-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 22 prill 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Papa Françesku shuhet në ditën e Pashkës te si Trump ka vetëm kapelen e deri tek kush e sulmon Serbinë?
-
VIDEO
Spahiu: Do dëshiroja që partitë e reja të ishin më radikale për largimin e dyshes Rama-Berisha
Partitë e reja kanë bërë një fushatë pozitive deri tani dhe me programe elektorale të moderuara, por për të thyer binomin PD-PS u duhet që të jenë më radikalë, pasi në të kundërt ndryshimi nuk vjen.
Juristi Kreshnik Spahiu mendon se pikërisht radikalizmi rrëzon forcat e mëdha që kanë dekada të vendosura si estabilishment, duke sjellë në analogji politike precedentët në Europë.
“Partitë e reja deri më sot kanë bërë performancë të mirë dhe pozitive, përfituar edhe nga rrethanat e krijuara, si konsumi i Ramës e Berishës, goditjet e SPAK. Këto rrethanat nuk kanë qenë as 4 vite më parë dhe Shabani e di pasi ka kandiduar katër vite më parë dhe situatat ishin të komplikuar politikisht. Partitë e reja kanë një frymë liberale dhe që duhet ta prezantojë Shqipëria, për të treguar arrogancën e liderëve të vjetër dhe forcave të vjetra politike. Nuk e di sa efekt do ketë, por edhe në vendet europiane, partitë liberale nuk kanë qenë të suksesshme, në krahasim me ato radikale, të ekstremit, që kanë pasur më shumë rezultat me strategjitë dhe radikalizmin e tyre. Radikalizmi do bënte të mundur rrëzimin e arrogancës së frikshme dhe estabilishmentit të frikshëm të dy partive të mëdha dhe kjo do varet nga 11 maji, pasi më 12 maj do e shohim nëse ky estabilishment do rrëzohet. Këto forca të reja kanë program të moderuar në krahasim me partitë e mëdha”, shpjegoi juristi për Report Tv.
-
VIDEO
Shehi ZBULON skenarin pas 11 majit: Ja me kë bashkëpunojmë për të formuar QEVERI l 5 Pyetjet
“5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv analizon zgjedhjet e 11 majit dhe mundësitë e partive të reja për të thyer dominimin PS-PD. Të ftuar të moderatorit Ilir Babaramo ishin Dashamir Shehu, kreu i partisë LZHK dhe koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, si dhe gazetarët Poli Hoxha dhe Flogert Muça
-
VIDEO
Shabani: Tre familje kanë marrë peng vendin, janë bërë rrjetë merimange! PD e PS s’do jenë në pushtet pas 11 majit, do u vëmë ‘këmbën’ te dera
Kreu i “Nisma”, Endri Shabani, njëkohësisht drejtues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ishte i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, ku shpjegoi pikat e programit dhe strategjinë se si një forcë e re politike do futet në mes të PS-PD, për ta rrëzuar këtë dualitet politik
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Spahiu për Report Tv: Kjo fushatë e ftohtë dhe pa entuziazëm! Në sheshe ulen në karrige si në kinema
Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, analizoi fushatën elektorale të 11 majit, në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv. Ai e cilëson të ftohtë, pa entuziazëm dhe pa shpresë. Cilët janë tre faktorët që e dallojnë nga fushata e viteve të tjera?
-
VIDEO
Shuarja e Papa Françeskut, Zef Bushati: U censurua kur tha se ndalimi i industrisë së luftës, do zhdukte varfërinë! Vatikani ka në vëmendje Shqipërinë për bashkëjetesën fetare
Për të folur për figurën dhe kontributin e Papa Françeskut, ish- ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Zef Bushati ishte sot në një intervistë në Report Tv. Ai tha se ai ka lënë gjurmë të mëdha në botë. Ai u ndal tek një nga deklaratë e papës se nëse industria e luftës nuk do të prodhonte një vit do të zhdukej varfëria në botë.
-
VIDEO
Trafiku në kryeqytet/ Luzi për Report Tv: Shkak kryesor i trafikut është bllokimi i korsisë së majtë, e njohur ndryshe si korsia e 'shpejtësisë'! Nuk kemi edukatë në drejtimin e mjetit
Luzi ka vendosur theksin se shkaku kryesor sipas tij është mungesa e zgjidhjes për hyrjen dhe daljen në Unazë. Nga ana tjetër eksperti ka shpjeguar se nuk është punuar për të ndërprerë fluksin e makinave edhe pse është bërë investimi në Unazën e Madhe.
-
VIDEO
Ndahet nga jeta Papa Françesku/ Bien këmbanat e Katedrales së Shkodrës, flamuri i Vatikanit në gjysmështizë
Biznesmeni ka rrëfyer detaje për takimin me Papa Françeskun, drekën që konsumoi në restorantin e tij, si dhe bisedën lidhur me Kosovën.
-
VIDEO
Qofte me gjizë dhe bimë aromatike nga zonja Albana
Qofte me gjizë dhe bimë aromatike
Përbërësit:
- 500 gr gjizë
- 2 kokrra vezë
- 2-3 qepë të njoma
- 1 tufë majdanoz
- 1 tufë nenexhik
- 3 thelpinj hudhër
- 3 lugë supe miell
- 3 lugë supe vaj ulliri
- Pak sodë buke
- Vaj për skuqje
- Piper i zi dhe kripë
- Arrë moskat
Përgatitja:
Në një tas hedhim gjizën, vezët, piperin e zi, arrën moskat, majdanozin, mendrën e grirë imët, qepët e freskëta të grira, vajin e ullirit, hudhrat e grira ose të shtypura, sodën dhe miellin, të shpërndarë në të gjithë sipërfaqen dhe e punojmë me dorë derisa të na formohet një masë e lidhur. Rregullojmë shijen e kripës, aq sa duhet dhe e punojmë përsëri me dorë. Më pas e mbulojmë dhe e lëmë rreth 20-30 minuta, me qëllim që të marrë shijen e erëzave. Në një pjatë të cekët hedhim 3 lugë miell të përzier me pak peksimadhe. Formojmë qoftet me një masë luge, pak të sheshta e i kalojmë në miell nga të dyja anët. Skuqim qoftet në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë dhe i shërbejmë menjëherë të ngrohta spërkatur me pak majdanoz.
-
VIDEO
Trahanik nga zonja Albana
Trahanik me djathë
Përbërësit:
- 2 filxhanë çaji trahana qumështi
- 2 filxhanë çaji ujë
- 2 filxhanë çaji qumësht
- 1 vezë e plotë
- 1 e verdhë veze
- 200 gr djathë të bardhë
- 1 lugë çaji sodë
- 1 lugë çaji kripë
- 2 lugë supe gjalpë
Përgatitja:
Vendosim në zjarr një tenxhere ku hedhim ujin, qumështin, kripën dhe gjalpin. Kur fillon të ngrohet, e heqim nga zjarri dhe hedhim trahananë duke e trazuar me një lugë druri. Copëtojmë djathin, rrahim vezën dhe sodën me pak ujë dhe ia hedhim masës duke e përzier mirë. Ndërkohë kemi ndezur furrën dhe kemi lyer tavën me pak gjalpë. Hedhim masën në tavë dhe e sheshojmë me lugë. Përsipër i hedhim një të verdhë veze të rrahur me pak qumësht dhe vaj. E vendosim trahanikun në furrë për ta pjekur në 180 gradë, për 45-50 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 21 prill 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Rama "josh" edhe gratë e PD te Berisha thotë se nuk ka ambicie për para dhe luks por të bëjë Shqipërinë të jetueshme e deri tek a e shpërdoruan partitë e reja mundësinë për të rrëzuar kastën e vjetër?
-
VIDEO
Uzina Mekanike e Naftës Patos, kur koha ishte punë, jo orë! Amarcord Report Tv
Uzina Mekanike e Naftës në Patos, shkëlqimi, rrënimi dhe mbajtja e saj ende në këmbë deri në ditët tona kur Uzina ka heshtur dhe muret e saj flasin zëra që ne i quajmë kujtime! Amarcord, e diel, ora 21:00 ne Report Tv. U bisedua me: 1. Ilmi Myrtaj, Ish punonjës i Uzinës 2. Thëllëza Shpata, Specialiste, avorzhimi 3. Petrika Shtrepi, Kryeinxhinier 4. Sokrat Çapo, Ish punonjës, sektori i kovaçanës 5. Pëllumb Ferzaj, përgjegjes i Uzinës