• VIDEO

    Ja gatimet që nuk duhet të mungojnë për PASHKE / Traditat dhe ritualet e Pashkës së madhe

    Nga Qirinjtë e të Premtes së Zezë te Vezët e Kuqe, traditat dhe ritualet e Pashkës së madhe…Në këtë atmosferë feste dhe pritjeje të Pashkës, kujtojmë traditat e të parëve duke mbledhur familjen rreth sofrës. Lefteri Gjoshe dhe Dhurata Thanasi, dy zonja të nderuara, që e duan dhe e jetojnë këtë festë me pasionin e madh të ruajtjes së ritualeve dhe traditave sjellin kujtime në studion e “Rreze Dielli”, receta, zakone dhe aromën e sofrave tona festive. Të dyja mjeshtre të recetave tradicionale dhe ruajtjes së shijeve të vjetra shqiptare, e po ashtu njohëse dhe ndjekëse me përkushtim të ritualeve nga e Premtja e Zezë dhe tryezës së Pashkës, sjellin kujtime e rite që i kemi trashëguar brez pas brezi.

  • VIDEO

    Qingj i marinuar me lakërishte nga zonja Albana/ Sekreti që mishi t'ju tretet në gojë

    Qingj i marinuar me lakërishte

    Përbërësit:

    • 1 kg lakërishte të freskëta
    • 1.5 kg mish qingji
    • 3-4 lugë vaj ulliri
    • 1 kokë hudhër
    • 1 lugë gjelle mustardë
    • 2 lugë gjelle majdanoz
    • 1 lugë gjelle koper
    • 1 lugë gjelle nenexhik
    • Lëngu i 2 limonëve
    • Lëkura e një limoni
    • Kripë dhe piper sipas shijes
    • Disa degë rozmarine ose rigon

    Përgatitja:

    Përziejmë vajin, hudhrën, lëngun dhe lëkurën e limonit, mustardën, erëzat dhe pak kripë e piper. Lyejmë copat e mishit ose shpatullen e qingjit mirë me këtë marinadë, e mbulojmë dhe e lëmë në frigorifer për të paktën 3 orë. Më pas e nxjerrim mishin nga frigoriferi e lëmë pak në temperaturë ambienti, e vendosim në tavë, shtojmë pak ujë, e mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim në 180°C për rreth 2 orë. Heqim aluminin në fund që të marrë ngjyrë të artë. Ziejmë lakërishtet në ujë me kripë për disa minuta derisa të zbuten. I kullojmë mirë dhe i kaurdisim pak me hudhër të grirë në vaj ulliri. I shërbejmë lakërishtet me vaj ulliri dhe lëng limoni shoqëruar me mishin e pjekur të qengjit.

  • VIDEO

    Embëlsirë me oriz në furrë nga zonja Albana / Shija do ju befasojë dhe mrekullojë!

    Embëlsirë me oriz në furrë

    Përbërësit:

    • 1 litër qumësht
    • 200 gr sheqer
    • 200 gr oriz
    • 4 vezë
    • 150 gr çokollatë
    • 1 lç sodë ose pluhur pjekës
    • Lëkura e 1 portokalli

    Përgatitja:

    Rrahim të bardhat e vezëve në.marengë. Ziejmë orizin në qumësht, shtojmë të verdhat e vezëve me sheqerin dhe pluhurin pjekës. Bashkojmë dy masat. Në një tavë shtrojmë letër kuzhine, hedhim gjysmën e masës në mes shtrojmë çokollatën e grirë dhe sipër sërish masën tjetër. E vendosim në furrë temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Sallam fshati me perime dhe verë nga zonja Albana

    Sallam fshati me perime dhe verë

    Përbërësit:

    • 800 gr sallam
    • 1/3 filxhan verë e kuqe
    • 500 gr speca të kuqe dhe jeshil
    • 3-4 domate
    • 3 thelpinj hudhër
    • 1/2 qepë e prerë në feta
    • Kripë, piper, rigon
    • Spec i kuq djegës

    Përgatitja:

    Në një tigan të nxehur me vaj ulliri, skuqim copat e sallamit derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë qepën dhe hudhrën dhe vazhdojmë skuqjen për rreth 8 minuta. Më pas shtojmë verën e kuqe dhe e lëmë të vlojë për disa minuta. Shtojmë domatet e grira pure, specat, rigonin, kripën, piperin dhe specin djegës. Vendosim kapakun dhe e lëmë të gatuhet në nxehtësi mesatare derisa të trashet salca. E servirim gatimin të ngrohtë spërkatur me vaj ulliri të freskët dhe rigon.

  • VIDEO

    Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit në Lezhë/ Dyshohet për 4 autorë, 2 zbritën nga ‘Porsche’ dhe qëlluan me breshëri plumbash! Pistë hetimi hakmarrja

    Dyshohet se kanë qenë 4 autorë, të cilët kanë lëvizur me automjet tip Porche. Dy prej tyre të maskuar kanë dalë nga makina ndërsa njëri ka qëlluar me breshëri plumbash në distancë të afërt. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje deri më tani mbi 10 persona.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 18 prill 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga  "delja e zezë" në politikën amerikane që ndihmon Berishën te Rama thotë se gjysma e burrave janë çyrykë e deri tek grushti banal dhe përbetimet.

  • VIDEO

    SONDAZHI/ Rama apo Berisha Kryeministër? Plas sherri Prençi-Valteri Live | Frontline

     

    Një javë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, shqiptarët i besojnë kryesocialistit Edi Rama mandatin e katërt. Sondazhi i 17 prillit i Piepoli për Report tv tregon se Rama e PS vijojnë të kryesojnë votat për 11 majin me 50%. Berisha humbet besim krahasuar me një javë më parë.

  • VIDEO

    Sondazhi i ‘Piepolit’, Valteri: Shifrat tregojnë se PS merr mandat të 4! Aulon Kalaja: Partitë e reja paterica të Ramës! Poli Hoxha: Berisha s’mund të jetë kryeministër

    I ftuar në emision, kandidati i PS Halit Valteri, teksa komentoi shifrat ku 22% deklarojnë se janë shumë të kënaqur me veprimtarinë e qeverisë Rama, ai tha se këto shifra tregojnë se PS do të shkojë drejt një mandati të 4.

    • VIDEO

      Spahiu: Ky s’është Berisha i vitit 2005 kur bashkoi opozitën, partitë e reja janë kundër PD

      Për të komentuar këtë sondazh, juristi Kreshnik Spahiu, teksa u pyet lidhur me pjesën dërrmuese të të anketuarve ku 64% janë shprehur se opozita e drejtuar nga Berisha është “aspak e besueshme”.

    • VIDEO

      Zgjatja e mandatit për prokurorët e SPAK, Ilir Çepani: S’duhet të bëhet, është institucion i përkohshëm! 110 mijë dosje janë lënë pezull, shkak vetingu

      Për ekspertin e fushës së ligjshmërisë Ilir Çepani, vetingu në drejtësi, solli që sot të kemi rreth 110 mijë dosje të cilat janë lënë pezull, pasi largimit të prokurorëve.  Teksa u ndal tek mbikëqyrja e institucioneve të drejtësisë, ai tha se sot asnjë si kontrollon prokurorët e SPAK. 

    • VIDEO

      Çoçoli: Programi i PD për 100 ditët e para e fut buxhetin në kolaps dhe qorrsokak, mision i pamundur! Muço: PS kopjoi programin e PD, takson më shumë profesionistët

      Përballja e programeve elektorale PS dhe PD me shifra dhe ekspertizë ekonomike ishte edhe tema e sotme në ‘Studio Live’ të Report Tv. Eksperti i PD, Klodian Muço dhe Fatos Çoçoli përballen me analizë ekonomike e shifra për premtimet elektorale të dy partive të mëdha. pse është i parealizueshëm i PD për rritjen e pensioneve në 200 euro në 3 muajt e parë? Ku do gjenden paratë?

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Prill 2025 – Receta /Maratonomaku 60-vjeçar/ Gjuha shqipe në NY

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë tigani me mish, qepë të njoma dhe vezë /Tavë spinaqi me beshamel / Vezë Pashke me ngjyra të ndryshme natyrale.

      Sot ndalemi tek një histori që na frymëzon të gjithëve. Është historia e Arben Shatit, i cili ka vendosur t’i sfidojë limitet e trupit dhe shpirtit të tij. Ai është pjesëtar i ekipit të Alpinizmit dhe Turizmit Malor në Elbasan, dhe prej më shumë se një dekade vrapon në maratona dhe ngjit majat më të larta të botës, nga mali Ararat në Turqi e deri te Kilimanjaro në Afrikë, nga Mont Blanc në Francë deri tek Aconcagua në Argjentinë. Një jetë mes garave, sfidave dhe pasionit për sportin dhe natyrën... ‘Një jetë në garë me veten”, i ftuar në studion e Rreze Dielli, maratonomaku 60-vjeçar Arben Shati rrëfen dhe ndan pasionin e tij, 40 maratona botërore dhe ngjitja e majave më të larta në botë.

      Gjuha shqipe hyn në një nga shkollat publike të New York-ut: Një hap historik për komunitetin shqiptar! Një lajm fantastik vjen nga komuniteti shqiptar në New York. Për herë të parë në historinë e këtij qyteti të madh dhe shumëkulturor, gjuha shqipe do të bëhet pjesë zyrtare e një programi dygjuhësh në një shkollë publike. Një arritje që mbart me vete shumë më tepër se sa thjesht mësimin e një gjuhe - është një gur themeli për ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore për brezat e rinj. Nëpërmjet një lidhje skype nga Amerika me studion e “Rreze Dielli”, Drita Gjongecaj, nismëtare e projektit, na tregon më shumë sesi lindi kjo ide dhe si po implementohet realizimi i këtij projekti që na ka bërë me të vërtetë krenarë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv