• VIDEO

    Historike | Gjuha SHQIPE hyn si gjuhë e dytë në një nga shkollat publike të New York-ut

    Gjuha shqipe hyn në një nga shkollat publike të New York-ut: Një hap historik për komunitetin shqiptar! Një lajm fantastik vjen nga komuniteti shqiptar në New York. Për herë të parë në historinë e këtij qyteti të madh dhe shumëkulturor, gjuha shqipe do të bëhet pjesë zyrtare e një programi dygjuhësh në një shkollë publike. Një arritje që mbart me vete shumë më tepër se sa thjesht mësimin e një gjuhe - është një gur themeli për ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore për brezat e rinj. Nëpërmjet një lidhje skype nga Amerika me studion e “Rreze Dielli”, Drita Gjongecaj, nismëtare e projektit, na tregon më shumë sesi lindi kjo ide dhe si po implementohet realizimi i këtij projekti që na ka bërë me të vërtetë krenarë.

  • VIDEO

    ‘Super gjyshi’ | Një jetë në garë me veten, historia e maratonomakut 60-vjeçar

    Sot ndalemi tek një histori që na frymëzon të gjithëve. Është historia e Arben Shatit, i cili ka vendosur t’i sfidojë limitet e trupit dhe shpirtit të tij. Ai është pjesëtar i ekipit të Alpinizmit dhe Turizmit Malor në Elbasan, dhe prej më shumë se një dekade vrapon në maratona dhe ngjit majat më të larta të botës, nga mali Ararat në Turqi e deri te Kilimanjaro në Afrikë, nga Mont Blanc në Francë deri tek Aconcagua në Argjentinë. Një jetë mes garave, sfidave dhe pasionit për sportin dhe natyrën... ‘Një jetë në garë me veten”, i ftuar në studion e Rreze Dielli, maratonomaku 60-vjeçar Arben Shati rrëfen dhe ndan pasionin e tij, 40 maratona botërore dhe ngjitja e majave më të larta në botë.

  • VIDEO

    Gjellë tigani me mish, qepë të njoma dhe vezë / Super shije nga zonja Albana

    Gjellë tigani me mish, qepë të njoma dhe vezë

    Përbërësit:

    • 1 kg qepë të njoma
    • 500 gr mish
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 tufë majdanoz
    • 2 lgj oriz
    • 3 vezë
    • 1 lgj nsieshte
    • 200 ml qumësht
    • Miks erëzash
    • Kripë, piper sipas shijes

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim mishin të ziejë, më pas kullojmë lëngun dhe e presim në copëza. Grijmë imët qepët e njoma dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri. Pasi të ulet vëllimi shtojmë hudhrat e grira imët, mishin e zier, pak oriz, kripë dhe erëza miks sipas dëshirës. Tek qumështi shtojmë pak niseshte dhe 3 kokrra vezë, i rrahim mirë dhe masën e hedhim në tigan mbi qepët e kaurdisura. Vendosim kapakun dhe e lemë të gatuhet në temperaturë të ulët derisa të mpikset kremi.

  • VIDEO

    Tavë spinaqi me beshamel nga zonja Albana

    Tavë spinaqi me beshamel

    Përbërësit:

    • 500 gr spinaq
    • 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
    • 2 thelpinj hudhër (opsionale)
    • Kripë dhe piper sipas shijes
    •  
    • Për salcën beshamel:
    • 2 lugë gjalpë
    • 2 lugë miell
    • 500 ml qumësht
    • Pak arrëmoskat
    • Kripë dhe piper

    Përgatitja:

    Lajmë mirë spinaqin dhe e ziejmë për 5 minuta derisa të zbutet. E kullojmë dhe shtrydhim ujin. Në një tigan skuqim hudhrën në pak vaj ose gjalpë, më pas shtojmë spinaqin, kripën dhe piperin. Vijojmë me kaurdisjen për pak minuta. Ndërkohë përgatisim beshamelin, në një tenxhere shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e përziejmë për 1-2 minuta në zjarr të ulët. Shtojmë më pas qumështin ngadalë duke e përzier vazhdimisht që të mos formohen kokrriza. E lëmë të vlojë derisa të trashet pak. Shtojmë pak kripë, piper dhe arrë moskat në fund. Përziejmë spinaqin me salcën beshamel dhe e shtrojmë në një tavë. Nëse dëshirojmë, shtojmë pak djathë kaçkavall të grirë sipër dhe e vendosim në furrë për 10-15 minuta në 200°C derisa të marrë një ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    PD e Berishës do dalë më keq se Basha në 2021/ Debate: Programi, ku do dalin PARATË? | Repolitix

     

    Fushata PS dhe PD, a do të jenë përcaktues kandidatët e rinj në rezultatin final? Të ftuar në pjesën e dytë në ‘Repolitix’ me moderatorin Denis Minga ishin kandidatët e PD Tiranë Ilir Alimehmeti dhe Xhonatan Pano përballë gazetarëve Endri Tafani dhe Kujtim Topuzi. Gazetari Kujtim Topuzi, ka komentuar angazhimin e këshilltarit të PD Chris La Civita në fushatën politike të kësaj partie. Topuzi theksoi se, në vend që të arrijë të ndikojë tek një audiencë më e gjerë, La Civita ka arritur vetëm të ngrohë militantët e Partisë Demokratike

  • VIDEO

    Të rinjtë e PS, gara në 11 Maj/ Do jenë zë në Parlament apo karton? Replika në studio | Repolitix

     

    Fushata e PS dhe PD, kandidatët e rinj që po sfidojnë politikën. Të ftuar në pjesën e parë në ‘Repolitix’ me moderatorin Denis Minga ishin kandidatët e PS Tiranë Edlira Dyrmishaj dhe Mirgit Vataj përballë gazetarëve Endri Tafani dhe Kujtim Topuzi

  • VIDEO

    Vezët e ngjyrosura të Pashkës me dantellë natyre nga zonja Albana

    Vezë Pashke me dantellë natyre

    Përbërësit:

    • Vezë të bardha të ziera
    • Gjethe të vogla (majdanoz, luleradhiqe, etj.)
    • Çorape najloni e hollë ose garzë
    • Litar i hollë ose pe
    • Ngjyrosës natyral (lëvozhgë qepe të kuqe, panxhar, lakër e kuqe, turmerik, etj.)

    Përgatitja:

    Vendosim kujdesshëm një gjethe mbi sipërfaqen e vezës. Rrotullojmë vezën në një copë najloni të hollë dhe e lidhim fort me pe që gjethja të mos lëvizë. Vendosim  vezët brenda lëngut natyral me uthull për 15-30 minuta, në varësi të ngjyrës që dëshirojmë. Për vezët e kuqe përdorim lëvozhgë qepe të kuqe ose panxhar. Për vezët e verdha përdorim shafran ose turmerik, ndërsa për vezët blu në lejla përdorim lakër të kuqe. Pasi vezët të jetë ftohur, heqim me kujdes najlonin për të zbuluar modelin natyral të stampuar mbi vezë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 17 prill 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga aleanca e çuditshme e Berishës me Elvis Roshin te Evi Kokalari zbulon prapaskenat e lobimit në SHBA e deri tek a mund të mbahen premtimet e partive politike për pensionet?

  • VIDEO

    Fushata e partive politike/ Endri Tafani: PD pa një zgjidhje për problemet e vendit! Alimehmeti: Futja në BE deri në 2030, e parealizueshme

    I ftuar në emision 'Repolitix' gazetari Endri Tafani, tha se PD gjatë fushatës elektorale nuk ka bërë premtime për problematika të ndryshme që ka vendi. Për kandidatin e PD Ilir Alimehmeti, qeverisja e PS ka sjell shpopullim të vendit.

    • VIDEO

      Gazetari Kujtim Topuzi në ‘Repolitix’: Chris LaCivita s'mund të ketë ndikim tek votuesit, ka arritur të ngroh vetëm militantët e PD

      Gazetari Kujtim Topuzi, ka komentuar angazhimin e këshilltarit të PD Chris La Civita në fushatën politike të kësaj partie.

    • VIDEO

      Synon të hapë muze në fshat, njihuni me Dritën, gruan e palodhur nga Preza l NJË NGA NE

       

      Në Prezë gjen një copëz nga e kaluara të ruajtur me fanatizëm nga Drita. Nga objektet e vjetra që rrëfejnë histori tek tezgjahu i trashëguar ndër breza, iniciativa e saj po merr formë dita-ditës

    • VIDEO

      Dosja ‘Partizani’/ Beqiri: Zvarritja, absurde! Erjon Bani po pret fitoren e Berishës, po bën lojë politike! Merkoçi: GJKKO e paaftë që të marrë vendimin

      Avokatët Idajet Beqiri dhe Fatmir Merkoçi analizojnë situatën e drejtësisë në 'Studio Live' të Report Tv. pse po zvarritet seanca paraprake e aferës "Partizani" nga GJKKO prej 6 muajsh, ku i pandehur është Sali Berisha, dhëndri i tij dhe 3 të tjerë? A ka ndërhyrje dhe lojë politike dhe cila është zgjidhja? A duhet zgjatur mandati i prokurorëve të SPAK dhe a po jep rezultat reforma nëdrejtësi? Këto ishin edhe tematikat e trajtuara

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv