-
VIDEO
Ferma e shpendëve e Artan Vukajt l Veri Jug
Fermeri Artan Vukaj sjell eksperiencën e tij pozitive mbi ngritjen e një miniferme shpendësh me pata, rosa, pula hinse, rost shota nga Amerika e Jugut dhe në fund, me shkurtëzat, zogj të mëdhenj ardhur nga Japonia.
-
VIDEO
Vreshta me rrush në fshatin Jeran l Veri Jug
Artan Vukaj, fermer i vogël në fshatin Jeran të Malësisë së Madhe, rrëfen historinë e ngritjes së fermës së tij pasi ka emigruar dhe punuar për 30 vjet në Itali dhe Francë.
-
VIDEO
'Në Kastrat të Malësisë së Madhe' l Veri Jug
Ju ftojmë të shkojmë në Malësinë e Madhe miq, saktësisht në njësinë administrative Kastrat, me destinacion fshatin Jeran. Historia interesante e fermerit Artan Vukaj, ish emigrant për 30 vjet në Itali dhe Francë, ngritja e vreshtave me hardhi dhe e një ullishteje që rrethon vreshtën përmes një investimi jo të vogël. Më pas ndalesë në fermën e shpëndëve të Artanit, ku sikat shkurtëza e ardhur nga Japonia. Ndiqni reportazhin 'Në Kastrat të Malësisë së Madhe', të djelën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
-
VIDEO
Cilat janë ushtrimet fizike dhe vitaminat e rëndësishme gjatë menopauzës? Gjergj Rryta në Klinika 24
Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit.
-
VIDEO
Infertiliteti/ Mjekët e Spitalit 'Hyegia': Ja kur një çift duhet të drejohet për ndihmë l Klinika 24
Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 19 prill 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha akuza Ballukut se blen 1200 euro një rrip te francezi dhe Saliu e deri tek ngatërresa fatale e atentatit në Tiranë.

Unë banoja në Tiranë! Rrrëfime për shpirtin e qytetit të humbur nga Arben Imeri, Esencë Report Tv
Arben Imeri jeton dhe punon prej më shumë se 34 vitesh në Itali. I ftuar në Esencë, Imeri rrëfeu kujtimet e tij në lidhje me Tiranën që tashmë e gjen vetëm në kujtime, duke e kërkuar të shkuarën i kufizuar vetëm te njeriu dhe jo jashtë tij! Biseda u bazua në tregimet e Imerit të botuara në librin “Unë banoja në Tiranë” ose nostalgji për jetën e shkuar dhe të harruar!
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’ vijon të zvarritet, avokati Petraj: Provat reale edhe mund të humbasin, Berisha i kallëzuar edhe për Cez-Dia
Për avokatin Edmond Petraj zvarritja e dosjes ‘Partizani’ mund të sjell humbje të provave reale. I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Petraj tha se nga tejzgjatjet dosja mund edhe të pushohet.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Prill 2025 – Receta / Traditat dhe ritualet e Pashkës/ Maska natyrale antirrudhë & hidratuese
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qingj i marinuar me lakërishte / Sallam fshati me perime dhe verë / Embëlsirë me oriz në furrë.
Nga Qirinjtë e të Premtes së Zezë te Vezët e Kuqe, traditat dhe ritualet e Pashkës së madhe…Në këtë atmosferë feste dhe pritjeje të Pashkës, kujtojmë traditat e të parëve duke mbledhur familjen rreth sofrës. Lefteri Gjoshe dhe Dhurata Thanasi, dy zonja të nderuara, që e duan dhe e jetojnë këtë festë me pasionin e madh të ruajtjes së ritualeve dhe traditave sjellin kujtime në studion e “Rreze Dielli”, receta, zakone dhe aromën e sofrave tona festive. Të dyja mjeshtre të recetave tradicionale dhe ruajtjes së shijeve të vjetra shqiptare, e po ashtu njohëse dhe ndjekëse me përkushtim të ritualeve nga e Premtja e Zezë dhe tryezës së Pashkës, sjellin kujtime e rite që i kemi trashëguar brez pas brezi.
Edhe nëse jeni 70 vjeç, do të dukeni shumë më të rinj vetëm me pak përbërës shtëpie! Kremrat dhe produktet antirrudhë janë zgjedhja e parë e shumë grave, për të shmangur rrudhat dhe për të patur një lëkurë rinore, por këto produkte nuk janë të vetmit. Në vend që t’i luftoni vitet me kremra shpesh të kushtueshëm, përse nuk provoni produktet natyrale? A e dini se banania, lëkura e portokallit dhe farat e lirit mund të bëjnë ‘mrekulli’?! Në studion e ‘Rreze Dielli’ në rubrikën ‘Bëje vetë’ Niki me Stela Nikollën realizojmë një maskë botoks natyral për një fytyrë të shndrritshme rinore me vetëm pak përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi. Jepini fytyrës tuaj hidratimin, shkëlqimin dhe freskinë rinore me këtë maskë të shpejtë në kushte shtëpie!
-
VIDEO
Dosja SASPAC/ Dështon seanca paraprake, avokatët kërkuan të njihen me një pjesë të provave! Ja kur mbahet seanca e radhës
Avokatët kërkuan të njihen me një pjesë të provave të cilat pretenduan se nuk janë dhënë gjatë fazës së hetimit, për të patur mbrojtje më eficente gjatë shyqrtimit gjyqësor. Një tjetër kërkesë ishte marrja e materialeve të akt-ekspertimit nga zbërthimi i telefonave, USB-ve dhe kompjuterave.
-
VIDEO
Super botoksi natyral | Edhe nëse je 70 vjeç, do të dukesh si 20, vetëm me banane dhe…