• VIDEO

    E FORTË/ Fatura e LaCivita do i kushtojë Berishës, debate në studio! ZBULOHET skenari l Repolitix

     

    Deputeti i PS Petro Koçi tha se Berisha e ka marr LaCivita pasi reputacioni i tij është i ulët. Ai tha Partia Demokratike s’ka asnjë mundësi për të fituar në këto zgjedhje. Koçi u ndal edhe tek integrimi në BE, ku tha meritat janë të gjitha të PS që vendi ka arritur deri në hapjen e disa grupkapitujve.

  • VIDEO

    Fushata e partive/ Petro Koçi: LaVicita po mbulon imazhin e rrënuar të Berishës, pa shpresë për fitore

    Deputeti i PS Petro Koçi tha se Berisha e ka marr LaCivita pasi reputacioni i tij është i ulët. Ai tha Partia Demokratike s’ka asnjë mundësi për të fituar në këto zgjedhje.

  • VIDEO

    Spahiu: Çudi e madhe, 50 euro vota quhet korrupsion, 5 milionë LaCivita quhet ligjore

    Juristi Kreshnik Spahiu, tha se duhen ndryshime në legjislacion për marrjen e konsulentëve nga jashtë vendit për pjesëmarrje në fushatë.

  • VIDEO

    Spahiu: Monitorimi i zgjedhjeve nga SPAK, shpresa e vetme që votat s’do manipulohen

    Juristi Kreshnik Spahiu, në emision 'Repolitix' në Report Tv u ndal edhe tek monitorimi i zgjedhjeve nga SPAK.

  • VIDEO

    Zgjedhjet/ Spartak Braho: PS fiton, shqiptarët se duan Berishën, ‘non gratën’ do ta ketë gjithë jetën! Nga Meta u largova kur më tha do bëjë koalicion me Saliun

    Ish- deputeti Spartak Braho, i ftuar mbrëmjen e sotme në emision 'Frontline Intervieë’, komentoi fushatën e partive politike në vend. Partinë Socialiste e sheh si fituese të zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa për Berishën tha se premtimet që bënë në fushatë i ka gënjeshtra.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Prill 2025 – Receta / Si të mbrohemi nga IA & chatgpt/ Kënga shqip në Gjermani

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Supë Magjerica / Tortë e kripur e Pashkës /Gjellë me patëllxhanë, speca dhe domate në tigan.

    Në një kohë kur teknologjia po avancon me hapa të shpejtë dhe inteligjenca artificiale po hyn gjithnjë e më shumë në jetët tona, përveç lehtësirave, ajo po krijon edhe rreziqe të reja që deri dje mund t’i imagjinonim vetëm në filma. Një prej tyre është ‘rrëmbimi virtual’ - një mashtrim modern ku AI përdor zërin e një të afërmi tuaj për të kërkuar shpërblim. A mund të ndodhë edhe te ne? Sa të mbrojtur jemi? Dhe çfarë duhet të dimë për t’u mbrojtur? “Kujdes, mos bini pre e panikut”, eksperti Tomi Kallanxhi tregon në studion e Rreze Dielli disa hapa që duhet të ndiqni!

    Besiana Shkodra është një artiste e veçantë, një zë i bukur që vjen nga Kosova dhe tashmë jeton e krijon në Gjermani. Ajo është rritur me muzikën klasike, ka përfunduar studimet për violë, por malli për këngët e vjetra shqiptare e ka rikthyer tek rrënjët. Nga performancat në TikTok, deri te bashkëpunimet me emra të njohur si Naser Berisha dhe producenti Cricket, ajo po sjell një frymë të re në muzikën shqiptare. Në mars sapo ka publikuar EP-në e saj të parë dhe është gati të ndajë me ne rrugëtimin e saj artistik. Artistja Besiana Shkodra tregon me krenari në studion e “Rreze Dielli” se po i'u mëson gjermanëve këngët e vjetra shqiptare duke i përshtatur ato në një stil modern.

  • VIDEO

    Mahnitëse | Vajza që po bën namin në Gjermani me këngët e vjetra shqiptare sjell në stil modern

    Besiana Shkodra është një artiste e veçantë, një zë i bukur që vjen nga Kosova dhe tashmë jeton e krijon në Gjermani. Ajo është rritur me muzikën klasike, ka përfunduar studimet për violë, por malli për këngët e vjetra shqiptare e ka rikthyer tek rrënjët. Nga performancat në TikTok, deri te bashkëpunimet me emra të njohur si Naser Berisha dhe producenti Cricket, ajo po sjell një frymë të re në muzikën shqiptare. Në mars sapo ka publikuar EP-në e saj të parë dhe është gati të ndajë me ne rrugëtimin e saj artistik. Artistja Besiana Shkodra tregon me krenari në studion e “Rreze Dielli” se po i'u mëson gjermanëve këngët e vjetra shqiptare duke i përshtatur ato në një stil modern.

  • VIDEO

    Çfarë nuk duhet të kërkoni në chatgpt / Kujdes nga kërcënimet virtuale, eksperti këshillon…

    Në një kohë kur teknologjia po avancon me hapa të shpejtë dhe inteligjenca artificiale po hyn gjithnjë e më shumë në jetët tona, përveç lehtësirave, ajo po krijon edhe rreziqe të reja që deri dje mund t’i imagjinonim vetëm në filma. Një prej tyre është ‘rrëmbimi virtual’ - një mashtrim modern ku AI përdor zërin e një të afërmi tuaj për të kërkuar shpërblim. A mund të ndodhë edhe te ne? Sa të mbrojtur jemi? Dhe çfarë duhet të dimë për t’u mbrojtur? “Kujdes, mos bini pre e panikut”, eksperti Tomi Kallanxhi tregon në studion e Rreze Dielli disa hapa që duhet të ndiqni!  

  • VIDEO

    Gjellë me patëllxhanë, speca dhe domate në tigan nga zonja Albana

    Gjellë me patëllxhanë, speca dhe domate në tigan

    Përbërësit:

    • 2 patëllxhanë mesatarë
    • 2-3 speca (të kuq, jeshil)
    • 3-4 domate të pjekura  ose pure domate
    • 1 qepë e madhe
    • 2-3 thelpinj hudhër
    • Llukanik, suxhuk ose sallam
    • Kripë, piper i zi
    • Vaj ulliri
    • Pak majdanoz ose borzilok

    Përgatitja:

    Presim patëllxhanët në kubikë ose feta, i kriposim dhe i lëmë për 20 minuta që të nxjerrin hidhësinë. Pastaj i shpëlajmë dhe i thajmë. Presim specat në shirita dhe domatet i grijmë në rende ose i copëtojmë imët. Qepën dhe hudhrat i grijmë hollë. Në një tigan të madh, skuqim patëllxhanët në pak vaj ulliri derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë. I largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë skuqim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 5-7 minuta. Vendosim patëllxhanët në tigan, llukanikun ose suxhukun në feta, shtojmë domatet, kripën, piperin dhe pak ujë nëse duket e thatë. E lëmë të gatuhet në zjarr të ngadaltë për 20–30 minuta, derisa gjella të lidhet.

  • VIDEO

    Tortë e kripur e Pashkës nga zonja Albana / Recetë super e thjeshtë në pak minuta

    Tortë e kripur e Pashkës

    Përbërësit:

    • 2 petë sfoljatë
    • 600 gr spinaq
    • 300 gr gjizë
    • 80 gr djathë kaçkavall
    • 2 thelpinj hudhër
    • 4 lgj vaj ulliri
    • 6 kokrra vezë
    • Kripë, piper i zi, arrë moskat
    • Koper, majdanoz, nenexhik

    Përgatitja:

    Lajmë dhe thajmë spinaqin (gjethen e lëmë të pa prerë). Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të zjerë, shtojmë në të spinaqin dhe e vlojmë për 2 minuta. Më pas e vendosim në ujë të ftohtë dhe e shtrydhim mirë. E vendosim në dërrasën e punës dhe e grijmë hollë. Në një tigan shtojmë vajin e ullirit, 3 thelpinj hudhër dhe kaurdisim për 2 minuta spinaqin. E largojmë duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe arrë moskat. Sipas dëshirës mund t’i shtojmë dhe erëza të freskëta majdanoz, koper apo nenexhik. Shtojmë më pas tek spinaqi gjizën pa kripë, djathin e grirë hollë dhe 1 kokërr vezë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të formohet një masë kremoze. Vendosim një petë sfoljatë në një tepsi rrumbullake. E shpojmë petën me pirun me qëllim që të mos na fryhet. Shtrojmë spinaqin e përgatitur mbi petë duke e niveluar mirë atë. Më pas me ndihmën e kurrizit të lugës bëjmë 5 gropa nëpër spinaq. Në çdo gropë hedhim nga një vezë të plotë. Presim petën e dytë me diametrin e tepsisë me qëllim që të mos na bëhen anët e trasha. E shpojmë me pirun më parë se ta vendosim në tavë. E vendosim me kujdes që të mos prishen të verdhat e vezëve. Mbledhim anët si një lakror dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Supë Magjerica nga zonja Albana/ Supa e Pashkës që s'duhet të mungojë në tryezën tuaj

    Supë Magjerica

    Përbërësit:

    • 300 gr të brendshme
    • 3 lgj oriz
    • 2-3 qepë të njoma
    • 50 gr gjalpë
    • 1 vezë
    • 1/2 lëng limoni
    • 1 tufë kopër
    • Kripë, piper i zi

     Përgatitja:

    Të brendshmet e mishit pasi i kemi pastruar mirë i përvëlojmë në ujë të vluar, më pas i kullojmë dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim qepët e njoma derisa të ulin vëllimin, shtojmë të brendshmet dhe vijojmë me kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë pak nga lëngu i zierjes së të brendshmeve dhe orizin. E lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas e presim me vezë dhe limon. Në fund shtojmë kopër të grirë imët dhe piper të zi të freskët.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 15 prill 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga  konsulenti amerikan i Berishës një lider me qira për një muaj te çfarë dhe kush po na fut në BE e deri tek një shuplakë për të futur përçarjen Shqipëri-Kosovë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv