Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Maj 2025– Receta/ Dhimbjet e shpatullës, ushtrime në shtëpi / Gabimet në veshje

8 Maj, 15:56 | Përditesimi: 8 Maj, 15:57

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë dheu tradicionale me mëlçi / Bishtaja me oriz dhe domate / Sallatë me lulelakër dhe panxhar.

Shpatulla është një nga nyjet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme të trupit tonë –është krahu që lëviz gjithë jetën! Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me fizioterapisten e njohur Ledina Nikolla, do të mësojmë si të mbrojmë shpatullën nga dëmtimet dhe dhimbjet me ushtrime të thjeshta që mund të bëhen në kushte shtëpie, pa pajisje speciale. Nëse ndjeni ngurtësi, lodhje apo dhimbje në shpatull, këto ushtrime janë për ju! Ndiqni këshillat e duhura për të forcuar, zbutur dhe parandaluar dëmtimet.

A e ke ndjerë ndonjëherë që veshja nuk të nxjerr në pah siç duhet? Shpesh, disa gabime të zakonshme në stil mund të na bëjnë të dukemi më të shkurtër sesa jemi në të vërtetë. Në studion e "Rreze Dielli" stilistja Griselda Rexhaj na tregon cilat janë këto gabime, si ndikojnë në pamjen tonë dhe cilat janë disa 'truke' të thjeshta për t’i shmangur. Të dukesh më e gjatë nuk është dhe kaq e vështirë – mjafton të dish çfarë të veshësh dhe çfarë jo! Gjithashtu me stilisten tregojmë dhe si të veshim rroba që na bëjnë të dukemi bukur, elegante dhe më të hollë. Shpesh, disa gabime të zakonshme në përzgjedhjen e veshjeve mund të na bëjnë të dukemi më të shëndoshë, por me disa truke të thjeshta mund të korrigjojmë gjithçka! Ja disa këshilla efikase që na frymëzojnë për të mos i bërë më këto gabime!

MC/Shqiptarja.com