare thjesht një scrub për trupin me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi si dhe një krem vetënxirës, i cili do t'i japë lëkurës jo vetëm shkëlqim, por dhe ngjyrën e bukur që të gjithë e dëshirojmë.

    Vetëm pak ditë më parë Xhemal Lanica, 26-vjeçari shqiptar që jeton në NY, është shpallur zyrtarisht “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Qytetit të Nju-Jorkut, duke u bërë shqiptari më i ri që merr këtë titull prestigjioz në New York dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një lidhje për emisionin “Rreze Dielli”, Lanica shprehet sa i emocionuar po aq dhe i nderuar dhe i motivuar për këtë titull prestigjioz. Xhemal Lanica është kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Ulqinit dhe njihet për përkushtimin e tij të palodhur në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Titulli iu dorëzua pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, si një vlerësim për rolin e tij në promovimin e identitetit shqiptar dhe kontributin për mirëqenien e komunitetit dhe punën e palodhur.

  • VIDEO

    Vetëm 26 vjeç, shqiptari Xhemal Lanica shpallet ‘Qytetar nderi’ i New York-ut

    Vetëm pak ditë më parë Xhemal Lanica, 26-vjeçari shqiptar që jeton në NY, është shpallur zyrtarisht “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Qytetit të Nju-Jorkut, duke u bërë shqiptari më i ri që merr këtë titull prestigjioz në New York dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një lidhje për emisionin “Rreze Dielli”, Lanica shprehet sa i emocionuar po aq dhe i nderuar dhe i motivuar për këtë titull prestigjioz. Xhemal Lanica është kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Ulqinit dhe njihet për përkushtimin e tij të palodhur në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Titulli iu dorëzua pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, si një vlerësim për rolin e tij në promovimin e identitetit shqiptar dhe kontributin për mirëqenien e komunitetit dhe punën e palodhur.

  • VIDEO

    Do të dukesh si 20 vjeç? Botoksi natyral me maja që po bën namin / Zgjidhja e FYTYRËS rinore

    Në rubrikën ‘Bëje Vetë’ me Stela Nikolla fokusohemi te maskat natyrale për fytyrën, duke sjellë receta të thjeshta dhe efektive për një lëkurë sa më të shëndetshme, elastike, të hidratuar dhe plot shkëlqim.  Cilët përbërës janë më të mirë për llojin tuaj të lëkurës dhe si mund t’i përgatisni në shtëpi? Zbulojmë bashkë sekrete të bukurisë natyrale - një maskë botoks natyral me maja, ushqyese dhe rigjeneruese e lëkurës tuaj!

  • VIDEO

    Do të nxihesh PA plazh? Ja si të realizoni vetë kremin nxirës në shtëpi

    Dëshironi që të keni një nxirje perfekte vetëm në një ditë? Zbuloni sekretet për të pasur një nxirje të duhur edhe pa vajtur në plazh! Niki dhe Stela përgatisin në studion e Rreze Dielli një krem vetënxirës, i cili do t'i japë lëkurës jo vetëm shkëlqim por dhe ngjyrën e bukur që të gjithë e adhurojmë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv