• VIDEO

    Oshmar sipas traditës Përmetare nga zonja Albana / Vetëm 2 përbërës dhe plot shije

    Oshmar sipas traditës Përmetare

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 1000 ml ujë i vluar
    • Gjalpë i tretur
    • Kripë sipas dëshirës
    • Djathë i bardhë

    Përgatitja:

    Në ujin e vluar me kripë shtojmë miellin e situr ngadalë-ngadalë duke e përzierë pa ndërprerje me lugë druri në mënyrë që mos të kokrrizohet. Pasi masa është lidhur e lëmë të ftohet pak dhe më pas e shërbejmë në një pjatancë duke e hedhur lugë-lugë (lugën e kalojmë më parë në gjalpë të tretur). E spërkasim në fund me gjalpë dhe me djathë të thërrmuar.

  • VIDEO

    Reshedi e pjekur e Përmetit nga zonja Albana

    Reshedi e pjekur e Përmetit

    Përbërësit:

    • 200 gr niseshte
    • 100 gr gjalpë
    • 150 gr sheqer
    • 1 filxhan kafeje qumësht
    • 600 ml ujë
    • Arra të grira

    Përgatitja:

    Si fillim hedhim në një tenxhere gjysmën e sasisë së ujit që duhet në përgatitjen e reshedisë. Shtojmë sheqerin dhe gjalpin e shkrirë dhe e vendosim tenxheren në zjarr të ngadaltë. Në një enë tjetër tresim niseshtenë me pjesën tjetër të ujit. Në momentin që masa që kemi vendosur në zjarr nis të vlojë shtojmë nga pak niseshtenë e tretur duke e trazuar në mënyrë të pandërprerë derisa masa të shkëputet lehtë nga anët e tenxheres. Në fund, nëse dëshirojmë mund të shtojmë edhe pak arra të thërrmuara brenda. Më pas e kalojmë nga tenxherja në një tavë duke e shtrirë në mënyrë të njëtrajtshme. Mbi reshedinë që kemi vendosur në tavë hedhim qumështin dhe e përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë për rreth 40 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë të artë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 15 maj 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga të huajt "çertifikojnë" fitoren e Ramës te sekreti socialist i 11 majit e deri tek opozita nuk i njeh zgjedhjet.

  • VIDEO

    LaCivita bëri PS madhështore/ Analiza e votave, PD e rrënuar! 'Të ikë URGJENT Berisha' | Repolitix

  • VIDEO

    Kume për Report Tv: Opozita të sjellë prova, ndryshe akuzat për vjedhje votash janë të pabaza

    Duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2021, ai theksoi se krahasimi mes dy partive të mëdha nxjerr në pah një diferencë të ndjeshme në humbjen e votave, sidomos për Partinë Demokratike.

  • VIDEO

    Ja pse Rama fitoi kaq thellë, Bollino: PD me Berishën, Nokën e Këlliçin e rrënuar l Studio Live

  • VIDEO

    Pa Gjurme-‘Na mashtruan,kërkojnë të na fusin në burg’/Çifti i moshuar:Kërkojmë paratë tona,ata janë…

    Historia e dy të moshuar, Zef dhe Vitore Fati te moshes 87 dhe 71 vjecare ,e ka zanafillen më 23 nëntor 2020,kur ata po ktheheshin nga puna si zakonisht me mjetin e tyre bujqësor. Gjatë rrugës, ata u ndaluan nga policia, pasi mjeti ishte pa targa dhe drejtuesi, Zef Fati, nuk kishte të rinovuar patentën. Efektivi i policisë e gjobiti me 1000 lekë të vjetra, por më pas kontaktoi edhe me Komisariatin e Shkodrës, ku u urdhërua per sekuestrimin e mjetit dhe paraqitja e Zefit në komisariat. Pasi mbërritën atje, Zefi nisi të konfliktohej, duke argumentuar se nuk ishte i vetmi në zonë që kishte mjet pa targa. Megjithatë, shefi i komisariatit vendosi ta referonte çështjen në prokurori. Më 11 dhjetor 2020, Zefi u paraqit në prokurori, e cila vendosi që mjeti t’i kthehej. Pavarësisht këtij vendimi, komisariati mbajti mjetin e bllokuar për gjashtë muaj. Ne 24 maj 2021, Zefi arriti ta rimerrte mjetin, por u përball edhe me një gjobë të majme prej 1,200,000 lekësh, pasi mjeti kishte qëndruar i sekuestruar në komisariat. Cifti i moshuar Zef dhe Vitore Fati , ende kan shpres se drejtesia do shkoje ne vend per ta . Ndaj ata kan trokitur ne dyert e emisionit “Pa Gjurmë” qe zeri i tyre te degjohet tek organet perkates .

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Maj 2025– Receta/ Anemia, shkaqet dhe trajtimi/ ‘Bëje vetë’ Maska flokë & fytyrë

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me presh dhe oriz / Kungulleshka furre / Gjethe rrushi të skuqura.

    Me nutricionistin e njohur Altin Joka flasim për një nga problematikat më të shpeshta shëndetësore, aneminë. Cilat janë llojet më të zakonshme të anemisë që hasen sot? A është e vërtetë që anemia prek më shumë gratë, dhe pse ndodh kjo? A mund të kuptohet anemia pa bërë analizat, ka ndonjë shenjë që trupi jep? Një anemi e patrajtuar, çfarë pasojash sjell? Si ndikon stresi dhe gjendja emocionale në përkeqësimin e anemisë? Çfarë roli ka dieta ushqimore në parandalimin dhe trajtimin e anemisë? A është mungesa e vitaminës B12 dhe acidit folik një shkak i shpeshtë për anemi? Cili është roli i vitaminës C në përthithjen e hekurit? Po faktorë të tjerë pengues për përthithjen e tij? Cilat janë ushqimet më të pasura me hekur dhe si duhen konsumuar ato? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, i marrim në studion e "Rreze Dielli" nga specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka, i cili na tregon dhe disa receta natyrale për ata që vuajnë nga anemia.

    Në rubrikën "Bëje vetë" Stela dhe Niki këtë herë do na sjellin disa këshilla për kujdesin e lëkurës dhe flokëve, gjithnjë me pak shpenzime dhe me produkte natyrale. Në studion e “Rreze Dielli” vajzat tregojnë si të përgatisim vajin e kastravecit për lëkurën dhe flokët si dhe realizojnë një krem hidtarues në kushte shtëpie për fytyrën për një lëkurë plot shëndet, pa pore me elasticitet dhe mbi të gjitha për një freski rinore. Dy nga përbërësit kryesorë janë kastraveci dhe aloe vera, të pasura me minerale, enzima dhe kripëra. Një kombinim perfekt i disa produkteve që ne kemi në shtëpi sjellin rezultate fantastike në pak kohë si në lëkurën tonë ashtu dhe në shëndetin e flokëve!

  • VIDEO

    Një mandat më shumë në Shkodër, 'Neomalësorja' për Report TV: PS ka bërë punë të mira në këto dy vite! Do fokusohem të turizmi dhe zhvillimi rural

    Neomalësorja, kandidate në listën e mbyllur, foli për rezultatin e zgjedhjeve më 11 maj. Në një intervistë për Report TV, ajo tha se PS ka bërë punë të mira në Shkodër në dy vitet e fundit. 

  • VIDEO

    Kremi hidratues më IN i momentit / Ja sa shpejt e realizoni me vetëm 3 përbërës që ke në shtëpi

    Në rubrikën "Bëje vetë" Stela dhe Niki këtë herë do na sjellin disa këshilla për kujdesin e lëkurës dhe flokëve, gjithnjë me pak shpenzime dhe me produkte natyrale. Në studion e “Rreze Dielli” vajzat tregojnë si të përgatisim vajin e kastravecit për lëkurën dhe flokët si dhe realizojnë një krem hidtarues në kushte shtëpie për fytyrën për një lëkurë plot shëndet, pa pore me elasticitet dhe mbi të gjitha për një freski rinore. Dy nga përbërësit kryesorë janë kastraveci dhe aloe vera, të pasura me minerale, enzima dhe kripëra. Një kombinim perfekt i disa produkteve që ne kemi në shtëpi sjellin rezultate fantastike në pak kohë si në lëkurën tonë ashtu dhe në shëndetin e flokëve!  

  • VIDEO

    Berisha po nxjerr deputet në Durrës, ish-prokurorin e lidhur me krimin (dhe pastaj ankohen se PS mbledh vota me kriminelë)

    Sali Berisha një ditë më parë doli në një konferencë për shtyp dhe deklaroi se nuk njeh zgjedhjet, pasi sipas tij PS përdori bandat për të blerë vota. Por po të shohësh listën e kandidatëve të Sali Berishës, në qarkun e Durrësit kandidati më i votuar i listës së hapur është ish-prokurori Arjan Nodoj, i shkarkuar nga KPK për lidhje me krimin e organizuar. 

  • VIDEO

    Shkodër/ Berisha nxjerr deputet nga lista e hapur vetëm Bardh Spahinë! PS vetëm 4 nga lista e mbyllur

    Në Qarkun e Shkodrës, PS ka marrë 4 mandate dhe arrin që të nxjerrë deputetë vetëm kandidatët e listës së sigurt, Marjana Koceku, Onid Bejleri, Xhenis Çela, Bujar Rexha. Asnjë kandidat nuk futet nga lista e hapur nën siglën e PS.

    PD-ASHM ka mbetur me 5 mandate dhe kështu fut në Kuvend vetëm një deputet nga lista e hapur, që rezulton ish-kryebashkiaku Bardh Spahia me 8413 vota. Dy mandate në Shkodër i ka marrë PSD.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv