-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Prill 2025 – Receta/ Rreziku nga kimikatet / Pastrimi i jastëkëve & Peshqirëve
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bacar me lakra dhe suxhuk / Pure patatesh me vezë dhe pana / Pandispanjë e sherbetosur.
A ke menduar ndonjëherë se pas sapunit, shampos, detergjentëve larës, kozmetikës, ambalazhit të ushqimit, shisheve, tasave plastike, apo dhe çarçafëve të pastër fshihen substanca kimike që mund të dëmtojnë shëndetin tënd? Në këtë bisedë në studion e "Rreze Dielli" me Profesorin e biokimisë Artan Trebicka zbulojmë të vërtetën e hidhur për kimikatet e padukshme që përdorim çdo ditë pa e kuptuar. Nga detergjentët e zakonshëm, kozmetika e përditshme, plastika e ushqimeve, deri te tekstilet që na rrethojnë – sa të sigurt jemi në të vërtetë? Si të lexojmë etiketat e produkteve që blejmë, si të mbrosh veten dhe familjen nga rreziqet e fshehura që pak kush tregon!
A të janë bërë ndonjëherë peshqirët të fortë, pa aromë ose me njolla që nuk hiqen? Në “Bëje vetë” në Rreze Dielli, Niki me Evën do të zbulojnë sekretet për t’i mbajtur peshqirët gjithmonë të butë, të pastër dhe super të freskët, ashtu si në hotel. Mësojmë truket më të thjeshta dhe efektive për kujdesin e duhur ndaj peshqirëve që do t’i bëjnë të duken si të rinj, dhe mbi të gjitha pa përdorur produkte të shtrenjta. Eva tregon dhe gabimet që shumica bëjnë kur lajnë peshqirët, si të shmangim erën e pakëndshme dhe çfarë duhet apo nuk duhet përdorur për t’i zbutur. Ndiqni këto hapa të thjeshtë dhe thuaju lamtumirë peshqirëve të ashpër dhe pa jetë!
Sigurisht, ju mund t'i pastroni këllëfët e jastëkëve një herë në javë ose më shumë, por çfarë metode ndiqni për pastrimin në thellësi tek jastëkët tuaj? Me kalimin e kohës, ato mund të zverdhen dhe të njollosen. Dhe kur kjo të ndodhë, për fat ka një mënyrë për t'i rikthyer në gjendjen e tyre të pastër dhe të bardhë. Sot në "Bëje vetë” me Eva Ikonomin, tregojmë një zgjidhje dhe teknikë të mrekullueshme për zbardhjen e rrobave që funksionon si me magji në jastëkët e zymtë. Është një temë e përditshme që na ndodh të gjithëve, thënë shkurt: djersijmë kur flemë. E gjithë ajo djersë, papastërti, grim i vjetër dhe gjithçka tjetër që mund të imagjinoni, thithen nga këllëfët tanë të jastëkëve. Ndaj, nuk është çudi që ato bëhen kaq të verdha dhe të zymta. Prandaj kanë nevojë të pastrohen jo vetëm për zbardhje, por edhe për dezifektim. Metoda që ju sugjerojmë është tepër e thjeshtë dhe kërkon vetëm disa produkte pastrimi, shumica e të cilave ndodhen në dollapin tuaj të pastrimit.
-
VIDEO
Kontrata e lobimit të PD/ Meçe për Report Tv: Berisha ka hapur ‘kutinë e pandorës’ për veten, kjo çështje është më keq se shpallja ‘non grata’! Diktator tipik që vrau 4 njerëz
Analisti dhe ish-deputeti demokrat Arben Meçe, komenton në ‘Sot, Live në Shqipëri” kontratën e dyshimtë të lobimit 6 mln dollarë të PD-së dhe shpjegon pikat e errëta të saj. Pse mendon se po tentohet ‘të bëhen pis’ edhe SHBA-të dhe se kjo çështje është më e rëndë sesa kur Berisha u shpall ‘non grata’. Çfarë lidhje ka me 21 janarin dhe pse ligji shqiptar e ndalon financimin e këtyre përmasave
-
VIDEO
Sekreti si të pastroni jastëkët pa lavatriçe / Hiqni çdo lloj njolle me produkte që ke në shtëpi
Sigurisht, ju mund t'i pastroni këllëfët e jastëkëve një herë në javë ose më shumë, por çfarë metode ndiqni për pastrimin në thellësi tek jastëkët tuaj? Me kalimin e kohës, ato mund të zverdhen dhe të njollosen. Dhe kur kjo të ndodhë, për fat ka një mënyrë për t'i rikthyer në gjendjen e tyre të pastër dhe të bardhë. Sot në "Bëje vetë” me Eva Ikonomin, tregojmë një zgjidhje dhe teknikë të mrekullueshme për zbardhjen e rrobave që funksionon si me magji në jastëkët e zymtë. Është një temë e përditshme që na ndodh të gjithëve, thënë shkurt: djersijmë kur flemë. E gjithë ajo djersë, papastërti, grim i vjetër dhe gjithçka tjetër që mund të imagjinoni, thithen nga këllëfët tanë të jastëkëve. Ndaj, nuk është çudi që ato bëhen kaq të verdha dhe të zymta. Prandaj kanë nevojë të pastrohen jo vetëm për zbardhje, por edhe për dezifektim. Metoda që ju sugjerojmë është tepër e thjeshtë dhe kërkon vetëm disa produkte pastrimi, shumica e të cilave ndodhen në dollapin tuaj të pastrimit.
-
VIDEO
Tiranë/ U arrestua për ryshfetin 2 mijë euro, SPAK nis hetimet për takimet e paautorizuara në paraburgim të ish-shefit të Rrugores: Dy shefa komisariatesh takuan Roven Zekën!
Organi hetues ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, si dhe ka pyetur personat përgjegjës në Bllokun e Sigurisë në “Mine Peza”, për të hedhur më tepër dritë mbi takimet me të paraburgosurin dhe qëllimin e tyre. Prokuroria pyet dy shefat
-
VIDEO
Mos i hidh peshqirët e vjetër! Si t'i kthesh pa asnjë LEK super të butë e të pastër si ditën e parë
A të janë bërë ndonjëherë peshqirët të fortë, pa aromë ose me njolla që nuk hiqen? Në “Bëje vetë” në Rreze Dielli, Niki me Evën do të zbulojnë sekretet për t’i mbajtur peshqirët gjithmonë të butë, të pastër dhe super të freskët, ashtu si në hotel. Mësojmë truket më të thjeshta dhe efektive për kujdesin e duhur ndaj peshqirëve që do t’i bëjnë të duken si të rinj, dhe mbi të gjitha pa përdorur produkte të shtrenjta. Eva tregon dhe gabimet që shumica bëjnë kur lajnë peshqirët, si të shmangim erën e pakëndshme dhe çfarë duhet apo nuk duhet përdorur për t’i zbutur. Ndiqni këto hapa të thjeshtë dhe thuaju lamtumirë peshqirëve të ashpër dhe pa jetë!
-
VIDEO
Shokuese | ‘Po HELMOHENI pa e ditur', kimikatet e rrezikshme që fshihen në shtëpinë tënde
A ke menduar ndonjëherë se pas sapunit, shampos, detergjentëve larës, kozmetikës, ambalazhit të ushqimit, shisheve, tasave plastike, apo dhe çarçafëve të pastër fshihen substanca kimike që mund të dëmtojnë shëndetin tënd? Në këtë bisedë në studion e "Rreze Dielli" me Profesorin e biokimisë Artan Trebicka zbulojmë të vërtetën e hidhur për kimikatet e padukshme që përdorim çdo ditë pa e kuptuar. Nga detergjentët e zakonshëm, kozmetika e përditshme, plastika e ushqimeve, deri te tekstilet që na rrethojnë – sa të sigurt jemi në të vërtetë? Si të lexojmë etiketat e produkteve që blejmë, si të mbrosh veten dhe familjen nga rreziqet e fshehura që pak kush tregon!
-
VIDEO
Bacar me lakra dhe suxhuk nga zonja Albana / Super recetë në pak minuta
Bacar me lakra dhe suxhuk
Përbërësit:
- 1 lakër e bardhë ose lakër turshi
- 1-2 suxhukë ose sallam të thatë
- 1 filxhan çaji miell misri
- 1 qepë e madhe
- 2-3 lugë vaj ulliri
- 1-2 thelpinj hudhër
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Ujë ose lëng kockash për zierje
Përgatitja:
Në një tigan, skuqim lehtë suxhukun ose copat e sallamit të thatë që të lëshojnë yndyrën dhe të marrin një ngjyrë të artë. Ndërkohë në një tenxhere ngrohim vajin ose yndyrën e mbetur nga skuqja e suxhukut. Kaurdisim qepën derisa të bëhet transparente. Shtojmë lakrën e grirë hollë dhe e përziejmë vazhdimisht, derisa të zbutet dhe të marrë aromë (rreth 10 minuta). Kur lakra të jetë e butë, shtojmë copat e suxhukut/mishit të thatë. Pastaj shtojmë miellin e misrit ngadalë, duke e trazuar që të përzihet me lakrën. Hedhim ujë ose lëng të nxehtë ngadalë, duke e trazuar derisa masa të bëhet si një gjellë e trashë (jo shumë e hollë, as shumë e ngurtë). Në fund shtojmë pak spec të kuq pluhur, kripë dhe piper sipas shijes. Sipas dëshirës mund ta vendosim në furrë për 10-15 minuta në 200°C që të marrë një kore të lehtë sipër.
-
VIDEO
Pure patatesh me vezë, pana dhe djathë nga zonja Albana
Pure patatesh me vezë, pana dhe djathë
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 100 ml pana
- 100 gr gjalpë
- 4 të verdha vezësh
- 100 gr djathë kaçkavall
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe i ziejmë me pak kripë. Më pas i shtypim mirë dhe shtojmë gjalpin, të verdhat e vezëve, panën, një pjesë të djathit kaçkavall dhe kripën. E përziejmë mirë dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë. Hedhim sipër pjesën e mbetur të djathit, disa copëza gjalpi dhe e vendosim në furrë të nxehtë për t'u pjekur për pak minuta, derisa djathi të shkrijë.
-
VIDEO
Pandispanjë e sherbetosur që do ju shkrihet në gojë nga zonja Albana
Pandispanjë e sherbetosur
Përbërësit:
- 10 kokrra vezë
- 10 lugë sheqer
- 10 lugë miell
- 1 lugë kafeje sodë
- Për shurupin:
- 500 gr sheqer
- 400 ml ujë
- Pak vanilje
- Fetëza limoni
Përgatitja:
Ndajmë veç të verdhat dhe veç të bardhat e vezëve. Në një enë qelqi ose inoksi rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa masa të zbardhet dhe të bëhet kremoze. Shtojmë dalëngadalë miellin e përzier me sodën dhe e trazojmë mirë. Rrahim të bardhat e vezëve në marengë të fortë dhe e shtojmë pak nga pak tek të verdhat, duke i përzier me lugë druri ose me spatull ngadalë, nga anët për në mes. Në tavë shtrojmë një letër pjekjeje, e lyejmë me pak gjalpë, e spërkasim me pak miell dhe hedhim masën e përgatitur. E pjekim në furrë të parangrohur, në temperaturë 175 gradë Celsius për 25 minuta. Ndërkohë përgatisim shurupin dhe e lëmë të ftohet. Pasi pandispanja të jetë pjekur, e lëmë të ftohet dhe më pas e sherbetosim.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 29 prill 2025
Titujt e gazetave për sot, nga misteri i 6 milionë dollarëve të Berishës te kush është pas Nuredinit e deri tek 180 minuta për 1.1 milionë euro.
-
VIDEO
Akuza të FORTA për Lapaj e Shehaj, Qori: Nuk japim MANDAT as për Berishën e as për … | 5 Pyetjet
‘Lëvizja Bashkë nuk do të bashkojë votat me asnjë parti të vjetër’, kështu është shprehur drejtuesi i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori në emision ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Arlind Qori deklaroi se klasa politike që ka qeverisur vendin nuk ka më çfarë t’i ofrojë popullit shqiptar.
-
VIDEO
Kush i paguan 6 mln USD per PD në SHBA? Mustafaj ZBULON sa mandate fitojnë në 11 maj
Zëdhënësi i fushatës së PD, Andi Mustafaj në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv ka komentuar kontratën e lobimit të PD në SHBA. Ai tha se kjo kontratë është bërë në mënyrë të ligjshme, në përputhje me ligjet amerikane që rregullojnë lobimin institucional.